Saturday, April 28, 2012

Imam Shaban Rexha ne vitin 1940

Ne kete fotografi eshte Imam Shaban Rexha sebashku me Ali Bytyçin.
Femijet jane nga shtepia e imam Elez Hoxhes. Kjo fotografi eshte bere tek shtepia e Elez Hoxhes ne vitin 1940.
Fotografia eshte siguruar nga te afermit e familjes se imam Shaban Rexhes.
Shaban Rexha eshte personi qe ka kapele ne koke.

Tuesday, April 10, 2012

Histori e shkurter mbi islamin ne Puke

Xhamia e Koder Hanit ( shek. XVIII )

Kjo xhami eshte e para ne rrethin e Pukes. Xhamia ka qene me minare.Dy  kateshe. Imamet e kesaj xhamia jane: Zenel Hoxha, Beqir Laçi, Asllan Hoxha, Elez Hoxha. Muezin ka pasur: Adem Haxhia, Selim Baftia dhe Sylejman Gania (Asllani). Ne vitin 1838 eshte hapur mejtepi islam. Afer xhamise ka pasur edhe Trybe.

Ne vitin 1967 mbyllet si kul xhamia e Koder Hanit nga sistemi i kohes. Per here te pare per kete xhami eshte krijuar nje historik i shkurter ne vitin 2005. Nderkohe ne vitin 2006-2007 jan krijuar dy dosje per kete xhami. Si rezultat ne vitin 2007 u çertifikua xhamia e Koder Hanit Puke.

- Xhamia e fshatit Qerret ( v. 1825 )

Kjo xhami eshte ndertuar qe ne kohen e turkut. Ka pasur minaret me gure te gdhendur. Ka qene dy kateshe. Afer saj ka pasur edhe mejtepin. Imamet e kesaj xhamia kan qene: Qazim Nushi, Sadik Prishtina, Zenel Hoxha etj. Po ashtu ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter nga Myftinia e Rrethit Puke. Nderkohe ne vitin 2006-2007 jane bere dy dosje per kete xhami.

- Xhamia e Kabashit ( v.1839 )

Xhamia e fshatit Kabash eshte ndertuar qe ne kohen e Osmanlive. Ka te dhena gojore se eshte ndertuar ne vitin 1839. Xhamia eshte ne mes te fshatit tek vendi i quajtur Lam. Imamet e kesaj xhamie kan qene: Asllan Hoxha ( 1910-1912 ), Sadik Prishtina (1912), Sahit Islami ( 1894-197). Ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter nga Myftinia e Pukes. Ne vitin 2006-2007 eshte certifikuar.

- Xhamia e fshatit Rrype

Xhamia eshte ne periferi te qendres aktuale. Ne kete xhami ka sherbyer si imam: Asllan Hoxha dhe Ibrahim Hoxha . Ky i fundit ka sherbyer per 30 vjete. Edhe per kete xhami ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter. Afer kesaj xhamie varrezat kane shkrim ose Arab ose Osmalisht. Ne vitin 2006-2007 jane bere dy dosje. Si rezultat ne vitin 2007 eshte bere certifikimi i kesaj xhamie.


- Xhamia e fshatit Micoj ( shek XIX)

Kjo xhami eshte ndertuar nga mesi i shek. XIX . Xhami eshte dy kateshe. Disa thojne qe ska pasur minare, te tjere thone qe ka pasur minaret. Afer xhamise ka pasur mejtep ku mesues ka qene Beqir Laci. Imame kan sherbyer: Hysen Hoxha ( 1810-1890), Beqir Hoxha, Arif Islami. Muezin kan qene: Beqir Hoxha dhe Arif Islami. Ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter nga Myftinia e Pukes. Ne vitin 2006-2007 eshte certifikuar.

- Xhamia e fshatit Kryezi ( v. 1825 )

Kjo xhami eshte ndertuar afersisht ne vitin 1825. Afer kesaj xhamie ka pasur mejtep dhe mesues ka qene Zenel Hoxha. Mejtepi ka qene afer nje qershie. Imame kan qene: Malush Hoxha (1889-1957)

Ne vitin 2005 eshte bere nje historik i shkurter nga Myftinia e Pukes. Ne vitin 2006-2007 eshte certifikuar.

- Xhamia e fshatit Iballe

Kjo xhami eshte ndertuar qe ne kohen paralargimit te perandorise Osmane. Xhamia eshte ne lagjen e zotnive. Xhamia mbrenda ka nje gure qe e quajne “ guri i berajatit” qe konvenon me naten e mire te tre “Lejletul Berat” . Kjo nate eshte e njohur si nata e tolerances. Imamet kane qene:

Isuf Hoxha (1820-1919), Hoxh Bisha ( 1957-1960). Kjo xhami eshte certifikuar ne vitin 2003.

- Xhamia e fshatit Kulumri ( v. 1816)

Kjo xhami eshte ndertuar afersisht ne vitin 1816. Xhamia sherbente per fshatrat: Trun, Sakat, Xhath, dhe Flet. Kete fuksion e ka kryer deri ne vitin 1956. Imam ka qene Mehmet Hoxha.

Ne vitin 2006-2007 eshte certifikuar.

- Xhamia e re e Pukes ( 1996)

Kjo xhami eshte ndertuar ne vitin 1996 ne mes te qytetit Puke. Nga viti 1996-2004 ka sherbyer si Imam H. Ibrahim Hoxha. Myezin nga vitin 1996-1998 ka sherbyer Haki Ademi.Nga viti 1998-2002 mjuezin ka sherbyer Qazim Kopani. Nga vitin 2004-2008 sherben si Imam Gezim Kopani. Nga viti 2004-2008 si muezin sherben Ali Guri. Ne vitin 2006-2007 jane bere dy dosje me qellimin e certifikimit te saj.

- Mejtepi Islam Puke ( v. 1998 )

Ne rrethin e Pukes nga vitin 1998 prane shoqates SHBKI Puke zhvillohet mesim islam. Ne kete mejtep jepen keto lende: Mesim Kur’ani, Ilmihal, akaid dhe Histori Islame. Nga ky mejtep ka shume djam dhe vajza qe sot vazhdojne mesimet ne Medresete si Haxhi Sheh Shamia Shkoder, dhe H.Mahmut Dashi Tirane.


-Kleriket e fese islame ne rrethin e Pukes

Emer Mbiemer Fuksioni

1 Zenel Mehaj Imam

2 Beqir Laçi Imam

3 Asllan Hoxha Imam

4 Musa Puka Muezin

5 Elez Hoxha Imam

6 Shaban Rezha Imam – Muezin

7 Ibrahim Hoxha Imam

8 Hoxhe Bisha Imam

9 Malush Hoxha Imam- Muezin

10 Ismail Aga Muezi- Imam

11 Myrteza Hoxha Muezin

12 Sahit Hoxha Imam- Muezin

13 Haxhi Bajrami Muezin

14 Jah Meta Muezin

15 Selim Sanoshi Muezin

16 Sadik Prishtina Imam

17 Ibrahim Tahiri Muezin

18 Adem Ademi Imam –Muezin

19 Haki Ademi Muezin

20 Sahit Islami Imam

21 Hysen Hoxha Imam

22 Arif Islami Muezin

23 Qazim Kopani Muezin

24 Sulejman Gania (Asllani) Muezin

25 Isuf Arifi Muezin

26 Sherif Arifi Muezin

27 Ali Guri Muezin

28 Murat Musa Muezin

29 Qazim Nushi Imam

30 Nail Hoxha Muezin

31 Bajram Cena Muezin

32 Gezim Kopani Imam dhe Myfti


- Nga vitin 1994 deri ne vitin 2008 Anetare te Keshilli te Pergjithshme te Komunitetit Musliman Shqiptare kan qene:

1. Elez Hoxha

2. Ibrahim Hoxha

3. Bek Selami

4. Qazim Kopani

5. Halit Rringaj

6. Gezim Kopani

7. Astrit Kuçi


- Mesues te fese islame pas viteve 1990 ne rrethin e Pukes jane:



1. Adem Ademi, Lenda: Histori Islame , Ilmihal

2. Haki Ademi ,Lenda: Ilmihal

3. Gezim Kopani Lenda: Kur’an, Akaid, Arabisht, Turqisht,

4. Evlonda Hoxha, Lenda: Akaid

5. Aida Sula, Lenda: Histori Islame

6. Erjola Kopani, Lenda: Ilmihal, Histori Islame, Kur’an

7. Ardian Hasa, Lenda: Kur’an, Akaid, Histori Islame

8. Qazim Kopani, Lenda: Ilmihal, Histori Islame


- Pergjegjesia e grave muslimane ne Puke pas viteve 2000



1. Manushaqe Lluka

2. Evlonda Hoxha

3. Albana Sula


Shenim:

Ky informacion i shkurter eshte i pari informacion historik i bere ne Myftinine e Rrethit Puke.

Pergatiti:
Gezim KOPANI
Puke me, 23/04/2008

Sprova e dexhalit dhe zbritja e .Isas a.s.


Profeti Muhammed a.s. thote:

"Midis krijimit te Ademit dhe ndodhise se Kiametit nuk do te kete krijese me te madhe (sprov me te madhe) se dexhali."
                                                   (Muslimi)

Profeti Muhammed a.s. thote:

"Prej kur Allahu xh.sh ka krijuar Ademin, nuk ka krijuar sprove me te madhe sesa sprova e dexhalit. Ai eshte esmer, ka floke te dredhura, syrin e majte e ka te verbet dhe me nje gunge te vrazhde. Do mund ta sheroj te verbetin dhe lebrosurin."
                                                             (Taberani)

Muhammedi a.s. thote:

"Dexhali syrin e majte e ka te verbet dhe me nje gunge te vrazhde, midis dy syve te tij shkruan "KAFIR" dmth jobesimtar"
                                                   (Ahmedi)

Ebu Hurejra trans nga Ebu Kasimi te kete thene: " Dexhali do te therrase ne poshtersi e ne humbje. Dexhali do te shfaqet kur njerzit jane te percare. 40 dite do te jene te gjate aq sa do deshiroj Allahu. Do sundoj aq pjese te tokes sa do e lejoje Allahu xh.sh. Do te zbres hz.Isa a.s. e do i thote imamit te prije. Hz. Isa a.s. kur te ngritet nga rukuja do te thote: "Semi Allahu liemn hamide. Allahu e vrafte dexhalin dhe fitofshin myslimanet.(Bezzari)

E pyeten profetin Muhammed a.s. si do te jene crregullimet e dexhalit?
Ai tha: "Sikur shiu me ere. Do therras njerzit per ta besuar si zot, njerzit do ta besojne. Pastaj dexhali do urdheroj qiellin te leshoj shi, e token per te mbire frytet. Kafshet do te ngryshen me te rritura e me gji te mbushur plot e me barkun plot. Do kaloj pran nje germadhe e do ti thote: Nxirri thesaret e pasurise.Thesaret do te ngriten pas tij sikurse tufet e bleteve. Do therrase nje djalosh te ri, do ti bjere me shpate dhe do ta ndaje dukshem ne dy pjese. Do ta therrase e djali do te ngritet i buzeqeshur. Ne kete moment Allahu xh.sh do te dergoj hz. Isain a.s. Isa a.s. do zbres tek minarja e bardhe ne lindje te Damaskut i veshur me dy pal rroba e me duar te vendosura ne dy krahet e melekeve. Kur te levize koken do te pikoje nje uje sikurse xhevahir. Cdo kafir do te vdes kur ta nuhas eren e frymes se tije, e ajo ere arrin aq sa shikimi i tij. Do ta kerkoj dexhalin deri tek dera Ludd e aty do ta vras. Pas kesaj do  shkojne disa njerez besimtare tek hz.Isa a.s. e ai do i ferkoje fytyrat duke i pergezuar me gradet e xhennetit qe i kan arritur. Me pas Allahu xh.sh do njoftoje Isane a.s. se kam nxjerr disa krijesa qe nuk mund ti luftoje askush. Allahu xh.sh do i kerkoj hz.Isase a.s. ti mbroje robt e Allahut xh.sh duke i derguar ato tek mali Tur."



Lexoni jeten e profetit Isa a.s. duke klikuar ketu: Jeta e Isait a.s., Agjerimi dhe zbritja e sofres

Ndersa mbi dexhalin mund te lexoni ketu: Kush eshte dexhali?
Pergatiti
Gezim KOPANI

Dt.30.03.2012

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com