Friday, May 10, 2013

Morali i larte i hz.Muhammed a.s. (Pj.2)

Disa nga vertytet e Hz.Muhammed a.s.

-Bujaria e hz.Muhammed a.s.

Hz.Muhammed a.s. dallohesh ne mesin e njerezve per bujarin e tij. Ai bereqetin qe e dispononte thoshte se eshte bereqet i Allahu xh.sh me te cilin me ka nderuar mua.
Nje here hz.Muhammed a,s tha:
"Une jam vetem nje shperndares, dhenesi eshte Allahu i Madheruar"
                                                                                 (Muslimi, Zekat, 33)

Tregohet se nje person shkon tek Profeti Muhammed a.s. dhe i dhuron nje cope stof per te cilin hz.Muhammed a.s. kishte shume nevoje. Pran hz.Muhammed a.s. ndodhej edhe nje shok i tij i cili tha: "Sa cop e mir!" Ka mjaftuar kaq qe Profeti a.s. tia dhuronte stofin shokut te tij.

Hz.Aisheja thoshte:

Ka ndodhur qe hz.Muhammedi a.s. te mos kete ngrene tre dite me radhe se pelqente te ushqete te varferit, dhe vete te mbetej pa ngrene." ( Iben Maxhe)

-Hz.Muhammed a.s nuk e pelqente lipjen.

Hz. Muhammed thoshte: "Sigurisht qe eshte me e dobishme e me e bekur se lipja qe dikush prej jush te marr nje litar, te shkoje per dru, t'i sjelle e ti shese e , keshtu Allahu xh,sh ta ruaje ate nga veteposhterimi duke u zgjatur doren njerezve!" (Buhari)

Nje ensare shkoi te Muhammedi a.s. per ti kerkuar lemoshe.
Profeti e pyeti:
A ke gje ne shtepi?
Po, kam. Mbi gjysmen e saj fle, e me gjysmen tjeter mbulohem. Vec saj kam edhe enen per te pire uje.
Profeti i tha: "Ngreu e silli ketu keto qe permende!"
Enseri ia sjell. Profeti a.s. iu kthye te pranishmeve:
A ka kush qe deshiron t'i bleje keto?
Njeri tha: Une i blej per nje derhem!
Profeti a.s. pyeti tre here Me pas doli nje dhe tha: Une jam me shume. Nje tjeter tha: "Une i marr per dy derheme!"
Muhammedi a.s. ia dha atij sendet per dy derheme, pastj derhemet ia dorezoi pronarit te sendeve dhe e porositi: "Me nje derhem blij te ngrena per femijet, ndersa me derhemin tjeter blij nje litar, shko per dru dhe shiti dhe keshtu perkushtohu."
 Pas dy javesh enseri i tregon hz.Muhammedit a.s. se me punen e tij kishte fituar 10 derheme, me nje pjese te cilave kishte blere veshje per femijet dhe me pjesen tjeter te ngrena. Me kete rast hz.Muhammedi a.s. tha:
"A me mire te jetosh me djeresen e ballit, a me mire te dalesh diten e kiametit para Allahut xh.sh me vulen e lipsarit ne balle?" (Ebu Davud)


-Thjeshtesia e hz.Muhammedit a.s.

Hz. Muhammed a.s. ka thene: "Ato qe sillen me thjeshtesi ndaj vellait mysliman, Allahu xh.sh e larteson ate. Ato qe mburren Allahu xh,sh do ti ul!" (Taberani)

Hz.Muhammed a..s i bente vizite te semureve dhe kur i vizitonte ato ai u jept shprese. Tregohet nje rast ku qe semur nje femije nga hebrenjte. Profeti a.s. i shkoi per vizite ne shtepi dhe pasi e pyeti per shendetin, e ftoi te behej mysliman. Femija pa na i ati, i ati i tha: "O bir, bej si te te thote Profeti! Dhe femija u be mysliman"
                                                                                                          (Buhari)

-Profetit a.s. nuk i pelqente lavderimet

Kur njerzit e lavderonin hz.Muhammed as. atij nuk i pelqente duke thene: "Mos me lavderoni mua si krishteret Isane, te birin e Merjemes! Pa dyshim, une jam robi i Allahut! Me quani robi dhe i derguari i Allahut!" ( Enbija: 48, Buhari)

Nje dite tek hz.Muhammedi a.s. shkon nje person per vizite, kur i del perballe hz.Muhammedi a.s. vizitori kishte filluar te dridhej. Kur hz.Muhammed a.s. e shikoi se vizitori ndjehej ne siklet i tha: "Qetesohu! Une jam sundimtar! Une jam biri i nje gruaje kurejshe qe ka ngrene buke thate!"
                                                                                        (Iben Maxhe, 30)

-Hz.Muhammed a.s. ishte njeri i drejte.

Tregohet se nje here nje grua nga fisi Mahzum kishte vjedhur. Paresia e Mekkes deshren qe kjo grua me nje rreth te gjere fisnore e shoqeror, te mos ndeshkohej dhe per kete i derguan Muhammedit a,s Usama b.Zejdin qe ai e donte shume. Pasi e degjoi Muhammedi a.s. tha: "Paraardhesit tuaj, per shkak te ketyre anesive qene shkaterruar. Ata zbatonin ndeshkimet me te rende mbi te varferit, kurse te pasurit dhe njerezit me emer nuk i denonin fare!" ( Buhari)

Nje dite vjen tek hz.Muhammedi a.s. nje beduin per te kerkuar borxhin. Si te gjithe beduinet qe ishin te rende ne sjellje, edhe ai u suall rende me Profetin a.s. gje qe shkaktoi kunderpergjigje nga shoket e Profetit dhe shoket i than beduinit:
Turp te kesh! A e dini se me ke po flet?
Mirepo beduini, pa e care koken per ta, vazhdoi me te veten duke thene:
Une erdha vetem per te kerkuar hakun tim!
Atehere nderhyri hz.Muhammedi a.s. qe u tha keshtu shokeve:
"Ju duhet te mbanit anen e tij se ky njeri kerkon te drejten e vet!"
Pas kesaj, Profeti i coi fjale Halve binti Kajsit t'i dergonte hua ca hurma. Me to ai ia pagoi borxhin beduinit si dhe i dha per te ngrene. Atehere beduini i tha hz.Muhammedit a.s.:
"Ti ma pagove hakun ne nje menyre shume te mire. Allahu ta shperblefte me te mira!"
Atehere hz.Muhammed a.s. i tha:
"Ja, kjo eshte nje pune e mire! Njerezit qe mbajne anen e atij qe ka te drejte, jane me te dobishemit nder njerez! Nuk ka te ardhme ajo shoqeri ku i dobeti nuk mundet ta marre te drejten e vet pa e lenduar kush!"
                                                                                (Iben Maxhe)

Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbe e mbajtur ne Xhamin e Pukes
Date: 29.03.2013

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate