Saturday, September 14, 2013

Tregim "Hz.Musa a.s. deshiron te di me ke do jete ne xhennet"


Nje dite hz.Musa a.s. ishte ne malin Sina dhe po fliste me Allahun, i cili i thote:
-O Musa! A deshiron ta njohesh ne kete bote shokun tend qe do te kesh ne xhennet?
- Po, i pergjigjet hz.Musa a.s.
-Allahu xh.sh i thote: Shko ne filan qytet, ne filan lagje ke nje kasap me filan emer. Ja pra, ai kasap do te jete bashke me ty ne xhennet. Ai ka shume gabime , por per shkak te sherbimit qe i ben nenes, ajo me lutet mua dhe une e kam pranuar lutjen e saj.  Ai e fitoi kete grade me lutjen qe i beri nena e tij. Ai do te jete shoku yt ne xhennet.
-Hz. Musa a.s. shkoi ne ate qytet dhe gjen kasapin qe i permendi Allahu xh.sh. Pa prezantua vetveten, i thote se eshte nje mysafir dhe i kerkon te qendroje nje mbremje ne shtepine e tij.
Kasapi pranon dhe te dy bashke nisen per ne shtepine e tij. Mbasi arrijne ne shtepi, kasapi e vendos hz.Musa a.s. ne dhomen me te mire te shtepise dhe i thote:
-Te me falesh pak. Ne shtepi kam nje mysafir tjeter qe ka ardhur perpar teje. Sa t'i sherbej pak dhe do te vi perseri. Ai zbret nga tavani nje lisharse brenda ne te cilen ndodhej nje grua shume plake. Ai e pastron ate, i jep per te ngrene nje pjese te ushqimeve qe ka sjelle, i puth doren, i nuhat floket dhe e vendos perseri per te fjetur. Gruaja plake peshperiti dicka dhe kasapi thoshte: Amin! Hz. Musa a.s. nuk kupton asgje nga fjalet qe tha gruaja. Me pas, kasapi vjen dhe fillon t'i sherbeje hz.Musa a.s. i cili e pyeti kasapin:
-Kush eshte ajo grua plake?
Kasapi i thote:
-Eshte nana ime, eshte ilaci i shpirtit time. Ajo eshte nje sherim per hallet e mia dhe nje ilac per plaget e mia. Ajo eshte mysafiri im dhe une kam kenaqesi kur i sherbej asaj.
Hz.Musa a.s. pyet kasapin:
-Nena te tha dicka. Me fal se nuk e degjova. A mos valle ajo u lut per ju?
Kasapi i thote:
-Po! Ajo u lut sic lutet cdo nene per femijen e saj.
Hz.Musa a.s i thote:
-Si lutet per ty ajo?
Kasapi i thote:
-Ajo e lut Allahun xh.sh qe une te jem shok me hz.Musane a.s. ne xhennet. Valle ka per te ndodhur nje gje e tille? Kush eshte hz.Musa a.s. dhe kush jame une.
Atehere hz.Musa a,s, i thote:
-Qofsh i lumtur o kasap sepse lutja e nenes tende u pranua. Une jam i derguari i Allahut, jam profeti Musa a.s.

Predikim i mbajtur ne xhamin e Pukes
Gezim Kopani

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate