Tuesday, September 10, 2013

Dy fjale per librin "Shaban Rexhe Ahmeti-Njeriu i Puneve te mira"



Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshirebersit!

Me rastin e botimit te librit "Shaban Rexhe Ahmeti-Njeriu i Puneve te mira" qe flet mbi jeten e imam Shaban Rexhes , shpreh falenderimet me te mira per autorin e librit, i cili me deshiren e tij po sjell ne kujtesen tone dhe jo vetem, punet e hajrit qe ka bere imam Shaban Rexha. 

Ky botim nxjerr ne pah vlerat dhe kontributin e Hoxhallareve te rrethit te Pukes te cilet dhane kontribute fetare dhe jo fetare. Imam Shaban Rexha me deshiren e tij u arsimua fillimisht ne “Mejtepet” e Pukes dhe nuk kalon shume kohe kur ai do fillonte sherbimin e tij si “Hoxhe” ne disa Xhami te rrethit te Pukes. Dashuria qe kishte per “shkollen” beri qe Shaban Rexha te hap per here te pare Shkollen ne fshatin Micoj ku emrohet edhe mesues.Keto dhe shume vepra te tjera vin tek lexuesit fale perkushtimit te autorit Idriz Ahmetaj. Veprat e imam Shaban Rexhes cdo here do ngelin frymezim per teologet islam te Pukes si dhe te besimtareve mysliman. Pergezime autorit per librin si dhe lus Allahun xh.sh qe vepra te tilla te jene nje arsye me shume per ne, qe vepra te tilla te mos lihen ne harres. 

Gezim Kopani

Korrik 2013

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate