Friday, June 15, 2012

Hadithe per naten e Isras dhe Miraxhit


Ndryshe nga nata e pare e mire Regaib dhe e treta Beraet , nata e dyte e mire Israse ka shume argumenta qe flasin per te. Fjala Isra ka kuptimin e udhetimit naten, ndersa fjala "miraxh" do te thote ngritje lart.

Nje dite Utbeja, Shejbeja, Ebu Sufjani, Nadir b. Harithi, Ebul Buhteri Velid b. Mugire Ebu Xhehli Umejje b.Halefi dhe disa kurejshe u mblodhen ne nje vend ne Meke. Ata nisen te bisedonin se si duhet te sillen me Muhammedin a.s. per tia terhequr verejtjen qe te ndalonte thirrjen e tij.
E lajmeruarn se populli deshironte te bisedoj me te dhe se e prisnin. Ne fakt Muhammedi a.s. deshironte shume qe populli i ti te degjonte, prandaj erdhi shkoj ne takim dhe u ul prane tyre.
Kurejshet duke e fajesuar i thane: "Askush prej arabeve deri me tani nuk ka bere kete qe po i ben ti popullit tend. Ti poshterove eterit tane, e qortove fene tone, mendjen tone e perbuze, ke fyer zotat tane dhe e percave popullin, ke bere te gjitha te keqijat qe mund te ekzistojne!
Me pas duke parashtruar disa rekomandime i thane: Nese e ben per te perfituar pasuri, atehere te japim nga pasuria jone qe te behesh me i pasuri prej nesh. Nese e ben per fame e post, atehere te bejme udheheqesin tone. Nese je i prekur nga xhinet, atehere do te harxhojme prej pasurise ton sone qe te te sherojme."

Pas ketyre rekomandimeve, i Derguari i Allahut Muhammedi a.s. u tha:
"Prej ketyre gjerave qe thate, asnjera nuk qendron. Ajo qe ju kam sjell nuk eshte pasuri, nuk eshte as qe te fitoj epersi ndaj jush, nuk kam hallin  qe te behem udheqesi i juaj sepse Allahu me ka derguar si i Derguari i Tij, me zbritili Librin e bekuar (Kur'anin). Une po permbush ate qe me eshte dhene nga Zoti im dhe u solla me ju me sinqeritet. Po qe se e pranoni ate qe kam sjell, ajo do t'ju takoje edhe juve. Ne qoftese me rezistoni dhe me kundershtoni, une do te duroj derisa Allahu te gjykoje mes nesh."

Atehere te pranishmit i thane: Ne qoftese nuk e pranon oferten tone atehere ti e di se jemi ne nje vendbanim shume te ngushte, kemi shume pak pasuri dhe jemi ne pozite te veshtire. prandaj drejtoju Zotit tend qe te na mundesoj te na hap vendin e ngushte ndermjet ketyre kodrave, ta zgjeroje vendlindjen tone ne meesin e qytetit tone te rrjedhin lumenj si ne Siri dhe Irak, te na ringjalle Kusaj b Kilabi i cili ishte i besueshmi jone e pastaj ti tregojme per ato qe ti (Muhammed) tregon nese jane te verteta apo jo. Nese e ben kete atehere ne te besojme se je i derguari i Zotit.

Muhammedi a.s. tha: "Une nuk jam derguar qe tju plotesoj kerkesay tuaja. Une jam derguar nga Allahu per tju treguar juve ate qe me eshte dhene mua. Une ju thash dhe ju tregova. Nese pranoni ate cfare u them, atehere kjo bote por edhe bota tjeter do te jete ne favorin tuaj."

Te pranishmit thane: Atehere kerkoj zotit tend qe te na dergoj nje melek (engjull).

Muhammedi a.s tha: "Une nuk mund te kerkoj te tilla gjera nga Zoti im. Nuk jam derguar per keto pune. Allahu me dergoi si Lajmetar dhe si Paralajmerues per ju."

Politeistet i thane: Nese pretendon se je pejgamber, atehere na zbrit nje cope qiell mbi ne. Nese do Zoti yt e ben. Ndersa Abdullah b. Umeje el Mahzumi tha; Ose vendos nje shkalle drejt qiellit dhe une te shikoj derisa te ngjitesh lart dhe te na sjellesh nje liber ose nje grup melekesh, dhe pa deshmuar ai per ty ne nuk te besojme.

Pas kesaj bisede, Muhammedi a.s. e humbi shpresen ne udhezimin e tyre dhe u kthye i merzitur tek familja e tij. Ne kete kohe Allahu xh.sh i shpalli:

"Ata thane: "Nuk te besojme ty derisa te na nxjerresh prej tokes burime. Ose, (nuk te besojme deri qe) te kesh kopshte me hurma e me rrush, e te besh te rrjedhin vazhdimisht lumenj ne mesin e tyre. Ose te kesh nje shtepi prej ari, apo te ngjithesh lart ne qiell, po ne nuk te besojme per ngjitjen tende derisa te na sjellesh nje liber qe ta lexojme?! Thuaj "Subhanallah- i Madherishem eshte Zoti im, a mos jam une tjeter vetem se njeri, pejgamber? (El Isra; 90-93)

Allahu xh.sh per ti treguar disa nga shenjat e Tij dhe per ti dhene zemer dhe force Muhammedi a.s. e nxorri ate ne nje udhetim i cili njihet si Isra dhe Miraxh.

Allahu xh.sh thote:
"Pa te meta eshte Lartmadheria e Atij qe robin e vete e kaloi ne nje pjse te nates prej Mesxhidul Haramit (Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi dhe pames." (El Isra; 01)

Teksa profeti Muhammed ishte ne Mekke (Qabe) Allahu xh.sh i dergon Xhebrailin a.s. sebashku me nje kafsh te quajtur burak. Hapi i kesaj kafshe (qe ishte me e madhe se gomari dhe me e vogel se mushka) ishte aq e shpejte sa nuk kishte mundesi ta shikoje me sy. (Buhari, Muslimi 259)

Pasi arriti ne Mexhidul Akssa Profeti Muhammed a.s. foli dy rekate namaz.
                                                             (Ibn Hisham, Siret II, 244)

Pas kesaj Profetit Muhammed a.s. iu dhan dy gota , njera kishte vere e tjetra qumesht. Profeti Muhammed a.s. i shikoj ato dhe mori qumshtin.Xhebraili a.s.tha;

"Falenderimet i takojne Allahut qe te udhezoi ne ate qe eshte e njerezishme dhe e pershtatshme per natyren njerezore. Po te kishe marre veren, atehere populli yt do te ishte ne devijim."
                                                                                 (Nesai, 41)

"Nata e Israse (Miraxhit) ndodhet mbi dyert e Xhennetit. Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here dhe kete do ti gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)

"Ne naten e Miraxhit Muhammedit a,s ju tregua xhehennemi. Ne te shikove se shumica e tyre ishin gra."      (Tirmidhi)
    
Ibn Abasi ka thene:

"I derguari i Allahut xh.sh ne naten e Israse kishte kaluar prane nje vendi dhe kishte ndjere ere te mire dhe e kishte pyetur melekun Xhebrail; O Xhebrail! Cfar eshte kjo ere? Ai eshte pergjigjur: Kjo eshte era e gruas, e cila krihte vajzen e Faraonit dhe e femijeve te saj. Kur ajo po krihte vajzen e Faraonit, i ra kreheri nga dora dhe tha: Me emrin e Allahut! Vajza e Faraonit, kur e degjoj  i tha;
-A e ke fjalen per babain tim?
-Ajo i tha; Perkundrazi e kam fjalen per Zotin tim dhe Zotin tend qe eshte Allahu!
-Vajza tha: Ti ke zot tjeter vec babait tim?
-Ajo ia ktheu; Po , Allahun !
-Vajza; Atehere une do i tregoj babait (Faraonit) tim.
-Gruaja; Tregoi.
Vajza e lajmeroi babin e saj qe ishte Faraoni i cili dergoj njerez tek ajo te cilet pyeten gruan;
A ke zot vec Faraonit? Ajo i tha: Po, Zoti im dhe Zoti yt eshte Allahu. Faraoni urdheroi te sillej nje ene hekuri, te cilen e nxehu dhe gruaja i thote Faraonit;
-Kerkoj prej teje nje deshire?
-Faraoni; Me thuaj?
-Gruaja : Filloj ti fuste femijet e saj ne ene njeri pas tjetrit derisa i erdhi radha femijes qe kishte ne gji, i cili i foli nenes se vet duke i thene; O nena ime! Qendro e palekundur, sepse je ne te verteten."

(Sqarim: Jane disa femije qe kane folur qe te vegjel (per gjiri) 1. Femija e gruas qe krihte vajzen e Faraonit, 2.foshnja e Xhurejxhit, 3. Profeti Isa a.s., (i biri i Merjemes) etj.)
                                         
Ebu Dherr r.a. e pyeti Muhammedin a.s. per naten e Israse dhe Miraxhit.
Profeti Muhammed a.s. nder te tjera i thote:
"Isha ne Mekke , ne tavanin e shtepis time u shfaq nje dirte e madhe e cila gati sa nuk mi mori syt. Ishte meleku Xhebrail i cili mi ferkoi syt me ujin e zemzemit, me hapi gjoksin dhe ma pastruan zemren ne nje ene te mbushur me iman (besim).
Pastaj Xhibrili me solli nje kafshe te bardh qe quhej "Burak".... me pas u nisem drejt xhamis el Aksa dhe me pas drejte qiellit.
Duke ju afruar qiellit Xhebraili thote: O rojtar te qiellit hapi dyert!
Une e pyeta: Kush eshte rojtaret?
Xhebraili heshti pak e me pas dhe me tha: Meleket !
Kur u afruam edhe me shume nje ka kryesoret e Melekeve te qiellit pyeti: Kush jeni ju ?
Xhebraili i thote: Jam Xhebraili.
Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe eshte me ju kush eshte ?
Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s.
Meleku pyet: A eshte i derguar? Xhebraili i thote: Po eshte i derguar!
Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin.
Ne qiellin tjeter shikova Jahjane a.s. dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova  Musain a.s.  ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s.
Me pas u ngjitem deri tek vend ne te cilin shikova fruta te medha te cilat gjithashtu kishin gjethe te medha.
Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha!
Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati.
Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt. U zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha:
Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte "fitrah" ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 kohe namazi (teksa kthehet profeti, Pejgaberet e tjere e pyeten se cfare te ka urdheruar Allahu xh.sh.? Profeti Muhammed a.s. i thote qe me urdheri 50 kohe namazi. Disa Pejgamber i than Muhammedit a.s. qe te kthehet tek Allahu xh.sh ku ti kerkoj uljen e kohve. Dhe keshtu ndodhi derisa kohet e namazit ran ne 5 kohe namazi, por qe kan vleren e 50 koheve te namazit.)  (Buhari Teuhid 4, Muslim, Tirmidhi etj)
                                                   
Profeti Muhammed a.s. ne lidhje me Isran dhe Miraxhin tregon:

"Allahu me dergoi "Burakun" i cili eshte i bardh, dhe nuk eshte gomar dhe eshte me i vogel se mushka. Me i shpejte se shikimi (vetetima). Mu kerkua qe te ulem (te hip ne te).Hipa ne te dhe udhetova deri ne xhamin Aksa. Kur arritu aty e lidha burakun. Fala dy rekata namaz ne xhami. Kur dola nga xhamia me erdhi Xhebrili dhe me tha:
"Ai kishte ne dore dy . Ne njeren kishe vere dhe ne tjetren gjumesht. Me kerkoj te zgjedh njere nga ato dhe une zgjodha qumeshtin. Xhebrili tha: Te pastren (te mire) zgjodhe. 
Pastaj sebashku me xhebrilin filluam udhetimin drejte qiellit. Kur arritem ne qeillein e pare Xhebrili kerkoi leje te hyje. Te futet brenda. 
Meleket e pyeten: Kush je ti, dhe kush eshte ai qe eshte me ju?
Une jam Xhebrili dhe bashkudhetari eshte Profeti Muhammed a.s. Meleket e pyeten: 
A eshte pejgamber?
Xhibrili tha: Po! 
Ne kete moment meleket hapen dyert e qiellit dhe hyme brenda. 
Ne qiellin e pare takova Ademin i cili me uroj per mireseardhjen. Ademi a.s. u lut per mua. 
Pastaj kaluam ne qiellin  e dyte. (Si ne qiellin e pare Meleken pyeten Xhibrilin si ne qiellin e pare) Ketu takova Jahjan a.s. dhe Isain a.s.. 
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s.Ne qiellin e kater takova Idrizin a.s., ne te pestin Harunin a.s., ne te gjashtin Musain a.s. dhe ne te shtatin Ibrahimin a.s. i cili ishte i mbeshtetur me shpine per Bejtul Ma'murin (Qabja e qiellit) ky cdo dite hynin nga 70 mije melek. 
Pastaj vijuam udhetimin deri ne Sidretul Munteha e cila i kishte gjethet si veshet e elefantit (tregon mashtin), ndersa frutat si shtambe. Ajo ishte shum e bukur asnje nuk mund ta pershkruaj bukurin e saj. 
Allahu me shpalli dhe me oblikoj me 50 namaze gjate dites e nates. Gjate kthimi takova Musain a.s. i cili me tha: Kthehu tek Allahu, lutu qe ta lehtesoje kete obligim (namazin)sepse populli yt nuk do e perballoje pasi une kete e pranove dhe dhe Beni Israilet nuk e bene. 
U ktheva tek Allahu dhe i thashe:
O Zoti im! Lehtesoje popullin tim! Allahu ma uli ne 5 kohe namazi.Ne kthim takova perseri Musain a.s. i cili perseri me pyeti dhe i thash qe Allahu xh.sh mi uli ne 5 kohe namazi.Perseri Musai a.s. me sugjeroi qe ti kerkoja Zotiti per ti ulur per shkak se populli nuk do perballoje.U ktheva perseri tek Allahu xh.sh; Allahu xh.sh me tha: 
O Muhammed! Ato jane pese namaze qe falen gjate dites dhe nates. Cdo namaz shkruhet per dhjete,keshtuqe plotesohet 50 namaze.Ne kthim takova perseri Musai a.s. i cili me sugjeroi te njeten gje, por kete here i thashe: Jam kthyer disa here tek Zoti im, saqe turperohem nese kthehem perseri." (Muslimi) Shenim: Ky hadith transmetohet nga Enes ibn Maliku.  Po ashtu ndodhet edhe tek  Ibn Maxhe 3


Gjate udhetimit te Israse dhe Miraxhit profetit Muhammed a.s. iu tregua disa forma te denimit  dhe shperblimin e besimtareve te Allahut xh.sh.


Gjate udhetimit Profeti a,s shikon denimin e atyre qe shkelin kuroren martesore te cilet kishin para tyre mish te qelbur dhe mish te mir, edhe pse para ndodhej mishi i fresket ato zgjidhnin mishin e qelbur. I habitur profeti Muhammed a.s. pyet Xhebrailin: Kush jane keto njerez?
Xhebraili pergjigjet duke i thene: Ata jane njerezit qe kan bere imoralitet, kan shkelur kurore dhe qe kan lene mishin hallall dhe nga ngrene nga mishi haram.

Po ashtu profeti Muhammed a.s. shikon disa njerez me thonj prej bakri me te cilet prishnin (gervishnin) fytyren dhe trupin e tyre. Kur e shikon kete Muhammedi a.s. pyet Xhibrilin se kush jane keto? Xhebraili i thote: Ket jane ato njerez qe behen penges per te tjeret dhe qe flasin mbi nderin e grave.

Me pas profeti Muhammed a.s. tregon: "Kaluam pran nje grupi njerezish qe e coptonin mishin nga pjeset e trupit te tyre dhe e pertypnin dhe u thuhej: "Hani ashtu si e keni ngrene mishin e vellaut tuaj" Pyeta Xhebrailin se cfare kjo?Xhebraili i thote: "Keto jane pergojuesit, ata qe marrin nepergoje."

Shikova disa njeres qe me gershere prisnin gjuhet dhe buzet e tyre, sahere qe i prisnin ato riktheheshin ashtu sic kishin qene me pare. E pyeta Xhebrailin kush jane keto? Xhebraili me tha: Keto jane njerezit qe benin percarje ne popull.

Shikova disa njerez qe ngrenin gur prej zjarri. E pyeta Xhebrailin se kush ishin keto: Xhebarili me tha: Jane ato njerez qe ngrejne pasurin e jetimit.

Shikova nje grup njerezish qe mbillnin dhe ne te njejten dite korrnin. Sapo e korrnin kthehej mbjellja sic ishte. Pyeta Xhebrailin per kete dhe me tha: Keto jane njerezit te cilet kan punuar per hir te Zotit kan ra deshmor ne mbrotje te islamit, familjes, atedheut. Veprat e tyre shperblehen shtatqind fish.

Shikova nje shkemb te vogel nga ku del nje dem i madh. Demi deshironte te kthehej nga kishte dalur por ishte e pa mundur. Pyeta Xhebrailin dhe me tha: Ky eshte ai njeriu qe flet fjale te renda, pastaj pendohet per ate qe ka thene por nuk ka mundesi ta kthej prapa.

Arritem tek nje lugine ne te cilen fryente nje ere e fresket dhe e kendshme, degjohej edhe zera te bukur. Pyeta Xhebrailin i cili me tha: Ky eshte zeri i Xhennetit qe thote: "O Allah, me jep ate qe me ke premtuar, te plota jane dhomat e mia, drita ime, mendafshi im, vendqendrimi im. margaritari im, guret e mi te cmuar, mjalti im, lumejt e mij, toka ime, etj prandaj me dhuro o Zot ate qe me ke premtuar! Allahu xh.sh i thote: I yti eshte secili myslimna e myslimane, secili besimtar e besimtare, se cili nga ata qe kan besuar pejgamberet e Mi, ka punuar pune te mire dhe nuk me ka bere shok . Kush frikesohej nga Une, kush me pershkruan dicka une do ia kthej, e kush mbeshtet tek Une unde do i Mjaftoj ati. Une jam Zoti, Zot tjeter pervec Meje ska dhe Une nuk e shkel premtimin tim. Te shpetuar jane besimtaret e veret, ndersa i Lavderuar eshte Allahu, Krijuesi i cdo gjeje." Pas kesaj xheneti thote: I kenaqur jam i Zoti im!"

Hadithet te permendura tek Buhari, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi , Ibn Maxhe.

Teksa profeti Muhammed a.s. tregonte per Isran dhe Miraxhin te gjithe deshironin te dinin nese e ka shikuar Allahu xh.sh apo jo.

Ebu Dherri e kishte pyetur profetin Muhammed a.s.; O i derguari i Allahut xh.sh! A e ke shikuar Allahun ?
Profeti Muhammed a.s. iu pergjigj: "Ai eshte Drit (Nur), si mund ta shikosh Ate?"
                                                          (Muslimi, Besimi 291)

Po ashtu Aishja r.a. tregon: "Kush thote se Muhammedi a.s. e ka shikuar Allahun ka genyer sepse Allahu thote: "...Syte nuk kane mundesi ta shikojne Ate." (El En'am;103)


Pergatiti
Gezim Kopani

V/O: Meteriali eshte ne punim....


Mund te lexoni: Rendesia e nates se dyte te mire Miraxh

Mund te lexoni: Takimi i Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com