Thursday, March 29, 2012

Kumtese: Islami , shendeti fizik dhe shpirterore.



Falenderimet i takojne vetem Allahut Krijuesit te Gjithesise Sunduesit te cdo gjeje. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Profetin Muhammed a.s. familjen e tij, shoket dhe mbi te gjithe ato qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e fundit.




Allahu xh.sh thote:

" Dhe meshire Ime ka perfshire secilin send. Ate meshire do ta caktoj per ata te cilet ruhen nga mekatet, e japin zekatin dhe per ata qe argumentat tona i besojne."
                                                                       ( el-Arafe; 156)

Te nderuara nena dhe te pranishem!
Sot me caktimin dhe deshiren e Zotit te Madheruar jemi bashkuar me njeri-tjetrin ne kete takim sa domethenese aq dhe i domosdoshem.
Me deshire vendosa te zhvilloj kete takim me grate qe vuajne nga semundja e kancerit pas kerkeses qe me erdh nga vete ato. Kjo semundje ndryshe nga semundjet e tjera aq sa eshte e veshtire mund te jete edhe e lehte. Kam degjuar se dikush i thote tjetrit: "Kaq kohe ke jete" ne fakt askush nuk ka te drejte ti percaktoj kohen e jeteses ne kete toke me perjashtim te Allahut te Madheruar.
Feja islame i jep rendesi te vecante shendetit aq sa ne nje thenje te Profetit Muhammed a.s. thuhet:
"Nder miresit e Allahut eshte shendeti. Prandaj kujdese per te perpara se  te le ai ty."
Me kete rast eshte e rendesishme te paturit kujdes ne kurimin e kesaj semundje e cila pervec kujdesit fizik duhet kushtuar vemendje te vecante edhe kurimit shpirterore.
Ai qe nuk humb besimin ne Krijuesin e Gjithesise do te jete i gezuar dhe i lumtur pasi e mesemiri se ai qe ka dhene kete semundje eshte edhe sheruesi i saj.
Dua te jap nje shembull "neuroblastoma" eshte nje tomorr qe prek femijet, por femija e kalon ate pa patur nevoje per mjekim. Shkencetaret e sotem kan konstatuar ne Norvegji ku nje grua me kancer te gjirit u sherua gje qe futi ne mendime shkencetaret e mjeksise.
Ky rast solli risi edhe ne menyren e kurimit te kancerit. Mjeket kur e pyeten gruan  se cfare ka bere? Ajo tha: "Asnjegje thjesht i jam mbeshtet Zotit."
Duke ju mbeshtet Zotit zemra e njeriut forcohet dhe menjehere vjen gezimi. Eshte pikerisht gezimi dhe lumturia e cila i lehteson vuatjen grave te cilat vuajne nga kanceri.
Hz.Muhammed a.s. thote: "Ne trupin e njeriut eshte nje cop mishi e cila kur eshte mire i gjithe trupi eshte mire.Shoket e pyeten: Kush eshte kjo cop mishi? Hz.Muhammed a.s. thote: "Ajo eshte zemra"
Edhe per kancerin ka kurim, ka ilace te cilat dergojne deri ne sherimin e plote te saj. Ne nje thenje tjeter Hz.Muhammed a.s. thote: "Allah i Madheruar nuk ka krijuar semundje e te mos kete krijuar edhe ilacin e saj me perjashtim te helmit. Shoket e pyeten: Cfare eshte helmi? Hz. Muhammed a.s. ka thene: "Helmi eshte vdekja, ajo ska ilac"
Duke e mbyllur kumtesen time, ju uroj sherim te shpejte dhe te plote dhe kalofshi dite te gezuara dhe te lumtura.
______
Pergatiti: Gezim Kopani
Dt. 29.3.2012
Kumtes e mbajtur gjate nje takimi me grate pukjane qe vuajne nga semundja e kancerit.

Tuesday, March 27, 2012

A thot historia cdo here te verteten ?

Koha na ka treguar se Historia shkruhet nga njerez te dijshem por edhe nga i forti. Hostoria gjithashtu shkruhet edhe duke u bazuar ne te dhena gojore qe populli e percjell brez pas prezi. Nese nje histori e shkruar bie ndesh me ate popullore, ekziston mundesi qe ajo te mos jet e vertet dhe e kunderta.

Te dhenat e botuara ne libra a jane cdo here bindese? A eshte e drejte cdo here ajo qe shkruhet nga historianet? Sa sakte shkruhen gjerat ne histori? Sa te besueshem jane gojdhenat? Po ai qe i tregon koto te dhena gojore? Te gjitha keto jane pyetje qe mua me kalojne disa here ne mendje kur lexoj histori te nje vendi.

Gjate nje kafeje me disa miq rastesisht u hap debati i historise se rrethit te Pukes. Gjate debatit degjova disa gjera qe nuk i kisha degjuar e lexuar me pare ne lidhje me Xhamine e Koder Hanit. Fal edhe te detyres qe une bej u interesova per historine e teologeve mysliman si dhe te Xhamiave qe ndodhen ne rrethin e Pukes e konkretish per Xhamine e Koder Hanit, Puke.

Sipas te dhenave qe ofrojne institucionet zyrtare te fese Islame, Xhamia e Koder Hanit eshte nder Xhamiat e para te ndertuara qe ne kohen e Perandorise Osmane. Gjate studimit  me ra ne dore libri: "Kronike e deres se Gjon Buzukut"  te autorit pukjane Jaho Brahaj. Autori ne pjesen e pare te ketij libri tregon origjinen e "Bucceseos" dmth Buzezezeve qe shfaqeshin perkrah fiseve me te shquara ne shekuj e Mesjetes. Buzezezet del se kishin shtrirje teritoriale deri ne Malesi te Pukes.
Sipas ketij libri citoj : "...Si fillim mendohet qe seline ta kene patur ne malet, qe shtrihen ne prapatoken e fushes se Zadrimes, ku vazhdoi te ruhej e trashegohej dera e Zezeve (Zezajve), ne Puken e sotme."
                                           (shih: Kronike e deres se Gjon Buzukut, fq.14)

Nese me siper permendem se nder gjerat qe ploteson historin jane te dhenat gojore atehere pse Pukjanet nuk dine gje per kete? Nese vertet ka ekzistuar nje seli e Zezajve ku ndodhet ekzaktesisht sot?
Nese vazhdohet me tej, vihet re nje ndarje te Buzazezeve ne: Buza dhe Buzati ose sic njihet sot me emrin Bushati. Me njehere vjen edhe nje emer tjeter i quajtur "Zezet" citoj:

"Familja tjeter pinjolle e ketij fisi te lashte, me ermin Ziu (Zezaj), na shfaqet me seli ne fshatin Zezaj, me shtrirje ne vendbanimin e qytetit te sotem te Pukes, por banore me kete emer e nga kjo familje ka edhe ne fushen e Zadrimes, ne dy krahet e Drinit."
                                                                 (shih: Kronike e deres se Gjon Buzukut fq.18)
Sipas keti librit del se selia e Buzazezeve paska qene nje fshat qe me von u njoh me emrin " Zezaj "dhe qe shtrihet ne qytetin e sotem te Pukes. Puka eshte e shtrir ne nje teren jo te vogel dhe nese jane bere kerkime shkencore per kete, pse nuk tregohet se kur jane bere dhe ne cpjese te qytetit te sotem jane bere?
Une mendoj se ka  m'veshje historiku duke perfshir ne kete mes edhe Puken duke pasur parasysh faktin qe edhe ne Zadrim del qe ka familje me emrin Zezaj, e per ta bere edhe Puken pjese te nje kauze joreale. Megjithate ne Puke edhe sot ka nje lagje me kete emer por qe banoret e kesaj  nuk kan lidhje me Zezajt (Laçajt) e Pukes.

Citoj: "...Zezaj u trasheguan si zoter te Dheut (krahines) te Pukes se sotme, me prone dhe kullotat e malit te Terbunit..."  "...nga keto kullota, disa ju shiten malesoreve te rrethinave te Terbunit ne vitet e para te reformave turke te shek XIX, e disa u trasheguan nga nje degezim i hershem i Zezajve, qe sot mbajne mbiemrin Laçaj. Ne Puke, ne Mesjete, kemi qenderimbanimin (seline) e Zezajve, ku edhe sot, shihen edhe themelet e Kishes se fisnikut Pal Ziut (Zezes) ..."

Libri ne fjal  ben me dije se Zezajt ishin pronar te Pukes se sotme te kullotave e malit te Terbunit por me von ata ju shiten malesoreve te rrethinave te Terbunit por pa permend se kujt ju shit. Cilit fis ju shit kjo toke? Nga te dhenat e librit del se Laçajt e Pukes jane fisi i Zezajve dhe permend se ne kete fis (Laçaj) shikohen themelet e Kishes se Pal Ziut. Ne lagjen Laçaj te Pukes  vendi me i vjeter eshte Xhamia e Koder Hanit dhe autori i ketij libri shkruan ;citoj:

 "...Xhamia e Pukes eshte ndertuar, sipas tradites gojore dhe gjurmeve arkeologjike, mbi themelet e kishes se Pal e Boç Ziut." "...Konsulli austro-hungarez Tefor Ippen thote: "Nje rrenoje kishe qe ndodhet ne Puke, eshte e periudhes paraturke, pra mesjetare..." H.Hecquard ne vepren e tij e botura ne Paris te vitit 1858 shkruan: "...Ne afersi te Pukes, eshte keshtjella e banuar nga Pal Zenta. Disa familje, qe banojne prane ketyre rrenojave gezojne nje respekt e konsiderate te madhe dhe pretendojne te jene pasadhesit e ketij princi, duke ju shtuar emrave te tyre, emrin e tij, tani jane muhamedane (mysliman)"
                                  (shih: Kronike e deres se Gjon Buzukut fq.19)

Ne fillim  thuhet  sipas te dhenave gojore, nese do ndalojme pak ketu del se kjo e dhene nuk eshte e vertet. Pasi asnje nga banoret e Laçajve nuk mbajne mend se ka pas ndonje here kishe. Gjithashtu filitet edhe per gjurme arkeologjike.  Atehere kush i ka bere keto germime dhe kur jane bere? Nese jane bere pse nuk jane publikuar me pare? Sot eshte fare e thjeshte te pyeten banoret e Laçajve per kete te dhene.
Une jam interesuar dhe kam pyetur banoret e Laçajve si: Shpen Laçi, Halil Mus Laçi, Uke Kapllan Laçin po ashtu edhe banore te tjere dhe pergjigjia ka qene: "Jo, eshte hera e pare qe po e degjojme kete gje. Ketu ska pas ndonje here kishe. Sipas gjysherve tane ketu kan ardh askeret (ushtaret) turq e kan ndertu Xhamine e Koder Hanit.Me ardhjen e ushtareve u gjallerua vendi pasi kodra u kthye han (vendqendrim)ku u ndertua taborri,xhamia, hamami etj ..."

Edhe institucioni zyrtare i myslimaneve "Myftinia e rrethit Puke" hedh poshte te dhenat qe pershkruhen ne librin e Jaho Brahes.
__________
Pergatiti: Gezim Kopani

Saturday, March 24, 2012

Kush eshte dexhali?

Dexhali eshte sprova me e madhe e njerzimit.Te gjithe Profetet kan kerkuar mbrojtje nga Allahu nga sprova e dexhalit.

Muhammedi a.s. ka thene:

"Cdo here ne popullin tim do te kete nje grup i cili do te luftoje (ec) ne rruge te  drejte fitimtare ndaj atyre qe kundershtojne dhe kushtu derisa i fundi i tyre do te luftoje me dexhalin."
                                                                              (Buhari)

Muhammedi a.s. ka thene:

"Dexhali nuk do te dal perderisa njerzit nuk harrojne te permendin ate dhe derisa imamet te mos e braktisin permendjen e tij."
(Trns, Abdullah bin Ahmedi, zinxhir te Bekije bin Safvan bim Armer)

Muhammedi a.s. thote:

"...Kerkoni mbrojtje nga Allahu xh.sh prej sproves se dexhalit."
                               
Trans nga Zejd iben Thabit i cili tregon se Muhammedi a.s. ka thene:
"...Kerkoni strehim tek Allahu xh.sh nga sprova e dexhalit"

Muhammedi a.s. thote:

"Kush i meson 10 ajetet e para te sures el-Kehf, do te kete mburoje nga dexhali."
                                                                                (Muslim)

Muhammedi a.s. thote:

"Kush degjon se eshte paraqit dexhali, le te largohet se vallahi, dikush duke menduar se eshte basimtar i afrohet por do ta pasoje ate per shkak te dyshimeve qe do ti futen."

Profeti Muhammed a.s. thote:

"Do te vije dexhali, do te shkel token, pervec Mekkes dhe Medines do ti afrohet Medines, por ne cdo dalje te Medines do te takoje rreshta te melekeve. Ne kete koha do te ndodhin tre dridhje te forta dhe do dalin munafiket para dexhalit.Kjo do te quhet dita e pastrimit."

Dexhali do te dal mes Shamit dhe Irakut e do te bej crregullime ne toke.

SHENJAT   E   DEXHALIT

Shenjat e dexhalit jane:

-Dexhali do te thote jam pejgamber. (Muhammedi a.s. thote ska Pejgamber pas meje)
-Do te thote jame zoti juaja. (Muhammedi a.s. thote: Ju e dini se Zotin tuaj nuk mund ta shihni para se te vdisni)
-Dexhali eshte i verbet me nje sy (Muhammedi a,s. thote: Allahu xh.sh nuk eshte i verbet)
-Dexhali ne ball ka te shkruar K A F I R ( jo besimtar tek Allahu)
-Kete fjale do ta lexojne besimtaret di apo nuk di te shkruaj.
-Dexhali do te posedoj xhennet dhe zjarr, ndersa xhenneti i tij eshte zjarri.
-Ai qe sprovohet me zjarrin e tij le te kerkoj ndihme nga Allahu xh.sh e te lexoj 10 ajetet e para te sures el-Kehf. Zjarri atehere do te behet i ftohte dhe shpetues.
-Ringjall baban dhe nenen tende vetem per ta pranuar si zot, e shejtanet e urdheruar nga dexhali behen ne fytyren e prinderve tuaj.
-Urdheron qiellin te leshoj shi, urdheron token te mbije.
-Nese kalon ne nje vend dhe banoret e atij vendi e pergenjeshtrojne, dexhali bagetite do ti shkaterroje.
-Do shkoj ne Medine, e aty do ndodhin tre dridhje te forta, e para tij do paraqiten munafiket.
-Ne kete kohe do kete pak arab.Do ken nje imam te mir e ne namazin e sabahut do te zbres hz.Isa a.s.
-Pas namazit Profeti Isa a.s thote: "Hapni deren"!e pas hapjes del dexhali.
-Me dexhalin do jene 70 000 jehudi me shpata e rroba te gjelbert.
-Dexhali me te pare hz.Isain a.s. do te shkrihet si kripa ne uje. Do mundohet te ike por hz.Isa a.s. i thote: "Kam per te goditur me nje goditje qe nuk mund ti ikesh."
-Do e ze hz.Isa a.s. tek dera Ludd nga ana e lindjes dhe aty do ta vras dexhalin.
-Para daljes se dexhalit do jen 3 vite te renda, ku njerezit do ti godas uri e madhe. Vitin e para Allahu xh.sh do urdheroj qiellin te ndale 1/3 e shiut e do urdheroje token te ndal 1/3 e bimeve. Ne vitin e dyte do urdheroj qiellin te ndale 2/3 e shiut e do urdheroje token te ndal 2/3 e bimeve. Ne vitin e trete do urdheroj qiellin te ndal totalisht shiun po ashtu do urdheroj token te ndaloj daljen e bimeve totalisht (prodhimin etj) e do te shkaterrohen cdo thundor pervec asaj qe do Allahu xh.sh. Ne kete moment e pyeten hz. Muhammedin a.s.:
O i derguari i Allahut si do jetojne njerzit?
Hz.Muhammed a.s. tha:
Fjalet
Tehlil ( La ilah il-lallah)
Tekbir (Allahu Ekbr)
Tesbih (Subhannallah)
Tahmid (Elhamdu lil-lah)
do te jen ushqim per ta"
                                             (Hadith i Ebu Umames, Iben Maxhe)


Pergatiti
Gezim KOPANI


Dt.23.03.2012


                                                  

Saturday, March 17, 2012

Besimi ne Kaderin e Allahut

Falenderimi i takon vetem Allahut te Madheruar.Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme.Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut te Madheruar dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguari i Tij.

Fjala "Kader" vjen nga gjuha araba qe ne shqip do te thote percaktim, caktim i Allahut te Madheruar. Cdo mysliman e ka per detyre te besoj ne Kaderin e Allahut dhe te jete i kenaqur dhe i nenshtruar ne Kaderin e Allahut xh,sh.

Kur Allahu xh.sh. krijoi njeriun e krijoi per nje qellim. Qellimi eshte te falenderohet dhe te madherohet Allahu xh.sh i cili ka krijuar cdo gje dhe dhuron e percakton cdo gje. Kur Allahu xh.sh krijoi njeriun e krijoi me masen e tij. Mas e cila kuptohen me percaktimin e gjerave qe Allahu ia ka bere risk.

Allahu xh.sh thote:

"Ne cdo gje e kemi krijuar me mase te caktuar." 
                                                      (El-Kamer, 49)

Nga ajeti kuptohet qarte se cdo gje qe Allahu ka krijuar e ka krijuar me nje mase te percaktuar. Nga kjo mas askush nuk mund ta tekaloj ose ta lej manget. Pra cfare Allahu xh.sh ka caktuar krijesat e tij duan apo nuk duan ajo gje do realizohet.Psh. Njeriu nuk ka deshire te vdes por kjo nuk eshte ne vartesi te deshires se njeriut pasi vdekja eshte caktim i Allahut dhe askush nuk mund te dal jasht saj.


Allahu xh.sh thote:


"Ju nuk mund te doni gje, pervec nese do Allahu xh.sh."
                                                                        (El-Insan, 30)

Cdo gje qe ndodh ne toke e jasht saj ndodh me dijenin e Allahut xh.sh i cili ka ne dor cdo gje te miren, te keqen, te dukshem e te fshehten. Kur themi qe Allahu xh.sh ka ne dore cdo gje, nuk duhet te kuptojme vetem jeten e njeriut pasi Allahu xh.sh ka ne sundimin e Tij edhe ato gjera, krijesa e planete te cilat ne nuk i njohim.

Allahu xh.sh thote:


"Nuk ndodh asnje e keqe qofte ne toke dhe qofte ne trupin tuaj e te mos jet e shkruar ne librin "Leuhi Mahfudh" (pllak e ruajtur)"
                                                         (El-Hadid, 22)


Muhammedi a.s. thote:


"Allahu e percaktoi fatin e krijesave 50 mije vjet perpara se te krijoje qiejt dhe token."
                                                                        (Muslim)


Nga keto dy argumente del e qarte se para se te krijohet njeriu Allahu xh.sh shkruajti ne Leuhi Mahfudh cdo gje per cdo send para se te krijohej. Dhe cdo gje qe ndodh nuk ndodh ashtu kot , ose rastesisht por ndodh pik perpik ashtu sic deshiron Allahu xh.sh qoft kjo e mir ose e keqe.

Muhammedi a.s. thote:

"Cdo njeri prej jush  i eshte caktuar nje vend ne xhennet e nje vend ne xhehenem. Po ashtu eshte shkruajtur nese do jete i humbur ose i shpetuar. Nje shok (sahab) i Profetit Muhammed as. pyeti: A duhet qe te mbeshtetimi, A duhet te besojme ne kete percaktim? Hz. Muhammed a.s. tha: Po, pasi ai qe nuk beson ne Kaderin e Allahun nuk  i eshte nenshtruar Allahut xh,sh. Kushdo qe do ti perkase grupit te lumtur qe i beson Allahut xh.sh, Allahu xh.sh do ia lehtesoj punen ne kete drejtim qe ne kete dynja. E kush nuk i beson Allahu xh,sh Ai do ia lehtesoj rrugen per ne pune te keqja te cilat do e dergojne ne zjarr te xhehenemit..."
                                                                            (Buhari)

Xhebraili a.s. e pyeti hz.Muhammed a.s cfare eshte imani (besimi)? Muhammedi a.s. tha: "Te besosh Allahun e Madheruar, Meleket e tij, librat e Tij, te derguarit e Tij, Dites se Gjykimit dhe besimi ne kaderin e Allahut xh.sh" 
                                                                            (Buhari e Muslim)


Gjithashtu hz. Muhammed a.s. thote: 


"Njeriu nuk eshte besitar derisa te besoj ne kater gjera:
1.Te deshmoj se ska Zot tjeter pervec Allahut xh.sh.
2.Te besosh ne profetin Muhammed a.s. si i Derguari i Tij.
3.Te besosh ne ringjalljen pas vdekjes.
4.Te besosh ne caktimin (Kaderin) e Allahut te Madheruar."
                                                                         (Tirmidhi)

_________
Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase ne Xhamin e Pukes.
Dt.16.03.2012




Friday, March 9, 2012

A ekzistojne vlerat e shoqerise se paster?

Falenderimi i takon vetem Allahut te Madheruar.Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme.Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut te Madheruar dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguari i Tij.


Allahu xh.sh njeriun e ka krijuar ne trajten me te bukur ne krahasim me krijesat e tjera. Ne ditet e sotme ky njeri i bukur si e jeton jeten?Ecen sipas rregullave qe Krijuesi i tij i ka caktuar? Nese jo a e zbeh bukurin qe Allahu ia ka dhene? Cfare kuptojm me bukuri?

Ka shume hadithe (thenje) te hz. Muhammed a.s. qe flasin per bukurin qe Allahu ia ka dhene njeriut. Per miresite qe Allahu ja ka dhuruar. Si duhen kuptuar  miresite?

Hadithet nuk flasin vetem per bukurin fizike te njeriut por flasin edhe per bukurin e zemres dhe shpirtit . Bukuri qe pasurohen cdo dite vetem nese i drejtohemi me lutje Allahut xh.sh. Pasurimi i zemres dhe i shpirtit behet  me pune te pastra e hallall. Qe njeriu te jete i bukur jo vetem nga ana fizike por edhe ajo shpirterore.

Cfare bukurie kan njerzit sot kur shikon disa qe per interesat e kesaj bote hiqen si te varfer vetem per te perfituar dicka. Hiqen si te semure vetem per te marr nje pension pa te drejte e pas pak kohesh blejne gjera te shrejta per festen e tete marsit thua se nuk ishin ato qe hiqeshin si te varfer.
Cfare festohet ne tete mars? Mos valle eshte feste per tu festuar e per te blere bizhuteri per te bere ndonje mbremje me shoqet e punes? Apo eshte date qe duhet kujtuar me shume te drejtat qe feja islame i ka dhene gruas disa shekuj me pare.

Pse ky mendim kaq i brisht? Pse quhet feste tete marsi? Liri e gruas eshte kur shikon grate te veshura me rroba provokuese kinse jane duke festuar diten e lirese se tyre. Nuk mjafton me kaq, ato lejne bashkeshortet e tyre dhe bejne shfaqje publike me rroba te reja e provokuese ne mbremje e bankete te ndryshme.Liri eshte kjo apo eshte vler shoqerore?

Si shpjegohet fakti qe i njejti individ qe ofendonte e shante personat e veshur me pushtet, per mos mbeshtetje ne ushqime e perkrahje para pak ditesh, sot qe ky person i veshur me pushten i fton ne bankete del qe eshte person i mir?
Pra ketu ze vend thenja e Profetit Muhammed a.s. qe thote: "...e shejtani i tha Allahut: "une njerezve deri diten e Kijametit, te miren do ua bej te keqe, dhe te keqen do ua bej te mire." Ku eshte e keqja ketu? E keqja eshte se ne kete feste ne vend qe grate te qendrojne me familjen e tyre, bashkohen me ekipe pune, me shoqe e shoke per tu defryer dhe harrojne familjen. Harrojne se kjo feste nuk eshte bere per te festuar ne lokale e mbremje.

Ne nje hadhith tjeter hz. Muhammed a.s. thote:

"Perderisa te punoni pune te mira, te ecni ne rrugen e Allahut xh,.sh. Allah do jete me ju. Ne te kunderten, Allahu xh.sh. do tu fuse armiqesi ne zemrat tuaja, qe te percaheni me njeri-tjetrin, e pastaj do tju mallkoje.."                                       
                                                 (Tirmidhi, Ebu Daudi e Iben Maxhe)

Nga hadithet del ne pah se  njerzit qe skan besim tek Allahu xh.sh, prishen me njeri tjetrin dhe percahen. Kete ne e shikuam mese miri keto dite ku brenda nje familje , ka dy kahje politike, nusja shkon tek krahu i djathe e vjehrra tek krahu i majte politik. A nuk perputhet kjo edhe me hadithin qe permenda pak me siper?
Lind pyetja ; cfare shoqerie po ndertojme?

Feja islame keshillon njerzit qe te jene pergjegjes te familjes, trupit, bukurise, pasurise e diturise. Duhet qe te gjitha te menaxhohen sipas rregullave te islamit. Nese nuk perdoret pasuria ne rruge te lejuar apo bukuria ne rruge te lejuar, atehere do japim llogari diten e Gjykimit para Allahut te Madheruar.

Hz. Muhammed a.s thote:

"Cdo pergjegjes do te paraqitet para Allahut xh.sh diten e Gjykimit me duar te lidhura pas qafe, nese ka qene i drejte , drjetesia dota liroje ate, e nese jo do te mbetet ashtu."
                                                                                          (Taberani)

Po e mbyll kete hytbe me hadithine 

Hz. Muhammed a.s. ku thote:
"Kushdo qe mbeshtet njeriun jobesimtare, njeriun genjeshtar, nuk eshte prej meje e as une nuk jam me te."
                                                                                        (Tirmidhi, Nesai)
____________
Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase, Xhamia Puke
Dt.: 09.03.2012

Dua te zgjedhura Pj. 3


Duaja e Istihares 

I derguari i Allahut xh.sh ka thene: "Kur dikush nga ju ka ndonje nevoj (problem) dhe nuk di se cfare te vendos le te fale dy rekate nafile dhe le te thote kete dua:

"All-llahume inni estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es'eluke min fadlikel adhim. Fe inneke takdiru ve la akderu ve talemu ve la alemu ve ente al-lamul gujub. All-llahume in kunte talemu enne hadhel emre hajrun li fi dini ve mea-ashi ve  akibeti emri fakdurhu li ve jes-sirhu li thumme barik li fih, ve in kunte talemu enne hadhel emre sher-run li fi dini ve mea-ashi ve akibete emri fasrifhu ani vasrifni anhu vakdur lijel hajre hajthu kane thumme rad-dini bih" 

dmth: "O Allahu im! Une kerkoj Ti te zgjedhesh me dijen Tende dhe te caktosh me caktimin Tend dhe kerkoj te me dhurosh nga dhuntia Jote e madhe. Ti je Ai qe cakton e jo une qe caktoj, Ti je qe di e jo une qe di dhe vetem Ti je njohesi i te fshehtave. O Allahu im! Nese  e di se kjo  ceshtej ( e emeron ceshtjen (problemin, hallin) qe ke) eshte e mire per mua e ne fe, ne jete dhe pasojat qe vijne prej saj, ma ben te mundshme ate, ma lehteso, pastaj edhe ma beko ate. E nese e di qe kjo ceshtje eshte e keqe per mua ne fe, ne jete dhe pasojat qe vijne prej saj, me largo dhe ma largo mua prej saj dhe me mundso harjin (te miren) kudo qe te jete dhe pastaj me ben qe te jem i kenaqur me te."
                                                       (Ebu Davudi, Tirmidhi, Nesai)

Urimi per martes

"Berakall-llahu leke ve bareke alejke ve xhemea bejne kuma fi hajr." dmth: "Allahu te bekofte, te perfshifte me bekimin e Tij dhe ju bashkofte qe te dyve ne te mire."
                                                        (Ebu Davudi, Iben Maxhe etj.)

Naten e marteses

"All-llahumme inni es'eluke hajrehe ve hajre ma xhebeltehe alejhi ve eu-udhu bike min sher-rihe ve sherri ma xhebeltehe alejh." dmth: "O Allahu im ! Kerkoj te me japesh te miren e saj dhe te miren qe ia ke bere natyre dhe kerkoj te me ruash nga e keqja e saj dhe e keqja qe ia ka bere natyra."
                                                                      (Ebu Davudi, Ibn Maxhe)

Duaja kur trembesh ne gjume

"Eu-udhu bi kelimatil-lahit  tam-meh min gadabihi ve ikabihi ve sherri ibadihi ve min hemezatish- shejtani ve en jahdurun" dmth: "Kerkoj mbrojtje permes fjaleve te plota te Allahut xh.sh nga hidherimi dhe denimi i Tij, nga sherri i roberve te Tij, dhe nga shqetesimet e shejtaneve dhe prania e tyre."
                                                                          (Ebu Davudi , Tirmidhi)

Duaja kur ke frike nga dikush

"All-llahumme inna nexh-aluke fi nuhurihim ve neu-udhu bike min shururihim" dmth: "O Allahu jone! Ty t'i leme ne disponim sherrin e tyre dhe kerkojme mbrojtje ne Ty nga sherri i tyre."
                                                                            (Ebu Davudi)

Duaja kur te veshtirsohet ndonje pune

"All-llahumme la sehle il-la ma xhealtehu sehlen ve ente texh-alul hazene idha shi-te sehla" dmth: "O Allahu im! Ska lehtesi pervec asaj qe Ti e ben te lehte. Ti je Ai qe te veshtiren kur te duash, e ben te lehte."
                                                      (Trans. Ibnis Sinij dhe Ibni Hibani dhe Enesi r.a.)

Duaja kur te hidherohesh

"Eu-udhu bil-lahi minesh shejtani raxhim" dmth: "Kerkoj mbrojtje ne Allahun prej shejtanit te mallkuar."

Duaja kur sprovohesh me borxh

"All-llahummekfini bi halalike an haramike vagnini bi fadlike ammen sivak" dmth: "O Allahum im, ma mjafto hallallin Tend nga harami Yt dhe me pavareso me miresine Tende nga cdokush pos Teje."

Duaja kur ankohesh per ndonje semundje ne trup

Kur ke dhimbje ne trup vendose doren mbi ate pjese qe te dhemb dhe thuaj: " Bismil-lah (tre here). Eu-udhu bil-lahi ve kudretehu min sherri ma exhidu ve uhadhir (shtat here)." dmth: "Ne emer te Allahut (thuhet tre here) Kerkoj mbrojtje te Allahu  dhe ne fuqine e Tij nga sherri i asaj qe e ndiej dhe ia kam friken (shtat here)).
                                                                                              (Muslim)

Duaja kur te vizitosh varrezat

"Es-selamu alejkum ehled dijari minel mu'minine vel muslimne ve inna insha Allahu bikum le lahikun. Nes elullahe lena ve lekumul aafijeh." dmth: "Es selamu alejkum (paqja e Allahut qoft mbi ju), banore te ketij vendi, besimtare e muslimane. Edhe ne, inshallah, juve do tju bashkangjitemi. Lushim Allahun per ne dhe per ju, te na fale." (Muslim)

Ne rast te ndonje dhimbje ne trup

"Vendos doren mbi pjesen qe te dhemb dhe thuhet kjo dua:
"Bismilah Eudhu bil-lahi ve kudretehu min sherri ma exhidu ve uhadhir. "

Dua nga Kur'ani

"Na fal neve, vertet Ti je qe fal shume, je meshirues." (Bekare 128)

"Zoti yne , na jep te mira ne kete jete, te mira edhe ne boten tjeter dhe na ruaj pren denimit te zjarrit."
                                                                                   (Bekare 200)

"Zoti im, me fal mua nga Miresia e Jote nje pasardhes (femije) te mire. Vertet , Ti o Allah je degjues i lutjes." (Ali Imran 38)

"Zoti yne! Na i fal gjunahet tona dhe leshimet ne punet tona na i mbulo te metat tona dhe pas vdekjes na bashko me te miret! Zoti yne! Na jep ate qe nepermjet te derguarve te Tu na e premtove dhe ne diten e Kijametit mos na turpero; vertet Ti je Ai qe nuk e shkel premtimin." (Ali Imran 193-194)

"Zoti im, me dergo ne vendte mir dhe me nxjerr ne menyre te ndershme dhe nga ana Jote me dhuro fuqi ndihmuese." (Isra 80)

"Zoti im, me mundeso qe t'i falenderoj te mirat Tuaja qe m'i dhurove mua dhe prinderve te mi dhe qe te bej vepra te mira qe Ti o Allah i pelqen, e me meshiren Tende me fu ne mesin e roberve Tuaj te mire." (Neml 19)

"Zoti yne! Mos na ben sprove ne duart e atyre qe nuk besuan dhe falna Zoti yne, Ti je ngadhenjyesi, i Urti." (Mumtehin 5)

Duaja kur perballesh me ndonje veshtirsi apo hall

"La ilah il-la ent. Subhaneke inni kuntu minedh dhalimin"
"Adhurimi i takon vetem Allahut.I pa te meta eshte Ai. Une i kam bere keq vetes."

Kjo eshte duaja e profetit Junus ne barkun e balenes dhe thote profeti Muhammedi as. "Kush i drejtohet me kete dua (sinqerisht) Allahut xh.sh , Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen (duan)."

Pergatiti
Gezim KOPANI
Mund te lexoni pj.1 duke klikuar ketu: Dua te zgjedhura Pj. 1

Mund te lexoni pj.2 duke klikuar ketu: Dua te zgjedhura Pj. 2


Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com