Saturday, December 22, 2012

Gur i vjeter ne varrezat e Kabashit Puke

Varrezat myslimane te prejudhes Osmane kan disa vecanti pasi, ato dallojne nga njeri tjetri. Varrezat e kesaj prejudhe dallohen nga disa gur te cilet vendosen tek varri. Njeri vendosen tek koka dhe tjetri tek kembet. Ne shumicen dermuese guri i vendosur tek koka ka :

1.  Eshte ne forme koke me madhesi dhe forme te ndryshme. Ne disa raste forma e kokes tregon se cfare ka qene personi ne fjal, psh; Kadi, Vezir etj.
2.  Ka te shkruar "Ruhuna el Fatiha" (qe fton vizitoret te kendojne suren El Fatiha)
3.  Ka te shkruar vitin ne te cilin ka vdekuar (gjithmon me kalendarin e hixhrit)
4.  Mund te kete edhe shenime te vecanta.

Nga pika e pare qe eshte forma si koke e rrubullaket kuptojme poziten qe personi ne fjal ka pas. Nese forma eshte e trashe dhe e madhe tregon qe ka qene Hoxhe, ose Kadi ose Gjykates (Hakem)

(Tek ky gure i fotografuar tek varrezat myslimane te fshatit Kabash te rrethit te Pukes
 shkruan : "Rasim Vamik bin Selman "Lilahi El Fatiha" viti 1305" pra i vitit 1884. )

Ne varrezat e vjetra te muslimaneve ne fshatin Kabash kemi te shkruar: Rasim Vamil Bin Sleman. Po ashtu ka te shkruar: "Lilahi el Fatiha" te kendohet (lutje) e sures Kur'anore e quajtur El Fatiha. Po ashtu ka te shkruar vitin e hixhirit (kalendar henor) 1305 qe i bie viti 1884.

Sic dihet fshati Kabash eshte nje nder fshatrat me te vjeter ne rrethin e Pukes. Ky fshat eshte banuar qe ne kohet e hershme. Fshati ka pasur organizim te mirfillt dhe eshte fis i pare. 
Sa i takon gureve ne varrezat muslimane thuhet se ato kan ardhur nga Shkupi e disa te tjere thone nga Prizreni e disa thone nga Shkodra.
Shkrimet ne gur jane ne osmanlisht.
(Edhe ky gur eshte nga varrezat myslimane te fshatit Kabash te rrethit te Pukes, viti 1319

Ndersa tek fotografia e fundit jane gur te marr tek rruga e vjeter e Gjakoves e cila kalonte ne Puke - Hadroj etj dhe qe ruhen ne Myftinine e Pukes. Nga kjo foto mund te kuptojme se ky ka qene nje "Ushtar kembesor" i cili mund te kete vdek gjate rruges dhe eshte varrosur aty.





Pergatiti
Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com