Kur eshte pyetur Profeti Muhammed a.s. se kur do ndodh kijameti? Ka thene se nuk e di se kur do te ndodh Kijameti. Megjithate kemi nje trasmetim nga Dahak ibn Zemel el-Xhuheni qe ka thene:
"Pash nje ender dhe ia tregova Muhammedit a.s. ku i thash: O i Derguari i Allahut!Une te kam pa ne ender ku qendroje ne mimber e cila kishte shtat shkalle, ku ju ishit ne shkallen me te larte. Muhammedi a.s. mu pergjigj: " Mimberi me shtat shkalle bashke me mua eshte dynjaja me jetegjatesine e saj.Shtatemije vjet, e une jam ne mijevjecarin e fundit te saj."
( Hadith "Meukuf": Taberani ne librin: Tubuesi i madh, Bejhakiu etj)
Allahu i Madheruar thote:
"Njerezve u eshte afruar Koha e Llogarise se tyre, e ata te hutuar ne pakujdesi nuk perfatiten fare per te."
( El-Enbija :01)
Profeti Muhammed a.s. thote:
"Koha e juaj (si popull) me kohen e popujve te meparshem eshte sa eshte koha midis namazit te Ikindise dhe perendimit te diellit." ( Buhari)
Te nderuar besimtare!Xhumane e kaluar permendem hadithin qe tregon per shenjat e kijameti ne te cilen prekem tre, Era, Shenja te vogla dhe shenja te medha.
Kush jane shenjat e vogla te Kijametit?
Shenjat e vogla te Kijametit kane filluar qe ne kohen e profetit Muhammed a.s. per te vijuar me pas me sabahet (shoket e profetit a.s.) Keshtu nder shenjat e vogla te Kijametit jane:
1. Ardhja e Profetit Muhammed a.s.
Profeti Muhammed a.s. thote; "Une dhe Kijameti jemi larg sa keto dy gishta" (Buhari)
2. Vdekja e Profetit Muhammed a.s.
Profeti Muhammedi a.s. ne prag te vdekjes ka thene:
"Numeroni gjashte perpara Kijametit. Nder keto ai ka permendur vdekjen e tij."
3. Semundjet epidemike
Gjate kohes se sundimit te Omerit r.a. eshte perjetuar semundje epidemike, pikerisht ne nje pjese te Palestines e quajtur Amus.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Do ndodhin dy vdekje ( te medha) e kjo vdekje do ju marr ju ashtu sic i merr semundja e Kuasit delet" (Buhari)
Sqarim: "Kuasi eshte semundje e bagetive qe i prek ne hunde e pastaj ngordhin menjehere"
4. Clirimi i Xhamise Aksa
Xhamia Aksa u cliruar nen udheheqjen e Omer iben Hatabit , ai e pastroi vendin dhe i beri mermetime xhamise.
5. Shtimi i pasurise ku nuk do pranojne lemoshen
Profeti Muhammed a.s. thote:
"Nuk ka per te ndodhur Kijameti derisa te shtohet pasuri e juaj dhe do te perhapet aq shume saqe ai qe ka pasuri ka per te ra ne hall se kush do tia marr ate sadakane. Njerzit do ti thone: Nuk kam nevoje per te."
( Muslimi )
6. Shfaqja e Fitnes
Me fitne (pergjarja) kuptojme nje sprove , provim. Fitnet jane shenja te cilat do te ekzistoje deri ne ndodhin e Kijametit.
Profeti Muhammed a.s thote:
"Para ndodhise se Kijametit do tu shfaqen sprova (fitne) sikur te ishte nje cop ne erresiren e nates.E nga e cila njeriu ulet besimtare dhe zgjohet jobesimtare, e ulet jobesimtare dhe zgjohet besimtare. Ai qe nuk behet pjese e ketyre fitneve do te jete me i miri."
Gjithashtu kemi edhe disa shenja te tjera si:
7. Fitnet qe do shfaqen nga lindja
Muhammedi a.s thote: "Koka e mohimit del kendej, kendej, kendej nga lind biri i shejtanit (lindja)". (Muslimi)
8. Vrasja e Othman ibn Afanit ne shtepin e tij.
Othmani luftonte haptazi fitnet, e nje rast Muhammedi a.s. thote: "Lejoje ate dhe pergezoje me Xhennet bashke me nje fatkeqsi qe do ti bjere"
(Buhari)
Ky hadith ka ndodhur kur Othmani shkon per te takuar Muhammedin a.s.
9. Lufta e Devese.
Kjo lufte njihet si lufta mes Aliut r.a dhe Aishes r.a Muhammedi a.s thote: "Nje gje ka per te ndodhur midis teje dhe Aishes. Ali i thote: Mua do me ndodh kjo? Muhammedi a.s i thote: Po!Me pas Aliu i thote: Do jem i humbiri? Muhammedi a.s i thote: Jo, por kur te ndodh kjo "ndodhia mes jush" ktheje ate ne vendin e saj te sigurte." (Ahmedi)
10. Lufta e Safanit.
Shfaqja e Havarixheve, ky grup u ngrit kunder Hz. Aliut. Muhammedi a.s. thote: "Do dalin nje grup kur myslimanet do jene te ndare ne dy grupe. Grupi qe do tju mesojne per te mos e vlersuar namazin sic bejne vete.E lexojne Kur'anin por ai nuk ju kalon as gropen e fytit.Ata dalin prej fese sic del shigjeta kur leshohet." (Buhari)
11. Lufta e Harres
Kjo lufte ka ndodhur per shkak se banoret e Medines nuk pranonin si udheheqes Muavijen. Jezid Ibn Muavija dergoi nje ushtri ne Medine dhe vrau shtateqind sahabe si dhe disa mije te tjere.
12. Shenje tjeter eshte ajo qe thonin: "Kur'ani eshte i kirjuar"
Kjo ka ndodhur ne kohen e Abasideve kjo fjale doli fillimisht nga Mutezilitet dhe me pas e mbrojti edhe Memuni. Muhammedi a.s ka thene: Ithtaret e dy librave te pare jane ndare ne 72 grupe. Populli im do te ndahet ne 73 grupe.Qe te 72 grupet do te shkojne ne zjarr me perjashtim 1 grup i cili do shkoj ne xhennet. Ky grup eshte ai i cili eshte ai qe kapet pas Kur'anit dhe sunnetit keshtuqe jane Xhemat (bashkim)."
(Ebu Davudi,Ahmedi etj)
13. Rendi dhe Siguria
Muhammedi a.s. ka thene: "... ke per te pare gruan te udhetoje e vetme nga Elhajran deri ne Qabe per te bere tavaf." (Ahmedi)
14. Imitimi i popujve te meparshem
Muhammedi a.s ka thene: "Ska per te ndodh kijameti derisa njerzit te imitojne popujt e meparshem. I thane: Mos e keni fjalen pere Perset dhe Romaket? Ai tha: E kush mund te jete tjeter!"
(Buhari)
15. Pretendueset duke u veteshpallur Profet
Profeti Muhammed thote: "Nuk do te ndodh Kijameti derisa te dalin 30 pretendues si te derguar, por Une jam vula e fundit i Derguarve te Allahut te Madheruar." (Buhari,Ebu Davudi) Keto pretendues si Profet u shfaqen ne Jemen ai i cili u quajt Anesiu me pas, Museljme mashtruesi, Sexhah etj.
16. Zjarri i Hixhazit
Ky eshte zjarri i shfaqur lindje te Medines. Muhammedi a.s thote: "Ska per te ndodhur Kijameti pa u shfaqur nje zjarr i madh ne token e Hixhazit, ai do te ndriqoj aq saqe do ti shikoni qafat e deveve tuaja." (Buhari, Muslim)
Vazhdon.....
Pergatiti
Gezim Kopani
Gezim Kopani
Lexoni pjesen e trete duke klikuar ketu: Shenjat e Kijametit Pj. 3