Thursday, March 24, 2011

Shenjat e kijametit Pj.4

Te nderuar xhemate Xhumane e kaluar kemi predikuar mbi disa shenja te Kijametit ku permend: Muhammedi a.s. ka thene se nuk do te behet Kijametit derisa te afrohet koha. Gjithashtu Muhammedi a.s ka thene se nuk do te behet Kijametit derisa te afrohen tregjet.

Edhe kete Xhuma do predikojme mbi disa shenja te tjera te kijametit. Pervec shenjave qe kemi permenduar deri tani, kemi edhe keto shenja te Kijametit.

- Shtimi i lakmise

 Nga Ebu Hurejra transmetohet se Muhammedi a,s ka thene: "Afrohet koha, pakesohet puna dhe shtohet lakmia." (Buhari, Iben Maxhe )

Allahu xh.sh thote ne Kur'an:
"Men juka shuh'ha nefsihi fev uleike humul muflihun" D.m.th: "Kush eshte i ruajtur prej lakmise se vet, te tillet jane te shpetuarit." (Hasher: 09)

- Shtimi i termeteve

Nga Ebu Hurjra r.a transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: " Kijameti nuk do te behet derisa te shtohen termetet." (Buhari,Iben Maxhe,Muslimi)

Seleme ibn N. es Sekuni transmetohet se ka thene: "Qendronim me te Derguarin e Allahut Muhammedin a.s. ku nder te tjera ka thene:
"Perpara Kijametit ka per te pasur  dy vdekje te renda dhe pas saj do te kete vite me termete."
                                                    ( Ahmedi 4104, Taberani, Ebu Jala)

-Zhdukja e njerezve te mire

Muhammedi a.s ka thene: " Ka per te ardhur nje kohe per njerezit kur do te shoshiten mire e mire. Prej ketyre njerezve do te ngelin disa krunde." (Musnedi i Ahmedit 12/12)

-Shtimi i grave dhe pakesimi i burrave

Muhammedi a.s. ka thene: "Prej shenjave te Kijametit eshte shtimi i grave dhe pakesimi i burrave."
                                                                        (Buhari dhe Muslimi)

-Shtimi i vdekjeve te papritura

Nga Enes ibn Maliku transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: " Prej shenjave te kijametit eshte shfaqja e vdekjeve te papritura."

Imam Buhari thoshte:

"Shfrytezoje kohen e lire me ndonje rekate teper,
se ndoshta vdekja jote te vjen papritur.."

Le te lusim Allahun e Madheruar qe kohen te cilen nga ka dhene ne dhe cdokujt ta shfrytezojme sipas keshilles se Imam Buhariut pasi kjo bote eshte kalimtare dhe e mbushur me befasi.

Vazhdon.....



Pergatiti
Gezim Kopani


Tuesday, March 15, 2011

Pse Hoxhallaret duhet te japin fetva?

Bismilahir Rahmanir Rahim!
Ne emer te Allahut, Meshiruesit dhe Meshirebersit.


Meqenese kam ven re se ne disa faqe islame jan te publikuara rubrika si : " Pyet Hoxhen dhe Hoxha te pergjigjet" ose "Fetva nga Hoxhallaret Shqiptar" me lindi nje pyetje e cila eshte:
Pse Hoxhallaret Shqiptare duhet te japin fetva?
A eshte e nevojshme te ecet me fetva te cilat dalin pa asnje studim dhe ndoshta nga ai qe as hoxhe nuk eshte? Pse duhet te futen myslimanet ne keto fetva alla shqiptare? Apo behet per te percare shoqerine myslimane a thua se myslimaneve nuk ju mjafton Kur'ani i Madheruar.
Nje fetva e jep nje Hoxhe i cili ka graden dhe dijen e nje dijetari te licensuar i cili te jete i arsimuar qe i vogel dhe deri ne graten e dijetarit islam me anen e shkollave islame, por jo keshtu, kush te doje te jap fetva.
Nuk mund te jap fetva ai qe as namazin nuk e fal sic duhet,nuk mund te jap fetva ai qe namazin nuk e fal ne kohe dhe ne xhami, nuk mund te jap fetva ai qe mundohet te fus percarje mes myslimaneve, nuk mund te jap fetva ai qe jeton me lek nga te ardhurat e haramit tregetar. E atehere cfare lloj fetvaje eshte kjo? Kjo nuk eshte gje tjeter vetem se nje fitne per te percar sa me shume myslimanet.
Shikoj nje rast te flas tjetri ne Xhami per islamin a thua se ky qe flet eshte dijetar i islamit, pse keshtu? A nuk eshte me e dobishme qe te punojme ne nje drejtim tjeter per islamin ?

Nga duhet drejtuar myslimanet?

Fillimisht ato qe pretendojne se jane te afte per te dhene fetva duhet te ju binden Kur'anit te madherueshem, Hadithit te Muhammedit a.s. dhe rruges se Hanefise.
Se dyti, duhet te bejne thirje njerezve se si duhet besuar ne Allahun e Madheruar. Myslimanet e Shqiperise nuk kan nevoj per mesime se a duhet me ngrit duart ne namaz apo jo. Myslimanet e Shqiperise kan nevoje per tju mesuar islamin. Por si mund tju mesojme Islamin duke futur ne mendjen e tyre lloj lloj fetvashe?
Cfare nevoje ka islami ne Shqiperi per fetva nga pseodo Hoxhallare? Nga pseodo "drejtues" te grupeve te ndryshme? Islami nuk mund te mesohet ne kete lloj rruge.
Islami mesohet nepermjet Medreseve, Universiteteve Islame. Nuk mesohet rrugeve apo ne forume e me pas te japesh fetva.
Se treti, myslimanet e Shqiperise kan nevoje qe te jene te bashkuar ne nje rruge sic kan qene te paret tane.
Le te pyesim veten sot, ne cfare bejme per islamin?
Cfare kontributi kemi dhene per islamin?
Kjo eshte ajo qe neve duhet te na shqetesoje. Valle ckuptim ka qe dikush te shkruaj "Lavazh Hallall"? Sot ne kemi nevoj qe fjala "hallall" te jete ne buke, udhetim, mesim, shoqeri e kudo.
Por, cfare hallalli mund te jete, kur sot lloj lloj mendimesh qarkullojne per ceshtje te caktuar ne islam.Kur nje mysliman nuk di si te falet, si ti bej pendim Allahut, nuk di te jap sadaka, nuk di te pastroj nje xhenaze.
Kjo eshte ajo qe duhet te na shqetesoj te gjithve.
Islami po sulmohet nepermjet injorances, varferise dhe percarjes. Ne duhet qe keto tre bajloza ti shfarosim.Nuk duhet keto bajloza te drejtojne myslimanet si te deshirojne.
Drejtimi i myslimaneve nuk eshte ai i fetvave alla shqiptare,por mesimet e Kur'anit, hadithet e Muhammedit a.s., mesimi i femijeve tane neper Medrese e Universitetet Islame. Kjo eshte rruga e duhur. Kjo eshte ajo qe i sqaron myslimanet.
Lus Allahun e Madheruar qe te na udhezoj ne rrugen e hajrit e dinit dhe imanit.
Shpresoj qe ky shkrim te me kuptohet thellesisht pasi une skam asgje, me asnje, por thjesht dua te luftoj fenomenin e ngritur me fanatizem pa ndonje sherbim ndaj islamit.
Selam.
_______
Pergatiti: Imam Gezim Kopani

Thursday, March 10, 2011

Letra e Muhammedit a.s. derguar Herakliut

Letra e Muhammed a.s. derguar Mbretit te Bizantit

"Ne emerin e Allahut, te Gjithemeshirshmit , Meshireplotit"
Leter  nga Muhammedi, robi i Allahut dhe i Derguari i Tij, per Herakliun, me te madhin e bizanteve:
"Shpetimi edhe paqja qofshin per ate qe ndjek rrugen e drejte. Behu mysliman qe te shpetosh. Behu mysliman, qe Allahu te te jape shperblimn dy here. Ne qofte se ti nuk e pranon Islamin, do te mbash persiper fajin e tere bizantineve."
"O ithtare te Librit, ejani te bashkoheni me ne ne nje fjale mes nesh dhe jush; te mos adhurojme askend dhe asgje tjeter pervec Allahut, te mos i bejme Atij shok, te mos e konsiderojme njeri-tjetrin zota pervec Allahut! E ne qofte se nuk pranojme ju thoni: Deshmoni pra se ne jemi myslimane!"

Kete leter e dergoi Dihajet ibn Halife Kalbiu tek mbreti i Basras e ky tia jepte mbretit te Kajserit qe kishte arritur ne Himsi ne Palestine.
Kajseri pasi mori letren therriti nje burre nga Arabet qe te njihte mire Muhammedin a.s. dhe ato tek karvanet moren disa arabe ne mesin e te cileve ndodhesh edhe Ebu Sufjani. Herakliu pyeti: Kush eshte i afert me Muhammedin ? Ato thane: Ebu Sufjani. Herakliu tha: Eja ketu Ebu Sufjan. Une do e pyes kete (Ebu Sufjanin) per ate (Muhammedin) e nese genjen ju do thoni se genjene.
-Herakliu: Cfare prejardhje ka Muhammedi ?
-Ebu Sufjani: E ka te mire.
-Herakliu: A e ka thene ndonje ate qe thote Muhammedi?
-Ebu Sufjani: Jo.
-Herakliu: Kush e ndjek ate, paria apo te pafuqishmit e te varferit?
-Ebu Sufjani: A e ndjekin te pafuqishmit e te varferit.
-Herakliu: A shtohen apo paksohen ndjekesit?
-Ebu Sufjani: Ata shtohen.
-Herakliu: A e ka braktisur ndonje fene e tij pasi eshte bere mysliman?
-Ebu Sufjani: Jo
-Herakliu: A e gauzojne per genjeshtare?
-Ebu Sufjan: Jo.
-Herakliu: A e keni luftuar?
-Ebu Sufjan: Po.
-Herakliu: Si e keni luftuar ate?
-Ebu Sufjan: Ne kemi luftuar vazhdimisht, here ka fituar ai e here kemi fituar ne.
-Herakliu: Cfare ju urdheron?
-Ebu Sufjan: Urdheron te Adhurojme vetem Allahun dhe mos ti bejme atij shok. Urdheron te falin namaz,te jemi te cilter,te jemi te ndershem.
-Herakliu: Ti Ebu Sufjan the se Muhammedi eshte me prejardhje te mire dhe fisi eshte i mire. Ne te vertet keshtu kane qene te Derguarit e Allahut ata e kishin prejardhjen nga fisi me i mire i popullit te vet.
Ti the se askush nuk ka pretenduar per profet para tij. E une them se po te kishte pretenduar dikush ashtu do te thoshte se ky Muhammedi mund te jete nje burre qe deshiron te plotesojne ate qe nuk e kane bere te paret e tyre.
Ti the se nuk e keni akuzuar per genjeshtare. Une kuptova se ai nuk mundet te jete i cilter per njerezit dhe te genjeje per Allahun.
Ti the se kush behet Mysliman nuk e braktisin islamin. Vertet keshtu eshte besimi, buzqeshja e tij bashkohet me zemren.
Ti the se ai nuk e thyen besen. Vertete te tille jane te gjithe Profetet .
Ti the se ai ju urdheron ne Adhurimin e Allahut e te mos vendosni shok atij dhe te mos adhuroni idhujt dhe te falni namazin e te jeni te ndershem e te drejte. Nese fjala jote per ate njeri eshte e verete, une them se ai do te shundoje boten (e kete vend) E kam ditur se do te dilte ai njeri, mirepo nuk e kam menduar se do te dilte nga vendi juaj.
Sikur ta dija se do te mberrija tek ai, do te mundohesha te vij, te takohesha me te dhe po te isha tek ai, une do tia laja kembet atij. Pastaj kerkoj letren e Pejgamberit  Muhammed a.s.  dhe e lexoi. Sapo Herakliu lexoi letren, nisi zhurma ne mes te parise, u ngriten zerat. Atehere Herakliu i nxori Ebu Sufjanet dhe arabet e tjere nga salla.
Pasi doli Ebu Sufjani iu tha shokeve: A e shikuat se sa lart iu rriten vlera dhe emri i Muhammedit ?
Me pas Ebu Sufjani thote: Qysh atehere, besova se Muhammedi a.s. do te triumfonte, derisa deshi vete Allahu dhe e pranova Islamin edhe une.
Herakliu urdheroj qe ti jepej dhurate Ebu Sufjanit dhe shokeve te tij.
Nje dite Herakliu mblodhi parine dhe i dergoi ne Hums (qytet ne Sham) tek nje katedrale te veten, urdheroi te mbyll dyert e u tha romakeve:
"O romake! Po te doni te keni shpetim dhe mbaresi e te vazhdojme sundimi juaj, besojnei dhe pasojeni kete profet." Ata vendosen te largohen por dyert ishin te mbyllura e Herakliu u thote: Ejani tek une ejani!
Herakliu u tha: Une ju thash juve keshtu per te provuar qendrueshmerine tuaj ne fene tuaj. E kete gje e pashe.

Pergatiti
Gezim Kopani

Jeta e Hz. Muhammed ne shpellen Theuri

Kur filloi predikimi i Islamit haptazi edhe planet kunder Hz.Muhammed a.s. filluan te shtoheshin. Keshtu idhujtaret vendosen te vrasin Profetin Muhammedin a.s.
Ato nje nate rrethuan shtepin e  Muhammedit a.s. Ne kete kohe ai ndodhej ne shtepi me Aliu r.a . Profeti Muhammed a.s. e mori vesh qe ishte rrethuar ne shtepi dhe i thote  Aliut r.a qe te ulej ne shtratin e vet. Pas kesaj Muhammed a.s. i vjen meleku Xhebrail i cili e meson Muhammed a.s. se si mund te dale nga shtepia duke thene ajetin e Sures Jasin.

Allahu xh.sh thote:
"Ne kemi vene perpara tyre e prapa tyre mbulese dhe ua kemi zene syte,prandaj ata nuk shohin"                                                                                                (Jasin: 09)

Pas kesaj Muhammed a.s. shkoi tek shtepia e Ebu Bekrit. Me pas atu ju drejtuan malit Theur ku ndodhet edhe shpella me te njejtin emer.
I pari ne shpell hyri Ebu Bekri me qellim qe te sigurohej se nuk ka ndonje dem per Muhammedin a.s.

Ebu Bekri mbylli disa vrima me rrobat e tij ndersa nje vrime e mbylli me kemben e tij, pas kesaj ai ftoi hz. Muhammedin a.s. qe te futet mbrenda. Ato qendruan aty per tre dite.
Shpella Eth-Theur
Njeren nga keto nete teksa hz. Muhammed a.s. me koke mbeshtetur ne prehrin e Ebu Bekrit po pushonte ndodh dicka. Ebu Bekrit i bie nje lot ne fetyren e Hz. Muhammed a.s. te cilen e e zgjoi nga gjymi. Muhammedi as. e pyet se cfare ke ? Ebu Bekri thote: Asgje , me kafshoi nje agrap . Ne kete moment hz. Muhammed a.s. merr peshtymen e tij dhe lyen vendin ku ishte kafshuar. Ketu Profeti Muhammed a.s. ka lexuar Ajetul Kursi.
Bashke me Profetin a,s. dhe Ebu Bekrin ishte edhe  nje shok tjeter qe quhej Abdullah ibn Ebu Bekri i cili ishte nje djal shume i zgjuar.Ai cdo mengjes heret largohej nga shpella dhe kalonte ne qytet per te mesuar se cfare planesh kane bere idhujtaret. Ushqimin ua dergonte nje rrogetar i Ebu Bekrit qe quhej Amir ibn Fehir i cili ruante disa dele. Ai ecte neper gjurmet e Abdullah iben Ebu Bekrit me qellim qe te mos linte gjurme.

Idhujtaret qe rrethuar shtepine e Muhammed a.s. prisnin mengjesin kur do te dilte Muhammed a.s.  , por ne duart e tyre ra Ali r.a. te cilen e dhunuan me qellimin qe tju tregonte se ku eshte ndodhet  Muhammed a.s. por Ali u thonte se nuk di gje.

Pastaj ato u drejtuan drejte shtepise se Ebu Bekrit ku takuan vajzen e tij te quajtur Esma. Ebu Xhehli e pyet: Ku eshte babai yt me Muhammedin ? Esmaja thote: Nuk di gje! Ne kete moment Ebu Xhehli e godet ashper Esmane.
Pas disa kerkimeve te shumta idhujtaret nxjerrin nje lajmerim qe thoshte:
"Kushdo qe do na tregoj se ku eshte Muhammedi a.s. ne do e shperblejme me 100 deve."
Disa njerez vershuan me qellim per te gjetur Muhammedin a.s. por e kote. Disa arriten edhe deri tek shpella Theur.
Kur Ebu Bekri shikoj se idhujtuaret kishin gjetur adresen e tyre filloj te frikesohej. Ne kete rast Hz. Muhammed a.s. i thote Ebu Bekrit:
O Ebu Beker! Pse shqetesohesh prej dy personave kur i treti eshte Allahu? Mos u tremb! Allahu eshte me ne!


Pergatiti
Gezim KOPANI


Wednesday, March 2, 2011

Takim me nipin e imam Zenel Hoxhes (Qamil Zyberi)

      Ja si e kujton nipi imam Zenel Hoxhen

      Gezim Kopani: Cfare mund te me tregosh per Zenel Hoxhen?

      Qamil Zyberi: Zenili a kan burr shum i mir. I dashtur dhe besimtar i madh. Baba i Zenelit a kan Ademi. A kan nje hoxhe por emrin e vertet nuk e di. Ka pas mesues te njohur dhe nje nder to akan nje qe e ka pas emrin Nut po ashtu a kan edhe nje hoxh pukjan qe i kan pas than  Hoxhe  Puka, i cili ka pasur dite sa per imam.
 Ka pas punu pak ne Puke. Mbas tij e ka marr daja im. Por edhe daja im , Zeneli , punoj pak si Hoxhe pasi ai ka nejt ne vendet arabe edhe turke. Dinte gjuhen arabe, perse dhe turke. Ai nuk linte te bente fotografi. Drejtuesit e pushtetit kishin rrespekt per te. Ka qene i forte saqe 120 vjec ka qene i drejte si pushka. Lexonte naten. Ishte larkpames duke thene: Koha do vije keshtu e kshtu. I kam pa me sy ata qe me ka thene. Kam edhe te tjera qe nuk i kam pare.
      Ne nentorin e vitit 1944 me vdiq gjyshja. Ne dhjetorin e vitit 1945 ndron jete edhe Zenel Hoxha. Ka nejt nje ore e gjyshme  i semure. Ishim jashte edhe me tha: me ndiz nje zjarr. I thash futu brenda se ka zjarr boll.
       Zeneli, ka ardhe ne Puke 40 vjec. Pra ne vitin 1879. Ka qendru ketu deri ne prag te vdekjes.  Asllan Duli , qe kam pas  nip.  Ne 1936 Zeneli  ka perfundu medresen. Gjate jetes se tij, Zenelin e ndiqte shteti i Ahmet Zogut. Arsyeja ka qene se Zeneli paska qene pro Fan Nolit. Fan Noli e tradheton. Zeneli kishte qene ne mbledhje te Komiterrit. Zeneli kishte qene edhe ne Bosnje. Kur kthehet ne Kosove  takon Bajram Currin  e qe i thote: "Me ardhe edhe ti." Zeneli duke qene i semure u shoqeronte nga baxhanaku.
 Duke qene se zeneli ishte i vjeter Komuniteti Mysliman caktojne si imam Elez Hoxhen.  Mirepo edhe pse ishte i moshuar ai nuk e ka lene asnje here xhamin. Pasi mori vesht per caktimin e imamit u merzit pak. Kur edhe imam Elezi i thote: Jam imam me shkoll! Ne kete kohe ka qene Myftin Zeneli.

Gezim Kopani: A kan qene myslimanet Pukjane dakort me imamin e ri?

Qamil Zyberi: Asnje nuk ka qene dakort. Jan kan kunder.  Me rastin e imamit te ri u ba nje mbledhje tek xhamia e Koderhanit.. Nder kundeshtaret e imamit te ri ka kan Kapllan Zmail Laçi. Ai ka qene kunder ti ne menyre te hapt.  Ne mbledhje imam Elezi thot: Jam  me shkoll dhe i emeruar nga Komiteti Mysliman, Zeneli eshte i moshuar..."  Ne kete rast  ne krye me Kapllanin imam Elezit I kan dale kunder te gjithe pukjanet. Qohet bac Aga edhe i thote: Ti ske cfare te flasesh per Zenel Hoxhen sepse  mese pari ka bere baben tan hoxhe. E pergatiti si imam dhe e dergoj per imam ne xhamine e Rrypes. Me vone edhe imam Beqirin e pergatiti te cilin e dergon si hoxhe ne xhamine e Micojit.
      Zenelit nuk i pelqen vendimi i Komitetit Mysliman. Pas mbledhjes Zeneli shkon ne shtepi edhe i thote gruas: U ba mbledhja por nuk me pelqeu se jane ateista.
Ne vitin 1920 Fiton Ahmet Zogu. Qeveria e tij pat pushkatu nje prift . Pat vare nje prift ne gomsiqe. 

Plani per venjen e zjarrit ne shtepin e Zenelit

Gezim Kopani; Thuhet se a kan mendu me e djeg shtepin e Zenelit. Cdini ju ?

Qamil Zyberi: Po eshte e vertet. Ka pas ardh nje major me kater a pese oficera dhe rrethojne shtepine e Zenel Hoxhes.
Nxjerrin jashte Zenelin dhe e lidhin per shtylle ..
Zeneli thote: Ju nuk mund te beni asnje gje. Gjate kesaj kohe majori futet ne shtepi me nje ushtar.  Zeneli perseri ju drejtohet: Ju nuk keni cfare te me beni  se me ka fal Zoti i Madh. Majori del se shtepia filloj te marre flake. Nga flaket e medha Majori largohet duke e lene te lidhur Zenelin duke mendo se do vdiste.
Nje Imer Bardhoshi i thote sy per sy majorit gjate largimit: kujt I ka ba gja zeneli? Me duket se Imeri ka ken edhe me Zmal Osmanin po ashtu edhe Sadik Mala e Halil Cel Terbuni.
Nje here Halili pat thene: "Nuk e njeh kush Zenelin si une." 
Internimi i Imam Zenelit
Gezim Kopani: Thuhet se imam Zeneli a kan internu, si qendron kjo?

     Qamil Zyberi: Zeneli per tre vjet ka qendru i internuar.
     Nje here gjate internimit te Zenelit bashke me disa shoke ne bisedim e siper Halili  thote:
Nuk e njeh njeri Zenelin si une. 
Sadik Mala e te tjeret thane: Pse, si e njeh? 
Halili tha: Do te tregoj vetem a ke bese, e nese po do ta them. 
Ai I thote : Po! 
Halili tregon: E kam pa Zenelin duke fluturue, e kur me pa se e vuna re duke fluturu me tha: "Mos i trego asnjerit!"
 Ishte aksham i ftohte e ne ishim ne fund te malit Terbun. 
Sadik Mala thote: Na more ne qafe hoxhe!
 Zeneli tha: Kaq shume keni ftohte? 
Ata thane: Po! Po na del shpirti. Ah Hoxhe, pse je perzire me politiken.  
Pas ketyre fjaleve, na futi Zeneli nen xhytben e na ka ngrit ne ajer dhe na dergoi ne Prozhem.
 Rrugen e bam per tre minuta dhe shkum te shpia e Gjin Vokrit
Zeneli tha: Bani za se nuk me lejohet mu. Bani za e thuj: lidhe qenin, se asht leshut mbas dere
Tek kjo shpi kena qendru 6 muaj.  Kena nejt me pastertin me te madhe se ishim tre musliman. Mbasi kemi qendru kemi shkuar ne Berishe e me vone ne Iballe.Pastaj me vone shkuan ne Kosove. ( Kete ma ka thene Halil Cela thote Qamil Zyber Laci).
    Shoket e Zenelit kan thene: Kur udhetoshim naten  kishim drite kudo. Zeneli cdo vit shkonte ne imtihan (provim).

 Gezim Kopani: A mbani  mend ndonje ushtri pushtuese ?

Qamil Zyberi: Une ushtrin turke nuk e mbaj mend. Koha e Kapllan Zmalit po. Une mbaj mend kur kan ardhe Austria.
     Edhe kohen e Italise e mbaj mend. Ato paten shku ne nje vend ne mailin e terbunit edhe kerkonin nje pike qe e kishin ne harte.


Pergatiti: Gezim Kopani

Takimi eshte zhvilluar ne Puke me date 16/07/2006 

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com