Friday, August 26, 2011

Nata e Kadrit dhe myslimani

Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme,falje dhe mbeshtetje duhet te kerkojme. Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguari i Tij.


Sot si teme te kesaj Xhumaje kemi : " Nata e Kadrit dhe myslimani".

Te nderuar besimtare! Nata e Kadrit eshte nje nate tersisht e vecante. Nuk mund te krahasohet me netet e tjera. Allahu xh.sh e ka cilesuar si nate te "Bekuar". Kjo nate ka vleren e nje mije muajve. Ne naten e Kadrit ka zbritur libri i bekuar Kur'ani. Ne kete nate zbresin meleket e Allahut. Zbret Xhibrili per secilen ceshtje. Aq e rendesishme eshte nata e Kadrit saqe Allahu e ka vendosur nje sure me kete emer "Suretul El Kader"

Allahu xh.sh thote:

"Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E kush mund te ta shpjegoje ty se ç'eshte nata e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me e vlefshme se njemije muaj. Engjejt dhe shpirti (Xhebrail) me lejen e Zotit te tyre, zbresin ne kete nate, me te gjitha vendimet. Paqe eshte ajo deri ne lindjen e agimit."
                                                                                                        El Kader 1-5


Allahu xh,sh ne Kur'an thote:

"Ha, Mime. Pasha librin sqarues (te se drejtes nga e kota!). Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne nje nate te bekuar ( ne naten e begate te Kadrit). Ne deshiruam t'u terheqim verejtejn, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere."
                                                                                                      (Ed-Duhan 1-4)



Cfare do te thote Kadr?

Fjala Kadr nder kuptimet e tjera do te thote: "nata e vlerave, nata e paqes, nata e percaktimit."

Si kerkohet nata e Kadrit?

Sipas haditheve te Profetit Muhammed a.s. kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kerkojeni naten e kadrit ne dhjete netet (ditet) e fundit te Ramazanit." ( Buhari)

Gjate udhetimit qe beri hz. Muhammed a.s. ne naten e Israse dhe Miraxhi ai mesoi se Allahu xh.sh i ka dhuruar besimtareve mysliman nje nate te begate. Pikerisht naten e Kadrit. Kur hz. Muhammed a.s u rikthye ne toke filloj gjate muajit te Ramazanit ta kerkoje kete nate duke nis qe me ditet e para duke bere itikaf, po ashtu edhe netet e mesit te Ramzanit. Por gjate kohes qe Profeti Muhammed a.s. po e kerkonte naten e Kadrit i vjen meleku Xhibril dhe i thote: O i Derguar i Allahut ate qe po e kerkon ndodhet ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit. E per kete Profeti Muhammed a.s. ju tha shokeve: "Kerkojeni naten e Kadrit ne netet tek ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit." ( Buhari)

Muhammed a.s. thote:

"Allahu xh,sh ju ka dhene nje dhurate te pakrahasueshme. Sahabet e pyeten: Cfare dhurate o i Derguari i Allahut? Muhammedi a,s. tha: "Ju ka dhene naten e Kadrit." ( Buhari)

Cila eshte rendesia e nates se Kadrit?

Muhammed a.s. ka thene: "Kushdo qe i kalon kater nete duke i bere lutje dhe dua Allahut xh.sh lutja e bere do i pranohet. Dhe ato nete jane: Nata e Kadrit, Arfase,Beraetit dhe Xhumaja."

Po ashtu Profeti Muhammed a.s. ka thene: 

"Ai qe adhuron Zotin ne naten e Kadrit duke shpresuar ne shperblimin e tij i falen te gjitha gjynahet."
                                                                                                     (Buhari)


Gjithashtu hz. Muhammed a.s. ka thene: 

"Kushdo qe me besim dhe me shprese per shperblim nga Allahu i Madheruar e kalon naten e Kadrit, Allahu xh,sh do ia fal gjynahet e meparshme." ( Buhari)

Mesohet se Allahu xh.sh. ia kishte bere me dije Profetit Muhammed a.s. se kur eshte nata e Kadrit. Tek Buhari kemi trasmetimin kur profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Dola per te lajmeruar xhamatin (njerezit) se kur eshte nata e Kadrit, por rruges filani po grindej dhe e harrova. Ndoshta keshtu eshte me mir per ju." (Buhari)


Cfare duhet bere ne naten e Kadrit?

Nata e Kadrit nuk eshte feste, e as tradite. Nata e Kadrit eshte ceshtje personale per cdo njeri. Pasi ne kete nate Allahu xh.sh cakton jeten e njeriun per viten ne vazhdim. Qe jeta te jete sa me e mire dhe se Meshira e Allahut te na perfshire duhet te shtojme lutjet, tevbet dhe istigfaret.
Per kete kemi transmetimin ku tregohet se hz. Aishja r.a. e ka pyetur Hz. Muhammed a.s. duke i thene: "O i Derguari i Allahut! Nese e perjetoj (o godas, e gjej) naten e Kadrit cfare lutje duhet te bej? Hz. Muhammed as. ka thene: Thuaj:

"Allahumme inneke afuvun Kerimun, tuhibul afve, fa fuani." d.m.th: "O Zoti im! Ti je fales i Madhe, e do faljen me fal mua."
                                                   ( Buhari, Muslim)

Si dallohet nata e kadrit?

Nga Iben Abbasi trns, se Muhammedi a.s. ka thene:
"Nata e Kadrit eshte nate bujara, e lirshme, as e nxehte as e ftohte. Ne mengjesin e saj dielli lind i dobet dhe me ngjyre si te kuqe." (Ibn Huzejme)

_________________
Pergatiti: Im. Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase, Xhamia e re Puke.
Date: 26.08.2011

Saturday, August 13, 2011

Ramazani mbreti i muajve pj. 2

Falenderimet i takojne Allahut te Madheruar, Ate e Falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme falje dhe mbeshtetje duhet te kerkojme. Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguari i Tij.

E mbare bote islame po perjeton jeten e muajit te shejte Ramazan. Eshte pikerisht ky muaj i cili u unifikon myslimanet. I ben nje, i ben te dashur, i ben te begate dhe te bute. E natyrisht kjo nuk eshte rastesi dhe nuk i ndodh cdo njeriu por vetem atij zemra e te cilit eshte e lidhur ngusht me Allahun e Madheruar.

Sic e dime Hz. Muhammed a.s. ka thene: "Ne muajin e madheruar te Ramazanit, Allahu i Madheruar shperndane meshiren e tij, tek roberit e tij, tek ato qe agjerojne per hir te tij, tek ato qe falen per hir te tij, tek ato qe japin sadaka per hir te tij. E ne kete muaj Allahu i Madheruar hap dyert e Xhennetit dhe mbyll dyert e Xhehennemit."

Nga hadithi ne arrin te kuptojme se Allahu xh.sh shpalos Meshiren e Tij tek myslimanet. E kjo eshte vetem per myslimanet, e per kete myslimanet ne kete muaj jane te dashur, te bute, zemer bujare etj.

Kjo butesi apo zemergjersi nuk vjen rastesisht eshte dicka e cila ndikon tek keto njerez qe i ben te tille e ai eshte besimi tek Allahu i Madheruar.  Ne sot nuk kemi nevoje tju themi njerezve agjeroni muajin e Ramazanit, apo fal namazin, ose jep sadaka, ose lexo Kur'anin.
Ne sot kemi nevoj ti mesojme myslimanet se si te jetojne Ramazanin, si te behet nje mysliman nje Ramazan i gjalle? Nuk eshte e thene qe te mbash veten larg nga ushqimet,uji dhe mardhenjet intime nga mengjesi deri ne aksham e te thuash se kam mbajtur Ramazanin. Kjo eshte thjesh agjerim ushqimore, por myslimanit nuk i kerkohet kjo, i kerkohet dicka tjeter dhe ajo eshte agjerimi i Ramazanit duke e jetuar ate, duke e shijuar ate.

Si jetohet agjerimi i Ramazanit?

Te gjithe ne kur shikojme nje person qe i jep makines themi, eshte shofer, kur shikojme nje burr me bluze te bardh themi eshte doktor,e kjo ndodh pasi personi ne fjal e ushtron ate detyre.  Po myslimani ku dallohet? A dallohet ne klub? a dallohet ne thashatheme?
Myslimani dallohet kur ai shkon ne Xhami, fal namazet, largohet nga haramet dhe lexon Kur'anin. Kjo eshte ajo qe e ben nje mysliman te dallueshem nga te tjeret, e te tjeret do te thone: "Ky eshte mysliman" Ne kete gje nuk e bejme qe dikush te na thote keshtu por, e bejme per Allahun e Madheruar. Pra te jetuarit e Ramazanit, pra Agjerimit ka lidhje te drejteperdrejte me adhurimin ndaj Allahut. E sic thote Muhammedi a.s.
"Kur njeriu te paraqitet para Allahut do te pyetet per jeten e tij, e kur te pyetet per namazin, nese ate e ka ne rregull te gjitha punet i ka ne rregull." (Buhari)
Prandaj ne keto dite te Ramazanit, duhet te punojme jo vetem per agjerimin e Ramazanit, por edhe per faljen e Namazeve,leximin e Kuranit, dhenjen e zekatit etj.
Sic thote Muhammedi a.s. : "Nuk ka shperblim me te madh se sa shperblimi i te gjitha portave te Xhennetit"
Ne nje trasmetim te Ebu Hurejra kemi:
Muhammedi a.s. thote: " Kushdo qe gjithnje iu perbajt dhe e permbushi agjerimin, do te thirret nga porta Rijjan. Ebu Bekrio r.a. tha: A do kete ndonje qe do te thirret nga te gjitha ato porta?
 Muhammedi a.s. tha Po, dhe shpresoj qe ti te jesh nje prej tyre."
Le te lusim Allahun e Madhuruar qe te jemi edhe ne nje prej banoreve te Xhennetit sic eshte Ebu Bekri r.a.
Falenderimit i takojne Allahut te Madheruar!

Pergatiti 
Gezim Kopani

Hytbja e Xhumase,Xhamia Puke
Date: 12 gusht 2011

Tuesday, August 2, 2011

Namazi i Teravive, menyra e faljes

Ne emer te Allahut, Gjithemeshirshmit, Meshireplotit.

Teravih dhe tervih rrjedhin prej fjales rahha, qe ne gjuhen shqipe perdoret me fjalen rahat ose ndryshe qetesim. Shumsi i fjales teravihatun d.m.th pushim (pas selamit) ne namaz.

Pse falet namazi i teravive?

Namazi i teravivie eshte namaz qe falet vetem ne muajin e Ramazanit. Ky namaz falet me qellimin e afrimit me adhurim tek Allahu xh.sh.

Muhammedi a.s. thote:
"Muaji i Ramazanit eshte mbreti i muajve. Ne te adhurimi ka vlera me te medha se sa ne muajit e tjere."
                                                 (Buhari, Muslim)

Po ashtu Muhammedi a.s. ka thene:

"Kush falet gjate neteve te Ramazanit me besim dhe duke shpresuar shperblimin nga Allahu xh.sh , Allahu xh.sh do t'ia falet gjynahet qe i ka bere me pare."  (Buhariu)

Kur falet namazi i teravive?

Teravite falen vetem ne muajin e shejte te Ramazanit. Pasi te jet fal farzi i Jacise dhe dy sunetet e fundit te jacise fillon falja e namazit te Teravive.

Cfare eshte namazi i teravive?

Namazi i teravive eshte namaz i quajtur namaz "muekede" dmth synet i forte. Ky namaz mund te falet edhe vetem ne shtepi por humbet sevapi i Xhamise dhe i xhematit, plus edhe tradita e hz. Muhammed a.s. Gjithashtu nese dikush praktikon faljen e namazit te Teravise ne shtepi duhet te dime se kjo nuk eshte tradite e Profetit Muhammed a.s.

A eshte praktikuar namazi i Teravive ne kohen e hz. Muhammed a.s.?

Namazi i Teravive ka qene nje nder adhurimet me te medha te hz. Muhammed a.s.. Sic transmetohet nga shoket e tij por edhe nga familja e tij qendron se:
"Muhammedi a.s. ka dale edhe eshte falur ne xhami ku me ate u falen edhe nje grup besimtaresh. Aq shume u praktikua namazi i Teravive saqe nje nate Hz. Muhammed a,s, nuk shkoi ne xhami. Ne namazin e sabahut Muhammedi a.s. shkoj ne Xhami edhe pas namazit reaguan ndaj hz. Muhammed a.s. per mungesen qe beri ne namazin e Teravise. Muhammedi a,s, tha: "Degjoni, une e di qe keni qene ne xhami mbreme por jam friksuar qe te mos ju behet farz (obligim)"
                                                                          ( Trans, Aishe r.a.)

Kur u be unik namazi i Teravive?

Teravite u unifikuan nne kohen e Omerit r.a. Tregohet qe : "Nje nate imam Omeri r.a. shkoi ne xhami dhe shikoi grupe grupe besimtaresh duke fal namazin e teravive. Per kete gje tha: "Mendoj qe te bashkohemi edhe ta falim namazin e Teravive me imam. Dhe ashtu ndodhi. Ne kete kohe Omeri r.a. zgjodhi per imam Ubejj bin Ka'b." (Buhari, Iben Huzejme dhe Bejhakiu)

A mund te behen imam grate ne kete namaz?

Nese ne nje vend ka vetem gra kjo mund te behet dhe zgjidhet njera imam.  Kjo praktikohet ne ato konvikte ku ka vetem vajza dhe se xhamia per te fal kete namaz eshte larg. Ne kete rast ato mund ta falin teravine aty ku ndodhen duke u bere imam njera.

Sa rekate ka namazi i Teravive?

Kemi hadithe te cilat tregojne se namazi i teravive eshte, tete, dymbedhjete etj. Por shumica e dijetarve musliman kan dhene argumente se namazi i Teravive perbehet nga 20 rekate. Keto jane te mbeshtetur nga : Omeri r.a. Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi, Ibni ebi Mulejke, Atta ebi Rebbaha, Ubejj bin Ka'b, Ebu Hanife.

Bejhakiu transmeton pre Saib bin Jezi (shok i profetit a.s.) i cili thote:
"Ne kohen e Omerit dhe te Othmanit kemi falur nga 20 rekate namaz te teravive."

"Nje nate Aliu r.a. kur hyri ne xhami shikoj xhematin e tij duke fal  me imam namazin e teravive, nga gezimi tha: "Allau xh.sh ia ndricote varrin Omerit r.a ashtu sic e ka ndricuar xhamin me faljen e teravive."

Po ashtu kemi edhe haditin tjeter te Profetit Muhammed a.s. qe thote: 

"Profeti Muhammed a.s. si ne muajin e Ramazanit ashtu edhe ne muajt e tjere, nuk falte namaz nate me teper se njembedhjete rekate. Ai falte kater rekate dhe mos pyet per bukurin e gjatesin e tyre, pastaj falte kater rekate te tjera dhe pastaj falte tre rekate." (Buhariu)

Muhammedi a.s. ka thene: 

"Kush falet gjate Ramazanit me imam derisa ai ta perfundoje namazin , do t'i shkruhet shperblimi sikur te jete falur gjithe naten." (Tirmidhiu)
______________
Pergatiti: Gezim Kopani
Date: 29.07.2011

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com