Saturday, March 30, 2013

Dhunimi i familjes. Ky mekat njerzor dhe jo islam.


Dhunimi i familjes. Ky mekat njerzor dhe jo islam.

(Reagim mbi kroniken e top channel me teme: “Gruaja padit burrin ne gjykate.”)


Duke marr shkas nga kronika e dhene ne  media ku nje grua padit kryfamiljarin se: “kryefamiljari  dhunonte ate dhe bijen e saj sistematikisht… me argumentin se ato duhen te mbulohen me ferexhe.”

       Per hir te vertetes une si teolog mysliman, por edhe si Myfti e kam obligim te reagoj ne lidhje me kete raste.
      Feja islame eshte fe e lirise ne veteudheheqjen ne aspektin e besimit.  Ne fene islame nuk ka asnje ajet (verset) Kur’anor qe te permend obligueshmerin e vendosjes se “Perces” pasi nuk ekziston nje obligim i till ne islam. Po ashtu askush nuk detyohet te besoje.
       Ato te cilet e besojne Allahun e Madheruar me zemer ska pse nje tjeter ti detyroje te mbulohen, te falin namazin a te agjerojne Ramazanin e per me teper vendosjen e “Perces”pasi e bejne vete ate.
     Grate mysliman te cilat kan arrit nje grad te atill besimi vete mbulohen me “hixhab” dhe nuk mbulohen me “Perce” dhe as me “Ferexhe”(“Perce” dhe “Ferexhe” keqperdoren nga media, ndoshta ngase nuk kan informacion mbi “Hixhabin”).
       Nese nje person dhunon bashkeshorten ose femijet e tij edhe nese eshte namazli (qe fal namazet) duhet ta kete te qarte se po vepron kunder rregullave te fese islame, si argument eshte ajeti i Kur’anit qe thote: “Ne fe nuk ka dhune.”
                                                                        (Kur’an, suretul: El Bekare, ajeti 256, fq 71)
       Prinderit ne formen me te bukur te mundshme, kan obligim te edukojne femijet e tyre ne frymen dhe edukaten islame, por jo ti detyrojne ato .
      Sa i perket rastit konkret nese eshte ashtu sic thote gruaja,  e cila ceshtjen ia kalon Gjykates eshte veprim qe duhet pershendetur, por edhe Gjykata duhet te marr informacione se cfare thote feja islame mbi te drejtat bashkeshortore. Gjithsesi gruaja ne fjale si argument ka ajetin e sures el Bekare ndersa kryefamiljari sic duket nuk e ka parasysh ajetin e sures el Bekare.

       Nese kryefamiljari ne fjale bazohet tek ajeti 59 i sures El Ahzabe  te Kur’anit qe thote: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave te besimtareve le te vejne shamite (mbulojne) e veta  mbi trupin e tyre, pse kjo eshte me afer qe ato te njihen (se nuk jane rrugace) e te mos ofendohen…”  duhet te kete parasysh se, ky ajet Kur’anor ka zbritur ne kohen kur Omeri r.a. (paqja e Allahut qofte mbi te) i thote Profetit Muhmmed a.s. : “Tek shtepia jote vine njerez te ndryshem, sikur te urdheroje nenat e besimtareve qe te mbulohen.” (Buhari).
     Me pas Allahu zbriti ajetin 59 te sures el Ahzab. Pas ketij ajeti  Profeti Muhammed a.s.  mbuloi  grat e tij dhe me pas dhe te tjeret vepruan ashtu. Mbulesa ishte ne kete menyre: mbulimi i gjithe trupit pervec fytyres dhe duarve (nga kycet deri tek maja e gishterinjeve), rrobat te mos jene te tejdukshme.
      Ne mbulesen e grave myslimane ka vend vetem “hixhabi” dhe jo “Perca” a “ferexheja”. Edhe nese kryefamiljari ne fjale ka parasysh te krijoj nje familje islame, ate ai mund ta bej vetem me urtesi dhe qetesi dhe cdo here duke u bazuar tek Kur’ani dhe duke respektuar vendimet e te tjereve.
    Udhezimin e nje personi e ka ne dore vetem Allahu i Madheruar i cili udhezon anen shpirterore por edhe fizike. Kushdo qe ushtron dhune ndaj familjes por edhe jasht saj eshte jasht shembullit te fese islame dhe te profetit Muhammed  a.s.
    Kushdo qe ushtron dhune,  ka bere mekat (gjynah) dhe ky eshte nje gabim njerzor dhe jo i fese islame.
     Ne nje thenje Profeti Muhammed a.s. thote: “Tregoni meshire per ata qe jane ne toke qe edhe ato te qiellit te tregojne meshire per ju.” (Ebu Davud, Edeb,35)
      Madje hz.Muhammed a.s. ka keshilluar qe te jemi te meshirshem edhe ndaj kafsheve, por edhe ndaj jofrymorve duke thene: “Kur te shkoni ne lufte, mos luftoni me nje njeri te pa armatosur, mos prekni grate dhe femijet. Mos prekni te moshuarit dhe mos djegni peme.”
                                                                                                                           (Muslimi, Buhari)

     Dhuna ne fene islame eshte dicka e paimagjinueshme. Kushdo qe ben gjynah te till do te thote qe ska dije islame te mjaftueshme ose e ben me vetedije dhe ne kete rast ka rregullate te tjera.
     Ne ditet e sotme per shume arsye,  institucioni i familjes perballet me sfida te jashtezakonshme te cilat dobesojne fmiljen. Teologet dhe imamet mysliman duhet ti kushtojne nje vemendje me te madhe jetes familjare me qellimin e forcimit te saj.
      Cdo cift qe eshte i lidhur me kurore islame dhe jo vetem, jane te obliguar qe te zbatojne disa rregulla dhe se asnjeri nuk mund te bej gjera ne koke te vet. Cdo familje e krijuar eshte nje mrekulli per te cilen  te gjithe jemi te  obliguar ta ruajme, dhe ta edukojme ne formen me te mire te mudshme por jo me dhune dhe shthurje.

Shenim:  
Reagim public per mediat, ne lidhje me artikulin e top-channel.tv me teme: “Gruaja padit burrin ne gjykat.“publikuar me dt.30.03.2013. link: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=254298

Pergatiti:
Gezim Kopani
Date: 30.03.2013

Friday, March 22, 2013

Morali i larte i Profetit Muhammed a.s., pj.1


Disa nga virtytet e Profetit Muhammed a.s. 


-Morali i larte i profetit Muhammed (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te)

Muhammed a.s. eshte shembulli me i perkryer i njerezimit. Muhammed a.s. ne nje kohe te shkurter arriti te permosoj jeten e arabeve, per te kaluar me vone ne permisimin e jetes ne fise e kombe.

Ne saj te shembullit dhe moralit te lare Profeti Muhammed a.s. shume shpejt arriti te kete shume ndjekes dhe pasues pasi ai zoteronte moralin me te lart, me te paster.

Allahu xh.sh. thote:

"Ju e kishit shembullin me te larte ne te derguarin e Allahut..." (El-Ahzab: 21)

Gjithashtu Allahu xh.sh. thote:

"Pa dyshim, ti (o Muhammed) ke nje moral te larete." (el-Kalem: 04)

Kur eshte pyetur hz.Aishe mbi moralin e hz. Muhammedit a,s, ajo ka thene: "Morali i hz. Muhammed a..s ishte Kur'ani!"  (Ahmedi )

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mua me edukoi Allahu dhe edukaten ma beri te bukur."

Nese myslimani deshiron te kete nje pike referimi per permisiin e moralit te tij, ai le ti referohet Muhammed a.s. Po nese do shikojme edhe me tutje, atehere morali i lart i Muhammed a.s. eshte ngritur ne shkallen me te larte vetem duke u drejtuar nga Kur'ani.

- Ndershmeria e profetit Muhammed a.s.

Ai ishte shembulli me i bukur i ndershmerise. Per kete Muhammedit a.s. i vendosen emrin "Emin" dmth i besueshmi.
Tregohet se nje dite Muhammed a.s. kishte mbledhur fisin e tij ne malin "Safa". Nder te tjera ne predikimin e tij ai ua kishte bere kete pyetje: "Sikur t'u thosha se pas kesaj kodra po vjen nje ushtri armike, a do te me besonit?" Te pranishmit thane: "Po! Pasi ti o Muhammed kurre s'ke thene genjeshter."

Tregohet se nje rast nje person i quajtur Haris b. Amir kishte thene: "O Muhammed! Vallahi ti kurre s'na ke genjyer ne, por nese bejme si thua ti, e humbim poziten tone, prandaj nuk besojme."

Muhammed a.s. porosit keshtu : "Mos hiqni dore nga ndershmeria sepse ajo shkon me te miren. Te ndershmit dhe te miret e kane vendin ne xhennet. Largohuni prej genjeshtres sepse genjeshtra shkon me te keqen. Ata qe genjejne dhe ata qe bejne keq, e kane vendin ne xhehennem!"
                                                                                       

- Bujaria e Profetit Muhammed a.s.

Ai dallohej per bujarin e tij. Nese dikush i kerkonte dicka, ai asnjehere nuk e kthente duar bosh madje thoshte: "Une jam vetem nje shperndares sepse dhenesi eshte vetem Allahu xh.sh" (Muslim, Zekat)

Tregohet se nje dite nje shok (sahabat) kishte vendos ti dhuronte Profetit Muhammed a.s.nje pal rroba / stof te ri, per te cilen Profeti Muhammed a.s. kishte nevoje. Teksa po ia dhuronin nje sahab tjeter qe ndodhej pran tha:
"Sa rrobe e bukur!" Ka mjaftuar vetem kjo fjali qe Profeti Muhammed a.s. tia dhuronte atij.

Shume here Profeti Muhammed a.s. qendronte pa ngrene vetem qe te ndihmonte te varferit . Ne lidhje me kete Aishe r.a. thote: " Ka pas raste qe Muhammed te qendroj edhe tre dite pa ngrene pasi deshironte te ndihmonte te varferit."
                                                                                (Ibn Maxhe)
- Meshira e Profetit Muhammed a.s.

Ai ishte i mbushur me meshire. Ai shquhej per meshiren e tij. Meshira perfshinte cdo aspekt te jetes madje edhe gjallesat e tjera.

Profeti Muhammed a.s. ka thene
"Atyre qe tregojne meshire, edhe Allahu xh.sh u tregon meshire; tregoni ju meshire per ata qe jane ne toke , qe edhe ata te qiellit te tregojne meshire per ju!"
                                                                                     (Ebu Davud)

Gjithashtu hz. Muhammed a.s. thote: "S'ka meshire per ate qe s'ka meshire!" (Buhari)

"Nje here Profeti Muhammed a.s. kishte hyre ne bahçen e nje sahabi. Kur hyri ne bahçe shikoj nje deve. Deveja renkoi dhe nga syt nisin ti rridhnin lote. Nga dhembshuria qe pati hz.Muhammed a.s. iu afrua dhe ia fshiu lotet.  Deveja ishte e pangopur dhe barkun e kishte pete dhe i kishte dal kurrizi. Me pas Muhammedi therriti:
"Kush eshte pronari i kesaj deveje?"
Nje ensar u pergjigj: "Une jam, o i derguari i Allahut!"
Muhammedi a.s. tha: "A s'ke frike Allahun per te drejten e kesaj deveje qe te ka dhene? Kjo kafshe m'u ankua per ty se e mundon shume me pune dhe e le pa ngrene!" (Ahmed)

Pergatiti: 
Gezim Kopani

Hytbe e mbajtur me 22.03.2013


Ju mund te lexoni me shume mbi jeten e profetit Muhammed ketu: Jeta e Profetit Muhammed a.s.




Wednesday, March 20, 2013

Shirku, mekati te cilin Allahu nuk e fal

Shirku eshte mekati (gjynahu) te cilen Allahu xh.sh. nuk e fal. Shirk do te thote ti besh ortak Allahut xh.sh.

Fjala "Shirk" vjen nga arabishtja qe dmth "ti besh Allahut ortak, shok"  ose te adhurosh dike tjeter ne vend te Allahut xh.sh.
Disa njerez duke mos e pasur te qart se cfare do te thote "shirk" bejne shirk me dije ose pa dije duke adhuruar zotra te tjere ne vend te Allahut. Kohe me pare kjo gje ka ndodhur kur njerzit adhuronin: gure, diellin, henen, yjet etj ne vend te Allahut te Madheruar. Ky lloj shirku ka filluar para ardhjes se profetit Nuh  a.s. ku njerzit benin buste per ti adhuruar ne vend te Allahut te Madheruar.
Disa njerez ne Shqiperi sot bejne shirk te nje lloji tjeter sic eshte, ndihmen qe i kerkojne disa njerez nga "njerzit e mir", "vorret e mira" e te ngjashme me to.
Adhurimi ne Allahun ka qene unik dhe te gjithe njerzit adhuronin vetem Allahun xh.sh. Por ata qe nuk u binden urdherave te Allahut filluan ti bejne shok Allahut xh.sh duke krijuar percarje mes veti.

Allahu xh.sh thote ne Kur'an:

"Njerezit ishin nje popull (te fese se natyrshme islame) e (kur u percane) Allahu dergoi Pejgamberet pergezues dhe qortues dhe atyre Ai u zbriti edhe librin ne fakte te sakta per te gjykuar ne ate qe u kundershtuan ndermjet veti...." (El-Bekare: 213)

Ne lidhje me kete ajet Iben Abbasi i ka bere kete tesfir ajetit te mesiper ku thote: "Ne mes profetit Adem a.s. dhe  profetit Nuh a.s. ka pas kaluar rreth dhjete shekuj. Gjate kesaj kohe njerezit jetonin ne rregullat islame. Me vone ata filluan ti largohen rruges islame duke ju dhene idhujtarise. Mbi kete Allahu dergoi profeti n Nuh a.s. i cili ishte pergezues per ato qe adhuronin Allahun dhe qortues per ato qe benin idhujtari (shikr)."

Me te ardhur profeti Nuh a.s. filloj ti udhezonte njerzit ne adhurimin e Allahut, por njerzit qe kishin krijuar profilin e tyre si udheheqes nepermjet busteve thonin:
"...mos braktisni kurrsesi zotat tuaj, mos braktisni veddane, as suvaane, e as jeguthin, jeuken e nesren." (Nuh: 23)
                                                                                             
Ky popull filloi te adhuronin bustet e statujat duke e lidhur jeten ngusht me to, edhe pse i kishin krijuar vete.
Njerezit qe bejne tempuj, buste, ose qe ngrejne varre te mira me fotografi ata jane njerez te vdekur, te humbur. Mbi kete Muhammed a.s. thote:
"Ata njerez te vdekur u ngriten tempuj dhe perkujtimore dhe ne to vendosen imazhe te njerezve te mire.Ata jane krijesat me te keqija te Allahut xh.sh". (Buhari, Muslim)

Kushdo i drejtohet me adhurim tjeter kujt perpos Allahut, te tillet do jene ne humbje te sigurt. Nuk do hyjne ne Xhennet pasi Allahu xh.sh ua ka bere haram ate. E njejte eshte edhe per ato qe hz.Isane a.s. e adhurojne ne vend te Zotit te madheruar.

Allahu xh.sh thote:
"Bene kufr (mohuan te verteten) ata qe thane: "Allahu eshte ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vete Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhuronie Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qe i pershkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bere haram) atij xhennetin dhe vendi i tij eshte zjarri. Per mizoret nuk ka ndihmes." (El-Maide: 72)
                                                                                                         
Qe adhurimet, agjerimet, sadakat e veprat e mira te jene te pranuar tek Allahu xh.sh fillimisht duhet qe zemra e cdo myslimani te jete e paster nga shirku.

Allahu xh.sh thote:
"Eshte e vertet se Allahu nuk fale (mekatin) t'i behet Atij shok, e pos ketij (mekati), te tjerat i fale atij qe deshiron. Ai qe i pershkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bere nje largim te madh (prej se vertetes)." (En-Nisa:116)

Llukmani a.s. e keshillon te birin duke i thene: "O djali im! Mos i pershkruaj Allahut shok, sepse idhujtari eshte padrejtesi me e madhe. (Llukman: 13)

Profeti Muhammed a..s thote:
"A doni t'ju tregoj per mekatin me te madh?Te pranishmit thane: Po!Hz.Muhammed a.s. tha: Ti pershkruash Allahut shok." (Buhari dhe Muslim)

Gjithashtu ne nje hadith tjeter hz.Muhammed a.s. thote: "Largohuni prej shtate gjerash shkaterruese, ku nder to permendi shirkun." ( Buhari dhe Muslimi)

Muhammedi a.s. ua ka bere te qarte familjes dhe ndjekesve te tij qe te mos veprohet me te sic eshte vepruar me hz.Isain a.s. duke thene:
"Mos me ngrini mua ashtu sic vepruan te krishteret me hz.Isane a.s. une jam njeri, pra thoni se jam njeri dhe i derguari i Allahut xh.sh." (Buhari)

Myslimani kudo qe ndodhet ne cfardo rasti i lutet vetem Allahut xh.sh. Kjo eshte ajo qe myslimani duhet ta kete parasysh cdo here. Te mos i lej vend shirkut per asnje kohe ne zemren e tij, pasi kjo do ishte nje humbje e madhe.

Allahu xh.sh thote: 
"E kush adhuron me Allahun edhe ndonje zot tjeter, per te cilin nuk ka kurrfare fakti, pergjegjesia e tij eshte para Zotit te vet, e mohuesit nuk do te shpetojne." ( El-Mu'minune: 117)

Jo te pakta jane rastet ku disa njerez ne Shqiperi ne momente pasigurie ose ne raste fatkeqsishe fillojne te kerkojne ndihme nga vorret e mira, njerezit e mir ose vendet e mira duke harruar Allahun xh.sh i cili eshte krijuesi i cdo gjeje.

Muhammedi a.s. thote:
"Kerkoni sherim Allahut xh.sh sepse Ai qe ka krijuar semundjen a krijuar edhe sherimin."
                                                                                              (Buhari, Ahmedi)
Bazuar ne kete njeriut i eshte dhene siguri njerezve duke ua thene se: cdo semundje, apo cdo nevoje Allahu xh.sh eshte Ai qe i ka krijuar dhe vetem ai mund ti sherojne dhe ti ndihmoje njerzit qe kan halle dhe nevoje te tilla, por kjo ndihme nuk vjen nese nuk i largohemi shirkut pasi shirku eshte penges per tju afruar Allahu xh.sh.

Nga Enesi dhe Iben Mesudi tregohet se Muhammedi a.s. thote:  "Allahu xh.sh nuk ka zbritur asnje semundje para se t'i zbriste edhe sherimin, ilaci e saj. "

Per te mbyllur kete hytbe le te bejme te qarte se: "Kushdo qe largohet nga shirku, veprat e ndaluara Allahu xh.sh do i dhurojne rahmetin e Tij. Njeriu qe largohet nga shirku dhe veprat e ndaluara Allahu xh.sh do e mbeshtes ate duke ia ndricuar zemren e tij, rrugen dhe familjen e tij. Allahu xh.sh e ka bere te qarte kete ne Kur'an ku thote:

"Po nese i pyet ata se kush i krijoi qiejt e token, sigurisht ata do te thone: "Allahu!" Ti thuaju: "Me tregoni pra, per ata qe i adhuroni, pos Allahut, nese Allahu me godet mua me ndonje te keqe, a munden ta largojne ata ate te keqe, ose,  nese Allahu deshiron ndonje te mire ndaj meje, a munden ta pengojne ata te mire e Tij? Thuaju: "Mua me mjafton Allahu. Vetem Atij i mbeshteten te mbeshteturit." (Ez-Zumer: 38)

Pergatiti:
Gezim Kopani
                                                                           

Friday, March 15, 2013

Urdheri "Naim Frasheri" klasi I per Imam Sadik Prishtina


Imam Sadik Prishtina ka sherbyer ne Myftinine e rrethit te Pukes duke sherbyer si imam ne xhamin e fshatit Kabash.

Pergatiti:
Gezim Kopani
Mundesuar nga  Nexhmije Luma mbesa e imam Sadik Prishtina.



Per te mesuar me shume per Imam Sadik Prishtina Luma kliko ketu: https://gezim-kopani.blogspot.al/2013/09/sadik-prishtina-hoxha-ne-kujtesen-e_17.html

Monday, March 11, 2013

Puka,qyteti që vuante mungesen e xhamisë.


      Qyteti që vuante mungesen e xhamisë
               
         Interviste me Imam Mr.sc z.Adem Ademi             

I nderuar imam Ademi, përpara se të flasim mbi sherbimin tuaj në rrethin e Pukës na tregoni diçka mbi jeten e familjes suaj.
Në Kryeqytetin e KosovësPrishtinë, përbal sheshit “Bill Klinton” në soliterin 17 katësh në katin e 6-të,hyrja e katërt, në lagjen e mirënjohur Lakrishtë, banon hoxha Mr.sc Adem Ademi me familjen e tijë të ngushtë gjashtë anëtarëshe. Hoxhe Ademi rrjedh nga një familje me tradit të gjatë të besimit islam si në vijen vertikale po ashtu edhe në atë horizontale, po ashtu vazhdon traditen familjare të arsimimit në drejtimit islam brez pas brezi dhe kontributin e gjithanshënë zhvillimin dhe shtrirjen e besimit islam. Babai i Ademit, haxhi Fazliu po ashtu kishte qenë nxënës i Medrses së Gjakovës dhe kishte ndjek disa kurse të mësim besimit në moshën rinore të asaj kohe. Prindi i hoxhe Ademit, Haxhi Fazliu kishte pasion  të madh leximin e Kur’anit për çdo ditë në mëngjes e mbramje e kur kishte koh edhe pas ҫdo namazi. Rrast i rrallë është të dal baba në rruge ose në punë e të mos i lexojë sëpaku katër faqe Kur’an, thot Ademi . Ligjërimin e temave islame, sqarimin e problemeve e bënte pa prites. Po ashtu posedonte një zë shumë të bukur dhe të lartë. Një rast në vendin e punës  në Beogradë në kohen e namazit, Fazliu kishte thirrur Ezanin zëshëm në prani të punëtorëve Shqiptar, Boshnjak,  Serb e të tjerë , një serb kishte menduar se po këndon ndonjë këng, kishte thanë: “Për ҫdo lavdat, sa mir po këndojka dhe paska zë të bukur Fazliu.” Fazliu kishte krijuar një biblotek personale solide në gjuhën shqipe, serbokroate, turke dhe arabe. Babi i Fazliut, Miftari pasi e kishte pyetur Fazliun se  a do kieshe dëshir të shkosh në Mejtep (shkoll fetare)!? Fazliu i’u kishte përgjigjur: “vetëm a më dërgon ti babë, se unë menjëher shkoi në mejtep.” Miftari si pasoj e gezimit qe mori nga pergjigjia e te birit, nxjerr portofolin dhe i thot: “merr sa të duash nga të hollat.” Miftari kishte pasuri të mjaftueshme për atë kohë. Gjithnjë hoxhollarët e rrethit të Podujevës ishin mbledhur për tubime e për qef në oden e Miftarit. Oda e tij kishte qenë gjithnjë vend tubim për musafir e miq. Miftari njihej në rrethin e Podujevës si; bujku dhe pasaniku i kohës dhe sot trasmetohet nga goja e gjeneratave të vjetra per përkushtimin e madhë te Miftarit si puntor i cili punonte me nder e mundin e djersës.
Haxhi Fazliu kishte arrit ti shkolloi të katër djemtë e tij në të gjitha nivelet arsimore dhë në profile të ndryshme universitare. Fazliu nga katër djem që kishte si Ibushin, Miftarin, Ademin dhe Sabriun, ai i kishte vene qellim vetes që për njërin nga katër djemtë e tij të investoi dhe  ta pregatis argat të dinit islam, duke u mbështetur në hadithin e Pejngamerit a.s që thotë: “Kur të vdes njeriu, i ndërpriten veprat e tij përveç tre vepra: Sadakaja e vazhdueshme, dituria me të cilën shërbehen njerzit dhe fëmija i mire i cili ban dua për të”.
Këtë fat të mir dhe plotësimin e dëshirës së madhe prindërore i  kishte ra djalit të tretë Ademit i cili kishte treguar shenja të një besimtari duke praktikuar detyrat islame qysh nga vegjëlia dhe përkushtimi për të shtuar njohurit fetare. Edhe pse në një koh të vështir të sistemit sllavokomunist në Jugosllavi, Ademi kishte shkuar në kursin e besimit islam tek hoxha i  fshatit që vijonin herë pas herë grupe të fëmijëve të fshatit Bradashë.  Pyetjes se kur keni hedh hapat e pare te mesimit Islam Ademi thotë: “Hapat e parë mesimin e besimit i kam marrë tek Hoxha i fshatit i cili kur kishim pushimet verore na mësonte njëkoh të caktuar nga libri i Ilmihalit i cili atëher ishte i vetmi libër që qarkullonte në gjuhën shqipe. Ishim një grup të rinjësh që vijonim kursin por nuk më kujtohet se ka pas ndonjë vajzë të fashatit në kursë. Por më duhet të pranoi edhe realitetin e asaj kohe se prindi im ka bër qmos që të na mësoi gjërat elementare të besimit islam. Sidomos gjatë pushimeve dimrore na i shkruante  në fletore mësimet që duhej mësuar. Nuk mungonin as shpërblimet nga babai jonë kur vinte nga puna e tij në Beograd, për mësimet fetare që i mësonim”.
 Ademi si nxënës i shkollës fillore në gjeneratën e tij kishte qenë nxënësi më i mire në klasë me të gjitha notat pesë. Po ashtu Ademi është në listën e nxënësave shembullor të shumë gjeneratave që kanë dale nga kjo shkolla fillore e fshatit Bradashë. Suksesi i shkëlqyeshëm figuron edhe tek librezat e tre vllazërve dhe tek dy motrat e Ademit.
Adem Ademi si nxënës i shkelqyeshëm në shkollën fillore kishte marr pjesë në garat e ndryshme komunale “mësim, mësim dhe vëtëm mësim” duke përfaqësuar shkollën e tij. Po ashtu ka qenë aktivistë në të gjitha grupet e shkollës që kanë marrë pjesë në aktivitetet e lira  arsimore, kulturore dhe sportive.

Cila ka qene jeta juaj si nxënes i klasës së tetë?

Si nxanës i klasës së tetë të shkollës fillore kam marrë pjesë në garat komunale të historianëve dhe garat nga ndihma e parë. Atëhere nuk na jan komunikuar rezultatet nga garat, më vonë kemi marr informacion se dhuratat dhe vendet e para i kanë marrë fëmijët e zyrtarëve politik kurse më vonë ata nxanës  fitues janë graduarr në pozicione kyqe të Lidhjes së Rinis Socialiste të Komunës së Podujevës. Kurse qysh nga klasa e shtatë kamë marrë pjesë në grupin e recitatorëve, grupin e dramave dhe skeqet e realizuar në programet e manifestimeve të shkollës”.

Me sa dim, pasi keni perfunduar shkollen tetëvjeçare kemi vazhduar studimet ne Medresenë e Prishtinës, cfarë mund të na tregosh mbi jeten tuaj ne Medresene “Alauddin”?

Pas përfundimit të shkollës fillore z.Ademi plotëson kërkesën dhe  dëshiren e prindit të vet që të vijoj mësimet në shkollën e mesme Medresenë “Alauddinë” të Prishtinës, dhe të vazhdoi traditen e arsimiit fetarë në një konkurencë të fort të asaj gjenerate ku kusht kryesor ishte suksesi i shkelqyeshëm dhe ishte hapur vetëm një paralele me 25 nxanës. Atëherë në Medresen e mesme “Alauddin” të Prishtinës vijonin mësimet nxanësit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sangjaku. Medresja e Prishtinës atë kohë ishte e vetmja shkoll fetare  në gjuhën shqipe. Pas përfundimit të shkollës fillore, babai më kërkoi dëftesat e notave, pasi i vështroi të gjitha notate me pesa e më tha :,,Po dashe me pas përspektiv,nder e rrespekt  në kët bot dhe botën tjetër unë te propozoj që të studiosh në shkollën e mesme të MedresesPrishtinës, do të kesh përkrahjen time maksimale për te ndjekur studimet e larta  edhe në ndonjë fakultet të Arabisë. Ishe ofert dhe rast që nuk e kisha planifikue realisht dhe nuk mund ta refuzoja, por isha fatlum, prindi si prind gjithnjë mendon dhe planifikon në dobi të evladit. Sot një rastë të till u’a kam dhanë dy fëmijëve të mi të cilët vazhdojnë shkolimin e mesëm në Medresen “Alauddin”, gjithnjë duke u bazuar në hadithin e Profeti a.s që thotë: “Edukoni fëmijët tuaj me këto tri cilësi: Ta duan Pejngamerin, të duan familjen e tij dhe ta mësojnë Kur’anin.” Pa dyshim edhe vazhdimin e dëshirës dhe traditën e  babait Fazli dhe  gjyshit Miftar, zoti i mshiroftë.
Ademi kishte pasur fatin gjatë kohës së shkollimit në Medrese të mësonte tek profesorët e kohës siq ishin: Mulla Sherif Ahmeti figure  e shquar në trojet Shqiptare si imam, ligjërues dhe përkthyes i Kur’anit, M. Sadri Presreshi, imam, myderiz dhe ish pjestar i forces politike ushtarake të Nacional Demokrates Shqiptare1945 ,M. Bajrush Ahmeti, Tefik Gashi, Qazim Qazimi që kishin studijuar në Irak dhe  profesorët të tjerë shkencor që ligjëroni në atë kohë.
Pas përfundimit të Medresës më 1985, detyrimisht shkon në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, gjatë vitit akademik 1986 – 1987 regjistronë fakultetin filologjik degën e Orientalistikës. Zotri Ademi në vitin 1990, kishte krye të gjitha vitet dhe provimet  dhe kishte qenë nxenes me bursë të regullt nga komuna e Podujevës.

Pasi perfunduat Medresenë a vazhduat studimet?

Çregullimet politike të viteve 90, kur pushtuesi Serb kishte marr me dhunë të gjitha institucionet e Kosovës, paknaqësit e popullit të Kosovës ishin të mëdha dhe ato artikuloheshin më së shumti nga masa studentore, për ҫdo ditë në qytetet e ndryshme të Kosovës  në veçanti në qytetin Universitar të Kosovë në Prishtinë.  Me 21 janar 1990 nga demostratat studentore të Prishtines burgosen nga policia Ademi dhe një numër i madh i studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve.
Pas ukupimit të institucioneve politike dhe shoqërore të Kosovës nga pushtuesi Serb. Serbia mbylli konviktet studentore dhe filloi ti degradoi të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore të Kosovës.
Rrahjet, burgosjet, papunësia ishin bërë barrë e rëndë për popullin Shqiptarë e në veçanti për rininë Kosovare.

Si ndodhi qe ju z.Adem erdhet per sherbim fetarë ne Shqiperi?

Shumica e të rinjëve Kosovar filluan të largoheshin nga Kosova për në vendet e ndryshme perendimore si në Gjermani, Zvicër, Francë, Suedi, Danimarkë  e vende të tjera.
Gjatë viteve 90-të kishte filluar edhe demokracia në shtetin Shqiptar të izoluar shumë vite nga sistemi komunist, ku kishte pësuar degradim të madh edhe komuniteti fetar nga regjimi e në veçanti besimtarët muslimanë. Në faktë Shqipëria gjatë periudhës moniste  kishte qenë një moll e ndaluar për Shqiptarët Kosovar dhe Kosova për qytetetrët e shqiptarë.
Në revisten  informative kulturore fetare “Dituria Islame”  të Bashkësisë Islame të Kosovës ishte botuar një konkurs për një numër imamësh nga trevat Shqiptare të ish jugosllavis për të ndihmuar në hapjen dhe zhvillimin e besimit islam në shqipëri. Atë koh z.Ademi ishte i punësuar në Bashkësin Islame të Podujevës.
Pa një pa dy, z.Ademi kishte vendosur për të lën vendin e punës në Podujevë dhe të niset për në Shqipëri për të dhanë kontributin e tij arsimor fetar  nga  përvoja që kishte. Atë e kishte frymzuar fjala  e All llahut që thotë: “Ndihmojeni njeri-tjetërin në mirësi dhe devotshmëri ...”
 Në dhjetor të vitit 1992 në kryeqytetin e Shqipërisë,Tiranë në cilsin e përforcimeve të kuadrove arsimore dhe fetare  përpos z.Ademit, kishin mbërritur edhe një numër studentësh nga universitetet e  tokave arabe e në veçanti studentët nga Medinja.
Në Tiaranë ishin Ramiz Zekaj, Muhamet Jusufi, Sulejman Qerkezi, në qyetein e Kavajës Muhamet Hoxha, në Vlorë Iljas Sekiraqa e Zeqir Humolli, në Gjirokastër Zejnullahi nga Tetova,në Shkodër Mujedin Ahmeti,në Pogradec Ajni Sinani e shumë imam të tjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

 Z.Adem! Si ndodhi qe ju të shkonit në rrethin e Pukës për të shërbyer si imam?

Kjo ndodhi si pasoj e një vendimi të kryetarit të ndjer të Komunitetit Musliman Shqiptar ,H . Sabri Koҫi ku vendosa imam në rrethin e Pukës në bashkëpunim me organizatën islamike nga Xhida dhe “IIRO” .
Qyeti i Pukës edhe pse kishte një klim të egër dhe një ndër rrethet me klim të ftohtë dhe të gjatë tër vitit kalendarik, nuk ishte penges për tu vendosur dhe zhvilluar misioni e tij fetar. Por Puka  kishte edhe disa karakteristika të tjera. Siç njihet në traditen shekullore tek shqiptarët, malësor mikëpritës , buk dhanës dhe rrespektues që i kishin krijuar Ademit ambient të ngrohtë për të vazhduar karrieren e tij edukative fetare. Në fakt z.Ademi ika pas të gjitha kushtet materiale dhe rrethanore që të largohet nga Shqipëria në vendet perindimore, si shumë të rinjë Kosovar të cilët kalonin transit nga Shqipëria për në vendet tjera evropiane. Në vendet evropiane  kishin të ardhura dhe benefice  të shumfishta për kosovarët nga ajo pag që merrte z.Ademi  në Shqipëri.Ai i ishte përcaktuar për misionin e vet të shejtë fetar dhe atëdhetar. Z.Ademi thotë: “Më duhet të pranoj duam apo nuk duam jeta ekonomike dhe politike në Shqipëri ishte në një tranzicion që nuk i shihej fundi, varfëria, papunësia, secili shqiptar  e shqiptare e Shqiprisë dëshironin dhe pretendonin të largoheshin nga Shqipëria . Ishte një gjendje shumë shumë më e keqe se në Kosovë e të mos flasim për standardet e shteteve evropiane. Të rinjët Kosovarë në shtete perendimore merrnin vetëm si azil kërkues mbi 1000 mij mark sigurim social mesatarisht, e pastja edhe banimi. Ne, një grup imamësh nga Kosova e Maqedonia qëndruam dhe vepruam denjësish dhe maksiamlisht në çështjen e zhvillimit dhe shtrirjes së arsimit dhe besimit islam. Sot Shqipëria ka kuadro teologësh të profesionalizuar në shumë shtete dhe universitete të botës muslimane.Të gjithë janë produkt i ndihmesës logjistike dhe material të imamëve nga treva Shqiptare dhe shoqatave islame.”
Ardhja e hoxhë  Ademit në Pukë në cilësin e imamit, i dërguar nga Kominiteti Musliman i Shqipëris ishte mirëprit nga shumë besimtar muslimanë.

Si e kujtoni Puken e atyre viteve?

 Puka ishte një qytet me 25 mijë banorë të besimit musliman dhe katolik,  nuk kishte pasur as edhe një metër hapësir për të zbatuar ritet fetare islame, pra nuk kishte Xhami.
Duke parë situatën dhe gjendjen e rëndë dhe nevojën për të zhvilluar aktivitete fetare, unë sëbashku me besimtar mysliman dhe intelektual të qytetit te Pukës ishim mobilizuar për të kontaktuar me zyrtarët e institucioneve lokale të qytetit per gjetjen e hapsirë së nevojshme për aktivitete fetare. Rinia pukjane nga kurreshtja për të filluar dhe shijuar mësim besimit islam pritnin fillimin e aktivitetit fetar si zogjt e vegjël për ushqim.
Mungesa e xhamis në qyetin e Pukës, nevojen e një hapsire për te kryer ibadet në një vend  publik e bënte edhe më të domosdoshme fillimi i muajit Ramazani të vitit 1993.

Pas konsultimeve dhe kërkesave nga besimtarët musliman, ishte liruar për aktivitet fetare salla e mbledhjeve në ndërtesën e Këshillit Bashkiak, pastaj shtëpia e pritjes , po ashtu shpesh here jemi fal në oborrin e shtëpis së pritjes në munges të xhamise. Namazin e Bajramit të parë e kemi fal nën qiellin e hapur tek shtëpia e pritjes dhe  namazin të bajramave të tjerë i kemi fal në sallën e pallatit të cultures Pukë.

Si u prit në atë kohë fillimi i muajit Ramazan nga Pukjanët?

Fillimin e muajit ramazan të vitit 1993 e ka përshkruar një atmosfer e bukur e besimtarëve Pukjan e të gjitha kategorive, moshave e gjinive. Sa më kujtohet edhe lokalet kanë pas shumë pak punë gjatë muajit Ramazan. Flitej për një ramje pre 80 % e punës së lokaleve dhe restorenteve. Por gëzonte edhe më shumë fakti pasi një numëri i madhë qytetarëve të dy gjinive që agjëronin ishin veçanarisht të rinjët pukjanë. Në namazin e teravive vinini kuadro profesionale dhe  qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Binin në sy më së shumti numri të rinjë. Shumë prej tyre kishin vullnet dhe dëshir shumë të madhe të banin ibadet por pak ishin ata individ që dinin të falnin cilin do namaz, duke përjashtuar disa burra të vjetër, që nuk kishin harruar të falnin namazin. Atmosfer e shkelqyeshme ka qenë falja e namazit të bajramit në vitin 1993 ku morën pjes një numër i madh qyetrësh pukjanë. Zyrtarët e lartë politik lokal musliman nuk vinin në ceromonit fetare , por ata katolik prezentoni me anëtarët e famljeve të tyre në ceromonit fetare krishtere.

Shërbyesit e Kishës Katolike për besimtarët katolik ishin vendosur për një koh tek ndërtesa siç quhej “shtëpia e pritje së Enver Hoxhës” e cila më vonë është shfrytëzuar edhe nga besimtarët musliman, ndersa Evangjelistët ishin vendosur në shtëpi private. Udhëheqësi i kishës Katolike ishte nga Amerika kurse ai Evangjelist nga Suedia që vepronin në qytetetin e Pukës.
Hoxhë Ademi ka qëndruar dhe ka zhvilluar aktivitet fetare në Pukë nga 22 dhjetori i viti 1992 deri nështator të viti 1994. Gjatë kësaj periudhe të aktivitetit fetar të hoxhë Ademi në qytetin e Pukës ka realizuar me sukse shumë projekte  mësimore islame me të rinjët e shkollës fillore dhe të mesme të qytetit, por vinin edhe nga fshatrat e rrethit. Ka arrit të siguroj fonde për iftare për myslimanët pukjanë si edhe ndihma të ndryshme si vesh mbatheje për fëmijë dhe prerjen e kurbanëve të dhuruara nga shoqatat e ndryshme arabe  si IIRO, Islamik Relief dhe ajo turke IHH.

Rezultat i pashlyeshëm përpos mësim islam ka qenë edhe aktiviteti i korit  të fëmijëve që realizonin programet me recitime të pjesëve të Kur’an, ilahi dhe kaside në gjuhën shqipe, arabe e turke në rastet festive pranë xhematit dhe qytetarëve Pukjanë.
Hoxhë Ademi së bashku me xhematin ka inicuar koktej dhe pritje për përfasuesit e institucioneve shtetërore lokale dhe atyre fetare me rastin e festave vjetore të besimit islam të dy bajrameve, pastaj edhe Kisha katolike e ka bërë një gjë të tillë.
Më të arritur hoxhë Adem AdemiPukë fillimisht ishte akomoduar tek familja e Haki Ademit i cili kishte lanë adresen e tij tek Komuniteti Mysliman i ShqipërisëTiranë për orientimin e cilit dy persona fetar do të vinin ne Pukë për të shërbyer imam. Z.Hakiu si pensionist dhe qytetar i Pukës ishte angazhuar maksimalisht në zhvillimin e aktivitetit fetar mysliman po ashtu i kishte dhan përkrahje të parezerv hoxhë Ademit në aktivitetin e tij gjat qëndrimit në Pukë. 

Një gjest të rrall e kishte bërë edhe   z.Zenel Hyseni i cili kishte liruar për imamin nga Kosova një dhomë të veçantë për banim, ndersa më vonë kishte liruar ambiente në shtëpin e tij për faljen e namazit të xhumas nga xhemati i qytetit të Pukës. Ademit I kishte krijuar akomodim dhe atëmosfer vllazëore nga familja e Zenel Hyseni. Zotri Zeneli njihej në Pukë si iniciator, themelues dhe promotor I fillimit të demokracisë në rrethin e Pukës dhe themelues i partis demokratike në rrethin e Pukës. Z.Zeneli ishte edhe shtyll e fuqishme e Komunitetit myliman Pukjan, njiherit jepte përkrahje maksimale në zhvillimin dhe kultivimin e besimit islamit në periudhën post komuniste të demoracisë.

Anëtarët e Myftinise se rrethit Pukë si profesor Xhemajl Meçi, rahmetlia Xhemajl Voci, Sulejmani Gania, pastaj vëllau i Hakiut Beg Ademi po ashtu inetelektualët si Jaho Brahaj, Fatmir Hoxha  e qytetarët si Ymer Pema, Halil Hyseni e shumë e shumë qytetar të tjerë Pukjan e përkrahnin e shoqëronin, e thirrnin në ndeja , kafe, dreka e darka, iftare e dasma e gëzime të ndryshme.
Pos faljes së namazeve me xhemat, ligjëratave islame, shpërndarja e literaturës fetare islame, krijimit të grupit të ilahive ishin nder aktivitet qe zhvillonte imam Adem Ademi me të rinjët Pukjan, të cilët në fillim ishin afër 80 nxënës të shkollës fillore dhe një grup i vogël nga shkollae mesme e qytetit. Dalloheshin disa nxënes te cilët vijimin  rregullisht në mësime ku përmend: Qelo Hyseni (Zoti e pastë mëshiruar), Afërdita Hyseni, Ajet Tërbuni, Behar Hyseni, Vlladimiri, Ilir Cina, Bashkim Cina, Perparim Mehaj, Eduard Struga,  dhe Pranvera. Zë karakteristik dhe te bukur kishte Elvisi Rexhepi i cili printe në grupin e ilahive.
Është e rëndësishme se një numër i këtyre cunave dhe vajzave Pukjanë, edhe përkundër punëve dhe profesionev të tyre që kanë sot ata vazhdojnë ta kultivojnë dhe praktikojnë besimin islam kudo që jetojnë dhe punojnë sidomos në shtrirjen e islamit tek gjeneratat dhe moshatarët e tyre. Disa prej nxënësave të kësaj gjenerate mbajn lidhje dhe komunikojn herë pas herë me z.Adem.
Imam Ademi sot jeton dhe vepron në kryeqytetin e KosovësPrishtinë me familje që nga perfundimi i luftës 1988-1999, ndersa si nxënës i shkollës së mesme dhe  student ka jetuar 8 vite në Prishtinë. Ka magjistruar në drejtimin e administratës publike me 12 mars 2012 pranë komisionit arsimor shkencor: Akademik Prof.dr Esat Stavilecit, dr Islam Krasniqit dhe Dr.Agim Zogaj.
Ka hulumtuar temën nga zhvillimet politike dhe ngjarjet bashkëhore ku permend: “Jehona e demonstratave të vititi 1981 në Kosovë sipsa shtypit Serb 1981-1983”. Ka eksploruar mbi 7000 mijë ekzemplar të shtatë gazetave ditore dhe tri revistave javore serbe të periudhës në fjalë. Tema e hulumtuar, e mbrojtur dhe cila pritet të shoh driten e saj , është temë dhe periudh e rrall dhe e pa eksploruar dhe e pa trajtuar deri më tani në gjuhën shqipe.
Merret me profesionin e tij të shejt të thirrjes islame, me humanizëm. Është karakteristik se Mr.sc Adem Ademi deri në vitin 2007, nuk ësht marr më parë asnjëher me ndonjë subjekt politik por ai ka qenë i angazhua si shumë të rinjë Kosovarë në çështjen e lëvizjes kombëtare. Ai sot menagjon shoqatën “Gjysmëhënën e kuqe të Kosovës” .
Në banesën e tij posedon një biblotekë të pasur me një numër të madh librash nga fusha e islamit dhe shkencat që ka studijuar. Nga fusha islame ka nga botimet e ndryshme të Kur’anit, nga fusha e hadithit ,fikut, tefsirit e akaidit e historis islame etj. Në blotekën e tij gjenden një numër i konsideruar literature nga historia e popollit Shqiptar. Bibloteka e tij është e pasur, nga se ajo është perbere nga shumë gjuhë botërore si ajo Arabe, Angleze, Turke dhe Boshnjake.
Për fatë të keq z.Ademi nuk trashëgon literaturë nga bibloteka e të atit të tij haxhi Fazliut, nga se i janë djegur të gjitha librat gjatë luftës së fundi së bashku me shtëpinë, me përjashtim të Kur’anit në gjuhën Boshnjake të cilën e kishte fshehur tek një mik i tij në Prishtinë.
Familja e z.Ademit kur është kthyer në shtëpi pas luftës e kanë gjetur të djegur shtëpinë dhe të gjiitha të mira e tjerat që kan poseduar si shumë familje Kosovare, oborri i shtëpisë ka qenë në gjendje të shkretë. Të vetmen gjë të paprekur e kanë gjet plehun e kafshëve ku edhe kishte fshehur fotot familjare njëri nga vëllazërit e Ademit. Sot ai i ruan ato fotografi me shumë kujdes.
Gjeneratat e vjetra të Pukës dhe gjthë Shqipëris kanë pas një sfid që nuk dëshiron askush të kthehet, regjimin komunist Enverian i cili i ka  bërë presion ligjor, politk e juridik ndaj besimtarëve që ti zhvesh nga besimi me qëllim të kultivimit të Kulturës sllavo komuniste dhe besimit ateist. Ky projekt famëkeq shtetëror nuk ka pas sukses të plot tek besimtarët Shqiptar mysliman e as tek besimtarët mysliman Pukjan. Shembujt janë të shumtë që tregojn për qendrimin stoik të besimtarëve mysliman te Pukës gjatë periudhës moniste.

Cili është mesazhi juaj drejtuar myslimanëve të Pukës?

Tani kemi një koh në rrethana dhe zhvillime globale të përgjithshme me sfida dhe sakrifica të shumta. Besimtarët mysliman duhet të jenë koshient dhe të vetëdijshë për përgjegjësin dhe obligimet ndaj të madhit Allah. Ngritja  e vlerave fetare dhe shtrirja e saj  në gjirin familjar dhe me gjër në shoqëri ka vlera të shumta, bereqet dhe shpërblim pa dyshim tek Krijuesi.
Është vështir që në disa rreshta apo edhe faqe të shkruhen të gjitha ngjarjet dhe emrat e individëve dhe familjarëve Pukjan apo të qytetarëve të Shqipërisë që i kam njohur. Kemi qenë bashkë ne dreka ,darka, dasma e festa fetare, gjatë periudhës që  kam shërbyer si imam, ku gjej rasti t’i falenderoj një nga një . Allahu është mbikëqyrës dhe nuk humbë askënd.Tek Ai nuk mungon as një punë e realizuar nga ne, e shpërblimi i Tij është i madh dhe i pallogaritshëm. Allahu xh.sh thote:
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (suretul Zelzele-99, ajeti 7,8).
Allahu xh.sh na bëftë prej atyre qe ju takon shpërblimi i Tij!

Përgatiti:
Gezim Kopani
Intervistë me imam Adem Ademi (Imam në rrethin e Pukës nga viti 1992-1994)
Prishtinë, janar 2013


Shebim: "Ky material publikohet per here te pare."

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com