Sunday, January 22, 2012

Dua te zgjedhura Pj. 1

Njeriu cdo here ka nevoj te bej lutje (dua) e kjo nevoj vjen pasi nuk ka kush tjeter pervec Allahut xh.sh ti rregulloj gjerat dhe te na mbroje nga e keqja.

Profeti Muhammed a.s. thote; "Arma me fort e muslimanit (bsimtarit qe i lutet Allahut" eshte duaja" (Buhariu)

Kur ndokush pranonte fene islame ne kohen e profetit Muhammed a.s., Muhamedi a.s ne fillim u mesonte namazin dhe nje dua. Duja qe u mesonte profeti Muhammed a.s. eshte:

"Allahumme megfirli. Ver Hamni. Vah dini. Ve afini. Ver Zukni." d.m.th;
"O Alla me fal. Me meshiro! Me udhezo! Me jep shendet! Me furnizo."


-Duaja kur zgjohesh nga gjumi

"El-hamdu Lil-lahil ledhi ehjane ma-en-ma tuna ve il-llahin nushur" "Falenderimi i takon Allahut i cili na gjall pasi na beri te vdekur dhe te Ai , Allahu eshte rikthimi." ( Buhari)

-Kur vesh rrobat

"El-hamdulil-lahi ledhi kesni hedhe thevbi rezekniihe min gajri havlin minni ve la kuvvete" "Falenderimi i takon Allahut i cili ma mundesoi ta vesh kete rrobe dhe me furnizoi me te pa ndonje mundim e fuqi nga ana ime." E ai qe e thote kete do ti falen gjyhahet e kaluara (Ebu Davudi)

-Kur del nga shtepia

Bismilah tevekeltu ala-llah ve la havle ve la kuvete il-la bil lah." "Me emer te Allahut, i jam mbeshtetur Allahut dhe nuk ka forc tjeter pos foreces se Allahut."  E kush e thote kete atehere Meleku thote: "Mjafton, u mbrojte, dhe u udhezove, e shejtani u largua nga ai."
                                                           (Ebu Davudi dhe Tirmidhi)

-Kur hyn ne shtepi

Allahumme inni es eluke hajrel mevlexh ve hajrel mahrexh. Bismillahi velexhna ve bismilahi harexhno ve alallahi rabbina tevekelna." "O Allahu im! Kerkoj te me mundesosh hyrje e daljen. Ne emer te Allahut hyme dhe ne emer te Allahut dalim dhe Allahut jemi mbeshtetur."
                                                                                        (Ebu Davudi)

-Kur  hyp ne kal ose makin

"Bismilah" "Ne emer te Allahut" me pas kur te ulesh Elhamdulilah.
Me pas thuhet kjo dua: "Subhanel ledhi hadhe ve ma kunna lehu mukrimin ve inna la rabbina le munkalibun." "I dlire eshte Ai qe i nenshtroi keto per ne, sepse ne nk do te kishim mundesi ta benim kete. Ne me siguri do te kthehemi tek Zoti yne."
Me pas thuhet 3 here elhamdulilah, Allahu Ekber dhe me pas tre here
"Subhanekell-llahumme inni dhalemtu nefsi fagfirli innehu la jagfir dhunube il-la ent." " I dlire je ti o Allahu im! Une i kam bere zullum vetes sime.  Me fal mua ngae nuk kam kend tjeter pervec Teje qe t'mi fale."
                                                         (Ebu Davudi)

-Kur hyn ne banjo

Bismilah, pastaj thuhet: "Allahumme inne eudhu bike minel hubuthi vel habaith" "O Allahu im! Une kerkoj mbrotje tek Ti nga te ndrytit dhe ndyrtesirat."
Kur del thuhet: "Gufranek" "Kerkoj faljen tende o Allahu im!"
                                                                 (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Vazhdon.....

Kliko ketu: Dua te zgjedhura Pj. 2

Date 20.01.2012

Namazi i Xhenazes 3


Varrezat e vjetra te myslimaneve
ne fshatin Hadroj, Puke
Xhuman e kaluar kemi predikuar ne lidhje me pergatitjen e xhenazes, namazi i Xhenazes dhe e kemi lene tek Percellja e xhenazes.

-Percellja e xhenazes 

Hz. Muhammed a.s. kur percillte nje xhenaze ecte para xhenazes. Ndersa ai qe eshte ne kal ec pas xhenases ne rastin tone me makin ecet pas xhenazes, pra ne fund. Ai qe ec ne kemb ec afer xhenazes djathtas ose majtas.
Hapat duhen te jete disi te shpejt dhe jo te behet nje ecje duke u lekundur.

Transmetohet prej Ebu Bekri r.a. te kete thene: "Me te vertet me hz.Muhammedin as. ecnim me hapa te shpejtuar gjate percjelljes se xhenazes." (Davudi 3182 , Nesai 883)
Ibn Mesudi ka thene: "E kam pyetur hz.Muhammed a.s. mbi percjelljen  e xhenazes e ai tha: "Vetem mos te jete vrapim"
Ai qe merr pjes ne percjelljen e nje xhenazje merr sevape dhe kjo eshte e vleshme per burrat. Ne percjelljen e nje xhenazje marrin pjese edhe Meleket e Allahut xh.sh. (Tirmidhi 1011, Ebu Davudi 3184)

Kur niset percellja e xhenazes nuk behet ulje derisa nuk leshohet ne leshimin e fundit . Pra nuk duhet te ndalohet xhenazja kur eshte bere edhe nisje per ne banesen e fundit. (Buhari, Muslim 959)

Eshte sunnet qe te vdekurin ta mbajne kater persona. Gjate kesaj kohe nuk lexohet apo kendohet ndonje pjese nga Kur'ani po ashtu as ndonje lutje.

Cfare duhet bere kur kalon nje xhenaze ne rruge?

Kur kalon nje xhenaze ne rruge eshte mir te tregohet respekt dhe Hz.Muhammed a.s. kete respekt e ka bere duke u ngritur ne kembe, por ka pas raste qe nuk eshte ngritur ne kembe.

-Pergaditja e varrit (kaber)

Varri mund te jete i thell jo me pak sa gjysma e shtatit te njeriut ne kraheror. Sa me thell te jete varri edhe me mir. Ne fund te varrit hapet nje pjse e vecante . Kjo pjese e vecante hapet nga ana e Qabes qe quhet "lahd" ku vendoset i vdekuri.

-Leshimi i xhenzes ne varr

Duhet patur kujdes qe varrimi nuk behet gjate perendimit te diellit. Muhammedi a.s. kur leshonte xhenazen ne varr thoshte: " Ne emer te Allahut, ne rruge te Allahut e sipas praktikes se te Derguarit" ose
"Bismilahi ve ala mil'leti resuli-lahi sel-lallahu alejhi ve sel-lem." Fillimisht leshohet ana e djathte para ne varr.
Ky eshte edhe riti fetare islam ne rast te nje vdekje.
E lus Allahun e Madheruar qe te na bej rrisk qe te vdesim si krijesa te udhezuara ndaj Allahut xh.sh.

Pergatiti
Gezim Kopani

Hytbja e Xhumase: 13.01.2012
Xhamia e re Puke
Mund te lexoni pjeset e tjera duke klikuar ketu: 



Wednesday, January 11, 2012

Jeta e imam Shaban Rexha

Shaban Rexha ka lindur me 09 nentor 1901 ne fshatin Lajthize afer qytetit te Pukes.Ai ne menyre te vazhdueshme ka marr pjese ne ceremonite fetare qe zhvilloheshin ne Xhamite e rrethit Puke.

Deri ne moshen 15 vjecare ka jetuar afer familjes se tij.
Ne vitin 1916 ai u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit. Ne kete mejtep ai u mesua nga Imam Sadik Prishtina

Imam Sadik Prishtina vuri re tek Shaban Rexha zgjuarsine dhe deshiren e madhe per mesim.
Keshtu imam Sadik Prishtina pervec mesimeve fetare si ilmihal, histori islame dhe abetaren e Kur'anit i mesoj Shaban Rexhes edhe lexim dhe shkrim ne gjuhen Shqipe. Mesimet ne Mejtepin e Kabashit i mori deri ne vitin 1921.

Nga rezultatet e larta Shaban Rexha merr graden e Imamit dhe te Muezinit, ai ka ushtruar kete detyre ne shume Xhami si: Ne Lajthize, Rrape, Kryezi dhe Micoj.

Ne vitin 1921 Shaban Rexha punesohet ne administraten e neprefekturen Puke ku punon deri ne fund te po ketij viti pasi thirret per ushtare. Per 22 muaj ai perfundon sherbimin ushtarak.

Myftinia e rrethit Puke ne vitin 1923-24 emron Shaban Rexhen Imam ne Xhamine e fshatit Micoj. Pas nje viti ai hapi edhe Mejtepin ne fshatin Micoj rreth 30 m larg Xhamise.

Ne vitin 1925 krahas Mejtepit Islam Imam Shaban Rexha kerkon leje per hapjen e shkolles Shqipe ne kete fshat.

Pas kerkeses se imam Shaban Rexhes Drejtoria e Arsimit Puke e mbeshtetur edhe nga Prefektuara e Shkodres dhe e Pukes pranojne kerkesen e imamit dhe keshtu hapet edhe shkolla e pare Shqipe ne fshatin Micoj.

Nxenesit e Shaban Rexhes ishin te njejte si ato te Mejtepit po ashtu edhe te Shkolles shqipe ku permendim disa prej tyre:
Hysni Bajrami, Arif Islami, Zeqir Selimi, Brahim Sadira, Syl Elezi, Hasan Osmani, Halil Cana, Veli Betja, Uke Sahiti, Mehmet Bajrami, Adem Brahimi, Mustaf Rexhepi, Ahmet  Idrizi etj. Ndersa nga vajzat kishte nxenes: Aishe Kadria, Sinane Sadiku, Raze Sahiti dhe Hate Idrizi.

Imam dhe Mesues Shaban Rexha mbahet mend si mesuesi i pare qe ka hapur shkollen e Micojit dhe Mejtepin e Micojit. Sic shikohet edhe nga nje deftes e leshuar nga Imam Shaban Rexha shihet se ne ate kohe besimi ka qene si lende neper shkolla.
     Imam Shaban Rexha disa here ka bere imam edhe ne Xhamine e fshatit Qerret po ashtu edhe ne Xhamine e Koder Hanit.
Ne vitin 1931 emrohet  ne syren e adminstrates prane Komandes Mbrojtjes Kombetare ne Tirane detyre te cilen e vazhdoi deri me 7 prill 1939.

  (Kopje e difteses leshuar nga Imam Shaban Rexha)

Ne vitin 1944-1946 Punon si sekretar i administrates prene Nenprefektures se rrethit Puke.  Pas kesaj ai emrohet nenpunes i gjendjes civile detyre qe e vazhdoi deri me 31 dhjetor 1957.

Nga viti 1958 deri 31 dhjetor 1966 eshte emru nga Myftinia e rrethit Puke imam ne Xhamine e Lejthizes.

Shaban Rexha sipasoj e nje semundje te rende me date 18 qeshor 1976 i dorzon shpirtin Allahut xh.sh.

Shenim: Ky informacion eshte nxjerr nga arkivi i Myftinise Puke, nga te aferm te Imam Shaban Rexha, nga antare te Keshillit te Myftinise si Musa Ademi e Basri Selimaj etj.

_______
Pergaditi: Gezim Kopani
Informacioni perpunuar dhe grumbulluar pergjate vitit 2005-2006

Saturday, January 7, 2012

Feja islame ne Puke

(Kjo harte eshte pergaditur nga Gezim Kopani ne vitin 2008)

Namazi i Xhenazes 2


Varrezat e fshati Blerim-Sakat Puke
Xhumane e kaluar kemi predikuar ne lidhje me menyren se si duhet pergatitur xhenazja dhe e kemi lene tek qefini.

Sipas fese Islame qefini eshte farz. Qefni ndahet ne tre pjese : 1. Qefini synet 2.Qefini i cili eshte i mjaftueshem dhe 3. Qefini sipas nevojes.

Ajo me te cilen myslimani duhet te percjell nje xhenaze eshte qefini i pare pra qefini synet. Qefini ndahet ne dy lloje: a). qefin per burra dhe b). qefin per gra

a).Qefini per burra

Qefini i burrave perbehet nga tre pjese:

1.Kemisha e gjate e cila eshte prej qafes deri tek kembet.
2.Carcafi i gjate prej kokes deri tek themra i cili quhet "izar".
3.Carcafi i dyte qe eshte me i madhi qe quhet "lifafe".
 Carcafi i madh (lifafe) mbeshtjell gjithe trupin .Ai mbeshtjellet mbi koke dhe tek kembet.

b) Qefini i grave

Qefini i grave perbehet nga 5 pjese:

1.Kemisha e cila eshte prej qafes deri tek kembet.
2.Carcafi i gjate prej kokes deri tek themra "izar"
3.Carcafi i madh qe mbeshtjell turpin "lafifa"
4.Mbeshtjellsia e flokeve.
5.Fashoja e gjere sa tre pellembe e cila sherben per te mbeshtjell kraherorin . Kjo quhet "rub".

-Si duhet te jete nje qefin ?

Qefini mund te jete i ngjyrave te ndryshme por Profeti Muhammed a.s. ka thene: "....mbeshtjellni xhenazet me qefin te bardhe.."(Buhari) Pra sipas synnetit te Profetit Muhammed a.s qefini me i pranuar eshte qefini i bardhe.
Qefini mund te jete prej liri, leshi, pambuku.

-Si mbeshtjellet xhenazja?

Fillimish perpara se te levizim xhenazen bejme shtrirjen e carcafit te madh "lafifan" me pas vendosim xhenazen ku menjehere e mbeshtjellim me carcafin i cili eshte prej kokes deri tek kembet, me pas veshim kemishen duke mbeshtjell nga ana e djathte e duke perfunduar ne anen e majte. Qefini nuk ka as mang,as te qepme as tekel thjeshte eshte cope. Per femra mbasi te kemi mbeshtjell me carcafin i cili eshte i gjate nga koka deri tek kembet shtrim floket mbi kraheror e me pas i mbeshtjellim ati pastaj mbeshtjellim kraherorin dhe me pas vjen mbeshtjellja e pergjithshme.

-Namazi i te vdekurit

Namazi i xhenazes quhet namaz "kifaje" dmth nese e fal nje pjese namazin e xhenazes pjesa tjeter qe nuk e ka fal eshte e lare nga pjesa qe e ka fale namazin e xhanazes.
Menyra e namazit
Namazi i xhenazes nuk ka ruku dhe as sexhde.Namazi xhenazes nuk ka kohe te caktuar.Mund te falet pas nje dite,dy,madje edhe pas nje muaji. Ai falet me imam, ne namazin e xhenazes nuk marrin pjese grate.Namazi i xhenazes i falet edhe femijeve. Muhammedi a.s. thoshte: "Femijes i falet namazi i xhenazes.".
Nuk falet namazi i xhenazes ai qe ben vetvrasje ose qe vjedh pren e luftes.
Xhenazja duhet te jete para imamit e pas imamit te jete xhemati.Xhenazja duhet te jete mysliman,te jene respektuar rregullat e permendura deri tani.Namazi i xhenazes falet keshtu:

-Imami qendron drejt kraherorit te vdekurit, xhenazja duhet te kete anene e djathte nga Qabja.
-Jepen kater tekbire qe jane: Tekbiri hyrse, behet shtesa tek "subhaneke , qe eshte... ve xhene theni uke.."me pas Jepet tekbir dhe lexohet El-Fatiha, madherohet Allahu sure tekbir  dhe salavat, tekbir dhe lutja per te vdekurin. Me pas jep selam ne anen e djathte duke e leshuar doren e djathe poshte dhe jep selam ne anen e majte duke e leshuar doren e majte poshte. Ne kete lloj menyre eshte plotesuar namazi i Xhenazes.
Nga Avf ibn Malik kemi kete dua qe Profeti Muhammed a.s thoshte:
"All-llahummegfir lehu, verhamhu ve afih, ve afu anhu, ve ekrim nezlehu, ve ves'sta med'helehu, vegsilhu, bilmai veth'thelxhi, vel berdi, ve nekihil minelha taja kema junekketh theubul ebjadu mineddenes vebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi, vezev xhen hajren min zevzhihi ve ed'hil hul xhennete ve eid'hu min adhabil kabri ve adhabin nari."

Muhammedi a.s. udheronte duke thene: "Duaja per te vdekurin duhet te jete e sinqerte."

-Namazi i xhanazes Gijab (ne munges)

Ne raste te vecante namazi i xhenases mund te falet edhe ne munges, Keshtu ne muajin rexhep me kthimin nga Tabuku kishte vdekur mbreti i Habeshit, ate dite Muhammedi a.s. tha: "Faleni namazin e xhenases se vellait tuaj qe ka vdekur ne vend te larget! Shoket pyeten: Kush eshte ai? Muhammedi a.s. tha: Eshte mbreti Ashama! Sot robi i devotshem i Allahut vdiq! Kerkoni meshire nga Ai per vellain tuaj! Pastaj i falni namazin (gijab) e xhenazes." (Muslim, xhenaiz, Ahmedi)


-Percjellja e xhenazes deri tek varri.



Pergatiti:
Gezim Kopani

Hytbja e Xhumase, Xhamia Puke.
Date:06.01.2012

Vazhdon...

Fotografi nga fshati Mece pas viteve 1988

(Ne fotografi Brahim Kadria, fotografia eshte bere gjate nje dasme)

(Nder te tjere ne fotografi jane: Have Kopani Sipe Kopani etj.)

Wednesday, January 4, 2012

Namazi i Xhenazes 1

Ne kete hytbe do predikojme ne lidhje me ritet e namazit te Xhenazes.

Namazi i xhenazes eshte nje nga momentet qe e ndan njeriun nga kjo bote dhe e kalon ate ne jeten e varrit. Ky eshte nje moment qe asnje here nuk duhet harruar, pasi ashtu na ka urdheruar edhe Profeti Muhammed a.s. i cili ka thene:
"Kujtojeni shpesh ate qe ua prish lezetet,qefin, dhe ajo eshte vdekja." (Buhari,Muslim)

Cfare duhet bere kur nje person eshte i semuar, ose shihet qe eshte ne prag te vdekjes?

Gur i vjeter te varreve myslimane te
fshatit Kabash, Puke
Kur nje person eshte i semuar aq shume saqe pritet qe te ndroj jete, atehere duhet me i than "La Ilahe il-lallah" pra duhet tia kujtojme kete. Te njeten gje duhet te bej edhe ai mysliman qe ben vizite nje te semuri i cili eshte ne gjendjen qe permendem me siper.

Muhammedi a.s. thot: "Ai qe thote "La ilahe il-lallah" ne momentin e fundit te kesaj bote pra ne momentin e dorzimit te shpirtit do te hyje ne xhennet." (Ahmedi 5/233)

Ja disa veprime qe duhet bere nga momenti i dorzimit te shpirtit te nje personi

Kur te vdes nje person duhet ti lidhet nofulla. Duhet ti mbylles syt duke thene kete dua:
"Bismil-lah ve ala mil-leti resulil-lah. Allahummme jessir alejhi emruhu, ve sehhil alejhi ma baduh ve es-id-hu bi likaike, vexh al ma harexh ilejhi hajren mimma harexh anhu."

Pastaj mbulohet me dicka  i gjithe trupi. Duart duhen te ulen posht, pra jo te vendosen siper kerthizes.

-Larja e xhenazes

Fillimisht duhet zgjedhur vendi ku te lahet xhenazja. Duhet te kete nje "teneshir" ose si me than nje derras mbi te cilen te lahet. Duhet patjeter te mbulohen pjese e turpshme . Me pas i jepet istinxha. Me pas i jepet abdest pa ia shperla gojen.
Lahet me uje te voket (disi te nxehete) se bashku me ujin e lajme edhe me sapun , shapo. Lahet fillimisht ana e djathte duke e mbeshtetur trupin ne te majte dhe e kunderta. Nese xhenazes i del dicka duhet thjesht vetem me e shperla , pra ska nevoj te lahet edhe nje here nga fillimi.
Tek pjeset e turpshme , larsi xhenazes nuk duhet te heq mbulesen qe ndodhet mbi ato pjese e plus kesaj duart duhen te jen te mbeshtjellura me nje mbulese a peshqir e me pas te laj keto pjese.
Muhammedi a.s. udheronte qe i vdekuri te shperlahet tre here madje ka transmetim qe thote edhe pese here.Ne shperlarjen e fundit Muhammedi a.s. keshillonte qe ti jepej pafrum "miskul Kafur" lloj parfumi. Ndersa Shehideve nuk lahen (Ahmedi). Shehidet varrosen me rrobat e tyre. Argumenti eshte transmetimi i Bejhakiut nga Iben Abbasi qe tregon : "I Derguari i Allahut ka urdheruar qe nga deshmori te zene ne Uhud te hiqen te gjitha mjetet e hekurta, dhe mburojat dhe ti varrosin te pergjakur ne rrobat e tyre."
Ai qe vdes gjate Haxhit me ihram i lahet xhenazja.

Xhenazja lahet nga njerzit e shtepis, pra si vellai, daja,nipi etj ose nga te afermit prej xhaku.

-Disa rregulla qe duhet pasur parasysh

Gruja mund te laj burrin, por burri nuk mund ta laj grun. Nese ajo gruja vdes ne mes te burrave atehere kerkohet nje grua per ta la e ne kete rast nese nuk xhenet i jepet tejmum po nga nje grua.Burri ne kete rast nuk mund ta laj. E njeta gje eshte edhe per burrin. Ne rastin kur ska njeri femer per femren dhe burri per burrin atehere i jepet tejmum duke ken duart e mbeshtjellura.
Femijen e vdekur e lan edhe burri edhe gruja, behet fjale per femijet e vegjel.

Shpenzimet e varrimit e kan per detyre prinderit. Nese vdes gruja shpenzimet ia heq burri, burrit ia heq familja deri tek kujdestari i tij.

Qefini i xhenazes.

Pergatiti
Gezim Kopani

Hytbe e Xhumase,Xhamia Puke: 30.12.2011

Vazhdon...

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com