Tuesday, February 28, 2012

Dua te zgjedhura Pj. 2


-Duaja pas Ezanit

Kush thote: "Ve ene eshhedu en la ilahe il-llahu vahdehu la sherike lehu ve enne Muhammeden abduhur ve resuluh. Redijtu bil-lahi rabben ve bi Muhammedin resulen ve bil Islami dinen." dmth "Edhe une deshmoj se nuk ka hyjni tjeter pos Allahut, Nje i vetem i pashoq dhe se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij. Jam i kenaqur qe Allahun e kam Zot, Muhammedin a.s.  pejgamber dhe Islamin fe." do ti falen gjynahet.
                                                                (Muslim)


-Duaja gjate sexhdes

"Allahummag firli dhenbi kul-lehu ve dikkahu ve xhil-lehu ve evvelehu ve ahirehu ve alenijetehu ve sir-reh" dmth "O Allahu im, me fale gjynahet e mija ne pergjithesi, te voglin dhe te madhin, te parin dhe te mbramin, te dukshimin dhe te fshehtin"  (Muslim)

-Duaja ne fund te namazit (Farzit dhe synetit)

Kush thote: "Subhanallah (I lir eshte Allahu), Elhamdulil-lah(Falenderimi i takon Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu eshte me i madhi)" 33 here dhe me pas thote duan: "La ilahe il-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir" d,mth: "Nuk ka hyjni tjeter pos Allahut, i vetem eshte dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe falenderimi dhe Ai per cdo gje eshte i mundshem." i falen gjynahet po edhe nese jane sa shkuma e detit. (Muslim)

-Duaja per tu ruajtur nga shejtani

Muhammedi a.s. thote: Kush thote:  "La ilahe il-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir." dmth "Nuk ka hyjni tjeter pos Allahut, i vetem e i pashoq, te Tij jane sundimi dhe falenderimi dhe Ai per cdo gje eshte i mundshem." 100 here ne dite, atij do ti vleresohet sikur te kishte liruar 10 rober, do i shkruhen 100 sevape, do i fshihen 100 gjynahe te vogla dhe eshte i mbrojtur nga shejtni ate dite derisa te bie ne gjume. ( Buhari dhe Muslim)

-Namazi per ndonje nevoje

Muhammedi a.s. thote: "Kush merr abdest dhe i kushton vemendje te vecante (pra e merr pa ndonje gabim) e pastaj fal dy rekate duke mos lene asgje mangut ne to Allau do tia jape ate qe e kerkon heret a vone"
                                                                                         (Ahmedi dhe Buhari)
-Selami

Muhammedi a,s thote: "Kur te takosh ndonje musliman pershendete me fajlen "Es-Selamu Alejkum" dmth "Paqja qofte mbi ju" fiton 10 sevape. E nese thua: "Es-selamu Alejkum ve rahmetullah" dmth "Paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju" fiton 20 sevape dhe nese thote: "Es-Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berakatuh" dmth "Paqja dhe meshira dhe bekimet e Allahut qofshin me ju" fiton 30 sevape.
                                                                                             (Tirmidhi)

-Duaja e Iftarit

"Dhehebedh dhame vebtel-letil uruku ve thebbetel exhru insha Allahu tea-ala." dmth "Shkoi uria, u freskua djerset dhe u sigurua shperblimi nese deshiron Allahu i Madheruar" (Ebu Davudi)

 -Duaja pas ushqimit

Muhammedi a.s. thote: Ai qe ha nje ushqim dhe thote: "Elhamdulil-lahil ledhi etameni hedhe ve rezekanihi min gajri havlin minni ve la kuvveh" dmth "Falenderimi i qofte Allahut i cili me ushqeu me kete ushqim dhe me furnizoi pa ndonje mund prej meje e as fuqi." atij do ti falen gjynahet e kaluara.
                                                                    (Tirmidhi)
Pergatiti
Gezim KOPANI 

Mund te lexonin pj.1 duke klikuar ketu:Dua te zgjedhura Pj. 1

Per te vazhduar pj.3 kliko ketu: Dua te zgjedhura Pj. 3

Dt.24.02.2012

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com