Sunday, January 26, 2014

15 vite nga ndertimi i xhamise se Pukes.


Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjes së xhamisë Pukë

Myftinia e rrethit Pukë gjatë ditës së sotme datë; 26.01.2014 në ambjentet e Biblotekës së qytetit të Pukës zhvilloi seminarin me titull “15 vjetori i hapjes së Xhamisë së Re Pukë”.

  Seminari u hap me lexim Kur’anor nga imami i Xhamisë së re Pukë Bekim Sokoli i cili më pas bëri edhe moderimin e seminarit.

      Mjeshtri i Madh i Punës, prof.Xhemal Meçi mbajti kumtesen “Si u arrit në hapjen e xhamisë së re Pukë?” Në fjalen e tij, z.Meçi ndër të jera tha: “Xhamin që gëzojmë ne sot është falë punës së ish-Myftiut H.Elez Hoxha i cili mbeshtetur nga: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Këshill i Myftinisë Pukë, dhe të imamit nga Kosova Adem Ademi u mundësua financimi i xhamisënga një shoqatë arabe.”
     Më pas antari i Këshillit të Myfinisë Pukë Afrim Laçi mbajti kumtesen me titull: “Xhamia e Re Pukë, 15 vjet shërbim Islam” Z.Laçi , solli fakte mbi jeten fetare të xhamisë së re Pukë. Ndër të tjera ai tha: “Imami i parë i xhamisë së re Pukë qe, ish-Myftiu H.Elez Hoxha, më pas deri në vitin 2004 H.Ibrahim Hoxha. Nga viti 2004-2013 Gezim Kopan. Ndersa sot në vitin 2014 Xhamia e re Pukë drejtohet nga imam Bekim Sokoli. Nga viti 1998-1999 ka shërbyer si myezin Haki Ademi, 1999-2002 H.Qazim Kopani, 2002-2004 Armand Morina, 2004-2012 Ali Guri, dhe nga viti 2012 e në vazhdim Erjon Sula. Në xhaminë e Pukës kan mbajtur ligjjeratë teolog të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku përmendim: “Ish-N/Kryetari i KMSH-së Jusuf Salkurti, ish-Myftiu i Tiranës Selim Stafa, ish-Myftiu i Shkodrës Faik Hoxha etj.”

   Aktivitetin e përshëndeti edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili ndër të tjera tha: “Xhamia është shtëpia e Zotit. Nëpërmjet xhamisë përçohet paqja dhe dashuria e Islamit. Sot unë, Këshilli i Myftinisë Pukë dhe gjithë besimtaret e Pukës bëjmë dua dhe falenderime për të gjith ato që mundësuan ndërtimin e Xhamisë së Re Pukë. Në fakt ky seminar ka qënë planifikuar të zhvillohet në vitin 2013, por për arsyë objektive nuk e realizuam. Myftinia Pukë në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë është duke punuar për ndërtimin e xhamiave të tjera të rrethit tone, dhe më konkretisht atë të Kodërhanit dhe të Fush-arrezit.”
       Përfaqsuesi i fesë Katolike, Famullitari i Pukës Giovani Fiocchi ndër të tjera tha: “Jam sot këtu për të dëshmuar mardhenijet tona. Kjo është ditë e veçantë, pasi është 15 vjetori i një ndërtese të rëndësishme, jo vetem për simbolin që ka, por na kujton edhe komunitetin mysliman. Gëzohem që ndodhem këtu sot dhe ju uroj mbarësi.”
         Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, njëherazi Drejtor për Rininë dhe Mardhenjeve me Publikun Erjol Haxhia pasi përshëndeti aktivitetin ndër të tjera tha: “Më bëhet qefi që Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjës së xhamisë së re Pukë. Xhamia Pukë, përveç shërbimeve fetare ka bërë edhe shërbime sociale siç ishte rasti i strehimit të vëllezërve tanë Kosovare në vitet 1998-1999. Edhe hz.Muhammed a.s. punen e parë që ka bërë në rrugen e islamit ka qenë hapja e xhamisë së Nebevisë.Me këtë rast shpreh falenderimet e veçanta për të gjithë imamët, vaizat dhe myezinat si dhe Myftiun Gezim Kopani që kanë shërbyer në këtë xhami. Rrethi i Pukës është vend i vogel dhe i ftohtë, por me njërëz të mirë dhe me zemer të madhe.”

      N/Prefekti i Pukës z.Marash Kola në përshëndetjen e tij ndër të tjera tha: “Duke ju falenderuar për ftesen, ju uroj sinqerisht për këtë seminar që është kaq domethënës për ka rëndësia pasi flasim për një objekt kulti. Xhamia e  Pukës tashmë është kthyër në një objekt i rëndësishëm i rrethit tonë. Aty bashkohen njerëzit, dashuria e tyre dhe të gjithë sëbashku i luten Zotit. Ju premtoj që do jem i angazhuar duke ju mbeshtetur në ndërtimin e xhamiave po ashtu edhe të kishave.”
     Në emër të familjes së ish-Myftiut të Pukës H.Elez Hoxha, përshëndetin seminarin djali i tij Musa Hoxha.
     Me pas aktiviteti u permbyll me nje koktej e shtruar për këtë rast, si dhe u shpërnda literaturë islame.

Pergatiti
Gezim Kopani

Si u arrit ndërtimi i xhamisë së re në qytetin e Pukës?

Përurimi i xhamisë së re në qytetin e Pukës
(Ditë e hënë, ora 10, datë 26 janar 1998)

Si u arrit ndërtimi i xhamisë së Re Pukë ?

      Në fillim të vitit 1998, pikërisht me datë 26 janar 2018 ora 10 zhvillohet ceremonia e inagurimit të xhamisë së re të qytetit Pukë. Xhamia u arrit të bëhet falë interesimit të Myftiut H.Elez Hoxha bashkë me Këshillin e Myftinisë  Pukë të asaj kohe.
      Në vitin 1996 Myftinia Pukë ju drejtua një shoqate arabe që po ndërtonte xhami të reja në Kukës.
       Në vazhdim, edhe pse i moshuar Myftiu H.Elez Hoxha udhëtoi disa herë në Tiranë e Kukës  i shoqëruar sa prej prof.Xhemal Meçit e Bekë Ademit, sa prej Xhemal VocrritHydajet KuçitAli Rexhepit e deri me Sulejman Ganise, sa siguroi fondin e duhur për ndërtimin e kësaj xhamije.

     Myftiu i Pukës Elez Hoxha sëbashku me Hydajet Kuçi paraqiten projektin të cilin shoqata arabe "Muafak" e miratoi në parim por shhoqata donatore kërkonte që komuniteti të dhuronte truallin e xhamisë që do ndërtohej. Kështu, Myftiu Elez Hoxha siguroi trollin për ndërtimin e xhamise prej familjes Kuçi. Për të siguruar token Myftiu H.Elez Hoxha i shoqëruar nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Prof.Xhemal Meçi, më 12 maj 1993 kan marrë një takim me vëllezërtit “Kuçi” vetem për vetëm  me secilin prej tyre: AgiminShabaninEnverin e Halitin, dhe Myftiu u ka kërkuar 2 dylym tokë truall dhuratë për xhaminë. Përfundimisht i premtuan se janë gati ta firmosnin deklaratën dhe siç tregon prof.Xhemal Meçi; shpejt e shpejt në një fletë fletorje përgatita një deklarat. Në vazhdim, përgatita me makinë Deklaraten e plotë për dhurimin e truallit të cilët e firmosën të gjithë  bashkë me dëshmitarët: Abaz LaçiSulejman GaniaBek Ademi si edhe Myftiu H.Elez Hoxha i cili e vulosi. Për ta  bërë fakt të kryer dhurimin u përgatit në Kadastrën e rrethit “AKTI I MARRJES SË TOKËS NË PRONËSI” ku kreun i saj ishte Rrustem Strugaj.

Pasi siguruan fondin e ndërtimit dhe marrjes së lejes të ndërtimit nga KKRR-tja, Këshilli i Bashkisë Pukë etj filloj puna për ndërtimin e xhamis e cila përfundoi si godin në gjashtë mujorin e dytë të vitit 1997.

Përurimi i Xhamisë së Re më 26 janar 1998, diën e hënë, ora 1000

       Edhe pse në xhami mungonin disa orendi e materiale  si ; 190 m2 tapet, energjia elektrike, ujit për abdes'hanen , qëndër zëri, etj Këshilli i Myftinisë së rrethit Pukë nën kryesine e Myftiut H.Elez Hoxha dhe disa anëtar te tjerë si:  Sulejman Gania (Kryetar), Hydajet Kuçi (n/kryetar), Xhamal MeçiRamazan RrigajBekë Ademi e Ali Rexhepi antarë. vendosi që më 26 janar 1998. ora 10:00,  të bëhet ceremonia e inagurimit të xhamisë së Re Pukë.

Myftiu i Pukës H.Elez Hoxha zhvilloj një takim tek Medreseja e Tiranes me Kryetarin e KMSH-se H.H.Sabri Koçi tëcilin e ftoi në ceremonin e inagurimit të xhamisë. Po ashtu u ftua kreu i Bashkisë Halit Furriku , Famullin Pukë dhe shumë drejtues të institucioneve në rrethin e Pukës. Për organizimin e ceremonisë së inagurimit u përfshinë disa anëtar të Këshillit të Mytftinise dhe jo vetem.

      Për lajmërimin e lagjeve dhe fshatrave përreth u caktua: për LaçajtHalil Laçi, ZezëSadri Beci, Pezhve- Sulejman Gania, MehajHalil Islami, QerretXhemal Hadroj, Kabash dhe Meçe-Qazim Kopani, Rrape Besnik Lluka, LajthizeRiza Shabani.  Ftesa zyrtare me rastin e përurimit të xhamisë së re Pukë kishte këtë tekst: “Ftesë, Z._____, ditën e hënë, ora 1000 26 janar 1998 bëhet përurimi i Xhamisë së Re të qytetit Pukë. Do të na nderoj me ardhjen e Tij H.H.Sabri Koçi, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqiperisë. Jeni të mirepritur!

       Më 26 janar 1998, që në orën 9 filluan të grumbulloheshin pran Xhamisë së Re Pukë shumë besimtarë mysliman. Kishte shumë hare e gëzim. Nën tingujt e daullës kërcehej dhe urohej: “Gëzuar Xhaminë e re!” Grupi artistik i fëmijëve, të përgatitur prej myezinit Haki Ademi, këndoi “ilahi” që  e shtuan entuziazmin dhe haren. Në orën 1000 Myftiu H.Elez Hoxha mbajti fjalën përshëndetese për besimtarët myslimanë ku ndër të tjera tha: “Besimtarë mysliman tashmë do të kenë fatin e mirë që më 26 janar, ditën enjte të falin Bajramin e parë në këtë xhami të bukur.E gëzofshim!”- brohoritën të gjithë së bashku. Në vazhdim Myftiu falenderoi vëllezërit Kuçi: Agim,Enver, Shaban, Halitin dhe Eqrem Kuçin që na dhuruan truallin e xhamsë; falenderoj donatorin-shoqatën Araba dhe firmen e ndërtimit “Bekimi” të Astrit Kuçit. Njëkohësisht, falënderoi Komunitetin Katolik për pjesëmarrjen e tyre në këtë përurim, si edhe të autoriteteve të pushtetit vendor.” ( U kërkua ndjesë për mungesen për arsye shëndetësore të H.H. Sabri Koçit)
         Me kaq u pre shiriti i inagurimit prej Myftiut H.Elez Hoxha dhe më pas u këdua Ezani nga imam Bahri Sejdiu (nga Kosova) Më pas besimtarët mysliman vazhduan me vizitën e xhamisë ku këndohej ilahi dhe Kur’an.

V/O: Në vitin 2013 Myftinia e rrethit Pukë për arsyë objektive e pati të pa mundur përkujtimin e 15 vjetorit të Xhamisë së Re Pukë. por ai u zhvillua më 26 janar 2014 ku me interesimin e Myftiut Gëzim Kopani u përgatit edhe një material për këtë rast.


Sqarim: Referenca e disa te dhenave jane marr nga anetari i Keshillit te Myftinise Puke Xhemal Meçi si psh, menyra se si u zhvillua ceremonia . Te dhenat e permendura ne kete artikull jane publikuar ne aktivitetin perkujtimor qe Myftinia Puke zhvilloi ne vitin 26.01.2014 ne qytetin e Pukes.

Përgatiti
Gëzim Kopani


Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com