 |
Varrezat e vjetra myslimane te
fshatit Kabash. Foto e vitit 1940 |
Fshati Kabash eshte Fis i pare po ashtu eshte i pari fis ne Shqiperin e veriut i cili u konvertua ne fene muslimane. Per perhapjen e besimit islam ne Kabash, tradita tregon se i pari qe perqafoj besimin islam ishte
Hader Leka, vellau i kater vellezerve te fishit te Kabashit,Puke. Vellai i Hadrit ( Koka i cili ishte i pari i fisit dhe me i madhi vella) u revoltua ndaj vellaut te vogel i cili ishte bere musliman. Koka ishte betuar se do ta vriste Hadrin (vellan) nese behej vertet "
turk"(mysliman). Para ardhjes se besimit musliman ne fshatin Kabash populli besonte ne bestytni te ndryshme pagane si:
Ora e Maleve,
Ora e Shtepise,
Zanat,
Dragoji etj. Pas besimit pagan ne fshat vjen besimi kristian. Besimi i krishter ndertoj ne fshatin Kabash Abaci dhe Kishen e Kabashit. Sipas tradites besimi musliman erdh gjate kohes osmane (pas vitit 1458) e vecanarisht nga tregtaret musliman qe pershkruanin
Rrugen e Karvanave qe kalonte permes fshatit Kabash. Sipas kujteses popullore te besimit musliman rreth vitit
1500-1523 eshte ndertuar ne
Lam te Lushajve Mesxhidi i Kabashit i cili ka qene me derrasa. Me vone rreth vitit
1600 ka filluar ndertimi i xhamis se fshatit Kabash por kesaj here me gur. Ndertimi i xhamis filloj fal kontributit te besimtareve (sidomos ata qe pershkruanin rrugen) dhe besimtaret musliman te fshatit Kabash. Ka nga ato qe thone se kan ndihmuar dhe
Bushatlit e Shkodres. Brenda xhamis u ndertua
Mihrabi dhe
Mimberi. Si hajati , dyshemaja , tavani dhe mimberi kan qene prej derrase (te zbukuruara me vepra arti).
Sa i perket muslimaneve i pari nder kater vellaznit e Kabashit qe pranoj fene islame ishte vellau i vogel
Hadri. Pas vdekjes se
Hadrit behet musliman
Qafa (Qaf Alia). Per shkak se
Koka vrau mbi U
ren e Vizirit vellan e vogel (se ishte bere musliman),
Kuvendi i Kabashit i heq
Kokes parin (drejtimin) e vendit duke ia lene
Qafes. Gjate kohes se Qafes besimi musliman u rrit aq sa fisi i Kabashit behet i pari fis i veriut te Shqiperise qe kalon ne islam.
Sa i takon regjistrimeve te popullsin flitet se fshati Kabash ka qene nje nder qendrat me te banuara te veriut. Sipas regjistrimeve te vitit 1591 ne Nahijen e Pukes ka pasur 23 fshatra te cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i perkisnin besimit musliman. Prej ketyre 3 ishin ne Qerretin e Eper, 2 ne Qerretin e Poshtem dhe 1 ne Koman dhe 2 ne Shenkolle (Delmacve) , 1 ne Shinpal (Kabash), 2 ne Rrape dhe dy familje me nga nje beqar.
Ne Kabasht me 1637 kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i perkisnin besimit musliman. Ka nga ato qe tre familjet e agallareve i perkisnin besimit musliman dhe se ato kishin organizuar besimin islam ne piken me kryesore te fshatit, pikerisht ne Lam te Lushajve. Ne kete vend ata ndertuan Xhamin, Mejtepin si dhe nuk mungojne te dhenat e kujteses popullore te cilat thone qe kan qene ndertuar deri ne kater hane ku njeri prej tyre ka qene Hani i Hoxhes dhe tjetri Hani i Bajrakut. Sipas te dhenave osmane por dhe te relatoreve te shek. XVII paraqitet fakti se familjet qe hynin ne besimin e ri musliman nuk ishin te detyruar. Nuk del gjekundi perdorimi i dhunes. Kjo duket sidomos ne ato familje ku bashkejetonin te krishtere e musliman pa asnje problem. Ne lidhje me kete Frang Bardhi shkruan: "Agai (Dizdari i keshtjelles se Dukagjinit) ka tre vllazen te krishter te martuem me nje turk, qe asht bame ma vone. Gruja e ages asht nje e krishten e urte, dhe e mire." Pervec kesaj ai shkruan se muslimanet na ndihmuan per te bere disa restaurime ne Kishen e Kabashit. Per vjetersin e perhapjes se besimit musliman ne Puke por dhe ne fshatin Kabash etj e faktojne dhe varrezat muslimane te cilat jane mbi 300 vjecare. Keshtu kemi varrezat muslimane te; Kabashit, Gryke Hadroj, Rrypë, Kryezi, Flet etj.
Kabashi ndahet ne dy bajraqe Puke dhe Kabash. Bajraku i Pukes ne vitin 1900 ka pasur 700 musliman dhe 910 te besimit katolik. Kabashi ne vitin 1900 kishte 940 banore te ndara 50 % musliman po aq te besimit katolik.
Ne regjistrimet e bere nga Austro Hungaria ne vitin 1918 del se Kabashi ka pasur 223 shtepi dhe gjithsej 1494 banore duke perfshir vendet si: Kabash, Qelez, Bicaj, Hadroj, Rrape, Rrypë dhe Micoj.
Sipas kujteses popullore Kabashasit jante te hershem shume. Kater vellaznit e Kabashit-Puke thuhet se jane te ardhur nga Kolonja e jugut te Shqiperise. Kur kater vellezerit erdhe ne Kabash kan gjetur shtepin e Manushi (shtepi qe me von del fare si pasoj e nje semundeje (koleres).
Ndersa Robert Elsie shkruan: "Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades. Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabashm ne julindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930 gjeografi italian Ermano Armao duke folur per Kabashin , ka permendur se ai perbehej nga nje popullate myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta). Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices musliman ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete.... Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia. Per Kabashet thuhet se kan merguar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo dhe Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete merguar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me arritjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fgiset e Dushmani dhe Qerreti. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas nje tradite orale, keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjes te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth kishte kaluar ne fese myslimane. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadroja sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe vrau vellane e vete. Fisi i Kabashit reagoi ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te ciliet po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefare Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi. Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve mergoi ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajrut Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vencate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit 15-te. Att ka viti 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar kah viti 1720."(5)
Si pasoj e zhvillimeve besimi islam filloj te ze vend ne shomicen e familjeve te fisit ku mund te permendet: Qafaliaj, Lushajt, Hadrojt e te tjere. Po ashtu mund te permenden ; Lluket, Preçat si; Kopajt, Laçajt etj . Duke shikuar breznin e Lushajve, Llukeve, Kopajve, Laçajve arrim deri ne vitin 1650. Ne kete kohe Ismaili i pare i Laçajve pas perfundimit te Mejtepet ne Xhamin e Koder Hanit arrin te behet Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves. Po ashtu dhe figura te tjera te shquara e te njohura te Kabashit arriten te behen drejtues te zot si Bajraktar e Vojvode, po ashtu si trektar (qypaj) e teolog (hoxhallar). Aq shume kishte zene rrenje besimi islam ne fshatin Kabash saq E.Durham Shkruan: "Kabashi, musliman."
 |
Guri i varrezave te vjetra muslinane ne fshatin Kabash-Puke. Foto e v.1940. |
Ndersa
Nopça shkruan se "
Kabashi ka qene i pari fis i Shqiperise se Veriut qe kaloi ne Muhammedanizem." dhe se kete vend e paska marr " s
i shperblim per kthimin ne fene muhamedane."
Megjithate disa historian japin nje shtepi me emer te quajtur
Gjin Kabashi (ky Qafali) i cili ishte i vendosur diku rreth vitit
1571 ne
Rrape dhe qe kishte pas nen sundum
20 shtepi Disa thone se gjysma e ketyre shtepive kishin perqafuar fen islame perfshi ketu edhe te parin e tyre. Nen shembullin e Kabashit perqafojne besimin musliman
Nahija e
Dukagjinit (Mal Ziu) ,
Spasi ku ne vitin
1571 thuhet te ket pas
309 famije nga te cilat
22 i perkisnin besimit musliman.
Disa te tjere thone; Sa i takon Kabashit, Rrapes ne vitin
1571 nuk jepen te dhena per musliman, por pas
20 vitesh, me
1591, del ne
Shinpal (Kabash)
1 familje myslimane dhe dy te tilla ne Rrape.
Me i sakte paraqitet
Teodor Ippen, i cili shprehet: "
Fisi Kbashi ka rreth 2000 pjestare prej te cileve me shume se gjysma jane katolik."
Persa i takon numerit te banoreve te fisit te Kabashit mendimi i disa te huajve eshte i pergjithshem dhe shpesh ne diferenca te pashpjegueshme ne mesin e tyre.
Ja, si na i paraqet Nopça: "
Coroneli shenon
230 shtepi,
Hani 356 shtepi me
2600 banore,
Pisko-
300 shtepi me
2750 banore,
Baldaçi-
240 shtepi me
1880 banore,
Ippen -
2000 banore,
Nopça vet -
1300 banore, kurse
Sciner-
223 shtepi me
1494 banore."
 |
Xhamia e vjeter e fshatit Kabash |
Pergatiti
Gezim Kopani
Shenim: Ky material eshte ne punim