Friday, August 26, 2011

Nata e Kadrit dhe myslimani

Te nderuar besimtare! Nata e Kadrit eshte nje nate tersisht e vecante. Nuk mund te krahasohet me netet e tjera. Allahu xh.sh e ka cilesuar si nate te "Bekuar". Kjo nate ka vleren e nje mije muajve. Ne naten e Kadrit ka zbritur libri i bekuar Kur'ani. Ne kete nate zbresin meleket e Allahut. Zbret Xhibrili per secilen ceshtje. Aq e rendesishme eshte nata e Kadrit saqe Allahu e ka vendosur nje sure me kete emer "Suretul El Kader"

Allahu xh.sh thote:

"Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E kush mund te ta shpjegoje ty se ç'eshte nata e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me e vlefshme se njemije muaj. Engjejt dhe shpirti (Xhebrail) me lejen e Zotit te tyre, zbresin ne kete nate, me te gjitha vendimet. Paqe eshte ajo deri ne lindjen e agimit."
                                                                                                        El Kader 1-5


Allahu xh,sh ne Kur'an thote:

"Ha, Mime. Pasha librin sqarues (te se drejtes nga e kota!). Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne nje nate te bekuar ( ne naten e begate te Kadrit). Ne deshiruam t'u terheqim verejtejn, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere."
                                                                                                      (Ed-Duhan 1-4)



Cfare do te thote Kadr?

Fjala Kadr nder kuptimet e tjera do te thote: "nata e vlerave, nata e paqes, nata e percaktimit."

Si kerkohet nata e Kadrit?

Sipas haditheve te Profetit Muhammed a.s. kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kerkojeni naten e kadrit ne dhjete netet (ditet) e fundit te Ramazanit." ( Buhari)

Gjate udhetimit qe beri hz. Muhammed a.s. ne naten e Israse dhe Miraxhi ai mesoi se Allahu xh.sh i ka dhuruar besimtareve mysliman nje nate te begate. Pikerisht naten e Kadrit. Kur hz. Muhammed a.s u rikthye ne toke filloj gjate muajit te Ramazanit ta kerkoje kete nate duke nis qe me ditet e para duke bere itikaf, po ashtu edhe netet e mesit te Ramzanit. Por gjate kohes qe Profeti Muhammed a.s. po e kerkonte naten e Kadrit i vjen meleku Xhibril dhe i thote: O i Derguar i Allahut ate qe po e kerkon ndodhet ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit. E per kete Profeti Muhammed a.s. ju tha shokeve: "Kerkojeni naten e Kadrit ne netet tek ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit." ( Buhari)

Muhammed a.s. thote:

"Allahu xh,sh ju ka dhene nje dhurate te pakrahasueshme. Sahabet e pyeten: Cfare dhurate o i Derguari i Allahut? Muhammedi a,s. tha: "Ju ka dhene naten e Kadrit." ( Buhari)

Cila eshte rendesia e nates se Kadrit?

Muhammed a.s. ka thene: "Kushdo qe i kalon kater nete duke i bere lutje dhe dua Allahut xh.sh lutja e bere do i pranohet. Dhe ato nete jane: Nata e Kadrit, Arfase,Beraetit dhe Xhumaja."

Po ashtu Profeti Muhammed a.s. ka thene: 

"Ai qe adhuron Zotin ne naten e Kadrit duke shpresuar ne shperblimin e tij i falen te gjitha gjynahet."
                                                                                                     (Buhari)


Gjithashtu hz. Muhammed a.s. ka thene: 

"Kushdo qe me besim dhe me shprese per shperblim nga Allahu i Madheruar e kalon naten e Kadrit, Allahu xh,sh do ia fal gjynahet e meparshme." ( Buhari)

Mesohet se Allahu xh.sh. ia kishte bere me dije Profetit Muhammed a.s. se kur eshte nata e Kadrit. Tek Buhari kemi trasmetimin kur profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Dola per te lajmeruar xhamatin (njerezit) se kur eshte nata e Kadrit, por rruges filani po grindej dhe e harrova. Ndoshta keshtu eshte me mir per ju." (Buhari)


Cfare duhet bere ne naten e Kadrit?

Nata e Kadrit nuk eshte feste, e as tradite. Nata e Kadrit eshte ceshtje personale per cdo njeri. Pasi ne kete nate Allahu xh.sh cakton jeten e njeriun per viten ne vazhdim. Qe jeta te jete sa me e mire dhe se Meshira e Allahut te na perfshire duhet te shtojme lutjet, tevbet dhe istigfaret.
Per kete kemi transmetimin ku tregohet se hz. Aishja r.a. e ka pyetur Hz. Muhammed a.s. duke i thene: "O i Derguari i Allahut! Nese e perjetoj (o godas, e gjej) naten e Kadrit cfare lutje duhet te bej? Hz. Muhammed as. ka thene: Thuaj:

"Allahumme inneke afuvun Kerimun, tuhibul afve, fa fuani." d.m.th: "O Zoti im! Ti je fales i Madhe, e do faljen me fal mua."
                                                   ( Buhari, Muslim)

Si dallohet nata e kadrit?

Nga Iben Abbasi trns, se Muhammedi a.s. ka thene:
"Nata e Kadrit eshte nate bujara, e lirshme, as e nxehte as e ftohte. Ne mengjesin e saj dielli lind i dobet dhe me ngjyre si te kuqe." (Ibn Huzejme)

_________________
Pergatiti: Im. Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase, Xhamia e re Puke.
Date: 26.08.2011

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com