Saturday, April 23, 2011

Cfare duhet te bej nje musliman?

Falenderimi i tekon vetem Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Profetin Muhammed a.s. mbi familjen e tij dhe mbi te gjithe ato qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Fundit.

Cfare duhet te bej nje musliman ne kete kohe?

Kjo eshte nje pyetje qe duhet te shqetesoje zemren e cdo muslimani. Eshte pyetje e thjeshte por se pergjigjen nuk e ka te lehte. Nje musliman sot jeton ne nje shoqeri me informacione nga me te ndryshmet. Nje shoqeri e cila eshte e mbi ngarkuar me prokupimet e kesaj bote duke anashkaluar jeten shpirterore.
Cfare duhet te bej nje musliman kur shikon nje pune jo te mire? Normalisht qe duhet te tentoje qe ta keshilloj person qe e kryet ate pune deri ne ndalimin e plote te kryerjes se saj. Si mundet nje musliman te keshilloj nje tjeter per pune te mira kur ai vete nuk eshte ne rrugen e takvase. Nuk eshte ne rrugen e ibadetit ? .Pra ska se si te keshilloj tjetrin kur vete nuk fal namazet, ben harrame e shume vepra te tjera te cilat nuk jane te pranuara nga feja islame. C'kuptim ka emri musliman kur diten e Xhuma konsumon alkol, apo i ben shirk Allahut te Madheruar? Nje musliman ska  se si te shkoj "tek ashtequajturit njerezit e mire" apo  tek "vendet e mira" me qellimin qe kopshti ti shkojne mbare e mire. Ky eshte nje shirk qe i behet Allahut te Madheruar.



Njeriu  ne radhe te pare duhet te pyes veten pse toka nuk prodhon ashtu sic deshiron? Duhet te pyes pse familjet ka probleme? Pergjigjia eshte e thjeshte. Si ka mundesi qe nje musliman te shkoj tek nje vend i mire e ti kerkoj ndihme per mbarvatje ne te mbjellura? Kush e ka krijuar token ti qe shkon ne keto vende? Plus kesaj nese i shtojme edhe nje pike tjeter do ngelesh pa fjale.Cila eshte kjo pike? Ky qe shkon dhe kerkon ndihme njerezve te mire apo vendeve te mira ne vend te Allahut te Madheruar ,  ne radhe te pare ka bere shirk ndaj Allahut. Krahas ketij shirku ai eshte aq ne humbje saqe eshte i abonuar cdo dite ne raki e bixhoze. Kjo eshte nje rruge e cila te dergon ne humbje te sigurte.

Njeriu cdo here duhet ti kerkoje ndihme vetem Allahut dhe askuj tjeter. Eshte Allahu ai qe jep bereqetet e te mirat. Andaj  Profeti Muhammed a.s. thote:

"Kur njeriu me emrin e Allahut fillon te punoj token apo te kerkoj bereqetin e Allahut, toka i ben lutje Allahut qe ta nderoj kete njeri te mire duke i dhene fruta me bollik."

Kur njeriu nuk e adhuron Zotin, nuk e falenderon Ate, ben gjynahe edhe toka nuk do i pergjigjet atij.

Ne nje thenje tjeter Muhammedi a.s.  thote: "Nga gjynahet e medha qe bejne njerzit, toka i ben lutje Allahut duke i thene: "O Allah! Me jep leje qe ti gllaberoj keto njerez gjynahqare."

Prandaj nese dikush deshiron qe ti shkojne punet  mire le ti drejtohet Allahut te Madheruar pasi Ai eshte qe jep suksesin dhe bereqetin. Eshte Allahu qe qeteson zemrat e cdo familje.
Prandaj le te jemi te kujdesshem ne nijetin tone. Ta pastrojme zemren tone. E zemra nuk pastrohet ndryshe vetem se duke shtuar ibadetin dhe duke u larguar shirkut dhe harameve.
Kjo eshte rruga qe duhet te ndjek cdo musliman. Kjo eshte puna qe duhet te bej cdo familje muslimane. Le te lusim Allahun qe ta na bej rrisk vetem kete rruge e cila te vendos ne mbrotjen e Allahut te Madheruar.
_______________________
Pergatiti: Im. Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase ne Xhamine e Pukes
Date 22.04.2011

Tuesday, April 19, 2011

Bllofi i radhes

Sot ne disa faqe dhe forume shikova disa komente mbi nje lajm te revistes “Playboy” dhe vura re se shume kush mendon se ky veprim identifikohet me fene islame. Jo kjo eshte gabim. Ne radh te pare vajza 25 vjecare jeton ne nje vend i cili nuk lejon teprim ne rregulla te ashpra mbrenda familjes. Nese ajo arrin qe te shkoj ne nje vend jasht Turqis kjo nuk do te thote arritje ose modernizem. Feja islame eshte nje fe e cila nuk kultivon dhunen e as detyrim. Feja islame eshte nje fe e cila nuk perdor regjistra per besimtaret e saj pra ska rregulla rigoroze apo te ashpra .
Feja islame eshte nje fe e cila duhet te perjetohet me deshiren e zemres nga cdo person dhe jo injektim me inponim nga jashte.
Nese vajza ne fjale pretendon se shkon ne Xhami apo se eshte muslimane moderne kjo ska lidhje me nje muslimane e cila e ka zgjedhur fene islame nga zemra e saj. Gjithashtu ska asnje lidhje as me modernizmin pasi nuk eshte modernizem te dales nudo ne nje reviste.
Kjo eshte e te kuptuarit keq se fjales modernizem, ky eshte tejkalim i kufijve.
Ky eshte nje perdorim i ulet me te vetemen prapasken "per uljen e femrave muslimaneve" per uljen e imazhit te tyre pozitiv ne mbare boten.
Kjo vjen ne nje kohe kur bota islame eshte ne nje qendje jo te mire politiko menagjuese te shteteve te vecanta.
Kjo vjen si nje tentativ e radhes (e cila ka dal edhe ksaj here bllof) per te ulur sa me shume fene Islame.
Eshte menduar se kjo mund te behet duke bler ne rruge nje vajze e per ta keqperdorur ate me qellim per te ber nje lajme "boom" me te cilin te fitohet nje shume e konsiderushme te hollash nga shitjet.
Pervec interesave te ngushta ky lajme eshte bere qellimisht  per uljen e imazhit te islamit.
Por islami nuk personafikohet as tek nje vajze qe mund te jete apo jo e bukur apo tek nje musliman qe falet apo qe nuk falet pasi islami eshte shpallje hyjnore dhe si e tille nuk ka identifikim me individin.
Cdo kush eshte i lire te marr rruge te ndryshme dhe se per cdo rruge te zgjedhur njeriu merr shperblime ose denime.
Kjo eshte ajo qe duhet te dihet dhe qe duhet te dallohet.

Friday, April 1, 2011

Shenjat e Kijametit Pj.5

Shenjat e vogla te Kijametit 

- Kthimi i tokes Arabe ne kullota.

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: " Kijametit nuk do te behet derisa te rikthehet toka arabe ne kullota dhe lumej." ( Muslimi)
Nga hadithi kuptojme se toka arabe me pare ka qene e gjelber dhe se ajo do te kthehet perseri sic ka qene.

- Reshjet e shumta te shiut

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se  Muhammedi a.s. ka thene: "Kijameti nuk do te behet derisa qielli te zbrese shi, prej te cilit nuk mbrohen dot shtepite me qerpiç" ( Muslimi)

Muhammedi a.s. ka thene: " Kijameti nuk do te behet derisa mbi njerezit te bjere shi anekend dhe toka te mos mbije asgje." ( Ahmedi 13/29 nr.7554)

-Lumi Eufrat zbulon nje mal me ari

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene:
 "Kijameti nuk do te behet derisa lumi Eufrat te zbuloje nje mal prej ari. Njerezit do te vriten me njeri-tjetrin. Ne cdo njeqid njerez e nga keto nentedhejetenente do  vriten. Secili do te thote: "Ndoshta une do jem ai qe ka per te shpetuar."
                                                                   (Buhari dhe Muslimi)

- Clirimi i Kostandinopojes

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Muhammedi a,s ka thene:
"A keni ndigjuar per nje qytet, nje ane e te cilit eshte ne toke dhe nje ane e te cilit eshte ne dete? Shoket i thane: Po! Muhammedi a.s. tha: Kijametit nuk do te behet derisa ata ta sulmojne shtatedhjetemije ushtare prej bijeve te Is-Hakut.(1) Kur ata ti afrohen ketij qyteti e te zbresin ne te, nuk do te luftojne me arme dhe nuk do te hedhin asnje shigjete, por do te thone:" La ilahe ilallah vallahu Ekber. d.m.th (Ska zot tjeter pervec Allahut, Allahu eshte me i Madhi). Keshtu do te bjere njera ane e tij qe eshte ne dete. Pastaj ata thone perseri: La ilahe Ilallah vallahu Ekber dhe do te bjere edhe pjesa tjeter e qytetit. Ata perseri do thone: La ilahe Ilallha vallahu Ekber, dhe do tu hapet rruga dhe ata do te hyjne ne qytet. Ata do te marrin placken e luftes dhe nderkohe qe jane duke e ndare ate midis tyre. Degjojne nje thirje: "Dexhali ka dale" Pas kesaj ata lene gjithcka dhe menjehere kthehen." (Muslimi)

Iben Gajalani qe eshte mesuesi i Imam Tirmidhi thote: "Kostandinopoja eshte cliruar ne kohen e disa prej shokeve te Profetit Muhammed a.s." (Tirmidhi 6/497)

Sot ne Stanboll ndodhet nje Xhami e cila respektohet nga te gjithe myslimanet madje aty ndodhet edhe varri i shokut te Profetit Muhammed Ebu Ejub El-Ensari.
Ne librin e Imam Iben Kethiri shkruhet: "Konstandinopoja eshte cliruar paraprakisht nga Turqit, por Kostandinopoja do vazhdoj te clirohet rishtazi edhe me pas, derisa te gjihte te perqafojne islamin perfshire edhe shtetin." (Ahmed Shakir 2/256)



Pergatiti
Gezim Kopani

_________
1.Bijet e Is-Hakut jane Romaket.


Ju mund te lexoni pjese e kater duke klikuar ketu: Shenjat e kijametit Pj.4

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com