Saturday, October 29, 2011

Disa rregulla mbi Kurbanin

Ne fene islame therja e kurbani tregon sinqeritetin e besimit te myslimanit ndaj Allahut, po ashtu edhe solidariteti ndaj njerezve te pa mundur , te cilet nuk kan mundesi te bejne kurban.

Prandaj Allahu xh.sh thote: "Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbaneve), por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nenshtroi ato juve qe ta lartesoni, adhuroni Allahun per udhezimet qe u beri. Bemiresve merru myzhde." (El Haxh; 37)

Kurbani eshte nje nga gjerat e rendesishme e fese islame. Disa dijetar e quajne vaxhib berjen e Kurbanit e disa te tjere thone se nuk eshte vaxhib. Ai eshte synet i forte per ate qe ka mundesi berjen e tij. Kurbani sic e kemi permendur edhe ne xhumane e kaluar eshte synet i Profetit Ibrahim a.s.


Per ke behet Kurbani ?

Kurbani behet vetem per Allahun xh.sh dhe kur fillon te besh prerjen te thuash "Bismilah Allahu ekber, dmth: Ne emrin e Zotit, Zoti eshte me i madhi!"


Allahu xh.sh thote: 


"Fale namazin dhe bej kurban per hir te Allahut xh.sh." ( Kevther; 2)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e mallkon ate qe ther kurban jo per Allahun."
                                                                                                (Muslimi)
Sa sevap ka berja e Kurbanit?

Muhammedi a.s. thote: "Kushdo qe ben kurban per hir te Allahut xh.sh, ai eshte me afer Allahut. Pa ra ne toke gjaku i Kurbanit ngritet dhe lartesohet nga Allahu xh.sh . Prandaj ju keshilloj qe te beni kurban."
                                                                                       (Tirmidhi)
Kush e ka detyre berjen e Kurbanit?

E ka detyre (vazhib) Ai qe ploteson keto kushte: 1. Te jete mysliman  2. nuk ka probleme psikike 3. qe ka mbush moshen e pjekurise 4. qe eshte i lire 5. qe gjendet ne zonen ku jeton kohen e kurbanit (pra qe nuk eshte udhetar) 6.Myslimani qe eshte i kamur.
Ai qe ploteson keto kushe e ka vazhib kurbanin.

Kush jane kafshet qe bejne per kurban?

Jane keto: dashi, delja, dhija, cjapi,
Lopa, mzati, deveja.

Nga keto kafshe qe permendem per sa persona eshte i vleshem nje kurban?

1.Dashi dhe delja - per nje person
2.Cjapi dhe dhija - per nje person
3.Mzati dhe lopa - per 1 deri 7 persona.
4.Deveja            - per 1 deri 7 persona.

Cfare kushtesh duhet te plotesoj Kurbani?

Keto kafshe duhen te plotesojne keto kushte:  Te jene ne gjendje te shendetshme pa semundje.Nuk duhet te jene te verber. Nuk duhet te kene dhembe te rene. Po ashtu permenden: nuk duhet vesh, bish te keptur apo te mos jet i sterilizuar (jo i tredhur, po ashtu majat e sisave). E çal qe nuk mund te ec deri tek vendi i therjes. Te mos jete shume e dobet. Eshte e papelqyr: kafsha te kete veshet e shqyer, apo te shpuar, apo me nje pjes te veshit te keput, kafsha e qethur.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mos beni kurban pervec ate qe eshte ne moshen e duhur, por nese kjo gje eshte e veshtir per ju, atehere therni qengj (jo ma te vogel se 6 muajsh) nga delet."
                                                                    (Muslim)

Kush jane kushtet e berjes se Kurbanit?

Personi qe ther kurbani duhet te jete: Mysliman. Personi qe e ka bere nijet berjen e kurbani duhet te kete mundesi materiale ne berjen e tij (85 gram ari), te jete i lir, te jete i shendosht mentalisht, te jete ne mosh madhore, te mos jete udhetar, dhe kur te ther kurbanin te bej nijetin.

Kushtet e kurbanit jane: Te shtrihet kurbani mbi krahun e majte, te drejtohet nga kibla, te lidhen 3 kembet (njere lihet e lir qe te cliroj gjakun me levizjen e saj), i çelet fyti duke thene: "Bismilah Allahu ekber" eshte synet te thuhet edhe kjo lutje:
"Inne salati ve nusuki ve mahjaje ve mematil Lahi rabbil alemijn." d.m.th "Pa dyshim, namazi im, kurbani im jane per Allahun Zotin e Boterave." dhe ne fund permend se ky eshte kurbani im apo personit qe e ka.

Lekura e kurbanit nuk shitet. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush e shet lekuren e kurbanit ai nuk ka kurban." (Hakimi & Bejhakiu)

Shperndarja e mishit te Kurbanit

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nje te treten e mishit per familjen tuaj, nje te treten per te afermit tuaj, dhe nje te treten per te varferit." (El Hafidh ebu Musa el Esfehani)

Mbi kete teme mund te lexoni edhe keto tema: Kurbani ne fene Islame dhe Hadithe mbi kurbanin


Pergatiti
Gezim Kopani

Hytbja e Xhamise Puke.
Date: 28.10.2011

Kurbani ne fene Islame

Kurbani eshte ibadet  ndaj Allahut te Madheruar. Kete ibadet mysliman e ben sa here qe ai ka mundesi mateiale duke e kryere ate pas faljes se namazit te kurban Bajramit. Kurbani eshte ibadat (adhurim) qe myslimani e ben per hater te Allahut xh.sh. Me berjen e kurbani myslimani tregon nenshtrimin e tij ndaj Krijuesit, po ashtu duke u solodarizuar me njerezit ne nevoj duke ju dhuruar atyre nje sasi nga kurbani i tij.

Nga Aishja r.a. transmetohet se Muhammedi a.s thoteshte: "Ai qe ben kurban (qe derdh) gjak kurbani per Allahun xh.sh do marr nga Allahu xh.sh sevape te pa numerta. Kurbani eshte nje nder punet te cilat Allahu xh.sh i shikon dhe i vlerson."


Profeti Muhammed a.s thote:
"Diten e Gjykimit do te paraqitet Kurbani tek zotinia i tij e do te thote: "Filani eshte ai qe ka bere kurban per Allahun." (Ibn Maxhe)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: " Kushdo qe ben kurban per hir te Allahut xh.sh per cdo fije te qimeve te kurbanit do te kete sevape."
(Hadith Hasen Sahih, Tirmidhi)
                                                                       

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Puna jone e pare sot eshte te falim namazin e bajramit, pastaj te kthehemi dhe te therrim kurbanet. Kush vepron keshtu ka ndjekur shembullin tim." (Buhari)


Berja e Kurbanit eshte synet (veper ) edhe e Profetit Ibrahim a.s. Kurbani behet pas faljes se namazit te Kurban Bajramit. Eshte e pelqyr qe kurbani te jete dash. Per kete kemi edhe kete hadith i cili tregon se:

"Muhammed a.s. pas namazit te Kurban Bajramit bente Kurban 2 desh." (Ibn Maxhe)
                                                 

Kemi edhe transmetimin e Xhabiri b. Abdullah i cili tregon edhe menyren e kurban ku thote:
"Ishim se bashku me hz. Muhammedin a.s. ne namazin e Kurbanit. Ai me te perfunduar hytben hz. Muhammed a.s. zbriti nga mimberie me pas kerkoi dy dash, kur filloj te pres tha: "Bismilah, Allahu ekber." Ky eshte kurbani im" (Ebu Davudi, Nesai) 
                                                   

A lejohet berja e Kurbanit per te tjeret?

Transmetohet nga hz. Ali r.a. i cili bente cdo here nga 2 kurbane. "Nje here e pyeten perse e ben kete? Ai eshte pergjigjur: Nje e bej pre hz. Muhammedin a.s. dhe nje e bej per vete.  Ali r.a. shtoi: Mua keshtu me ka urdheruar hz. Muhammed a.s. dhe asnjehere s'do largohem nga kjo."
                                                                  (Ebu Davud)
                                                         

Mbi kete teme munde te lexoni edhe ketu: Hadithe mbi kurbanin dhe Disa rregulla mbi Kurbanin

Pergatiti
Gezim Kopani

Hytbja e Xhumase, Xhamia Puke.
Date:22.10.2011


Saturday, October 22, 2011

Friday, October 14, 2011

Sevapet e 10 ditetve te Dhilhixhes

Falenderimet i takojne vetem Allahut. Ate e falenderojme dhe vetem nga Allahu falje dhe mbeshtje duhet te kerkojme. Deshmoj se nuk ka zot tjeter pervec Allahut x.sh dhe se Profeti Muhammed as. eshte rob dhe i Derguari i Tij.

Te nderuar besimtare mysliman!

Sic e dime e mbare bote islame ka filluar te bej pergaditjen e tyre per pritjen e diteve te Haxhit dhe te 10 diteve te Dhulhixhes si dhe te festes se Kurban Bajramit. Haxhi sic e kemi permend edhe me pare eshte nje nder pese shtyllat e fese islame.

Berja e Haxhit eshte obligim per ato te cilet kane mundesi financiare . Profeti Muhammed a,s ka thene : "...berja e Haxhit eshte obligim per ate qe ka mundesi" (Buhari)

Po ato myslimane qe nuk kane mundesi cfare duhet te bejne?

Allahu i Madheruar me Meshiren e tij na ka dhene nje mundesi te madhe per tu afruar me ibadet Allahut xh.sh dhe ato jane 10 ditet e dhulhixhes qe njihen si "lejali ashere". Keto jane ditet qe Profeti Muhammed a.s. ka dhene keshalla per respektimin e tyre duke patur nje kujdes te vecante ne 10 ditet e dhilhixhes.

Muhammedi a.s ka thene: " Punet e mira qe behen ne keto 10 dite jane punet me te dashura tek Allahu xh.sh. Ai qe agjeron 1 dite ne keto 10 dite sevapi eshte sa nje vite. Ai qe ne keto dite qendron duke bere ibadet, tevbe, ka sevape sa nata e Kadrit."

Nga Hafsa r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. asnje here nuk i ka lene pa i bere keto kater gjera:

1. Agjerimin e dites se Ashures.
2. Agjerimin e 10 diteve te Dhulhixhes.
3. Agjerimi i 3 diteve te cdo muaji.
4. Falja e dy rekateve synet te namazit te Sabahut.
                                              ( Ahmedi, Nesai tek Sijam)

Nga Ebu Derda r.a kemi se: myslimanet duhet te agjerojne 9 ditet e Dhilhixhes, duhet te japin sadaka, duhet bere shume dua dhe istigfare .
Allahu xh.sh thote:

"Pasha agimin. Pasha 10 ditet. Pasha tekun dhe ciftin" ( El Fexher 1-3)

Xhabiri r.a. thote: 10 ditet jane 10 ditet e muajit Dhulhixhe, teku eshte dita e Arfase, cifti eshte dita e Kurbanit. ( Ahmedi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Ne keto dhjete dite beni sa me shume  Tehlil ( La ilahe ilallah), Tekbir (Allahu Ekber) dhe Tahmid (El Hamdulilah)." ( Ahmedi)

_____________
Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase: Xhamia Puke.
Date: 14.10.2011

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com