Tuesday, August 2, 2011

Namazi i Teravive, menyra e faljes

Ne emer te Allahut, Gjithemeshirshmit, Meshireplotit.

Teravih rrjedh prej fjales rahha, qe ne gjuhen shqipe perdoret me fjalen rahat ose ndryshe qetesim. Shumsi i fjales teravihatun d.m.th pushim (pas selamit) ne namaz. Namazi i teravis eshte namaz sunnet. Ai falet pas namazit te jacise dhe eshte sunnet te falet me xhemat (kuptohet ne drejtimin e imamit) por mund te falet edhe vetem. Me e vlefshme, me sevap eshte te falet me xhemat.

Pse falet namazi i teravive?

Namazi i teravivie eshte namaz qe falet vetem ne muajin e Ramazanit. Ky namaz falet me qellimin e afrimit me adhurim tek Allahu xh.sh.

Muhammedi a.s. thote:
"Muaji i Ramazanit eshte mbreti i muajve. Ne te adhurimi ka vlera me te medha se sa ne muajit e tjere."
                                                 (Buhari, Muslim)

Po ashtu Muhammedi a.s. ka thene:

"Kush falet gjate neteve te Ramazanit me besim dhe duke shpresuar shperblimin nga Allahu xh.sh , Allahu xh.sh do t'ia falet gjynahet qe i ka bere me pare."  (Buhariu)

Kur falet namazi i teravive?

Namazi i teravis falet vetem ne muajin e bekuar te ramazanit. Sic permendem edhe me siper namazi i teravis falet pas namazit te jacise dhe sunneteve.

Cfare eshte namazi i teravive?

Namazi i teravive eshte namaz i quajtur namaz "muekede" dmth synet i forte. Ky namaz mund te falet edhe vetem ne shtepi por humbet sevapi i Xhamise dhe i xhematit, plus edhe tradita e Muhammed a.s.

A eshte praktikuar namazi i Teravive ne kohen e Profetit Muhammed a.s.?

Namazi i Teravive ka qene nje nder adhurimet me te medha te Muhammedit a.s.. Sic transmetohet nga shoket e tij por edhe nga familja e tij qendron se:
"Muhammedi a.s. ka dale edhe eshte falur ne xhami ku me ate u falen edhe nje grup besimtaresh. Aq shume u praktikua namazi i Teravive saqe nje nate Hz. Muhammed a,s, nuk shkoi ne xhami. Ne namazin e sabahut Muhammedi a.s. shkoj ne Xhami edhe pas namazit reaguan ndaj hz. Muhammed a.s. per mungesen qe beri ne namazin e Teravise. Muhammedi a,s, tha: "Degjoni, une e di qe keni qene ne xhami mbreme por jam friksuar qe te mos ju behet farz (obligim)"
                                                                          ( Trans, Aishe r.a.)

Kur u be unik namazi i Teravive?

Teravite u unifikuan nne kohen e Omerit r.a. Tregohet qe : "Nje nate imam Omeri r.a. shkoi ne xhami dhe shikoi grupe grupe besimtaresh duke fal namazin e teravive. Per kete gje tha: "Mendoj qe te bashkohemi edhe ta falim namazin e Teravive me imam. Dhe ashtu ndodhi. Ne kete kohe Omeri r.a. zgjodhi per imam Ubej ibin Ka'b." (Buhari, Iben Huzejme dhe Bejhakiu)

Per kete transmetim disa thone se Ubej ibn Kab ka fal 11 rekat. Kete mendim e mbeshtet edhe dijetari N.Albani.

A mund te behen imam grate ne kete namaz?

Nese ne nje vend ka vetem gra kjo mund te behet dhe zgjidhet njera imam.  Kjo praktikohet ne ato konvikte ku ka vetem vajza dhe se xhamia per te fal kete namaz eshte larg. Ne kete rast ato mund ta falin teravine aty ku ndodhen duke u bere imam njera. Kemi transmetime qe: "Aishja r.a. eshte bere imam grave ne namaz dhe ka qendruar ne mesin e tyre ne rreshtin e pare." Kete shembull ka ndjek edhe Ummu Selem. Por duhet te themi se nuk eshte permendur se per cilin namaz.
Ka qe pyesin: A falen grat ne xhami? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese gruja e ndonjerit prej jush kerkon per tu falu ne xhami, mos e ndaloni ate." (Buhari, Muslim)

Sa rekate ka namazi i Teravive?

Kemi hadithe te cilat tregojne se namazi i teravive eshte; tete, dymbedhjete etj. Por shumica e dijetarve musliman kan dhene argumente se namazi i Teravive perbehet nga 20 rekate. Ky mendim eshte mbeshtetur nga : Omeri r.a. Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi, Ibni ebi Mulejke, Atta ebi Rebbaha, Ubejj bin Ka'b, Ebu Hanife.

Bejhakiu transmeton pre Saib bin Jezi (shok i profetit a.s.) i cili thote:

"Ne kohen e Omerit dhe te Othmanit kemi falur nga 20 rekate namaz te teravive."

"Nje nate Aliu r.a. kur hyri ne xhami shikoj xhematin e tij duke fal  me imam namazin e teravive, nga gezimi tha: "Allau xh.sh ia ndricote varrin Omerit r.a ashtu sic e ka ndricuar xhamin me faljen e teravive."

Per njezet rekat teravi eshte edhe transmetimi i Ibn Abbasit r.a. i cili tregon se: "Profeti Muhammed a.s. gjate muajit ramazan ka falur 20 rekate si dhe vitrin." (Taberani, Muxhemul evast, vell; 324)

Megjithate nuk mungojne transmetime edhe per rekatet e tjera te teravive si: "Aishja r.a ka thene: "I derguari i Allahut a.s. ne ramazan nuk ka falur me shume se njembedhjete rekate." (Buhari)

Po ashtu eshte edhe transmetimi i Ebu Selem ibn Abdur Rahmas se e ka pyetur Aishen r.a.: "Si eshte fal i derguari i Allahut ne ramazan?(Kjo pyetje eshte bere kur Profeti a.s. eshte fal ne shtepi) Ajo ka thene: Ai nuk ka falur me shume se 11 rekate. Falej nga kater rekate te cilat ishin te bukura dhe te gjata, me perfundimin e kater rekateve fillonte kater te tjere. Me pas ai kryete namazin e vitrit." (Buhari)
Per menyren e faljes nuk mungoje trasmetimet e faljes nga dy rekate. Ajo qe duhet te kemi parasysh eshte: Nuk ka namaz teravije me pak se tete rekat. Pa diskutim ai qe fal njezet rekat ka bere nje veper te pelqyr.

Po ashtu kemi edhe haditin tjeter te Profetit Muhammed a.s. qe thote: 

"Profeti Muhammed a.s. si ne muajin e Ramazanit ashtu edhe ne muajt e tjere, nuk falte namaz nate me teper se njembedhjete rekate. Ai falte kater rekate dhe mos pyet per bukurin e gjatesin e tyre, pastaj falte kater rekate te tjera dhe pastaj falte tre rekate." (Buhariu)

Muhammedi a.s. ka thene: 

"Kush falet gjate Ramazanit me imam derisa ai ta perfundoje namazin , do t'i shkruhet shperblimi sikur te jete falur gjithe naten." (Tirmidhiu)

Gjithsesi namazi teravi eshte namaz synet . Sa me shume qe njeriu i ben lutje (ibadet) Allahut xh.sh. aq me mire eshte.

Pergatiti
Gezim KOPANI
Date: 29.07.2011

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com