Friday, May 10, 2013

Meleket e Allahut xh.sh dhe njeriu (pj.1/3)


Njeriu eshte nje nder krijesat e Allahut xh.sh te cilat Allahu xh.sh i ka krijuar ne formen me te bukur. Nje nder bukurit e njeriut eshte kur ai i nenshtrohet rregullave dhe lutjeve te Allahut xh.sh. Pervec kesaj njeriu lartesohet edhe me nje krijes tjeter qe quhen melek. Meleket jane krijesa prej drite te krijuara nga Allahu xh.sh. Ne kete teme do permendim disa raste kur njeriu esht ne kontakt me meleket e Allahut xh.sh.

-Meleket e Allahut xh.sh pyesin ne lidhje me urtesin e krijimit te njeriut.

Kur Allahu xh.sh deshiroi krijimin e njeriut te pare Ademin a.s. i lajmeroi Meleket, ndersa meleket pyeten: "A do vesh ne toke ata qe bejne crregullime dhe qe bejne fasad dhe qe dergjin gjakun? Me pas Allahu xh.sh tha:
"Kur Zoti yt u tha engjejve: Une po krijoji (po percaktoj) ne toke nje zevendes! Ata thane: A do te vesh ne te ate qe bene crregullime dhe qe derdh gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme! Ai tha: Une di ate qe ju nuk e dini" (El Bekare: 30)


-Meleket i bejne sexhde Ademit a.s.

Pasi Allahu xh.sh e plotesoi krijimin e Ademit a.s.dhe ti jap shpirt kerkoi qe meleket ti bejne sexhde Ademit a.s.: " Kur Zoti yt u tha engjejve: Une po krijoj nje njeri nga balta, dhe kur ta kem persosur ate dhe t'i kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere peruljuni atij (ne sexhde)"
                                                                                           (Sad: 71-72)


-Meleket udhezojne hz.Ademin a.s.

Transmetohet prej Ebu Hurejres r.a. se Muhammedi a.s tha: " E krijoi Allahu xh.sh Ademin a.s. ne pamje e tij (qe krijoi, ne pamjen njerezore), gjatesia e tij ishte gjashtedhjete krahe, e kur e krijoi i tha: Shko e jepu selam atyre, nje grupi te melekeve qe ishin duke ndenjur dhe degjo se si do te pergjigjen, ajo eshte pershendetja jote dhe e pasardhesve tu. Ademi a.s. ju tha: Es-selamu Alejkum!(Paqja dhe meshira e Allahu qof mbi ju!) Meleket iu pergjigjen: Es-selamu Alejke ve rahmetullahi! (Paqja e Allahut dhe Meshira e Tij qofshin me ty"


-Meleket pastruan hz.Ademin a.s. kur vdiq.

Kur vdiq hz. Ademi a.s. bijte e tij nuk diten se si te veprojne me te, meleket u treguan atyre se si te veprojne. Transmetojne Hakimi dhe Taberani nga Ubejj r.a. se Muhammedi a.s. tha: "Kur vdiq Ademi a.s. ate e pastruan meleket me uje tri here dhe i gropuan varrin atij, pastaj bijeve te tij u tha: "Kjo eshte tradita e Ademit a.s. per femijet e tij (per njerezimin pas tij)"

-Roli i melekeve ne formimin e njeriut.

Transmetohet nga Muslimi i cili nga Ebu Dherri r.a. se tha: "Degjova Muhammedin a.s. duke thene: "Kur spermes (se fekonduar ne mitren e nenes) t'i kalojne 42 nete, Allahu i dergon asaj nje melek i cili i jep asaj formen (fetusin) duke fillur prej shqisave te degjimit,shikimit, lekuren, mishin dhe eshtrat e pastaj meleku thote:
"O Zot a do te jete mashkull apo femer? Atehere Allahu xh.sh vendos ate qe deshiron, ndersa meleku vetem shkruan."

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman se Abdullah ibn Mesudi r.a. ka thene: "Na ka treguar i Derguari i Allahut xh.sh i cili gjithnje fliste drejte dhe besoheshin fjalet e tij se: "Vertet cdonjeri prej jush formohet ne barkun (mitren) e nenes se tij dyzet dite si pike (nutfetun), pastaj behet cop gjaku i ngjizur (alakatun), ngjashem me kete periudhe, pastaj behet cop mishi (mudgatun) ngjashem me kete periudhe, pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin (ruh). Ky melek urdherohet me kater gjera: ta shkruaje riskun e tij, exhelin e tij, veprat e tij, dhe se a do te jete besimtar apo jo, dhe pastaj i dhurohet shpirtin."
                                                                                                  (Buhari, Muslimi)

Enes Ibn Maliku r,a. trans se Muhammedi a,s. ka thene:
"Allahu xh.sh e ngarkoi nje melek qe te kujdeset per fetusin ne mitren e nenes, e ai meleku per cdo gje thote: O Zot tani eshte sperme, O Zot tani eshte gjak i ngjizur, O Zot tani eshte cop Mishi, e kur Allahu deshiron ta perfundoje krijimin e tij, meleku i thote: "O Zot a do jete mashkull apo femer? Besimtar apo jobesimtare? Cfare rizku do te kete? Sa do te jetoje? E gjithe kjo i shkruhet i percaktohet eshte ne barkun e nenes."
                                                                                      (Buhari, Muslim)


-Meleket dhe bijte e Ademit a.s.
 Meleket dhe roli i tyre ne formimin e njeriut

Transmetohet nga Ebu Dherri (r.a) se hz.Muhammed a,s ka thene:

"Kur spermes (se fekonduar ne mitren e nenes) t'i kaloje 42 nete, Allahu xh.sh i dergon asaj nje melek i cili i jep asaj formen (fetus) duke filluar prej shqisave te degjimit, shikimit, lekuren, mishin dhe eshtrat e pasataj Meleku i drejtohet Allahut xh.sh: "O Zot a do te jete mashkull apo femer? Atehere, Allahu xh.sh vends ate qe deshiron, kurse meleku vetem shkruan." (Muslimi)

Transmeton Ebu Abdurrahman se hz.Muhammed a.s ka thene:
"Vertet cdonjeri prej jush formohet ne barkun e nenes se tij 40 dite si pike (nutfetun), pastaj behet cope gjau i ngjizur (alekatun) ngjashem me kete periudhe, pasataj behet cope mishi (mudgatun) ngjashem me kete periudhem pastaj i dergohet meleku dhe i frymezon ne te shpirtin (ruh), Ky melek urdherohet me kater gjera:
1.Tia shkruaj riskun e tij
2.Exhelin  e tij (kur do vdes dhe si)
3.Veprat e tij
4.A do jete mysliman apo jo"
                                             (Buhariu, Muslim)

Gjithashtu hz.Muhammed a.s thote:

"Allahu xh.sh e ngarkoi nje melek qe te kujdeset per fetusin ne mitren e nenes. Ai melek per cdo gje thote: "O Zot tani eshte sperme, O Zot tani eshte gjak i ngjizur, O Zot tani eshte cop mishi, e kur Allahu xh.sh deshiron ta perfundoje krijimin e tij, Meleku i thote: "O Zot a do jete mashkull apo femer? I lumtor ose jo? Cfare rizku do te kete? Sa do jetoje? E gjithe kjo i shkruhet. Keshtu ne barkun e nenes."
                                                                                               (Buhari, Muslim)
_______________
Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbe e mbajtur ne Xhamin e Pukes
03 maj 2013

Morali i larte i hz.Muhammed a.s., Pj.2


Disa nga virtytet e Profetit Muhammed a.s. 

- Bujaria e Profetit Muhammed a.s.

Bujaria e dallonte profetin Muhammed a.s. nga njerzit e tjere. Ai bereqetin qe e dispononte thoshte; Eshte bereqet i Allahu xh.sh me te cilin me ka nderuar.
Nje here Muhammed a,s tha:
"Une jam vetem nje shperndares, dhenesi eshte Allahu i Madheruar"
                                                                                 (Muslimi, Zekat, 33)
Aishja r.a. tregon:

Ka ndodhur qe Muhammedi a.s. te mos kete ngrene tre dite me radhe pasi deshironte te ushqente te varferit, dhe vete te qendroj pa ngrene. ( Iben Maxhe)

- Profeti Muhammed a.s. nuk e pelqente lipjen 

Muhammed thoshte: "Sigurisht qe eshte me e dobishme e me e bekur se lipja qe dikush prej jush te marr nje litar, te shkoje per dru, t'i sjelle e ti shese e , keshtu Allahu xh,sh ta ruaje ate nga veteposhterimi duke u zgjatur doren njerezve!" (Buhari)

Nje ensare shkoi te Muhammedi a.s. per ti kerkuar lemoshe.
Profeti e pyeti:
A ke gje ne shtepi?
Po, kam. Mbi gjysmen e saj fle, e me gjysmen tjeter mbulohem. Vec saj kam edhe enen per te pire uje.
Profeti i tha: "Ngreu e silli ketu keto qe permende!"
Enseri ia sjell. Profeti a.s. iu kthye te pranishmeve:
A ka kush qe deshiron t'i bleje keto?
Njeri tha: Une i blej per nje derhem!
Profeti a.s. pyeti tre here Me pas doli nje dhe tha: Une jam me shume. Nje tjeter tha: "Une i marr per dy derheme!"
Muhammedi a.s. ia dha atij sendet per dy derheme, pastj derhemet ia dorezoi pronarit te sendeve dhe e porositi: "Me nje derhem blij te ngrena per femijet, ndersa me derhemin tjeter blij nje litar, shko per dru dhe shiti dhe keshtu perkushtohu."
 Pas dy javesh enseri i tregon hz.Muhammedit a.s. se me punen e tij kishte fituar 10 derheme, me nje pjese te cilave kishte blere veshje per femijet dhe me pjesen tjeter te ngrena. Me kete rast hz.Muhammedi a.s. tha:
"A me mire te jetosh me djeresen e ballit, a me mire te dalesh diten e kiametit para Allahut xh.sh me vulen e lipsarit ne balle?" (Ebu Davud)

- Thjeshtesia e Profetit Muhammedit a.s.

Muhammed a.s. ka thene: "Ato qe sillen me thjeshtesi ndaj vellait mysliman, Allahu xh.sh e larteson ate. Ato qe mburren Allahu xh,sh do ti ul!" (Taberani)

Muhammed a..s i bente vizite te semureve dhe kur i vizitonte ato ai u jept shprese. Tregohet nje rast ku qe semur nje femije nga hebrenjte. Profeti a.s. i shkoi per vizite ne shtepi dhe pasi e pyeti per shendetin duke i dhene shpres per sherim, kalojne ne diskutim islam ku e fton te behet prej femijeve mysliman. Femija shikon te atin i cili i thote: "O bir, bej si te te thote Profeti! Dhe femija u be mysliman" (Buhari)                                                                                                         
Ky reagim erdh si rezultat i sjelles qe tregoj profeti Muhammed a.s. duke bere vizite nje femije te semure i cili nuk ishte prej familjeve myslimane.

- Profetit a.s. nuk i pelqente levdatat

Kur njerzit e lavderonin Muhammed a.s. atij nuk i pelqente dhe u thoshte: "Mos me lavderoni mua si krishteret Isane, te birin e Merjemes! Pa dyshim, une jam robi i Allahut! Me quani robi dhe i derguari i Allahut!" ( Enbija: 48, Buhari)

Nje dite per person shkon tek Muhammedi a.s. per vizite. Kur i del perballe Muhammedi a.s. ai, nga emocionet, filloj te dridhej. Muhammed a.s. e shikon sikletin e mysafirit dhe i thote:
"Qetesohu! Une, jam i derguari i Allahut ! Une jam biri i nje gruaje kurejshe qe ka ngren buke thate!"
                                                                                        (Iben Maxhe, 30)

- Profeti Muhammed a.s. ishte njeri i drejte

Tregohet se nje here nje grua nga fisi Mahzum kishte vjedhur. Per shkak te rrethit qe ajo kishte, Paria e Mekes deshen qe ajo te mos ndeshkohet, kjo gje solli reagime derisa sa vendosen ti dergojne profetit Muhammed a.s. Usama b. Zejdin i cili i tregon ngjarjen.
Pasi e degjoi Muhammedi a.s. tha: "Paraardhesit tuaj, per shkak te ketyre anesive u shkaterruan. Ata zbatonin ndeshkimet me te rende mbi te varferit, ndersa te pasurit dhe njerezit me emer nuk i denonin fare!" ( Buhari)

Tregohet se profeti Muhammed a.s. kishte nje borxh. Nje dite paraqitet tek Muhammedi a.s. per tia marr borxhin. Si te gjithe beduinet qe ishin te rende ne sjellje, edhe ai u soll rend me Profetin a.s. gje qe shkaktoi kunderpergjigje nga shoket e Profetit dhe shoket i than beduinit:
Turp te kesh! A e dini se me ke po flet?
Mirepo beduini, pa e care koken per ta, vazhdoi ne te veten duke thene:
Une erdha vetem per te kerkuar hakun tim!
Atehere nderhyri Muhammedi a.s. qe u tha keshtu shokeve:
"Ju duhet te mbanit anen e tij se ky njeri kerkon te drejten e vet!"
Pas kesaj, Profeti i dergon fjale Halve binti Kajsit t'i dergonte hua disa hurma me te cilat i pagoi borxhin beduinit, si dhe i dha per te ngrene.
 Atehere beduini i thot Muhammedit a.s.:
"Ti ma pagove hakun ne nje menyre shume te mire. Allahu ta shperblefte me te mira!"
Muhammedi a.s. i tha:
"Ja, kjo eshte nje pune e mire! Njerezit qe mbajne anen e atij qe ka te drejte, jane me te dobishemit nder njerez! Nuk ka te ardhme ajo shoqeri ku i dobeti nuk mundet ta marre te drejten e vet pa e lenduar kush!"
                                                                                (Iben Maxhe)

Pergatiti
Gezim Kopani

Hytbe e mbajtur me; 29.03.2013

Ju mund te lexoni me shume mbi jeten e Profetit duke klikuar ketu: Jeta e Profetit Muhammed a.s.

Wednesday, May 8, 2013

Ne fshatin Kabash te Kosoves

Fotografi e bere me date 06 maj 2013  ne fshatin Kabash te Kosoves. Ne fotografi: Prof Xhemal Meci, Ferit Kabashi dhe Hasan Laci.

Banoret e fshatit Kabash ne Prizrenin e Kosoves jane me origjine nga Kabashi i Pukes.
Ato aktualisht jane te vendosur ne fshatin Korishte te Prizrenit.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com