Saturday, July 13, 2013

Meleket e Allahut xh.sh dhe njeriu (pj.2/3)


Vazhdimi i hytbes:
"Meleket e Allahut xh.sh dhe njeriu"

-Meleku mbron njeriun

Allahu xh.sh thote:
"Njeriu ka percjelles nje pas nje, para tij  dhe prapa tij, qe me urdherin e Allahut e ruajne ate."
                                                                                              (Er-Rrad: 10-11)

Gjithashtu Allahu xh.sh thote:
"Allahu ju dergon roje (engjej) derisa kur ti vije ndonjerit prej jush vdekja."
                                                                                              (El En'am 61)

-Xhibrili i behet imam hz.Muhammedit a.s.

Hz.Muhammed a.s. ka thene:
"Zbriti Xhibrii, u be imam i imi dhe une u fala me te, pastaj u fala me te, perseri u fala me te dhe pastaj perseri u fala me te.. duke numeruar hz.Muhammed a.s. gishtat e tij."
                                                                                           (Buhari, Muslim)

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Xhibrili a.s. mu be imam ne Qabe dy here, e fali me mua namazin e drekes kur dielli u largua nga zeniti sa lidhesja e nallaneve*, me vone falem namazin e ikindise kur hija e cdo gjeje ishte sa vete trupi, me vone falem namazin e akshamit kur ai qe eshte duke agjeruar ben iftar, ndersa namazin e jacise e falem kur u zhduken kuqerremi i qiellit, pastaj e falem namazin e sabahut, atehere kur i ndalohet ushqimi dhe pija agjeruesit. Te nesermen erdhi perseri Xhibrimi dhe e falem namazin e drekes kur hija e cdo gjeje ishte sa vete trupi, pastaj falem ikinin,akshamin, jacine dhe sabahun dhe mejehere pas faljes se sabahun hyri agimi, pastaj u kthye nga une e me tha: "O Muhammed, keto ishin kohet e namazeve te pejgambereve qe ishin para teje, ndersa koha e cdo namazi eshte sa ajo ne mes dy namazve."
                                                                                                (Ebu Davud)

-Xhibrili ben lutje per sherimin e hz.Muhammed a.s.

Ebu Seidi r.a. trekon se: Erdhi tek hz.Muhammed a.s. Xhibrili dhe i tha: " O Muhammed ! A u ankove? Hz.Muhammed a.s. tha: "Po!" Xhibrili i tha: "Ne emrin e Zotit po te fryej nga cdo gje qe te demton, nga cdo gje e gjalle apo nga cdo sy ziliqar. Allahu te sheron, ne emer te Allahut te sheroj."
                                                                                     (Muslimi)

-Meleket stimulojne deshiren e berjes se bamiresise

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Cdo njeri ka nje shoqerues nga xhinnet dhe nje shoqerue nga meleket. Shoket e pyeten: A edhe ti ke at shoqerues? U pergjigj: Edhe une e kam ate, por mua Allahu me ndihmoi kunder tij, keshtu qe ai pranoi Islamin, prandaj nuk me urdheron pervecse te bej mire."
                                                                                   (Muslimi)
Transmetohet nga el-Hafih ebu Musa nga Ebu Zubejri dhe nga Xhabiri r.a se Muhammedi a.s ka thene:
"Kur njeriu shtrihet ne shtratin e tij, lind grindja ne mes melekut dhe shejtatni, i thote meleku: perfundo me te mire, kurse shejtani i thote: perfundo me te keqe, nese njeriu permend Allahu xh.sh derisa ta kaloje gjumi, meleku e perze shejtanin dhe e ruan gjithe naten. Kur te zgjohet, meleku dhe shejtani vrapojne drejt tij. Meleku i thote: Hape kete dite me te mira. Shejtani i thote: Hape kete dite me te kqia, nese njeriu permend Allahun xh.sh Meleku e perzen shejtani dhe fillon ta ruaj ate."
                                                                     
-Meleket regjistrojne veprat e njerezve

Allahu xh.sh thote:
"Ndaj jush jane percjellesit. Jane shkrues te ndershem te Allahut, Ata e dne se cfare punoni."
                                                                                              (El-Infitar 10-12)

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Vertet njeriu flet nje fjale e cila eshte ne kenaqesine e Allahut, e te ciles ai nuk ia ve veshin , Allahu per te ia ngrite disa shkalle. Po ashtu njeriu flet nje fjale e cila eshte hidherim per Allahu xh.sh, e te ciles ai nuk ia ve veshin, per te ai hidhet ne Xhehennem."
                                                                                 (Buhari)
Hz.Muhammed a.s. thote:
"Njeriu ka dy melek, nje ne krahun e djathte dhe nje ne krahun e majte.Meleku i krahut te majte e ngrite lapsin (ne pritje per te shkruar) per myslimanin gjynahqare, nese brenda kesaj kohe myslimani pendohet per gjynahun e bere dhe i kerkon falje Allahu per ate  gjynah, i fshihet e nese nuk pendohet i shkruhet nje gabim. Ndersa kur myslimani ben nje pune te mire, Meleku i krahut te djathte e shkruan menjehere."
                                                                                                 (Taberani)
-Meleket ftojne per te bere pune te mira

Hz.Muhammed a.s thote:
Nga Ebu Hurejre trans, se Muammedi a.s. ka thene: "Nuk ka asnje dite ne te cilen njerzit gdhihen e te mos zbresin tek ai dy meleke. Njeri nga meleket thote: "O Zot!Te lutem jepi shpenzuesit zevendesim nga ajo qe shpenzon, ndersa meleku tjeter thote: "O Zot!Te lutem, jepi koprrait shkaterrim."

-Meleket sprovojne njerzit

Hz.Muhammed a.s. tregon:
Trans, nga Ebu Hurejre r.a. se ka deguar Muhammedin a.s. duke treguar: "Tre njerez nga Beni Israilet, Allahu xh.sh deshiroi t'i sprovoje. Njeri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qeros, ndersa i treti i verber.
Allahu ua dergoi nje melek i cili fillimisht shkon tek zgjebani dhe i thote: Cfare kishe deshiruar me se shumti? Zgjebani tha: Me se shumti kisha deshiruar te kem ngjyre dhe lekure te mire dhe te clirohem nga kjo,ku per shkak te ciles me urrejne njerzit. Meleku e ferkoi me dore dhe prej ti u largua zgjebja dhe i dhuroi ngjyren e mire ne cdo pjese te trupit. Pas kesaj meleku i thote: Cilen pasuri deshiron te keshe?Zgjebani tha: Nje deve. Meleku i dhuron nje deve mbarse dhe i thote: "Allahu te bekofte me te !
Me pas meleku shkoi tek qelani dhe i thote: "Cfare deshiron me se shumti? Qeros thote: "Floke te bukur dhe te largohet nga une ajo prej se ciles njerezit neveriten nga une. Meleku i Allahu e ferkon dhe ia i dhuron floket.Meleku i thote: Cilen pasuri deshiron me se shumti?Qerosi i pergjigjet: Nje lope. Meleku i dhuron nje lope mbarse dhe i thote: Allahu te bekofte me te. Me pas meleku shkon te i verberi dhe i thote: Cfare deshiron me shume?I verberi i thote: Te me kthej Allahu shikimin.Meleku e ferkon dhe ia kthen shikimin.Meleku i thote: Cilen pasuri deshiron te keshe?I verberi i thote: Dhente. Meleku i Allahu i dhuron nje dele qe lind.
Tregohet se qe te treve pasuria ju shtua,keshtu zgjebani beri nje lugine me deve, qerosi beri nje lugin me lope dhe i verberi beri nje lugine me dele.
Pasi kaloi nje kohe vjen Meleku i Allahut xh.sh tek zgjebani dhe i thote: Une jam nje njeri i mire. Ky udhetim me ka lodh, edhe nuk me ka ngel gje, prandaj askush nuk mund te me ndihmoj pervec Allahut, e pastaj ti, prandaj te lutem ne emrin e Allahut qe te me japesh nje deve qe te vazhdoi udhetimin. Ish i zgjebosuri tani pasanik i thote: Jo, une kam shume detyrime dhe borxhe. Meleku i thot: Sikur po te njoh?A mos ke qene nje zgjeban nga i cili neveriteshin njerezit,nje i varfer te cilin Allahu e ka pasuruar?Ish zgjebani tha: Une kete pasuri e kam trasheguar nga te paret. Meleku i thot: Nese po genjen, lete ktheje Allahu ne ate gjendje qe ke qene, dhe ashtu ndodhi.
Me pas meleku shkon tek Qerosi, por edhe ky iu pergjigj si i pari dhe meleku i thote: Nese genjen le te kthej Allahu ne ate gjendje qe ke pas, dhe ashtu ndodhi.
Meleku shkon edhe tek i verberi dhe i kerkon ndihme.Ish i verberi i thote: Vertet une kam qe i verber, por Allahu me ka kthyer te parit, merr sa te duash dhe le cfar te duash.Pas kesaj pergjigjeje, Meleku i thote:
"Mbaje krejt pasurine, ju vetem keni qene te sprovuar. Allahu eshte i kenaqur me ty ndersa eshte i hidheruar me dy shoket e tu."
                                                                          (Buhari, Muslim)

-Dashuria e melekeve per besimtaret

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Kur Allahu e do nje njeri, e therret Xhibrilin dhe i thote atij qe edhe ai ta doje, pastaj Xhibrili i therret krijesat qiellore e u thote: Vertet Allahu e do filanin, prandaj ta doni edhe ju ate,pastaj shenjat e kesaj dashurie shfaqen ne dashurine e njerezve qe kane per te. "
                                                                             (Buhari, Muslim)

-Vendi i atij njeriu qe ua meson njerezve te miren.

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Vertet Allahu, meleket,banoret e qiellit e te tokes madje edhe milingonat ne vrimen e saj e edhe peshqit luten, kerkojne meshire per ate njeri i cili ua meson njerezve te miren dhe i udhezon ne rrugen e drejte."
                                                                                      (Tirmidhi)
___
*Mase shume e vogel


___________
Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbe e mbajtur ne Xhamin e Pukes
10 maj 2013

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate