Thursday, May 19, 2011

Djelmoshat e shpelles Kehf

       Shume vite me pare pas ardhjes se profetit Isa a.s dhe para profetesise se profetit Muhammed a.s. ne nje prej qyteteve te Perandorise Romake sundonte nje udheheqes despot i quajtur Dekijanus (Info: Thuhet se: Perandori Diokleciani 244-311 ishte me prejardhje Ilire) i cili i ndalonte njerezit qe te adhuronin Zotin e Madheruar, dhe i detyronte ata qe te adhuronin idhujt. Dhuna, shtypja dhe mos besimi i Dekijanusit vazhdonte, derisa nje dite u doli nje grup djelmoshash te rinj, te cilet besonin ne nje Zot dhe hoqen dore prej adhurimit te idhujve dhe bindjes ndaj Dekijanusit. Per ti shpetuar mizorise se Dekijanusit ato u vendose ne nje shpelle. Thuhet se ajo shpell ndodhet ne Turqin e sotme dhe tek kjo shpell eshte ndertuar nje xhami. Kjo e permendur edhe ne komentin shpjegues ne Kur'an fq.341 Kjo ngjarje njihet si As Habul Kef

Keta besonin ne nje Zot.  Allahu xh.sh ata i shpetoi dhe i udhezoi ne rrugen e drejte. Ne fillim zemrat e tyre ishin te dridhura dhe frikesoheshin per shkak se kishin bere kryengritje kunder nje grupi te vogel te forcave te plotefuqishme te despotit te asaj kohe, dhe kunder fese se popullit te qytetit te tyre, por Allahu xh.sh duke shikuar qendresen dhe  qellimet e tyre, i forcoi zemrat duke iu larguar friken.
Djelmoshat (quhen keshtu pasi thone se mosha e tyre ishte nga 15-20 vjeç) shpallen haptazi besimin e tyre ne nje Zot, duke thene:

Allahu xh.sh. thote:

"Zoti yne eshte Zoti i qiejve e i tokes, nuk adhurojme ndonje zot tjeter pos Tij, pse atehere do te thoshim diçka shume mizore. Populli yne ka besuar zota te tjere pos Atij (Allahut), pse pra nuk sjellin ndonje argument te qarte per ata?A ka me mizor se ai qe shpif genjeshtra ndaj Allahut?"
                                                                                 (El Kehf; 14-15)

      Si perfundim djelmoshat arriten ne  konkluzionin qe duhet te largohen nga ky qytet dhe nga kjo shoqeri, nga populli qe adhuronin idhuj. Ata vendosen qe te jetonin larg qytetit te fshehur.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Tre persona nga popujt e me parshem u nisen ne udhetim. Nje dite i zuri nata para nje shpelle ne te cilen hyne per te fjatur, mire po nje shkemb mbylli plotesisht hyrjen e shpelles. Ata thane: Shpetimi nga ky shkemb eshte vetem qe ta lushim Allahun xh.sh." (Buhari, Muslim)

Nje dite bashkohen duke u larguar drejte maleve. Ne mal ndodhej nje shpelle e cila mund te sherbente si nje vend strehim dhe mbrojtje. Disa tregojne se: Gjate rruges per ne shpell, u takun me nje bari me qenin e tij. Bariu ishte  besimtar, dhe djelmoshat e vune ne dijeni per vendimin e tyre, me te degjuar bariu kerkoj lejen e djemve qe te bashkohet edhe ai me ta bashke me qenin e tij. Keshtu djelmoshat pranuar. Mirepo ne Kur'an kemi:

Allahu xh.sh thote:

"Ata (qe bisedonin per kete ngjarje) do te thone: Ishin tre, i katerti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thone: Ishin pese, e qeni i tyre i gjashti i tyre, kjo ishte hamendje, po edhe thone: Ishin shtat e qeni i tyre ishte i teti! Thuaj: Zoti im e di me se miri per numrin e tyre, pervec nje pakice nuk di kush per ta, e ti (Muhammed) mos polemizo per numrin e tyre vetem ashtu ne teresi, dhe askend mos pyet per ta."   (El Kehf; 22)

      Djelmoshat qe tani e tutje do ti quajme "Banoret e shpelles". Ata arriten tek shpella, dhe vendosen qe te qendronin aty deri derisa sa te shpetojne veten nga dora e armikut. Me fillimin e kesaj jete te re, ata kishin humbur te gjitha shpresat. E shikonin veten perballe rreziqeve dhe arrmiqve por ata u mbeshteten tek Zoti, dhe me nje zemer te thyer iu luten Atij, qe tju beje te mundur rrugen e shpetimit. Shpella si dukej ishte nga veriu, dhe ata nuk i kapte dielli as ne mengjes dhe as ne mbremje.

Nga ajet e Kur'anit del se Allahu xh.sh. u ka thene, apo i frymezoi per te shkuar ne shpelle:

"...Atehere strehonu ne shpelle. Zoti juaj ju dhuron nga meshira e Tij e gjere dhe ju lehteson ne çeshtjen tuaj ate qe eshte ne dobine tuaj." (El Kehf: 16)

Banuesit e shpelles pas nje ecjeje te gjate dhe te lodhshme kur arriten ne shpelle, para se gjithash kishin nevoje per gjume, dhe pas bene nje lutje drejtuar Allahut xh.sh i zuri gjumi, por ky gjume nuk ishte nje gjume i zakonshem, Zoti xh.sh kishte vendoshur qe keta djelmosha ti shpetonte jo vetem prej dores se Dekijanusit por te ishte dhe si shenje dhe arsye per ata te cilet mohojne ringjalljen e te cilet mendojne qe Zoti ska fuqine e ringjalljes se te vdekurve.
Banoret e shpelles ndoshta kishin si qellim qe te flinin vetem pak, por Zoti i la ata ne gjume per nje periudhe kohore te gjate.

    Syte i kishin te hapur thuajse te ishin zgjuar, por ne realitet ishin ne gjume. Ata u rrotulloheshin here ne krahun e djathte e here ne te majte, dhe u nderrohej vendi i fjetjes, derisa mos kalbej pjesa e trupit te tyre qe ndodhej mbi toke.Madje dhe qeni i tyre kishte fjatur sebashku me ta i cili e kishte vene koken mbi dy kembet e para te shtrira ne hyreje te shpelles. Ne nje trasmetim tjeter kemi se: Kur djemt hyn ne shpell nje gur i madh zyri hyrjen e shpelles, kjo edhe per ti mbrojtur ata.

Allahu xh.sh. thote:

"Do te mendoje se ata jane te zgjuar, ndersa ta ishin fjetur, e Ne i rrotullonim here ne krahun e djathte e here ne te majtin. Qeni i tyre kishte shtrire kembet e para prane hyrjes. Sikur te kishte hasur ne ta, do te ishte kthyer duke ikur dhe do te ishte mbushur frike prej tyre." (El Kehf; 18)

    Duke pasur parasysh qe banoret e shpelles ishin te njohur per te gjithe, fsheja e tyre dhe ikja nga qyteti kudo u be ceshtje diskutimi. Sunduesi dhe nje grup njerezish u vune ne kerkim te tyre, por nuk gjeten asnje shenje.
     Kaluan shume ore, dite, muaj, vite dhe nuk u duk asnje shenje nga ata. Historianet me qellim qe kjo ngjarje e jashtezakonshme mos te harrohet shkruajten ne nje pllak emrat e djemve te cilet u zhduken ne menyre te cunditshme. Pllaken e vendosen tek thesarin zytare i shtetit me qellim ruajtje. Kaluan vite dhe kujtimi i mergimit te pa kthim i djemve  u zhduk gradualisht nga kujtesa e kohes duke u harruar krejtesisht.

    Pasi kishte kaluar nje kohe shume te gjate, me vullnetin e Allahut xh.sh arriti koha e zgjimit te banoreve te shpelles. Menjehere pas zgjimit filluan te ferkonin syte e tyre dhe te shikonin rreth vetes. Njeri prej tyre pyeti sa kemi qendruar ne gjume?

    Dy tre prej tyre u pergjigjen, sikur qe kemi fjetur nje dite te tere, jo ndoshta me pak se nje dite.
Allahu xh.sh. thote:

"...Njeri prej tyre foli e tha: Sa kemi qendruar? Ata thane: Kemi qendruar nje dite ose nje pjse te dites! Disa thane: Zoti juaj e di me se mire se sa kemi qendruar."  prandaj dergoni njerin prej jush me kete argjend (monedh argjendi) ne qytet, e te zgjedhe ushqimin me te mire, e tju sjelle ate juve dhe le te kete shume kujdes e te mos i jap te kuptoje askujt per ju." (El Kehf; 19)

Gjendja ne shpelle kishte ndryshuar ne menyre te atille qe djelmoshat i bente qe te dyshonin. Sikur qe disa gjera kishin ndryshuar, sic ishte bllokimi me gure i hyrjes se shpelles. Si perfundim nuk u be e njohur se sa kishin qendruar ne gjume, megjithate ka qe thone se ato kan qendruar aty rreth 309 vite.

Nje dite apo gjysme dite, dy tre veta pohuan qe Zoti e di me se mire se sa kemi fjetur.
Te mendojme pak per ushqimin, si thoni njeri nga ne te marre ca para me vete dhe te shkoje ne qytet per te na blere ushqim.

Allahu xh.sh thote:

"...Prandaj dergoni njerin prej jush me kete argjend (monedh argjendi) ne qytet, e te zgjedhe ushqimin me te mire, e tju sjelle ate juve dhe le te kete shume kujdes e te mos i jap te kuptoje askujt per ju." (El Kehf; 19)

    Derguan ne qyetet njerin nga banoret e shpelles per te bler  ushqim duke e porositur qe se pari te kete kujdes e te mos zbulohej.

Blersi i ushqimit pas daljes nga shpella ngeli i habitur per gjendjen e qytetit pasi nuk ishte asnje gje si me pare, por kjo ceshtje nuk i beri shume pershtypje. Aq me shume qe i afrohej qytetit aq me shume habitej. Rruget dhe rrugicat kishin ndryshuar. Guret e ndertesave kishin ndryshuar.

    Keshtjella e Dekijanusit ishte rrenuar, njerezit gjithashtu kishin ndryshuar, menyra e ecjes se tyre, veshja, te folurit dhe zakonet e jetes. Per blersin e ushqimit cdo gje ishte jonormale, por ai iu kishte premtuar shokeve qe tdo tregohej i kujdeshem dhe vijoj ecjen qe te mos bjere ne sy dhe perpiqet qe te mos perzihej ne punet e askujt.
    Si rrjedhoje arriti tek nje bukeshites, duke folur me nje theks tjeter nga shitesi i bukes, kerkoi buke, kur shitesi ia dha buken, futi doren ne xhep dhe nxori nje monedhe, dhe ia dha shitesit ne dore, Nderkohe me vete tha u zgjidh edhe kjo pune, tani mund te kthehem tek shoket e mi te uritur, por teksa ende ishte nisur , bukeshitesi e shikon ate me nje kureshtje dhe iu drejtua atij duke e pyetur:
Cfare monedhe eshte kjo?

(Kjo mendohet te jete "Shpella Kehf")

Kjo eshte monedha e Dekijanusit.-thote djaloshit.
Shitesi:- A keni gjetur ndonje thesar? Thuaj te verteten.
Bleresi i bukesi duke mos i kuptuar fjalet e bukeshitesit tha:
Zoteri! Cfare thesari? Une jam nje i huaj ne kete qytet, vij nga jasht qytetit.
Bukeshitesi ishte i bindur qe ky klient eshte nje njeri i thjeshte qe si kupton gjerat,dhe se ai ka gjetur nje thesar dhe vete nuk eshte ne dijeni qe monedha e tij i perkasin periudhes se Dekijanusit dhe nuk duhet harxhuar ato. Bukeshitesi e kap per jake dhe e pyeste: Ku eshte thesari dhe sa eshte pjese ime? Nese nuk me jep pjesen time do te njoftoj qeverine.
     Djali nuk dinte se si te vepronte, nga njera ane bukeshitesi nuk hiqte dore, dhe nga ana tjeter blersi i ushqimit nuk i kuptonte fare fjalet e tij.
     Si perfundim kjo teme u be ceshtje diskutimi dhe aty u grumbulluan shume njerez,. Djali i detyruar u tregon per rastin e vet dhe te shokeve. Kam ardhur qe te blej ushqim per vete dhe per shoket. 
Nuk kaloj shume kohe dhe lajmi u hap ne te gjithe vendin dhe njerezit e lajmerojn sunduesin e qytetit i cili ishte nje besimtare i mire. Sunduesi pyeti rreth emrave dhe emrin e babait te tyre, djaloshi u pergjigj te gjitha pyetjeve por askush nuk e njihte ate dhe as babin e tij, si rrjedhoje sunduesi gjithashtu nuk mundi ta zgjidhe kete enigme.

     Si perfundim vendosin te pyesin dijetaret dhe historianet e kohes. Shkecetaret e qytetit duke iu referuar shenimeve te vjetra, gjeten emrin e djalit dhe shokeve te shpelles te shenuar mbi nje pllake dhe u be e qarte qe ai grup qe shume kohe me pare ne kohen e Dekijanusit ishin zhukur nga qytetit dhe nuk dinte gje askush per fatin e tyre.
     Gjumi i gjate ishte nje dukuri jonormale. Kjo dukuri te rikujton jo vetem vleren dhe rendesine e djelmoshave kunder politeizmit dhe dhunes, por edhe argumenton qe ringjallja nuk eshte nje ceshtje e pamundur dhe e parealizuar, dhe Zoti ka fuqi qe ti ringjelle te vdekurit, ashtu sikur qe ka mundur qe nje grup njerezish pas nje periudhe shume te gjate kohore ti zgjoje perseri nga gjumi.
Sunduesi i ketij qyteti ne kete kohe perkunder Dekijanusit ishte njeri besimtare. Sigurisht ne qytet ekzistonin akoma persona te cilet nuk besonin dhe aq ne Zot dhe ne ringjallje, por fuqia e tyre ishte zbehur, dhe  nuk dominonin mbi shoqerine.

      Njerezit u bashkuan sebashku me sunduesin e tyre dhe u drejtuan drejte shpelles. Kur arriten afer shpelles djaloshi iu tha udhetareve nese shoket e mi te shpelles degjojne zhume nga jashte edhe shohin nepunesin e qeverise patjeter imagjinojne qe me keni arrestuar dhe kete jane nenpunesit e Dekijanusit qe sebashku me idhujt e tyre kane ardhur per ti arrestuar dhe torturuar ata ne shpelle.
Do te ishte me mire qe une te futemi i pari ne shpelle dhe tiu tregoj atyre ne qetesi ngjarjen dhe ju mund te hyni pas meje.

     Djaloshi hyri ne shpell dhe iu tregoi ngjarjen shokeve. Te gjithe u cuditen por djaloshi tjeter nuk doli nga shpella, pas nje pritjeje te gjate sunduesi dhe bashkeudhetaret e tij u detyruan qe te hynin ne shpelle dhe te dinin arsyen e mos daljes se djaloshit nga shpella, nderkohe verejten qe djaloshi dhe shoket e tjere qe te gjithe kishin mbylluar syte pergjithmone dhe kishin rene ne gjumin e perjetshem. Kur ata e kuptuan ngjarjen e vet te cuditshme hyjnore, dhe u vune ne dijeni per meshiren e Zotit ndaj tyre, ahireti ishe shume i embel per ata se jeta e kesaj bote. Kjo ishte ajo qe te tjeret nuk kishin deshire qe te ktheheshin ne qytet, dhe qe te jetojne ne kete bote, dhe vdekjen e kerkuan vete nga Zoti. Gjithashtu Allahu xh.sh me an te tyre e kishte treguar fuqine e vete ne ringjalljen e te vdekurve. Atyre u mori perseri shpirtin duke i bere banore te xhennetit.

Ne nje version tjeter thuhet : "...Sunduesi bashke me ushtrin shkuan tek shpella. Ata ne shpelle degjuan zhurmen e kuajve dhe menduan se i ka rrethuar Dekijanusi, per kete filluan ti benin lutje Allahut xh.sh duke i kerkuar mbrojtjen e tij. Kur sunduesi hyri brenda, i gjeti duke u lutur, kur perfunduan ate, sunduesi i perfaqfoi duke i njoftuar se edhe ai si ato beson ne Allahun xh.sh dhe se Dekijanuesi kishte vdekur me kohe. Pas kesaj ata nga lodhja apo uria i ka zene gjumi perseri dhe vdiqen."

       Nderkohe nje grup njerezish te cilet nuk deshironin qe te flitej ne shoqeri per ngjarjen e banoreve te shpelles, pasi kishin frike se do te shtoheshin ata qe do te besimin ne nje Zot, ne nje menyre a tjeter kerkonin qe kjo ceshtje te mos diskutohet dhe te lihet ne harres.
Keta kishin propozuar qe te ndertohej nje mur perballe shpelles dhe rreth kesaj ceshtjeje te mos flitej me, por grupi tjeter i njerezve te cilet ishin ne dijeni per ngjarjen e banoreve te shpelles dhe kishin kuptuar vleren e kesaj mrekullie hyjnore, vendosen qe siper kesaj shpelle per respekt te pozites se shenjte te banoreve te saj te ndertonje nje xhami, qe kujtimi i ketyre djelmoshave luftetar dhe guximtar e besimtare te mos harrohej asnjehere dhe te ishte i gjalle. Kjo ngjarje permendet ne Kur'an tek surja El- Kehf.

Si dolen nga shpella 3* djelmoshat?

Ne lidhje me kete ngjarje profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Tre djem nga popujt para jush u nisen per rruge. Nje dite i zuri nata para nje shpelle ne te cilen hyne per te pushuar. Nje shkemb u rrokullish nga mali dhe e mbylli plotesisht hyrjen e shpelles. Ata thane:
-Shpetimi nga ky shkemb eshte vetem lutja qe duhet ti bejme Allahut xh.sh qe te na largoje per hire te veprave tona te mira. Njeri nga ata tha:
-O Zoti im! Kisha prinderit te mir te thyer ne moshe, por asnjehere nuk ju kam dhene te hane e as te pine femijeve te mi e as punojseve te mi para tyre. Nje dite u vonova me bagetit e mija , dhe nuk arrita ne kohe ne shtepi. Mola qumshtin ne ene dhe ua solla prinderve por i gjeta ne gjume. Me erdh keq ti zgjoja, prandaj nuk i ushqeva femijet e mije para tyre, pradaj kam pritur me ene ne dore duke pritur momentin kur te zgjohen, dhe kjo deri ne agim. Femijet ndodheshin tek kembet e mi qe te uritur kerkonin qumesht, por une i ushqeva femijet pasi u zgjuan prinderit dhe pasi ata kishin pire qumesht. O Zoti im! Nese kete e kam bere vetem per Ty , atehere na e largo kete shkemb nga hyrja e shpelles. Shkembi levizi pak, por jo aq sa per te dal.
I dyti tha:
-Zoti im! Kam pasur nje kusherire , te cilen e kam dashur me shume se asnje gje ne kete bote. Kerkova prej saj (sic kerkojne bashkeshortet prej bashkeshorteve te tyre), por ajo nuk pranoi. Nje vit mbertheu uria gjithe njerezit, ne keto kushte ajo me erdhi dhe me kerkoj ndihme  dhe une i dhash ndihme (120 monedha ari) me kusht qe ajo te me pranoj mua (te flej me te), per shkak te gjendjes ajo pranoj. Kur e perqafova ajo me tha: Frikesoju Allahut dhe mos ma merr pastertin! Keto fjale me bene qe te largohem prej saj edhe pse e doja shume. E lashe te lire , madje duke ia dhuruar te hollat. O Zoti im! Nese kete e kam bere vetem per hir tendin, na largo kete gur. Guri levizi pak por jo aq sa per te dal nga shpella.
I treti tha:
-Zoti im! Une kam pasur punote me rroge, dhe te gjithe i kam paguar menjehere me te kryer punen, pervec nje prej tyre, i cili u largua para se te marr hakun (rrogen). Une rrogen e tij e perdora duke e fut ne pune dhe nga ajo u rrit pasuria. Pas nje kohe rrogetari qe nuk kishte marr rrogen u kthye tek une dhe me tha: O njeri i Zotit, me jep rrogen (hakun) tim ! Une i thash: Cfare shikon , dele, lop, dever dhe puntoret e tyre eshte e jotia e cila eshte shtuar nga haku, rroga jote. Ai tha: O njeri i Zotit, mos u tall! Une i tash: Nuk tallem. Pastaj ai mori mallin dhe u largua duke mos lene asgje. O Zoti im nese kete e kam bere per hir Tendin, na e largo kete gur nga hyrja e shpelles. Guri u rrokullis dhe ata dolen nga aty." (Buhari dhe Muslim)

Ne lidhje me suren El Kehf profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kush e lexon suren el Kehf naten e xhuma (apo diten e xhuma) do i behet drite ne nje distance prej tij deri ne qiell." Ne nje trasmetim tjeter kemi: "I behet drite nga e xhumaja ne xhuma." (Bejhakiu)

Muhammedi a.s. ka thene:

"Ai qe meson permendsh 10 ajetet e para te sures El Kehf, do jete i mbrojtur prej dexhalit." (Ebu Derda)

Ndersa sipas nje transmetimi tjter kemi se Muhammedi a.s. ka thene:

"Kush i lexon 3 ajetet e para te sures el Kehf do jete i mbrojtur prej fitnes (percarjes apo mashtrimit) te dexhalit." (Tirmidhiu)

Nga Muadh ibn Xhebiri r.a. ka trans se Muhammedi a.s. ka thene:
"Ai qe lexon fillimin dhe fundin sures el Kehf, leximi i atyre ajeteve do ti behen drite nga kembet e tij deri te koka, e ai qe e lexon te gjithe suren El Kehf kjo do te jete drite per te mes qiellit e tokes."

Muhammedi a.s. ka thene:

"Ai qe e lexon suren el Kehf diten e xhuma, do te jete per te drite nga e xhumaja ne xhuman tjeter." (Hakimi)

Ne suren el Kehf perveç tregimit te shpelles, kemi tregimin e personit qe Allahu i dha 2 kopshte, kemi tregimin e profetit Musa a.s.,  Hidrit a.s., tregimin per Dhul Karnejni, çeshtje qe ka te bej me sinqeritetin, modestin etj.
________
*3 duke u bazuar ne hadithin qe permenden lutja e 3 personave.

Pergatiti:
Gezim Kopani


Per te mesuar rreth historive te Profeteve te Allahu kliko ketu: Profetet

Per te lexuar tregime te tjera kliko ketu: Tregime

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate