Wednesday, November 27, 2013

Shaban Rexha, mesuesi shembullor i Mejtepeve te Pukes

                                                                                     Bismilahir Rahmanir Rahim

Ne emerin e Allahut, Meshiruesit Meshireberesit

Fort te nderuar antare te familjes se imam Shaban Rexhe Ahmetit!
Fort i nderuar autor i librit “Shaban Rexha, Njeriu i Puneve te mira Idriz Ahmeti!
Te nderuar te pranishem!

Eshte nder dhe kenaqesi per mu ate ndodhem sot ne kete aktivitet kaq te rendesishem jo vetem per familjen e imam Shaban Hoxhes, por edhe per Myftinine e rrethit te Pukes.

Fshati Lajthize, eshte nje fshat me tradita islame. Kjo e ndikuar edhe per shkak te afersise qe ky fshat ka me qytetin e Pukes dhe ne veçanti me xhamin e Koderhanit Puke. Ne kete fshat kaq te vogel lindi imami i njohur Shaban Hoxha. Qe i vogel kishte vene ne dukje aftesite e tij te nje teologu mysliman dhe jo vetem. Kjo deshire u be edhe me e madhe kur ne moshen 8 vjeçare sebashku me babain e tij merrnin pjese ne faljen e Teravive, Bajrameve ne Xhamin e Koderhanit Puke. Aty mesoi mbi Mejtepin e Pukes dhe mesimet qe jepeshin ne kete mejtep. Nuk kalon shume kohe dhe imam Shaban Hoxha regjistrohet ne Mejtepin e Kabashit per te perfunduar me sukses kete shkolle islame.

Shaban Rexha me aftesit e tij u be i njohur jo vetem ne fshatin Kabash, por ne gjithe rrethin e Pukes. Fillimisht ai filloj te bente detyren e myezinit ne xhamine e fshatit Kabash, dhe per te vazhduar si imam i namazeve te Xhumave ne kete xhami. Gjate kohes qe ishte nxenes i Mejtepit u gjet prane Imam Sadik Prishtina. Ishte pikerisht imam Sadik Prishtina qe e formoj si teolog islam imam Shaban Rexhen si dhe imam Sahit Hoxha.

Gjate kohes qe ishte nxenes imam Shaban Rexha sebashku edhe me Sahit Hoxhen kan marr pjese ne disa aktivitete islame siç ishin: Nentet e medha, Mevlude, Teravih dhe Bajrame.

Gjate kohes kur Shaban Rexha ishte vetem 15 vjeç arrinte te kryente me sukses detyren e myezinit, e me vone detyren e imamit. Ai ishte i perfshire edhe ne korin e ilahive te Mejtepit te Kabashit dhe te Pukes. Kori i ilahive ishte i njohur sidomos ne rastet e Mevludeve dhe gjate muajit Ramazan dhe festave te Bajramit, ku hoxhe Sadik Prishtina i shoqeruar nga Shaban Rexha dhe Sait Hoxha dhe nxenes te tjere, shkonin neper shtepiat myslimane dhe kendonin mevlude, Kur’an, salavate dhe Ilahi. Shaban Hoxha njihet edhe si personi qe ndihmonte pukjanet te arsimoheshin me arsimin islam dhe gjuhe shqipe. Nuk kan qene te pakta rastet ku pukjanet shkonin tek Shaban Hoxha per te perpliuar shkresa dhe telegrame. Per imam Shaban Hoxhen thonin:

"Mendia e tij me ndriçim,
dora e tij me bukurshkrim"

Shabani dhe Sait Hoxha ishin sinkron e njerit-tjetrin ne momentet qe kendonin Kur’an dhe ilahi aq sa i benin edhe burrat e tjere te kendonin salavate dhe ilahi. Kishte raste qe keto salavate dhe ilahi kendoheshin te shoqeruara  edhe me çifteli dhe fyll.

Sot ne 112 vjetorin e lindjes se imam Shaban Rexhes perkujtojme punen e tij. Shaban Rexha dha kontribut ne forcimin e Mejtepeve si: Mejtepi Micoj, Puke, Qerret, Iballe duke marr dhene mesime islame por edhe shkrim e kendim i gjuhes shqipe. Shaban Rexha njihet si hoxha qe dha kontribut te larte ne formimin e shkollave shqipe si ne Kabash, Micoj, Puke dhe Qerret
Shembulli i ketij hoxhe eshte shembull udherefyes dhe tregues i vlerave qe mbartin teologet mysliman te rrethtite te Pukes dhe jo vetem.

Ne emrin tim personal, por edhe te Myftinise se rrethit Puke shpreh mirnjohjen me te thelle per imam Shaban Rexhe Ahmetin, familjen e tij per vlerat dhe kontributet e dhena per perhapjen e fese islame ne rrethin e Pukes si dhe ne forcimin e Mejtepeve te rrethit te Pukes. Po ashtu vlersim dhe mirenjohje edhe per autorin e librit "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" Idriz Ahmeti i cili me perkushtim solli prane lexuesve pukjane kete liber kaq me vlera per nje figure kaq te ndritur islame per rrethin e Pukes.

Gezim Kopani

Puke me 27 nentor 2013


Sunday, November 24, 2013

Kontributi i hoxhallarëve pukjan për Liri e Pavarësi

     Kontributi i hoxhallareve pukjan per Liri e Pavaresi (1881-1912)

       Rreth vitit 1900-1923 Myftinia Puke perveç vendeve qe mbulon sot, ajo mbulonte edhe disa vende te tjera si: Dukagjini, Petkaj, Megull (Megjull), Spaç, Pistë, Shikaj, Shumri , Kalimash etj qe sot mbulohen nga Myftinia e Kukesit.[1]
       Kleriket mysliman pukjan ishin te njohur per kontributin e dhene per Liri e Pavaresi e argumentuar kjo qofte permes kujteses popullore por edhe permes burimeve arkivore.
Perpjekja e hoxhallareve pukjane per Liri e Pavaresi kulmon ne vitet 1911-1912 ku hoxhallaret ishin te paret qe kundershtuan pushtuesit.

Musa Et'hem Dizdari (1800-1900)


Musa Et'hem Dizdari njihet si i pari imam vendas, per te cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore per veprimtarin e tij Atdhetare. Hoxhe Puka, Ismail Salih Age Kryeziu organizuan largimin e Haxhi Ymer Prizrenit  prej Prizrenit deri ne kufi me Puken.[2] Per Haxhi Ymer Prizrenin ishte leshuar urdher per kapjen e tij, si organizator "i kryengritjes qe kishte themeluar dhe kishte pergatit ai", kunder Perandorise Osmane gjate Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878-1881.[3]

Edhe Kryeministri ne shkresen e tij, shoqeruar aktet gjyqesore Pallatit Perandorak, Sulltanit, thekson se "Ismail Agai dhe Hoxha i Pukes, Musa efendiu, kane qene nga njerezit e rrezikshem qe paten trubulluar dhe prishe qetesine e vendit."[4]
Ne baze te ketyre akteve hoxha sebashku me te tjeret u internuan "me rrugen e Selanikut dhe te Aleksandrise per ne Merash." Ne fshatin Kryezi tregonin se hoxha ka pas perfunduar deri ne Halep te Sirise, ku u mbajten ne internim per afro pese vjet.[5]
Musa Hoxhe Puka se bashku me Ismail Age Kryeziu me 14 korrik 1965, me dekret nr. 4040, dekorohen prej Presidiumit te Kuvendit Popullor me "MEDALJA PER VEPRIMTARI PATRIOTIKE"

Isuf Arif Hoxha (1820-1919)

Isuf Arif Hoxha i mbiquajtur Hoxha i Madh, ka qene hoxhe i xhamise Iballe. Ka perkrah Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Imam Isuf Hoxha ka mesuar ne Medresen e Prizrenit ku u pergatit per imam. Ai kishte lidhje me Dizdarin e Pukes, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Keto lidhje miqesie i bashkuan me shume ne perkrahjen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Imam Isufi ishte nip i Cecë Halilit te Dardhes, burr trim dhe guximtar. Ai kishte edhe lidhje te tjera me Kabashes te tjere te Dardhes ate te Meziut si "daje" siç ishte rasti i Mark Bales se Meziut i cili u semur ne Mertur, ku kishte shkuar per feste dhe erdh e vdiq ne kullen e imam Isufit ku e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin.

Zenel Adem Hoxha (1853-1945)

Zenel Adem Hoxha ka qene imam i Xhamise Kaderhani Puke si dhe Myfti i rrethit te Pukes, "Qytetar Nderi" i Pukes.[13] Thuhet se ishte dite e Xhuma ku imam  Zenel Hoxha po mbante hytben e xhumase dhe te pranishem nder te tjere ka pase Shefqet Turgut Pasha, korrik 1910 (Minister i brendshem  Turk),si dhe Adil Beut dhe Hasan Riza Pashes. Imam Zenel Hoxha ne hytbe u shprehur: "Allahu e ka dhene qe çdo popull te jetoje ne Liri ne vend te vet."[6]
Ne shkrimin "Kryengritja e Pukes rreth vjetit 1912" sado qe pranohet e "Nuk duhet lene pa permende edhe z.Zejnel Hoxha i Pukes... qysh ne fillim ishte simpatizues i levizjes, e kurdo ku e qite rasa,... bate nji sjoj propogande ne favor te kryengritjes." [7]

Sadik Prishtina (1892-1977)

Imam Sadik Prishtina ishte nga fshati Kraishte i Lipjanit te Kosoves. Ai u perkrah nga i ati Hasimi i cili e dergon per studime islame ne Mejtepin e Janjeves dhe per te vazhduar ne Medresen e Prizrenit. Me fillimin e Luftes Ballkanike vendi u pushtua nga ushtira sllave. Gjate qendrimit ne Prizren, perveç aktiviteteve fetare Sadiku i ndikuar edhe nga kultura islame sebashku me disa bashkekohore formuan organizaten "Bashkimi Kombetar Shqiptare."[8]

Osman Hoxha (1847-1912)

Per nje fare kohe ai sherbu si imam i Vaspasit qe i dha i pari kushtrimin e fillimit te luftes ne Malzi kunder pushtuesve serbe, si dhe Osman Hoxha i Fletit.  Heroizimi i tyre u kendua ne kenge popullore:

"Kush e nisi luften per Dri?!
Hoxhallaret e Malitzi!
Sadik Hoxha, djal zotni,
Trim per pushk e zanatli!" [9]

Sipas Prof.Dr. Bajram Xhafa kemi: "Ne rrugen e divizioneve serbe nga Gjakova dhe Prizreni per te dale ne Lezhe e Shengjin, tradita popullore ruan shume kujtime me vlere qe pasqyrojne qendresen e fshatareve se krahines se Maleziut (banuar thuajse teresisht me popullsi myslimane si Va-Spasi, Pista, Gdheshta, Mgulla, Fleti etj.) per mbrojtjen nga rrebeshi i ushtrise serbe.

"Kush ja vuni pushken serbit,
Osman Hoxha past rahmet"[10]

Per kete arsye krahina u dogj plotesisht. Ne Gdheshte u theren 72 gra, pleq e femije qe rane ne duart e serbeve. Ne fshatin Flet me 15 nentor serbet humben edhe reparte te tera. Bashke me ta luftuan banore e fshatrave te tjera si: Dardha, Truni, Sakati, Xathi, qe bashkepunonin me ate te Qafes se Malit, Fush-arrezit e deri ne Puke."[11]

Osman Hoxha u rrit ne nje familje besimtare dhe patriote. Qe i vogel Osmani sebashku me babain e tij kryenin ritet fetare ne xhamin e fshatit Kulumri.[12] Sipas te dhenave Osman Hoxha ka marr mesime islame ne  mejtepin e Pukes dhe te Kabashit. Per disa vite pasi mori mesimet islame, ai u aftesua te drejtonte sherbimet islame si imam. Myftinia e rrethit Puke qe ne moshe te re e emron Osman Hoxhen imam te xhamise Kulumri. [13]
Sipas te dhenave Fleti ishte betuar sebashku me Udhmadhen se do te luftonin me te gjitha mundesite pushtuesin serbe. Sipas prof.Xhemal Meçi kemi:

"Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin pushtuesin serbe. Me 11 nentor 1912, kur vetem ne Gdheshte, Malzi, theren e masakruan 72 pleq, femije e gra. Sapo pararoje serbe e Divizionit famkeq "Drina" arriti te mullini i Fletit  imam Osman Hoxha, qe kishte zene vend mbas Hanit te Fletit, u vuri pushken. Me shpejtesi vrau tre ushtare serbe, te cilet i qiten rrethimin dhe e plagosen rende. Por, ndersa qendronte  thirri myezinin e tij Bajram Haziri: "O bini serbit se na qarti, bre!" [14]

Bajram Haziri leshoi kushtrimin: "Bini serbit, kush asht burr, se na vran Osman Hoxhen!" dhe shtiu drejt kolones serbe qe po i ngjitej lugines se Fletit. Mbas kushtrimit e pushkes se tij e gjithe lugina e Fletit u ndez flake prej armeve te fletasve dhe sakajaneve te Vaspasit, te terhequr mbas luftimeve te ashpra qe kishin zhvilluar me pararojen e ushtrise serbe, ku mbeten te vrare 20 ushtare dhe komandanti i tyre, perball istiakmit (pozicionit) te Ismail Arifit, i cili ra deshmor i Atedheut, por u perjetesua edhe ne kenge, ashtu si fletasit me Osman Hoxhen.

Ne nje kenge tjeter per luften me serbe, Vaspas - Flet, mund te shkepusim keto vargje:

"Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.

Qesi djemsh na i  ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
S'i mban toka, s'i mban deti!

Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet prej 'i dit!
Dy mij vet kan dal komit." [15]

Per luften me serbe Vaspas-Flet kemi edhe kete kenge:

"Kush e nisi luften i pari?!
E kan nis dy hoxhallare!
Hoxhallart e Malitzi!

Sadik Hoxha ish kan dai,
Osman Hoxha 'i shehitli!...
Ka nis luften me Serbi!

N'ujt e Goskes jan mbyt nji mije!" [17]

Ishin mesimet dhe predikimet e hoxhallareve pukjane qe inspiruan shume mysliman te tjere pukjane qe luftuan dhe rane per Atedheun. Nga ky inspirim madheshtor ne mbrotje te Atedheut rane deshmore per Liri e Pavaresi nente deshmore pukjane qe luftuan ne brotje te Pukes e Shkodres.

Pergatiti: 
Gezim Kopani

Puke me 24 nentor 2013


__________
[1] Informacion i grumbulluar nga Gezim Kopani ne vitin 2005.
[2] Ymer Prizreni, Kryetar i Komitetit Drejtues te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
[3] Vendimi i Gjykates Ustarake Shkoder dhe i akteve Gjyqesore te Ministrise se Luftes i dates 19 gusht 1881.
[4] Pergjigjia e Sulltanit, date 15 nentor 1881.
[5] Akademia e Shkencave, Instituti i Historise, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentet Osmane 1878-1881. Tirane, 1978, fq.228.
[6] Nga Prof.Xhemal Meçi.
[7] K.B. M.,"Kryengritja e Pukes rreth vjetit 1912", Hylli i Drites. Shkoder, 10/1937, 15 tetor, fq.468.
[8] Nexhmie Luma Prishtina (Mbesa e imam Sadik Prishtina)
[9] Nga Prof.Xhemal Meçi (Flet, 17 gusht, 1983. MHP)
[10] Osman Hoxha, Hoxha i fshatit Flet, dhe Bajram Haziri e nisen te paret pushken kunder ushtrise  serbe dhe pas tyre u ngrit e gjithe zona e Maleziut te Pukes. Hoxha u plagos rende dhe pas disa ditesh vdiq nga plaget. (Marr nga: Prof.Dr. Bajram Xhafa revista "Zani i Nalte"nr.03 (156) fq.37, viti 2013.
[11] Murzaka, Th., "Politik...",fq. 147-148. Edith Durham shkruan: "Duke perjashtuar Fletin, ku fshataret myslimane u bene atyre nje qendrese prej tre ditesh ne nje gryke te ngushte, ata e pershkruan tere vendin pa veshtiresi, meqenese mirditoret kishin kaq pak armatime, saqe abati i tyre i bindi se lufta vetem do te shkaktonte masakra." "Lufta per Shkodren", Shkoder, 2005,fq.187.
Edhe Swire shkruan se "me perjashtim te Fletit, ku aty u bllokuan per tri dite, gati nuk ndeshen ne qendrese... Prenga (Doçi-abati i Mirdites) planifikonte nje kompromis me serbet" (J.Swire, "Shqiperia.." fq.127) Marr nga Prof.Dr.Bajram Xhafa, Gjenocidi serbo-malazezo-grek mbi popullsine myslimane shqiptare (1912-1913), Revista "Zani i Nalte" nr.03(156) fq,37,viti 2013.
[12] Xhamia e fshatit Kulumri sherbente per keto fshatra: Kulumri, Flet, Xathe dhe Sakat.
[13] Informacio i grumbulluar nga Gezim Kopani ne vitin 2005.
[14] Baram Haziri, Myezin i Xhamise Kulumri, bashke fshatar dhe shok i Osman Hoxhes.
[15] Visaret e Kombit, vll.IV. Tirane, 1939, fq.58-59, mbledhe ne Lume, Kukes.
[16] Studiues Prof. Xhemal Meçi, "Roli i prijesve mysliman te Pukes per Liri e Pavaresi" Puke me 24 nentor 2012.
[17] Visaret e Kombit, vll.IV. Tirane, 1939, fq. 58-59, mbledhe ne Lume, Kukes
.


Saturday, November 2, 2013

Nostalgji (I) Fotografi

Stanboll  2003 

Stanboll 2003

 Stanboll 2007

 Stanboll me shoket e dhomes 2004

 Stanboll 2004

 Stanboll 2007

 Konaku, Medreseja Shkoder 2011 Me Rafet Bilaç dhe Qazim Kopani

 Xhamia e fshatit Kryezi, me Armir Mehaj

 Shkoder, Xhamia e Parruces

 Stanboll 2002

 Pogradec me drejtuesit e Komunitetit Mysliman te Shqiperise 

 Gjate nje inspektimi ne Konviktin islam Puke, dega e djemve

 Konvikti islam Puke

 Me Elton Shehun ne fshatin Dardh Puke

 Gjate nje vizite ne Myftinin e Pukes nga Namik Dokle , Ndue Kola dhe Rrustem Struga 

 Gjate panairit te Kabashit sebashku me deputetin Rexhep Uka etj.

 Me antarin e Keshillit te Myftinise Puke Halit Ringaj

  Nga vizita e N/Kryetarit te KMSH Bujar Spahiu

 Ne Mal te Zi

Budva

 Ne Dubrovnik

 Ne Dubrovnik 

 Gjate zgjedhjes se antareve te Keshillit te Xhamise Puke, 2007

 Pas nje takimi, Shkoder 2007

 Gjate nje iftari ne Puke, 2010

 Pas nje iftari, Puke 2007

  Me Gjyshen !

Pnimet per ndertimin e rrethimit  teXhamise Pukes

Me nxenesit e kursit Islam Puke

 Ne kalan e Shkodres

 Ne kalan e Shkodres

 Sebashku me babin tim

 Sebashku me gjyshen 

 Pas pritjeve zyrtare me rastin e Fiter Bajramit 2011

 Shoket e Matures te vitit 2002, Medreseja e Tiranes.

 Gjyshja

 Sebashku me Adem Alia

 Ne fshatin Rrape 2007

 2004

Monday, October 28, 2013

Homoseksusaliteti akt çnjerezore. Historia e popullit te Lutit a.s.

--> Vizitoni web faqen time: http://gezimkopani.com/


Tema: Homoseksusaliteti akt çnjerezore. Historia e popullit te Lutit a.s.


Allahu xh.sh thote:


"Dhe ata i goditi nje ze i tmerrshem kur lindi Dielli, dhe Ne beme qe , ajo qe gjendej lart, te bie poshte dhe mbi ta hodhem buca (gur) nga balta e ngurosur. Ketu, me te vertet ka mesim per ata qe kundershtojne."
                                                                                             (Kur'an, Hixher: 73-77)

Ne jeten e profetit Ibrahim a.s. kane ndodhur shume ngjarje, por me e njohura eshte ngjarja me popullin e Lutit a.s.. Ky popull u denua nga Allahu xh.sh pasi ato dolen jasht rregullave dhe filluan te bejne homoseksualitet.

Luti a.s. eshte djali i Haramit, te birit te Tarehut. Luti ishte djali i vellait te Ibrahimit a.s. ndersa Ibrahimi a,s, dhe Harani dhe Nahori ishin vellezer.

Sipas lejes se xhaxhait te tij Ibrahimit a.s, Luti a.s. u nda nga  Ibrahimi a.s.  dhe u vendos ne qytetin e Sodomes, ne rajonin e Gaur Zagar.
Ne ate kohe Sodoma ishte qender e rajonit. Banoret e Sodomes  ishin tejet te  çoroditur dhe jobesimtare e te prishur, njerez qe benin vepra te ulta e te ndyta. Por vepra me e ulet dhe e ndyre ishte akti seksual burr burr qe sot njihet si homoseksualizem etj.

Meshkujt e Sodomes ishin te parat qe shpiken kete veprim te ndyr i cili krijoi çrregullime te paimagjinueshme ne familje. Grate u lan ne harrese.  Per kete akt kaq te ulet dhe kaq te lig Allahu xh.sh i denoi ata me nje denim aq te tmerrshem saqe edhe sot vazhdon te jete argument per gjithe njerezimin.

Luti a.s. per nje kohe i beri thirrje popullit te tij qe te largohen nga ky ves kaq çnjerezore dhe i ndyre dhe anti familjar; Por populli as qe e degjoi ate, madje edhe e larguan nga qyteti. Pas kesaj Allahu xh.sh zbriti ne toke pikerisht tek profeti Ibrahim a.s. tre meleke.

Kur meleket zbriten tek Ibrahimi a.s. e pergezuan ate me nje djale te ditur, e pastaj e informuan per ngjarjen e madhe dhe per çka kishin zbritur. Ibrahimin a.s pyet mysafiret.: Cfare deshironi? Meleket thane: Ne jemi derguar te nje popull mekatar qe te hedhim mbi ta balte te ngurosur, te shenuar tek Zoti yt per ata qe e kane tejkaluar cdo kufi. Ata banore jane zullumqare. Ibrahim a.s. tha: Tek ai popull eshte edhe Luti a.s. Meleket thane: Ne e dime mire se kush eshte ne ate popull. Ne me siguri do ta shpetojme ate dhe familjen e tij, perpos gruas se tij, ajo do te mbetet me ata qe do ta shijojne denimin.                                                        (Dharijat, 31-34 Ankebut, 31-32)

Pasi qe i kaloi frika Ibrahimit a.s. dhe i erdhi lajmi i gezuar, ai filloi te diskutoje me Ne per popullin e Lutit.  (Hud, 74)

Seid b. Xhubejri Es Suddiji , Katade dhe Muhammed b. Is'haku thone se Ibrahimi a.s. nisi te bisedoj me meleket keshtu:
"A do ta shkaterroni ndonje vendbanim ne te cilin ekzistone treqind besimtare?
Meleket thane: Jo
Ibrahimi tha: Po dyqind?
Meleket thane: Jo
Ibrahimi tha: Po dyzet?
Meleket thane: Jo
Ibrahimi tha: po katermbedhjete besimtare?
Meleket thane: Jo
Ibni Is'haku tregon se pastaj vazhduan: Keshtu derisa ne fund Ibrahimi a.s. i pyet:
Nese ne te do te kishte vetem nje besimtar?
Meleket thane: Jo
Me pas hz.Ibrahim a.s. tha: Ne ate vend eshte Luti a.s.
Meleket thane: Ne e dime mesemiri se kush eshte ne ate qytet.
Me pas hz.Ibrahim a.s. tha: "Kjo eshte dite e tmerrshme! (Hud,77)

Tre meleket  Xhibrili, Mikaili dhe Israfili a.s. u nisen per ne qytetin e Sodomes. Meleket u shfaqen si tre te rinj e shume te hijshem. (Hijeshija e melekeve u be qe populli i Sodomes te shikohej se cfare veprimi do benin.) Kur tre meleket arriten prane qytetit te Sodomes i pa nje nga vajzat (Rejsa dhe Zagarta) e Lutit a.s. e cila kishte dal per te mbushur uje. Ajo u kerkoi te prisnin aty ku ishin dhe u nisen per tek i ati, te cilit i tregoi se kishin pa tre djelmosha te rinj dhe te bukur qe nuk ishin nga qyteti i Sodomes.
Luti a.s. doli nga shtepia dhe shkoi qe ti takoj. Ai i pyeti se perse kishin ardhur.Meleket thane: Kemi ardhur si miq, mysafir. Luti a.s u kerkoi qe te mos hyjne ne qytet per shkak te perversitetit te banoreve te tij, por kur ata i than se jemi miq e mysafir nuk i kthej. I mori ne shtepi dhe gjate rruges filloi tu tregoj mbi veset e ndryra dhe punet e kqia te banoreve. Meleket nuk folen por vazhduan rrugen. Luti a.s. ua perseriti kete disa here per t'ju bere me dije qe pasojat mund te jene  shume te medha. Kur arriten ne shtepi, Luti as. i futi brenda. Meleket kerkuan qe ti gostiste.

Bashkeshortja e Lutit a.s ishte jobesimtare (ajo quhej Valihe), madje merrte pjese ne veset e ulta te banoreve. Sapo i shikoi tre djelmoshat e bukur, ajo doli nga shtepia dhe shkoi tek vendi ku tuboheshin meshkujt e ndyre dhe u tha:
Ne shtepin e Lutit kan ardhur tre djelmosha shume te bukur, qe syri nuk mi ka pa ndonje here. Me te degjuar kete, ata njerez te ulet vrapuan drejte shtepise se Lutit a.s. (Hud: 78)
Ata shkuan tek shtepia e Lutit gjithe gezim ( Hixh,67). Filluan te therrisnin. Luti a.s. doli nga shtepia duke dashur ti mbroj mysafiret e tij. Kthehuni ndergjegjes dhe vetedijes dhe freskohuni ashtu sic ka thene Allahu xh.sh dhe mos me turperoni. A nuk ka midis jush ndonje qe mendon mbi kete? Populli tha: Ti e di se ne nuk kemi te drejte te merremi me vajzat e tua. Ne te vertet,ti e di se ç'duam. Luti a.s. u tha: Sikur te kisha fuqi do ju largoj nga ketu. (Hud, 78-79)

Mbi gjendjen e Lutit a.s.; Muhammedi a.s. ka thene:
"Zoti e Meshirofe Lutin a.s.. Ai ishte ne nevoje per mbeshetje dhe krah te fuqishem." (Buhari)

Pas ketij dialogu, populli tentoi te hyj ne shtepin e Lutit a.s., por ai u kerkoj nje shans te fundit, qe te prisnin per pak caste. Populli pranoi. Luti a.s. hyri brenda ne shtepi, kur hyri brenda Luti a.s i gjeti mysafiret te qete sikur te mos kishin degjuar asnje gje. I habitur nga ky qendrim Luti a,s, tha:
"Nuk ju njoh! Meleket thane: Jo, Ne te kemi sjell ate, ne te cilen ata dyshojne, te kemi sjelle te verteten prandaj rri i qete.
Ne do te shpetojme ty dhe familjen tend, pervec gruas tende. Ajo do te mbese me ate qe jane per denim. Ne te vertet Ne do te leshojme denim nga qielli, mbi banoret e ketij vendi ngase ata jane te prishur." (Hixhr, 62-64, Ankebut, 33-34)

Koha kaloi dhe populli qe po priste humbi  dyrimin dhe vendosen te futen me force, por ne ate moment para tyre del Xhibrili a.s. dhe me nje te rame, qe te gjithe i kishte goditur ne fytyre dhe skaj te krahut te vet, ç'rast i kishte verbuar qe te gjithe. (Kamer,37-38)

Ne kete moment meleket u afruan tek Luti a.s. dhe e urdheruan ate qe te largoheshin madje askush te mos shikoje permbrapa!

Allahu xh.sh thote; " Ata i kerkuan tua derzonte mysafiret e tij. Por ne ua verbuam syte dhe u thame: "Shijoni denimin Tim, tani qe e degjuat paralajmerimin Tim!" (Kamer 37)

Ky popull kaq i ulte perseri nuk besuan dhe thane se kjo eshte magji dhe filluan ta kercenonin Lutin a.s.  Nderkohe Meleket i thone Lutit a.s.: "O Lut! Mos u frikso! Afati i tyre eshte deri ne agimin e dites. (Hud, 81)

Meleket lane kete afat kohore qe Luti a.s. te kete mundesi largimi sebashku me vajzat e tij para se qyteti te kthehet ne det te qelbur.(Hixh 65)

Kur Luti a.s. u largua sebashku me dy vajzat e saj dhe kur dielli ishte duke lindur, mbi popullin e tij u versul denimi i Allahut xh.sh.

(Ne librat e Krishtera dhe Hebraike qendron se: engjejt i kane thene Lutit qe te hipte ne maje te malit te atjeshem, porse ky nuk ka mundur ta bente kete , prandaj i luti qe te shkonte ne nje fshat afer.Ata thone se Luti ka shkuar ne nje fshat i quajtur Sugar, i njohur si Gaur Zagar.)

Kur dielli ishte duke lindur Xhirili a.s. me cepin e krahut te tij i ka rrenuar te gjithe qytet perreth sebashku me banoret e tyre (thuhet se ishin 7 qytete). Toka ku banonte ky popull jshte ngritur gjer ne qiell. Engjejt kane degjuar kengen e gjelave dhe lehjen e qeneve, atehere Xhirbili permbysi cdo gje, keshtu qe ajo permbi ra perdhe.

Allahu xh.sh thote: "Mbi ta leshuam sixhil (dhe i forcuar, i ngurosur) sikur shiu, i cili derdhej pareshtur.(Hud,82, Dharijat, 34, Shu'ara 173, Nemel 58)

Allahu xh.sh thote:
"Ai i permbysi vendbanimet e rrenuara, prandaj i gjeti cfar i gjeti. E, ne cfare dhuntie te Zotit tend ende dyshon ti?" ( Nexhm, 53-55)

Vendi qe eshte kthyer permbys sot quhet deti i vdekur uji i te cilit si dhe toka perreth eshte shterpe.
Keshtu ky vend eshte bere mesim, shembull si shenje treguese per te gjithe ata qe tenetojne te dalin jasht rregullave te Allahut xh.sh.

 Informacion shtese mbi detin e vdekur 

Deti i vdekur eshte det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajne Izraeili dhe Jordania dhe rrjedhja e lumit Jordan. Kripesia e tij eshte 30% gje qe eshte 9 here me e larte se uji i zakonshem i detrave. Eshte i gjate 67 km dhe i gjere deri ne 18 km. Deti i vdekur njeheresh eshte lartesia me e vogel e tokes, ndersa siperfaqja e tij eshte ne -418 metra te lartesive mbidetare dhe gjithnje eshte duke rene. Thellesia e detit te vdekur eshte 330m.
Uji i detiti te vdekur kryesisht eshte i nxehte.Ne 35 metrat e siperme kripesia eshte 30 - 40 % dhe temperatura arrijne 19 -37 grade celsius.

Pergatiti
Gezim Kopani


dt.28 tetor 2013


Ju mund te lexoni jeten e Profeteve duke klikuar ketu: Profet

Monday, October 7, 2013

Rendesia e emrave te Allahut xh.sh. pj.5

71. Edh-dhahiru xh.xh ( I Dukshmi)

Allahu xh.sh do jet i kenaqur dhe doa ia ndricoj shpirtin atij personi qe thote 15 here Ja Dhahiru pas namazit te Xhumase.

72. El-Betinu xh.xh ( i Padukshmi )

Kush e thote 3 here ne dite, do di te verteten e gjerave qe zoteron.

73. El Valij xh.xh ( Udheheqesi )

Ai qe i lexon shtepise se tij Ja Valij, shtepia do jete e mbrojtur nga cdo rrezik.

74. El Mutealij xh.xh (i Gjithelartesuari )

Jane te rrethuar nga miresit e Allahut xh.sh ai qe thote Ja Mutalij!

75.El Berru xh.xh (Mireberesi)

Ai qe i lexon femijeve te tij emrin Ja Birru! ata femije do jene nen mbrojtjen e Allahut xh.sh

76. El Tevvabu xh.xh (Pendimpranuesi)

Ai qe ne lutjen e tij thote Ja Tevvab! Do i pranohet lutja e tij

77. El Muntekimu xh.xh ( Ndeshkuesi )

Arrin te dal i fituar nga armiqt ai qe thote Ja Muntekimu!

78. El Afuvvun xh.xh ( Mekatfalesi )

Kush thote Ja Afuvvu! I falen gjynahet qe ka bere.

79. El Rraufu xh.xh ( i Dhembshuri )

Perfiton miresin e Allahut xh.sh ai qe thote : Ja Rraufu!

80. Melikul Mulki xh.xh ( Pushtetmbajtesi )

Nese nje person ka dicka ne dore dhe deshiron te ec mire, le te thote: Ja Melikul Mulki!

81. Dhul xhelali vel Ikram xh.xh (Atij i takon madheshtija)

I shtohet pasuria atij personi qe thote: Ja Dhul Xhelali vel Ikram!

82. El Muksitu xh.xh (Drejtedhenesi )

Eshte i mbrojtur nga e keqja e shejtani ai qe thote Ja Muksitu!

83. El Xhamiu xh.xh ( Tubuesi )

Do gjej senin qe ka humbur ai qe e permend kete emer.

84. El Ganiju xh.xh ( i Pasuri )

Do jete gjithmon i kenaqur ai qe thote Ja Ganiju!

85. El Mungni xh.xh (Pasuridhenesi)

Kush thote Ja Mungni per 10 xhuma resht nuk do kete nevoj per askend.

86. El Maniu xh.xh ( Privuesi )

Do bej jete te mire familjare ai qe thote Ja Maniu!

87. Ed Durru xh.xh (Demsjellesi )

Nese dikush ka ene ne nje pozit te ulet dhe per 10 net te xhumash thua Ja Durru! Allahu xh.sh do lartesoj ate.

88. En Nafiu xh.xh ( Dobipruresi )

Kush e thote per 4 dite do jete i mbrojtur nga cdo e keqe.

89. En Nuru ( Ndriçuesi )

Ndricohet ai qe thote Ja Nuru!

90. El Hadij xh.xh (Udhezuesi )

Do sundoj drita tek ai qe thot Ja Hadii!

91. El Bediju xh.xh (Shpiksi)

I lehtesohet puna e veshtirre atij personi qe thote 70 here Ja Bedijus Semavati vel Erd!

92. El Bakij xh.xh ( i Perhershmi )

Do jet i mbrojtur per gjithe jeten e tij ai qe thote 100 here para lindjes se diellit Ja Bakij!

93. El Varithu xh.xh  ( Trasheguesi )

Do jetoj gjate e me besim ai qe thote Ja Varithu!

94. Er Reshidu xh.xh ( Frymezuesi )

Ai qe thote 1000 here mes akshamit dhe jacise Ja Reshidu! do i rregullohen gjithe punet e veshtira.

95. Es Saburu xh.xh ( Durimtari )

Ai qe thote 3000 here Ja Saburu ne momentin qe eshte ne hall, ai do shpetoj nga ai hall.

96. El Halimu xh.xh ( i Buti )

Kush e permend kete emer afer te mbjellurave, kato te mbjellura do jene te mbrojtur nga cdo dem.

97. El Adhimu xh.xh (Meshtori)

Kush e thote shume here do jete i mbrojtur dhe do je te i respektuar nga shoqeria.

98. El Gafuru xh.xh ( Falesi )

Ai qe eshte i merzitur dhe me dhimbje koke, dhe thote vazhdimisht Ja Gafuru! do sherohet nga ky hall.

99. Esh Shekuru xh.xh ( Mirenjohesi )

Ai qe eshte ne veshtiresi ekonomike dhe morale dhe thote Ja Shekuru ! do sherohet.

Sqarim:

Transmetohet se Allahu xh.xh ka tre mije emra. Nga keta, nje mije emra i dine vetem meleket, nje mije emra te tjere i dine vetem pejgamberet. Treqind emra te tjere jane ne Tevrat, treqind  emra te tjere jane ne Zebur, treqind emra jene ne Ungjill dhe nentedhjete e nente jane ne Kur'an. Nje emer Allahu e ka fshehur Vete, dhe nuk ia ka treguar askujt. Ky emer quhet ndryshe edhe si "Emri i Madh"  Profeti Muhammed a.s. ka thene qe emri i fshehte i Allahut xh.sh ndohet ne Kur'an. Madje hz.Muhammed a.s. ka thene: "Kerkojeni ket emer ne suren Bekare, Ali Imran dhe Ta Ha.
                                                                                                             
Pergatiti
Gezim KOPANI

Dt.03.10.2013 


Ju mund te ktheheni ne fillim te teme duke klikuar ketu: Rendesia e emrave te Allahut xh.sh pj.1




Friday, September 27, 2013

Tregim "Cfare do qe te besh, ate do gjesh"

Tregohet se nje here e nje kohe ne nje qytet nje i varfer u thoshte njerezve qe i dilni perpara:
"Kush ka bere dicka, patjeter do ta  gjeje ate qe ka bere." Nje grua degjon fjalet e ketij njeriu te varfer dhe e inatosur nga keto fjale, me ane te  cilave ai kerkonte ndihme, pergatit nje tepsi me byrek ne te  cilin kishte futur helm. Byrekun ia jep te varferit duke i thene: 
-Merre kete byrek sepse sapo e kam pjekur. 
Plaku i varfer i cili nuk ishte ne dijeni te helmit qe ndodhej brenda ne byrek i pergjigjet gruas:
-Allahu xh.sh ta shperblefte! Me pas, ai merr byrekun, e fut ne cante dhe duke u ulur prane nje cezme ne te dale te qytetit, behet gati per te ngrene byrekun. Nderkohe, aty prane kalon nje ushtar i cili e sheh byrekun dhe i thote plakut te varfer:
-Po vdes nga uria. Te lutem, a me jep pak nga byreku yt?
Te varferit i erdhi keq per ushtarin e uritur dhe ia jep atij te gjithe byrekun qe ia dhe gruaja ndersa vete nxjerr nje kore buke te thate, e fut ne uje dhe me pas fillon ta haje. Nderkohe, ushtari qe ishte kthyer nga nje udhetim i gjate, e ha byrekun menjehere. Me pas, ai pi edhe pak uje, e falenderon plakun e varfer dhe vazhdon rrugen e tij.
Ndersa ushtari ende nuk kishte arritur ne shtepi, fillon te ndjeje nje dhimbje ne stomak. Ai shtrihet ne toke dhe perplaset aty nga dhimbja. Nena e tij e cila kishte vite qe nuk e kishte pare te birin, kur e sheh ate skene fillon te bertase dhe te ulerase. Me lot ne sy ajo pyet djalin e saj:
-Biri ime! Cfare te ka ndodhur?
Djali fillon ti tregoje:
-Pak me pare , po vija me shpejtesi per te takuar sa me pare. Perpara se te vija ketu, ne te dalte te qytetit pran nje cezmeje pash nje plak qe po pergatitej per te ngrene. Ne fakt, edhe une isha i uritur dhe i kerkova atij dicka per te ngrene.
Ai isht zemer mire dhe menjehere me dha byrekun e tij qe kishte ndersa vete filloi te hante buken e thate te cilen e njomi ne uje. Sapo u largova nga ai, me filluan dhimbjet e stomakut.
Gruaja e kuptoi se djali i saj kishte ngrene byrekun e helmuar qe kishte pergatitur per plakun e varfer dhe thote:
-A e shikon se cfare me ndodhi? Biri im! Une te kam helmuar ty. Ne byrekun qe ti ke ngrene, une kisha hedhuar.

Rendesia e emrave te Allahut xh.sh pj.4


47. El Hakku xh.xh ( I Verteti )

Nese dikush e permend emrin Ja Hakku dhe nese i ka humb dicka, Allahu xh.sh do ia mundesoj ta gjej.

48. El Vekilu xh.xh ( Perkujdesesi )

Allahu xh.xh ia heq friken prej zjarrit dhe ujit ai qe thote Ja Vekilu!

49. El Kavijju xh.xh ( i Forti )

Ai qe e thote kete, Allahu xh.sh do e mbroj ate.

50. El Metinu xh.xh ( i Pathyeshmi )

Ai qe thote Ja Metinu do i lehtesohet puna e tij.

51. El Velijju xh.xh ( Mbrojtesi )

Ai qe thote Ja Velijju do jete nga njerzit e dashur te Allahut xh.xh

52. El Hamidu  xh.xh  ( i Falenderuari )

Do jet i falenderuar dhe i respektuar ai qe thote cdo dite Ja Hamidu!

53. El Muhsi xh.xh ( Gjithenjohesi )

Ai qe frikesohet nga llogaridhenia ne diten e Gjykimit dhe thote 1000 here Ja Muhsi, Allahu xh.xh do ia lehtesoj llogaridhenien.

54. El Mubdiu xh.xh ( Nismetari )

Nese nje grua ka frike nga deshtimi i femijes lete permend emrin Ja Mubdiu!

55. El Muidu xh.xh ( Rikijuesi )

Nese percjell dike per rruge dhe deshiron qe te kthehet shendosh thuaj 70 here Ja Muidu!

56. El  Muhji xh.xh ( Jetedhenesi )

Nee je ne veshtirsi dhe cdo dite thua 7 here Ja Muhji do te shpetoje nga veshtirsia ne nje kohe te shkurter.

57. El Mumitu xh.xh ( Jetemarresi )

Kush thote Ja Mumitu, Allahu xh.sh do ia heq qafe armikun duke e shkateruar ate.

58. El Hajju xh.xh ( i Gjalli )

I zgjatet jeta, me jete te mire ai qe thote Ja Hajju !

59. El Kajjumu xh.xh ( i Perjetshmi )

Nuk bie asnjehere ne pakujdesi ai qe thote Ja Kajjumu!

60. El Vaxhidu xh.xh ( Gjetesi i cdo kohe )

I pastrohet dhe i ndricohet zemra ai qe thote Ja Vaxhidu !

61. El Mexhidu xh.xh ( i Nderuari )

I mbushet me drite shpirti dhe zemra ai qe thote Ja Mexhidu !

62. El Vahidu xh.xh ( i Vetmi )
 
Allahu eshte i vetmi pa ortak, pa shok.

63. El Ehadu xh.xh ( Allahu eshte Nje i vetem )

Ai qe thote 1000 here do i hapet cdo ceshtje.

64. Es Samedu xh.xh  (Strehuesi )

Allahu xh.sh ja ploteson nevojat qe ka personi qe thote Ja Samedu !

65. El Kadiru xh.xh ( i Fuqishmi )

Ai qe thote Ja Kadiru! Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen.

66. El Muktediru xh.xh ( i Gjithemundshmi )

Ai qe thote Ja Muktedir! do largohet nga padituria.

67. El Mukadimu xh.xh ( Nismetari )

Ai qe ka frike le te thote Ja Mukadimu!

68. El Muahhiru xh.xh ( Paslenesi )

Kush thote 100 here ne dite Ja Muahhiru! do i shtohet dashuria ndaj Allahut xh.sh.

69. El Evvelu xh.xh ( i Pari )

Kush deshiron te takoj nje te aferm dhe per 40 xhuma thote 1000 here Ja Evvelu! do i mundesohet takimi.

70. El Ahiru xh.xh ( i Fundit )

Do e kete fundin e jete te mire ai qe thote Ja Ahiru!

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Dt.27.09.2013

Ju mund te lexoni: Rendesia e emrave te Allahut xh.sh pj.5

Friday, September 20, 2013

Rendesia e emrave te Allahut xh.sh. pj.3

32. El Aliju xh.xh ( I Larti )

Kusht thote Ja Aliju! Do i rritet bereqeti nese e ka te ulet, i hapet miresia dhe kthehet ne vendlindje nese eshte larg.

33. El Kabiru xh.xh ( I Madhi )

Ai qe e thote 100 here do respektohet ne shoqerin e tij.

34. El Hafidhu xh.xh ( Ruajtesi )

Kush e thote 16 here ne dite Ja Hafidhu do jet i mbrojtur nga fatkeqsit dhe katastrofat.

35. El Mukiku xh.sh ( Ushqyesi )

Kush e lexon mbi nje gote uje, dhe ua jep femijve, keto femije do behen femije me virtyte te mira.

36. El Hasibu xh.xh ( Llogarimarresi )

Ai qe firksohet nga armiqt, hajdutet, apo nga syri i keq le te thote 70 here ne dite per 7 dite duke filluar nga dita e ejte Ja Hasibu do jete i mbrojtur.

37. El Xhelilu xh.xh ( Fisniku )

Kush pi uje ne te cilin eshte lexuar emri Ja Xhelilu, ai do jet i nderuar nga shoqeria.

38. El Kerimu xh.xh ( Bujari )

Do jete i nderuar ne kete bote si dhe ne Ahiret, ai qe thote Ja Kerimu !

39. El Rakibu xh.xh ( Vigjeluesi )

Ai qe thote 7 here Ja Rakibu do jete i mbrojtur vet, femijet, gruaja dhe pasuria.

40. El Muxhibu xh.xh ( Lutjepranuesi )

Ai qe ne lutjen e tij permend emrin Ja Muxhibu do i pranohet lutja,

41. El Vasiu xh.xh. ( Gjitheperfshiresi )

Ai qe eshte ngusht nga ana financiare dhe thote Ja Vasiu do i hapen dyert e riskut nga Allahu xh.sh.

42. El Hakimu xh.xh ( I Urti )

Ai qe ne lutjen e tij thote Ja Hakimu te gjitha punet qe ben do realizohen sipas deshirave te tij.

43. El Vedudu xh.xh ( I Dashuri )

Nese dy persona kan mosmarrveshje dhe njeri nga keto ofron tjetrit nje ushqim psh uje mbi te cilin eshte lexuar emri Ja Vedudu, Allahu xh.sh do u mundosoj qe te kene mirekuptim.

44.El Mexhidu xh.xh  ( I Lavdishmi )

Ai qe vazhdimisht thote Ja Mexhidu ai do kete pozite te larte.

45. El Baisu xh,xh ( Ringjallesi )

Ai qe e thote vazhdimisht Ja Baisu, ai do kete frike Allahu xh.sh cdo here.

46. El Shehidu xh.xh ( Deshmuesi )

Nese nje prind ka femije qe nuk e degjon dhe ia lexon atij femije emrin Ja Shehidu, femija do filloj ta degjoj me lejen e Zotit.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Dt.20.09.2013


Ju mund te lexoni: Rendesia e emrave te Allahut xh.sh. pj.4


Tuesday, September 17, 2013

Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve.

Nga: Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke) 


Hoxhë Sadik Prishtina ( 1892-1977)

Jeta në Kosovë

Imam Sadik Prishtina u lind më 25 shkurt 1892 në fshatin Kraishtë që ndodhet në perendim të LipjanitKosovë rreth shtatëkm larg. Babai i Sadikut quhej Hasim ndersa nëna Qerime. Familja Prishtina nga pesë fëmijë që kishin, Sadiku ishte më i privilegjuari pasi ndryshe nga fëmijet e tjerë Sadiku ndoqi rrugen e diturisë. Sadiku i përkrahur nga i ati u rregjistrua në shkollen fillore, pikërisht në Mejtepin e Janjevës. Sadiku nga dashuria për dije islame bënte çdo ditë rreth 20 km udhetim drejtë mejtepit pa asnjë ankesë. Me përfundimin e mejtepit, Sadiku u regjistrua në shkollen Ruzhdije të qytetit të Shkupit për të vazhduar studimet para gjimnazit.
Më pas ai u regjistrua në medresen e Prizrenit

Gjatë qëndrimit në Prizren ai përveç aktiviteteve fetare merret edhe me aktivitete të tjera. I ndikuar nga kultura islame Sadiku sëbashku me disa shokë bashkëmoshatar formuan organizaten “Bashkimi Kombetar Shqiptar”.
 Aktivitetet e shumta atdhetare të kësaj organizate bëri që në pranveren e vitit 1912 pikërisht në muajin qershor dy nga bashkëmoshatarët e Sadikut në menyrë ilegale u arrestuan nga trupat serbe dhe radhen e kishte edhe imam Sadiku. Pasi mësoi mbi urdherin e arrestit që kishin lëshuar trupat serber  imam Sadiku emigroi për në Shqipëri.
Gjatë udhetimit për në Shqipëri ai fillimisht ndalon për pak ditë në disa fshatra të Kukësit dhe për të vazhduar rrugen drejtë rrethit të Pukës.
Ai u prit nga pukjanët me dashuri duke i hapur dyert e shtëpive të tyre. Puna qelloi ta dërgonte imam Sadik Prishtinen në fshatin KabashPukës ku u strehua në shtëpin e Smajl Laci [1].
Familja Laci ishte një familje e varfer që jetonin në një kasolle të vogel dhe në një gjendje të rëndë ekonomike. Smajli e konsideronte Sadikun si antarë të familjes madje edhe më tepër. Besimi i fortë që e karakterizonte Sadikun bëri që ai të interesoshesh për xhamin e fshatit Kabash. [2]

Jeta në Pukë

Punësimi dhe martesa

Kabashasit duke shikuar kulturen dhe besimin e palekundur të imam Sadik Prishtinës bëri që Myftinia e rrethit të Pukës ta emronte Sadikun fillimisht myezin të Xhamisë së fshatit Kabash. Nuk kalon shumë kohë që ai të bëhet edhe imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Pikërisht në vitin 1914 Myftinia e rrethit Pukë emrohet imam i xhamisë së fshatit Kabash. [3]

Sadik Prishtina mbahet mend si imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Në vitin 1914 Sadik Prishtina hap për herë të parë Mejtepin e fshatit Kabash. Me hapjen e mejtepit Myftinia e Pukës e emron imam Sadik Prishtinën edhe mësues të Mejtepit.
Mejtepi u hap fillimisht në ambjentet e Xhamisë së fshatit Kabash. Më vonë  Mejtepi i Kabashit u ndërtua karshi hyrjes së Xhamisë së Kabashit rreth 10 apo 15 m larg. Në mejtepin e Kabashit u regjistruan nxënës nga fshati Kabash, Meçe, Krovë, Lajthizë etj. Në mejtepin e Kabashit jepej mësim në këto lëndë:
1. Mësim islam (Ilmihal)
2. Këndim në gjuhen shqipe
3. Kur’an (mësim i Kur’anit)
4. Shkrim shqip
5. Këndim turqisht [4]

Nga mejtepi i fshatit Kabash dolen  myezin, imam dhe mësues. Nga ky mejtepi dolen imam me emer siç ishte Shaban Rexha dhe Sahit Hoxha. [5]

Me hapjen e mejtepit të Kabashit shënohet fillimi i shkolles shqipe në këtë fshat. Në lidhje me mejtepin e Kabashit imam Sahit Hoxha tregon: “Në mejtepin e Kabashit mësuam edhe shqip që kur u hap mejtepi më 1914 prej Sadik Prishtinës.” [6]

Duke qenëse Sadik Prishtina ishte i specializuar për shërbimet dhe lëndet islame, nevojat bënë që Sadik Prishtina të ndjek studimet për pedagogji në qytetin e Elbasanit. Pasi përfundoi pedagogjin në Elbasan Sadik Prishtina u emrua zyrtarisht nga kryemesuesi i Pukës Migjeni mësues i shkolles fillore Kabash.
Sadik Prishtina për punen që kryente me vullnet dhe dëshirë të madhe, linte një përshtypje të një edukatori dhe pedagogu të respektuar nga pukjanet. Përveç shkollës së Kabashit ai punoj mësues edhe në disa shkolla të tjera të rrethit të Pukës.[7]
Sadik Prishtina ishte bashkëpuntor i ngushtë me eliten intelektuale të Shqipërisë si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Migjeni e Zenun Halil Bajraktarin. Kjo miqësi bëri që Sadik Pershtina të martohet me Nadire Quku. Nga kjo martesë ata paten gjashtë fëmije, tre djem që quheshin Rasim, Selim dhe Skender, dhe tre vajza që quheshin Naile, Aishe dhe Sanije.
Kalimi i viteve bëri që Sadik Prishtina të blej tokë në Kabash e të ndertonte shtëpin e tij. Ai punoj plot 36 vjet si imam i xhamisë së fshatit Kabash si dhe mësues në shkollen e Kabashit si dhe në disa zona të tjera të rrethit të Pukës.

Kthimi në Kosovë ( 1941)

Ministria e Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi kishte urdheruar që 60 mësues të shpërndahen në vendet e Shqipërisë lindore dhe veriore, pikërisht në ato vende ku nuk kishte shkolla të hapen dhe populli të edukohet. Në mesin e këtyre mësuesve ishte edhe Sadik Prishtina ku kishte marr një udhëzim të veçante për hapjen e shkollës shqipe në Kraishte.
Me vetëfinancim Sadiku ndërtoi dy dhoma banimi pran shkollës ku banonte me familjen e tij. Shkolla shqipe në Kraishtë kishte filluar me mesuesin e parë Sadik Prishtina. Hapja e kësaj shkolle nuk u prit mirë nga organet serbe të cilat në vitin 1946 larguan nga puna Sadik Prishtinen si dhe e dënojnë me 15 vite burgim. Sadiku vuajti burgun në burgun e Nishit. Presekutimi serb i ndaloi punen përjet në arsim si dhe edukator edhe pas kthimit nga burgu. Pas gjithë këtyre tortuarave që ju bënë Sadikut nga serbët, imam Sadiku lirohet dhe vazhdoi shërbimin si imam i fshatit Kraishte. Edhe pse kishte vuajrut shumë në burgun e  Nishit, jeta i kishte sjell shumë moment të vështira. Ai asnjë herë nuk u thye. Gjithnjë kishte moral të forte dhe besim në vetvete. Ai deri në momentin e fundit të vdekjes ka qenë i fuqishem si nga ana shëndetësore por edhe intelektuale. Dihet që janë të rallë njërzit që lindin e vdesin në po të njejten ditë e muaj. Kështu pra në moshen 85 vjeçare pikerisht më 25 shkurt 1977 ndërroi jete imam Sadik Prishtina. [8]

Mbajtësi i urdherit 
“Naim Frashëri”

Për aktivitetin e tij atdhetarë më 11 prill 1994 me dekret të Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha dekorohet hoxhë Sadik Prishtina me urdherin: “Naim Frashëri” i klasit të I-rë, si veteran i arsimit që shërbeu në shkollat shqipe jashtë kufive politik.


(Me djalin e Imam Sadik Luma Prishtina)


Përgatiti:
Gezim Kopani

V/O: Material i arkivuar ne Myftinin e rrethit Puke me 17 shtator 2013

Shenim: Ky material eshte botuar ne revisten "Drita Islame" reviste e Komunitetit Mysliman te Shqiperiss, Nr.10, tetor 2013, fq.42-43.
______________
Bibliografi:

[1] Gezim Kopani
[2] Gezim Kopani dhe Musa Lluka (ish antar i Këshillit të Xhamis Pukë, 2004)
[3] Nexhmije Luma Prishtina(Mbesa e imam Sadik Prishtines)
[4] Nexhmije Luma Prishtina
[5] Gezim Kopani
[6] Xhemal Meçi, libri “Kabashi Puka që në lashtësi 2” fq.101
[7] Gezim Kopani
[8] Nexhmije Luma Prishtina

___________________________
Komente:

1. Mbesa e Sadik Prishtines , Nexhmije Luma shkruan: "Z.Kopani ju falenderoj shume! Ne nje fare menye sikur e ringjallet gjyshin tim me ate publikim qe keni bere per jeten dhe veprimtarin e te madhit Sadik Prishtina!  Me respekt mbesa e Sadik Prishtines Nexhmije Luma Prishtina."
                                                                      17 shtator 2013

2. Hamit Laci shkruan: "Nje falenderim per ata qe kan bere kete pune voluminoze"
                                                                      17 shtator 2013

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com