Saturday, July 13, 2013

Meleket e Allahut xh.sh dhe njeriu (pj.3/3)


Vazhdimi i hytbes: "Meleket e Allahut xh.sh dhe njeriu"

-Meleket e Allahut luten per besimtarin edhe ne keto raste

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Meleket luten per cdo njerin prej jush perderisa ju jeni ne vendin tuaj duke pritur namazin. Meleket thonte: O Zot fale ate, O Zot meshiroje! Luten per te derisa ai fillon te merret me ceshtjet kesaj bote."
                                                                                              (Muslimi)
Hz.Muhammed a.s. thote:
"Vertet Allahu dhe meleket luten per safin (rreshtin) e pare te namazit."
                                                                              (Ebu Davudi)

Hz.Muhmmed a.s. thote:
"Allahu dhe meleket luten per ate qe i plotesojne safat."

Hz.Muhammed a.s. thote;
"Vertet Allahu xh.sh dhe meleket luten per ate qe ha syfyrin."

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Nuk ka njeri qe me dergon salavate mua pervecse meleket do te luten per te perderisa ai eshte duke u lutur per mua, atehere le te pakesoje njeriu  lutjen mbi mua apo le ta shtoje."

Hz.Muhammed a.s. thote:
Kush e viziton nje te semure ne mbremje, per vizituesin do te luten 70.000 meleke deri ne mengjes, ndersa ai qe e viziton ate ne mengjes do luten meleket deri ne mbremje."

-Meleket kerkojne falje per besimtaret

Allahu xh.sh thote:
" Meleket vazhdimisht madherojne me tesbih dhe duke e falenderuar Zotin e tyre dhe kerkojne falje te mekateve per besimtaret qe jane ne toke. Ta dini se Allahu eshte Ai mekatfalesi, Meshiruesi."
                                                                          (Es-Shura 5)

-Meleket e Allahu xh.sh i mbulojne me krahet e tyre ate qe ben tesbih Allahut xh.sh

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Jane disa meleke te Allahut te cilet ecin rrugeve, ata hulumtojne perkujtuesit e Allahut (ata qe bejne tesbih) e kur i takojne njerzit te cilet lusin Allahun, therrasin: "Ejani se e gjetem ate qe kerkoni, pastaj i mbulojne ate me krahet e tyre."
                                                                          (Buhari, Muslim)
Hz.Muhammed a.s. thote:
Nga Ebu Hurejre trans, se hz.Muhammed a.s. ka thene: "Nuk ka asnje grup njerezish te cilet tubohen ne ndonje shtepi nga shtepia e Zotit,e lexojne Kur'anin, dhe e mesojne ate, e tu zbrese atyre qetesia, do t'i mbuloj meshira, do t'i rrethojne meleket dhe do t'i permend Allahu tek ata qe jane tek Ai."
                                                                                     (Muslimi)

-Meleket shkruajne emrat atyre qe shkojne ne Xhami per te fal namazin e Xhumase

Hz.Muhammed a.s. ka thene:
"Ne diten e Xhuma meleket qendrojne ne dere te Xhamise dhe i shenojne njerzit nje nga nje, e kur imami ngjithet ne mimber* ata ulen dhe degjojne fjalet e tij."

-Disa melek zbresin nga qielli ne ate vend ku lexohet Kur'ani

Ebu Seid El- Huderij r.a. tregon: "Nje nate Usejd ibn Hudajri po lexonte Kur'an ne vendin e tharjes se hurmave, kali i tij filloi te kercej, ai vazhdoi leximin, kali prape kercente, ai vazhdoi edhe me tutje leximin, por kali prape kercente. Tha Usejdi: U friksova se do ta shtype kali Jahjane, une e ndale ate, kur shikova mbi koke pash dicka sikur hije, ne te kishte sikurse drita, u ngriten aq lart ne qiell saqe nuk i shihja me. Shkova tek hz.Muhammedi as. dhe i tregova ngjarjen, dhe hz.Muhammed a.s. tha: "Sikur ta vazhdoje leximin o Iben Hudajr do te arrije begatine e melekeve.I thash: Lexova, por kali prap u tremb. Hz.Muhammed a.s. i thote: Sikur ta vazhdoje leximin o Iben Hudajr. I thash: Lexova, por prape u tremb kali.Hz.Muhammed a.s. i tha:
Sikur ta vazhdoje leximin.I thash: Atehere ndalova, sepse Jahjau ishte afer tij dhe u friksova qe do ta shtyp kali ate, pastaj une pash dicka sikurse hija ne te cilen kishte dicka sikurse dritat, u ngriten aq larte ne qiell derisa nuk i shihja me. Hz.Muhammed a.s. i tha: "Ata ishin meleket e Allahut dhe te degjonin duke lexuar,e sikur te vazhdoje leximin, do t'i shihnin njerzit ata melet dhe nuk do te fshihehi nga ata."

-Meleket percjellin xhenazet e njerezve te besimtare (devotshem)

Kur vdiq Sad ibn Muadhi, Muhammedi a.s. ka thene: :Vdekja e tij dridhi Arshin, iu hapen atij dyert e qiellit dhe e percollen xhenazen e tij 70.000 meleke, ai u shtrengua me nje shterngim te varrit pasatj u lirua."

-Zbritja e hz.Isa a.s. dhe dy meleket e Allahut

Trans, Nuvas ibn Semani r.a. se Muhammedi a,s. ka thene: " Kur te shfaqet dexhali, atehere do te zbrese hz.Isa a.s. ne lindje te Damaskut te minarja e bardhe dhe gjate zbritjes dy duart e hz. Isa a.s jane te vendosura ne krahet e dy melekeve."

-Disa nga detyrat  e Melekeve te Allahut xh.sh

Arshi i Allahut xh.sh

Arshi eshte krijesa me e madhe e Allahut xh.sh, ai perfshin qiejt dhe eshte mbi ta,ndersa Allahu qendron mbi te.Arshin e mbajne meleket e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh thote;
"Ate dite tete meleke e bartin mbi vete Arshin e Zotit."
                                                                           (El Hakka 17)

Meleket e maleve

Malet kane melet te vecante. Aishja r.anha e ka pyet hz.Muhammedin a.s.: O i derguar i Allahut xh.sh e ke kaluar ndonje dite me te veshtire se sa dita e Uhudit? Hz.Muhammed a.s. tha: Une perjetova shume gjera nga populli yt, gjeja me e veshtire qe e perjetova nga ata ishte ne diten e Akabese kur une ia paraqita veten Ali ibn Abdul Lejli i Abdu Kelalit  i cili nuk mu pergjigj ne ate qe deshirova. Atehere une eca duke qene i merzitur me fytyr te ulur, nuk erdha ne vete derisa arrita tek Karnuth Thealib**,atehere ngrita koken lart dhe pashe se nje re me kishte mbuluar, shikova ate dhe ne te pash Xhibrilin, i cili me thirri e me tha: "Allahu xh,sh i degjoi fjalet te cilat t'i tha populli yt dhe dergoi melekun e maleve qe ta udherosh te veprojne kunder tyre cfare do qe ti deshiron. Muhammedi a.s. tha: "Me thirri meleku i maleve, me pershendesti me selam, pastaj me tha: O Muhammed! Allahu xh.sh degjoi se cfare te thane populli yt, une jam meleku i maleve, Allahu me dergoi mua te ti qe te me udherosh me urdherin tend, cfare do qe deshiron. Nese do une i mbuloj me dy male afer Mekkes? Muhammedi a.s. iu pergjigj: Jo! Une, shpresoj e nga kurrizat e tyre te dalin ate qe vetem Allahu do ta adhurojne dhe askend shok nuk do t'ia bejne."

Meleku i murmerimes

Hz.Muhammed a.s. ka thene:
"Err-rradu (murmurima) eshte nje Melek, nga meleket i obliguar per rete, me vete ka shkopinje te zjarrit me te cilet i drejton rete aty ku Allahu deshiron."

Meleku i shiut

Nga e Ebu Hurejre r.a trans, se hz.Muhammed a.s. ka thene:
"Nje njeri ishte ne nje toke te gjere, degjoi nje ze nga nje re duke thene: Ujite kopshtin e filanit, atehere ajo re u largua dhe e leshoi shiun e saj ne nje toke me gure te zi, i verejti se vetem nje kanal i asaj toke me gure te zi e mblodhi ate uje. Ai percolli ujin dhe pa nje njeri duke qendruar ne kopsht te tij, i cili me shatin e tij nderronte drejtimet e ujit. Ai i tha: O rob i Allahut! Si e ke emrin?I tha: Filan. Emrin e te njejtit person te cilin e degjoi ne rete e shiut. Ky i habitur i tha: O rob i Allahut, perse me pyet per ermrin? U pergjigj: Une, degjova nje ze ne rete nga te cilat zbriti ky uje, dikush ne to tha: Ujite kopshtin e filanit, ai permendi emrin tend, pra me thuaj cfare ben ti me kete kopshte?Tha: Meqe me pyete po te tregoj, une pres frytet e tij, pastaj nje 1/3 e jap sadaka, 1/3 e konsumoj une dhe familja ime, 1/3 e fundit e rikthej prape ne te (toke)"


*Mimber: Vend ku predikon imami.
**Karnuth Tealib, vend mes Mekkes dhe Taifit

______
Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbe e mbajtur ne Xhamine e Pukes
17 maj 2013

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate