Saturday, December 1, 2012

Shenjat e vogla te Kijametit

Me pare kemi ptreguar se kur do ndodhe Kijameti dhe kush ka dije per kete. Kete here do flasim mbi "Shenjat e vogla te Kijametit"

1.Vete ardhja e Profetit Muhammed a.s. renditet ne shenjat e vogla te Kijametit. Muhammedi a.s. thote: "Une jam derguar dhe ora e Kijametit eshte larg meje aq sa keta dy gishta." (Buhari)

Ne nje hadith tjeter Muhammedi a.s. thote;

"Une jam derguar ne prag te Kijametit."

2.Shenja tjerter e vogel e Kijametit eshte vdekja e Profetit Muhammed a.s.

Muhammedi as. thote: "Numero gjashte perpara kijametit e nder keto vdekjen time."
                                                                                             (Buhari)

3.Clirimi i xhamise Aksa

Muhammedi as. thote: "Nder shenja e kijametit eshte edhe clirimi i xhamise Aksa"
                                                                                               (Buhari)
Xhamia Aksa u clirua gjate kohes se Omer Ibn Hatabit  ne vitin e 16 te hixhrit.Ai shkoi personalisht ne Palestin duke e cliruar keshtu xhamine  Xhamise Aksa prej Jehudeve e jomuslimaneve.

4.Semundje epidemike ne Amuas

Muhammedi a.s ka thene: "Para kijametit do ndodhin dy vdekje  qe do tju marrin ju ashtu sic i merr delet kuasi (Kuas eshte nje semundje e cila prek kafshet)" (Buhari)

Semundja qe u shfaq ne Amus ndodhi ne kohen e Omerit r.a. pas cilirimit te Xhamise Aksa.

5.Shtimi i pasurise dhe nuk do te kete njeri nevoje per lemoshe.

Muhammedi a.s. thote: "Kijameti nuk ka per te ndodh derisa te shtohet pasuria juaj dhe te perhapet aq shume, saqe i zoti i pasurise ka per te qene e ankth se kush do t'ia marre sadakane. Njeriu do te thirret per te marre sadakane dhe to ti pergjigjet: "Une nuk kam nevoje per te "
                                                                                                Buhari

Muhammedi a.s. gjithashtu thote: "Njerezve do tu vije nje kohe, kur njeriu do te shetite do bredhe me sadaka e floririt ne dore dhe nuk ka per te gjetur askend qe ta marre ate prej tij."
                                                                                          (Muslim)
Tregon Adij ibn Hatimi se: Ishim me Pofetin Muhammed a.s. erdh nje burr dhe iu anku per varferine e pastaj erdhi nje tjeter dhe u ankua per bllokimin e rrugeve.Muhammedi a.s. tha: O Adij a e ke pare Elhajran (qytet afer Kufes)?I thash: Nuk e kam pare.Muhammedi a.s. tha:Nese do te jetosh gjate ke per te pare gruan te udhetoje e vetme nga Elhajr deri ne Qabe, ku do te bej tavaf e pa pasur frike askend.Thash,ku do jene hajdutet e tajit te cilet dalin ne rruge.Muhammedi a.s. tha: Nese do jetosh gjate, ke per pare thesaret e Kisras.I thash: I biri i Hurmuzit? Muhammedi a.s tha: Kisra,i biri i Hurmuzit, nese do te jetosh gjete ke per te pare njeriun te nxjerre dy duart plot me flori ose argjend dhe kerkon qe dikush te pranoje ti marr por nuk gjen askend."

6. Shfaqja e Fitnes (sprovave)

Fitne do te thote sporv dhe vjen nga gjuha Arabe, fitnet do shfaqen here pas here.
Muhammedi a.s. thote:

"Para Kijametit kane per tu shfaqur fitne sikur te ishin copa te nates se erret. Prej tyre njeriu gdhihet besimtar dhe ngryset jobesimtar dhe e kunderta. Njeriu qe qendron ulur ne kohet e ketyre fitneve eshte me i miri se ai qe ece, ai qe ecen eshte me i mire se ai qe vrapon.Thyjeni ashpersie tuaj,prini fillin harqeve tuaja, me shpatat tuaja qelloni guret dhe ne dikush futet ne shtepine e ndonjerit prej jush, le te sillet si me i miri nder dy bijte e Ademit."

Muhammedi a.s. thote: "Nxitoni te punoni para se tu vijne fitne."

Muhammedi a.s. thote: "Populli i Muhammedit a.s. do te lihet i qete ne fillimet e tij,mirepo fundin e tij do ta godasin sprova dhe gjera te  urryera per ju. Fitnja paraqitet dhe nje pjese e saj shperfill pjesen tjeter. Fitnja paraqitet dhe besimtari thote: Kjo,kjo.Kush deshiron te shpetoj prej zjarrit le te hyje ne xhenet le ta gjeje vdekja duke besuar Allahun dhe diten e Kijametit."
                                                                                                          (Muslim 12/232)
Fitnet do te shfaqen nga lindja aty ku del edhe briri i shejtanit. Muhammedi a.s. thote:

"Me te vertet fitnja vjen kendej, me te vertet fitnja vjen kendej, kendej nga del briri i shejtanit."
                                                                                                   (Buhari 13/45)
7.Vrasja e Othman ibn Afanit.

Fitjna u shfaqe pas vrasjes se Omer ibn Hatabit.

8.Lufta e devese

Lufta e devese eshte nje nga shenjat e Kijametit. Kjo lufte ka ndodhur me Aliu dhe Aishes,Talhas dhe Zubejrit.
Transmetohet se hz.Muhammedi a.s. i kishte thene hz.Aliut: O Ali, midis teje dhe Aishe ka per te ndodhur dicka. Hz.Ali r.a. i thote: Une? Muhammedi a.s. tha: Po.Hz.Ali r.a tha: Une,si do jeme, a do jeme me i humburi? Muhammedi a.s. tha: Jo, por kur te ndodh kjo, ktheje ate ne vendin e saj te sigurte."   (Ahmedi)

9. Lufta e Safinit

Kjo eshte nje luft e cila ndodh me di grupeve te medha. Hz.Muhammed a.s. thote:

"Kijameti nuk do te behet derisa te luftojne mes njeri-tjetrit dy grupe te medha. Midis tyre ka per te pasur te vrare te shumte dhe do te kene te njejtin pretendim." (Buhari)
Hadithi ka per qellim te tregoj grupin e Aliut dhe te Muavijes.

10. Dalja e Havarixheve

Dalja e Havarixheve eshte nje nder shenjat e kijametit. Ata u shfaqen pas luftes se Safinit.Aliu tek Xhamia e Kufes eshte munduar qe ti qetesoj Havarixhet por nuk e arrite kete gje.Aliu r.a. kur shikoj qe havarixhet nuk po bindet atehere ju tha: 1.Ne nuk do tu pengojme te vini ne Xhami 2.Nuk do tu ndalojme furnizimet prej gjerave te luftes, 3. Nuk do tju luftojme derisa te beni ndonje shkaterrim.Pas kesaj havarixhe moren nje vendim ekstrem dhe te ndaluar,sa here qe kalonte nje musliman pran tyre ato i vrisnin.Tregohet se nje dite po kalonte prane havarixheve nje besimtare (Abdullah)sebashku me gruan e tij qe ishte shtatzene, havarixhet e vran Abdullahun po ashtu edhe gruan e tij duka ia car barkun dhe duke ia nxjer foshnjen jashte.Ali shkoi tek havarixhet se cili e ka bere kete?Havarixhet thane: Ne te gjithe e kemi bere.Pas kesaj u shpall lufta e cila ndodhi tek vendi i quajtur En-Nahraun.

11.Lufta e Harres

12.Sprova me fjalen: "Kur'ani eshte i krijuar"

Muhammedi as. thote:

"Jehudet jane ndare ne 71 ose ne 72 grupe, te krishteret jane ndare ne 71 grupe,ndersa populli im ka per tu ndare ne 73 grupe. Te gjitha grupet do te dergojne ne zjarr pervec njerez dhe ajo eshte xhemati." (Tirmidhi 7/397 Ahmedi)


13.Imitimi i popujve te tjere

Muhammedi as thote: "Kijameti nuk ka per tu bere derisa populli im te ece ne rrugen e popujve para tij...do i imitojne ata aq sa nese ata futen ne vrimen e hardhuces ju keni per ti per ti ndjekur."

14.Shfaqja e disave si pretendet si profet.

Muhammedi a..s thote: "Kijameti nuk do te behet derisa te shfaqen afro 30 genjeshtare e mashtrues. Cdonjeri prej tujre pretendon se eshte i derguri i Allahut." (Buhari)
Nga keto me te njohurit jane:
-Musejleme genjeshtari, ai u shfaq ne kohen  e  Muhammedit a.s. mashtrimet e Musejlemes moren fund ne kohen e Ebu Bekrit ne luften e  Jemames.
-El Esued el Anesiu i cili u shfaq ne Jemen duke e shpallur veten profet.
-Sexhah, e shpalli vetem profet dhe u martua me Musejlemen
-El Muhtar ibn ebi Ubejd eth Thekafiu, ai u shpreh se eshte krijuar per te marr hakun per  Husejnin,mori ne dore Kufen e me von e shpalli veten profet.
-El Muktar,
-El Harith e shpalli veten profet, ai u shfaq ne kohen e sundimit te Abdul Melikut.
-Mirza Ahmed  el Kadjani, i cili ne Indi e shpalli veten profet.

Muhammedi a.s thot: "Nuk do te ndodh Kijameti derisa te shfaqen 30 genjeshtare, i fundit prej ture eshte Qorri genjeshtar." (Ahmedi 5/396)

15.Perhapja e rendit dhe e sigurise

Ketu permendin dialogun e Muhammedit a.s. me Adijen ne lidhje se si nje grua do vij nga Elhajran deeri ne Qabe per te bere tavaf pas pas frik askend."

Vazhdon

Pergatiti: 
Gezim Kopani

 

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate