Sunday, November 20, 2011

Bashkia Puke kthehet ne histori te paverteta.

Para disa diteve per here te pare Bashkia e qytetit te Pukes hap webin e saj ne internet. Ne kete web vej re se eshte punuar disi pa menduar. Nuk mundet qe nje web i nje njesia vendore te shkruaj historine e gjithe rrethit te Pukes. Ne rastin konkret ky web fare mire mund te shkruante historin e njesise vendore pa u marr me historine e rrethit. Pervec kesaj, ne web shkruhet: "....Terreni i ashper malor ka krijuar tri ndarje natyrore gjeografiko-etnologjike: Puke, Iballe dhe Spas (Malzi),..." Nje here ka munges autori se nga eshte marr ky informacion. Si ka mundesi te harrohet fshati Kabash i cili eshte i permendur per rrugen qe ka kaluar qe moti?E them kete nese deshirojme te ecim ne llogjiken e postimit te ketij webi.
Mos kemi te bejme me nje supervlersim personal te ndonjerit?



Ne kete web shkruhet: "...Historia e vjeter e Pukes argumentohet me vendet historike, arkeologjike dhe  toponimet e perhapura ne te gjithe territorin e Pukes."
Meqe pemenden vendet historike, le te permenden se cili eshte ky vend historik ne Bashkine e Pukes.
Une mendoj se Bashkia e  Pukes nder vendet me te vjetra ka "Koder Hanin". Ne "Koder Hani" kane ekzistuar qe  moti disa institucione te rendesishme. Po ashtu ne kete vend flitet qe eshte edhe nje Kala per te cilen me te vertet eshte mire te behen edhe kerkime arkeologjike.

Ne web permenden disa vende te cilat jane me te vertet turistike, por nuk kane asnje lidhje me kete njesi vendore. Mos valle vendet historike ne Bashkine e Pukes nuk pelqehen nga kjo njesi ,por  vendet e tjera?

Ne web shkruhet: "...Lashtesia e folklorit daton qe prej koheve pagane, vazhdon me Kristianizmin, Kulturen Arbereshe, Islamizmin,..."
Eshte e pallogjikshme te shkruhen informacione joreale e per me teper nga nje faqe zyrtare te nje njesie vendore. Kjo mund te jete e vertet nese autori i ketij shkrimi ka / kane gjetur fakte te pa kundershtueshme ne lidhje me perhapjen e kultures fetare. E them kete pasi te gjithe e dime se sa shtepi ka pasur ne Puke dhe si kane qene ato.
Fort mire dihet edhe cila eshte kultura fetare.Edhe ketu jane permendur disa kulte (te vjetra) te cilat nuk ndodhen fare ne harten e Bashkise se qytetit te Pukes. A nuk do ishte me mire qe per informacione te tilla te pyeten institucionet qe i mbulojne ose historianet?

Reagim per informacionet e:  http://www.bashkiapuke.al/historia-e-pukes/

Shenim: Ne vitin 2012 Bashkia Puke ndryshon informacionin: http://bashkiapuke.al/qyteti/historia-e-pukes/
_______
Pergatiti: Gezim Kopani
Date: 20.11.2011

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com