Friday, December 31, 2010

Analistet: Mbrojtje dhe paragjykime ne debatin e projektligjit te MASH

Nje reagim mbi shkrimin  z. Andi Bushatit ne gazeten "Mapo", mbi projekt ligjin e MASH.  Me sa arri te kuptoj gazetari ne fjal ka paragjykime te caktuara per fene islame , ne rastin kontret te shamis islame. Nder te tjera ai shkruan: "një adoleshente që i fsheh hiret e flokëve të saj është një vajzë jo mendjehapur" 

Nuk e di se te qenurit mendje hapur duhet te plotesohet ndonje kush psh te jesh e zhveshur, por ne rastin konkret gazetari fatkeqsisht e shikon mendjen e hapur (te emanicipuar) hiret te cilat ne fakt jane hire pasi jane te percaktuara kujt duhen shfaqur. E ftoj z.Bushati qe para se te behen percaktime te gabuara dhe per me teper paragjykime duhet te di se cfare kuptohet me me shami islame pse jo edhe per fjalen "mendje hapur."

Gjithashtu z.Andi Bushati shprehet: "që në rastin më të mirë i nënshtrohet autoritetit të prindërve" Mund te kete ndonje rast qe prinderit dhe jo vetem te inpunojne nje vajze apo nene vendosjen e shamis, por i nderuar gazetar keto jane gabime njerezore dhe skan asnje lidhje me islamin pasi Allahu xh.sh ne Kur'an thote; "Ne fe nuk ka imponim (dhune) "La ikrahe fid-din." 
Prandaj nuk duhet te fajsohet islami per gabimet e individeve pasi ndodh qe individi ta kete keqkuptuar islamin ose ka interesa te tjera te cilat nuk perkojne me rregullat e islamit. Dhe kur ndonje perdor dhunen (e cila eshte ndaluar ne fe)  bie dakort me ju ku shkruani : "një grua që bën po të njëjtën gjë, është një bashkëshorte aspak e lirë,". Pse bie dakort? Sepse ai qe inponon veprimet islame ka dal jasht kornizes islame pra ka dal jasht fjaleve te Allahut xh.sh .


Gezim Kopani

Date: 31.12.2011

Thursday, December 30, 2010

Jeta e Isait a.s., Agjerimi dhe zbritja e sofres

Profeti Isa a.s. ka jetuar dhe predikuar ne nje kohe dhe vend te veshtire, ku njerzit nuk besonin. Prandaj profeti Isa a.s. kishte hapur nje mesim Islam dhe kishte aty disa nxenes.
Nje dite hz.Isa a.s ju predikoj atyre se nje nder urdherat e Allahut eshte edhe Agjerimi. Keshtu nga Iben Abbas transmetohet se "Profeti Isa a.s. ka agjeruar tridhjete dite si dhe ka urdheruar te tjeret per te kryer agjerimin."
Ilustrim
Ky mesim u perhap ne popull por perseri  Isait a.s. i dolen kunder, madje atij i than, pse te agjerojme, e te paret tane nuk kan agjeruar keshtu? Nese je Pejgamberi i Allahut na zbrit  nje sofer nga qielli qe te kete ushqime ne te.

Allahu xh.sh. thote ne Kur'an:

"Havarijjunet (nxenesit) thane: O Isa, biri i Merjemes, a mundet Zoti yt te na zbres nje sofer me ushqime prej qielli?Ai tha: "Keni frike Allahun,nese jeni besimtare!" Ata thane: "Ne deshirojme qe te hame nga ajo sofer, e te na qetesohen zemrat..."Isa a.s. tha: " O Allah!O Zoti yne! Na zbrit neve nje sofer nga qielli, qe te jete feste per te paret e bashkekohesit tane dhe per ata pas nesh,dhe le te jete mrekulli prej Teje,dhe na ushqe se ti je Furnizuesi me i mire!" Allahu xh.sh tha: "Une do tua zbres sofren, por kush nga ju pas kesaj, nuk beson, Une do ta denoj ate me nje denim,denim me te cilin nuk do te denoj askend ne bote."
(Maide; 112-115) 

Pas kembeguljes se tepert te popullit por edhe te nxenesve, Profeti Isa a.s perseri vendosi qe ti keshillonte por me kot.

Nje dite kur u perserit e njeta kerkes,  Isi a.s veshi rroben e faljes, u vendos tek vendi i faljes, u ul ne gjunje,uli koken dhe filloj duke qare dhe tha: 
"O Allah!O Zoti yen! Na zbrit nje sofer nga qielli qe te jete feste per keto njerez, dhe le te jete nje mrekulli prej Teje."

Ne keto momente njerzit me arogancen e tyre, zun duke thene: 
Shikoni, po qan,se nuk e arrin dot te plotesoj kerkesen tone. Pa pritur ne kupen e qiellit shfaqen dy re te cilat afroheshin dal ngadal. Pasi u afruan ne nje distance te afert, mes dy reve ne sy te njerezve filloj te shfaqet sofra. Per nje moment nuk e besuan derisa Allahu i Madheruar e zbriti sofren me ushqime nga qielli ne toke. Gjate kesaj kohe Isai a.s. lutej Allahut te Madheruar duke thene: 
"O Allah,beje kete mesire e begati e jo ndeshkim."
Sofra iu aftua  Isait a.s. Sofrae ajo  ishte e mbuluar me nje mbules te bardhe, e Isa a.s. filloj ta zbulonte ngadal,. Gjate zbulimit Isa a.s thoshte: 
"Ne emer te Allahut,Furnizue sit me te mire!"
 Te gjithe njerzit prisnin se cfare tashme ka ne sofer. Ne sofer ndodheshin shtat kuleç dhe shtat peshq. Disa thone se ka pasur edhe disa fruta. Pas zbulimit total te sofres, Isa a.s. ju drejtua te pranishmeve: 
"udheroni, hani !" 
Ne kete moment,te pranishmit thane: 
Vazhdo ti i pari .
Isa a.s. tha: 
"Po jeni ju qe e kerkuat kete!"
Ne sofer ndodhesh ushqim i mjaftueshem dhe hz. Isa a.s duke e shikuar se nuk po merrnin ne ushqimin e sofres, urdheroj qe ky ushqim tju shperndahej te varferve, te semurve te cilet thuhet se kan qene mbi treqind veta.
Ne kete moment ndodhe dicka  e pa zakonte. Te gjithe ato te semure, te varfer qe u ngopen nga ushqimi i sofres, u sheruan nga semundjet. Ata qe refuzuan, kur e shikuan nje gje te till,shprehen pendimin e tyre.
Transmetohet se sofra filloj te zbriste cdo dite dhe ne te hanin te varferit e cdo kush, me pas ajo filloj te zbriste ne krye te cdo dy ditve.Te njejten gje kemi edhe me Profetin Salih a.s.
Me pas Allahu i Madheruar njoftoi Isane a.s. qe ne sofer te hajne vetem te varferit, te dobetit e jo te pasurit. Mirepo te pasurit ne te cilet kishte edhe  drejtues, filluan te ndertonin akuza dhe shpifje te medha per Isane a.s. e nga kjo Allahu i Madheruar ndaloj zbritjen e sofres. 
Nje nder arsyet e ndalimit te sofres ishte edhe ajo se Allahu i Madheruar kishte urdheruar, qe ato qe do marrin pjese ne kete sofer, te mos marrin ushqim me vete .
Gjithashtu transmetohet nga Ebi Hatimi dhe Ibni Xheriri se:  "ato hipokirtet qe akuzuan dhe shpifen per Isane a.s dhe se kur uleshin ne sofer, grumbullonin ushqim per ta ruajtur, Allahu i madheruar i denoi duke i kthyer ne derra." (Tirmidhi, Taberani)  

Pas kesaj ne njeren ane shtohesh dashuria dhe respekti ndaj Hz.Isait a.s. e ne anen tjeter shtohesh frika dhe uretja ndaj tij.
Nje rast nxenesve u kishte humbur Isa a.s  dhe ato zun ta kerkonin, dhe ju than se eshte drejtuar nga deti. Duke e kerkuar Isane a.s. ato e gjeten tek deti me mire me thene ne dete. Ketu nxenesit shikuan nje mrekulli. Nxenesit e pane duke ecur mbi uje  Isane a.s. , nxenesi me i mire ju drejtua Hz. Isait a.s: 
"O mesuesi yne,O i Derguari i Allahut, a te afrohem?" 
Isa a.s. tha: "Ej, Afrohu!". 
Ne kete moment nxensi filloj duke ecur ne uj dhe tha: 
"Po mbytem, me jep doren!" Isa a.s. tha: " Sikur njeriu te besonte sinqerisht qofte edhe sa nje grimc,do te ecte neper uje pa asnje veshtirsi."

Trasmetohet prej Ebu Beker b.Ebi Dunja si cili thote: Muhammd b. Alijj b. El Hasan b. Sufjani se ka degjuar Ibrahim b. El Eshathi se El Fudal b. Ijadi ka thene:
 "E pyeta si mund te ec njeriu pra Isai a.s. neper uj?
 Ai tha:" Ju falenderoj per kete pyejte."Ata vazhduan: "ne besojme fort si edhe ju" Atehere ai tha: "Mire, ejani me mua dhe i dergoj tek deti. Aty u futen ne uj. Zun duke then: Po kemi frike  dallget .Fudajli tha: "A nuk  keni frike Zotin e dallegeve?
"Pastaj dolen nga uji dhe u vendosen ne breg, ne kete moment ai mori nje grusht rere dhe e hapi .Ne njeren dore kishte rere e ne tjetren ari dhe ju beri kete pyetje: "Cila ju pelqen mes ketyre ?Ata thane: "Ari" ai tha: " Per mua jane njesoj!"
Nga jete e Isait a.s. kemi trasmetime te disa duave, lutjeve  dhe keshilla nder me te bukura te Pejgambereve.

Transmetohet praj Fudajl b. Ijadi trasmetuar nga Junus  b Ubejdi se Isai a.s. thoshte:
1."Askush nuk do te besoj me te vertete, perderisa brengoset se cfare do te haje ne kete bote."
2."O Allahu im!Une nuk mund te largoj ate qe nuk e dua, as qe mund te pranoj ate qe e dua.Une jam nen pushtetin e dikujt tjeter dhe jam i varur nga veprat e mia.Prandaj nuk ka me te vafer se une!O Allahu im!Mos lejo qe armiku ti gezohet fatkeqesise  sime dhe qe permes meje ti sjell fatkeqesi mikut tim.Mos lejo qe ne besim te me godas nje e keqe dhe mos lejo qe te me ze ai i cili ndaj meje nuk ka meshire.!"

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu i Madheruar i ka shpallur Isait: "O Isa!Shperngulu nga nje vend ne vendin tjeter, ne te cilin nuk te njohin e te mos bezdisesh. Pasha Fuqine dhe Madherine Time, do te jap miresi te shumta per kateqind vjet.!" (Ebu Hureja)


Nga Ismail b. Ajashi transmetohet nga Abdullah b. Dinari se Umeri ka thene:
"Isai a.s. i keshillonte keshtu nxenesit e tij: 
"Hani buk elbi,pini uj te paster.Me te gjithe njerzit  ndahuni me ndergjegje te paster dhe mos i merzisni..."
"Kjo bote le te jete vend neper te cilin do kaloni e jo ne te cilin do ta ndertoni."

Transmetohet nga Iben Abbasi se Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje dite Profeti Isa a.s. kaloi prane nje qyteti te boshatisur. Duke u habitur nga bukuria e ketij qyteti tha: O Allahu im! Me njofto,urdheroje kete qytet te flas ! Allahu xh.sh urdheroi qyetin duke i thene: "O qytet i boshatisur, pergjigjiu Pejgamberit Isa a.s.
"Qyteti zuri te fliste: "O i dashur Isa a.s., cfare deshiron?
Isai a.s ju pergjigj: "Cfare ka ndodhur me drunjt, me lumenjt, me pallatet dhe banoret? 
"Qytetit tha: 
"I dashur Isa a.a.! Eshte derguar urdheri i Allahut ne vend, prandaj u thane drunjet, lumenjt e pallatet mu renuan ndersa banoret e tyre vdiqen." 
Isai a.s pyeti: Ku eshte thesari i tyre? 
Qyteti: Ata e tubonin ate edhe nga hallalli edhe nga harami prandaj ai po kalbet ne mbrendesine time. Allahut i takon cdo gje qe gjendet ne qiej e ne Toke."
Me pas Isa a.s. tha:
"Cuditem me tre persona; 
. Ai qe kerkon dynjane ndersa vdekjen e ka pas thembrave. 
2. Ai qe nderton pallate  ndersa varri eshte vendqendrimi i tij. 
3.Ai qe qesh shume ndersa Xhehennemi eshte para tij
Me pas tha: O njeri je i pakenaqur me shume dhe je i pakenaqur me pak."

Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. qe Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje here  Profeti Isa a.s. u paraqit para mxemesve apo izraliteve dhe ju tha: 
O nxenes, mos u falni urtesi atyre qe nuk e meritojne ate, pasi do beni padrejtesi, por jepjani ati qe e meriton ate e nese nuk ia jepni atehere edhe atyre do tu beni padrejtesi. 
Dituria ndahet ne tre lloje: 
1. Dija e sigurte dhe pasojeni kete 
2. Dija e gabuar dhe largohuni prej saj dhe 
3. Dija e pasigurt dhe gjykimin me te lejani Allahut te Madheruar."

Pergatiti
Gezim KOPANI
Vazhdon ketu: Ngritja e profetit Isa a.s. ne qiell pj.1


Dt. 31.12.2010


Historiku i Xhamise se Koder Hanit (viti 1840) Puke

Xhamia e Koder Hanit ka qene nje katshe nderkaq nga mbrenda xhamia e Koder Hanit ka pas vend per falje te nemazeve nga grate. Xhami e Koder Hanit ka qene e shoqeruar afer saj edhe nga nje Tyrbe. Xhamia e Koder Hanit sipas disa gojdhenave ka qene si nje kufi mes Pukes dhe Mirdites. Ku barite e Pukes kishin drejte qe te kolloteshin baktite deri tek kisha e Mirdites dhe anasjelltas.
    Xhamia e vjeter e Pukes ka qene ajo e Koder Hanit e cila tashme quhet xhamia e Koder Hanit. Xhamia e Koder Hanit eshte e ndertuar qe ne kohen Perandorise Osmane. Pikerisht ne kohen kur ushtria Osmane u instalua ne kodren e Hanit ne Laçaj te Pukes. Xhamia e Pukes sipas disa gojdhanve eshte xhamia e Pare ne zonen e Pukes. Kete gje e thekson edhe historjani i rrethit Puke Xhemal Meci. Nga disa gojdhana te tjera del xhamia e Koder Hanit nuk eshte xhamia e pare ne zonen e Pukes. Kjo e fundit argumentohet me faktin se: "Qyteza qe kan perdore historjanet nuk eshte e sakte, pasi Puka nuk ka qene as fshat as qytet. Ka qene thjeshte  nje pike pushimi qe barijte e fshatrave benin. Per me teper te vjeterit thojne se: Kabashi ka qene qytet, dukeqenese edhe rruga per ne Prizen kalonte nga Kabashi, Kabashi u kthye si pike e rendesishme. Pikerisht per kete gje xhamia e Kabashit sipas gojdhanave dhe mendimeve aktuale te te vjeterve del nganje here se xhamia e Kabashit eshte xhamia e Pare ne zonen e Pukes. Nganje here del ajo e Koder Hanit. Ka gojdhana se edhe xhamia e fshatit Qerret eshte xhamia e pare ne zonen e Pukes.
Xhamia e vjeter Koder Hani Puke, viti 1916
     Duke qenese ushtria e Perandorise Osmane ka qene e instaluar ne Koder Hanit mund te thuhet me plot gojen se edhe xhamia e pare eshte ajo e Koder Hanit.Sipas disa transmetimeve del se xhamie e Koder Hanit ka sherbyer si xhami ketyre fshatrave: Kabash,Lejthize. Nderkohe sipas histrojanit Xhemal Meci del se ka sherbyer per fshatrat:" Kabash, Rrape, Lejthize dhe Qerret". Ushtria Osmane pas ndertimin te xhamise se Koder Hanit ngriti Mejtepe. Ne mejtepin e Pukes kishin si mesues Hoxhallaret Turq. Ne keto mejtepe kan marre mesim shume te ri, ku do permendim ato te cilet me vone do te sherbenin si Hoxhallare ne Rrethin e Pukes. Nxenesit qe kan marre mesim kan qene: Musa Puka, Zenel Meha, Beqir Laçi, Asllan    Asllan Abdullah Hoxha. Po ashtu kan marre mesim ne mejtep edhe vjaza dhe gra.
     Ne ate kohe xhamia e Koder hanit eshte frekuentuar nga shume njerez, ndersa nga vendi ne menyre te vecante nga Laçajt.  Hoxha i pare Pukjan sipas disa gojdhanve ka qene ai i Hoxhe Dizdari qe me vone do te njihet me emrin Musa Puka. Ky hoxhe sipas disa gojdhanave ka pasur mbrojtur edhe grada ushtaraku. Hoxhe Musa Puka ka qene atdhetare i madh. Sipas historjanit Xhemal Meci del se :" Musa Puken e internuan bashke me Ismail Age Kryeziun per shkak se kishin lidhje me Ymer Prizerenin. Ymer Prizereni ne ate kohe ishte Kryetari i lidhjesh Shqipetare ne Prizren". Me pas vjen si imam Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945). Mesimet e para i mori ne mejtepin e Koder Hanit. Sipas historjanit Xhemal Meci qendron se: "Zenel Hoxha ka perfunduar edhe shkollen e larte teologjike ne Arabi, krahas kesaj edhe specializime." Sipas disa gojdhanave Zenel Hoxha nje dite duke qendruar afer xhamise ka qene duke lexuar Kur'an, atyafer  kalon nje komandant I ushtrise Turke .Duke shikuar ineresin e larte qe kishte Zenel Hoxha ai vendos ta marr me vete ne Stanboll ku thuhet se ka perfunduar medresen ne Stanboll.
          Zenel Hoxha ne ate kohe thuhet se ka qene edhe Myfti. Pas Zenel Hoxhes vjen si Hoxhe Beqir Hoxha nga Laçajt. Beqir Laçi ka qene edhe imam por edhe mesues islam ne shkollat fillore ne kohen e Zogut. Xhamia e Koder Hanit u rindertua aty nga vitet 40.
            Si imam ne xhamine e Koder hanit ka sherbyer edhe Asllan Abdullah Hoxha.
            Xhamia e Koder Hanit pas lirimit te fese eshte e shoqeruar me ndertimin e nje xhamije te re, te asaj ne mes te qytetit Puke.
            Per here te pare plotesimi i dosjes historike te xhamise  Koder Hani jane bere ne vitin 2005 me ante te Myftinise se Rrethit Puke. Nderkohe ne vitin 2006 me ante te perkrahjes se Komunitetit Musliman Shqipetare Myftiania e Rrethit Puke krijon dosjen e dokumenteve te xhamise se koder hanit. Pas krijimit te dosjes se pare Myftinia e Rrethit Puke perseri me perkrahjen e Komunitetit Musliman Shqiptare krijon ne vitin 2007 dosjen e

dyte qe i jep muslimaneve te Rrethit Puke certifikaten e xhamise se Koder Hanit me siperfaqje 2175 m2
Pergatiti
Gezim Kopani

Material ne perpunim

Forma e namazit sipas Profetit Muhammed a.s


  Argumentet e formës së faljes sipas Profetit Muhammed (Paqja dhe Mëshira e Allahur Qoftë mbi të) janë marrë nga Fik'hu Islam, për ti ardhur në ndihmë  besimtarëve musliman. Argumentet janë përzgjedhur nga libri " Argumentet e Namazit" I botuar nga Komuniteti Musliman Shqiptare.

 Forma e faljes së Namazit (salati)

- Tekbiri
      
Personi qe deshiron te fale namaz se pari merr tekbir dhe i ngre duart lart aq sa gishterinjte e medhej te prekin pjesen e bute te vesheve.
Argument eshte se transmetohet se Enesi r.a. ka thene:" E kam pare Profetin te marrë tekbir dhe gishtat e medhej t'i ngreje deri ne lartesine e vesheve"Shiko (Hakim,Darekutni dhe Bejhaki nga Enesi, Hakimi Tha: Isnadi i hadithit sahih sipas kusteve te Shejhaneve, nuk di te kete ndonje te mete <<Zejlai, Nasbu'r, Vell. I,fq.311>>)
Ndersa tek libri i Muslimit qendron: "…E ka pare Profetin te ngrije duart dhe gishtat e medhenj te arrijne tek bulezat e vesheve).
 (fer'u'l-udhuni)shiko (Muslimi tek Salat 9/6 dhe Ibn Huxhr)
Pra më përpara ngre duar deri te veshët dhe pastaj merr tekbir.Ndersa femra duhet të ngrej duar deri tek supet. Argument kemi transmetohet nga Ibn Uthman nga Ibn Ajjash nga Abdur-rabag b.Selman b. Umejr qe tha:"E kam pare Ummu Derdanë te ngreje duart e saj ne namaz deri në supe."shiko (Buhari ne "Refu'l-jedejn"fq.12 me sened raportues të besueshëm si dheIbn Ebi Shejbe tek "Salat,9/1)
Për ato që mendojnë se duart ngriten edhe herët e tjera në namaz ju servirim argumentin se "Ebu Bekr En-Nuhsheli nga Asim b. Kulejb nga i ati se Aliu r.a. i ngrinte duart ne tekbirin e parë të namazit dhe nuk vepronte me keshtu".Shiko (Tahavi dhe Ebi Shejbe (salat, 5/3)Zejlai tha:Ky është hadith sahih (i sakte), Nasbu'r-Raje vell.I, fq.406)
Gjithashtu transmetohet se :"E kam pare Profetin të ngrejë duart kur hapte namazin dhe nuk i ngrinte më deri sa të përfundonte."Shiko ( Ebu Davud nga Bera b.Azeb. Ebu Davud tha:Hadith i dobët nuk është sepse Ebu Hatim tha:Saduk, ndersa Ixhli tha: Hadithi prej tij është i lejuar.Ibn Haxher, Takribu fq.427)
Dora kur jemi në këmbë vendoset mënjëherë  nën kërthizë, argument kemi: "E kam parë profetin të vë dorën e djathtë mbi të majtën në namaz nën kerthizë."shiko (Ibn Ebu Shejbe (salat,165/10)dhe Ebu Davud.Ibn Yurkmani tha:Tabini me i famshem i Profetit a.s i lidhte duart me poshtë se kërthiza. Tehanevi, I'lau's-sunen, vell.II.fq.191-192)
Gruja duart i vendos në gjoks.Shiko(Argumentet e namazit fq.97)

- Qëndrimi në këmbë (Kijami)

Pas tekbirit thuhet: "Subhaneke'll'llahume ve bi hamdike ve tebarekes'muke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke."shiko( Muslim ne (Salat 13/3)
Subhaneke thuhet ne heshtje.Pas kësaj thuhet:

Eudhu bil'lahi minesh-shejtanirr-rraxhim."Shiko( Ibn Eb Shejbe (salat, 6/2).
Thuhet surja El-Fatiha. Në fund të kësaj surje tek:"...veled dalin"nuk thuhet amin me zë sepse është  " teavudhin" pa zë. Agumente kemi:" Aliu dhe Abdullahi nuk lexonin me  zë "Bismilahir Rahmanir Rahim dhe as amin" shiko( Taberani dhe ne sened gjendet  Sad el-Dekkal thika mudelles. ( Mexh,eu's-secaid, vell.II. fq.108)

- Rukuja

Pas kiraetit bihet në ruku ku thuhet tre herë subhane rabil adhim. Me këtë rast mirret tekbir thjesht me zë dhe ulemi në ruku.Nëse je imam tekbirët cdo namaz i bën me zë.Në ruku i vendos të dy duart në dy kupat e gjurit.Ne këtë pozicion gishtat i mban te hapur dhe kap kupat e gjurit. Ne rruku kurrizi mbahet drejt, koka nuk perkulet para dhe as qohet lart. Eshte mekruh qe kembet ne ruku t'i perkulesh ne forme harku.
    Grate në rukur përkulen pakëz, nuk mbeshteten ne kupat e gjunjeve dhe duart i vendos mbi kofshë.Krahët i mban ngjitur me brinjët. Argumet kemi: " Kur Profeti binte në ruku as e çonte as e ulte kokën, por e mbante në një pozicion te ndermjetëm."shiko (Muslimi (sala, 46/6)nga Aishe)
"Në ruku u urdhëruam t'i vendosim duart mbi gjunj"shiko( Muslim (Mesaxhid ve Mevadius-salat, 5/4) nga Musab b.Sad.)
Kur ngrihemi nga rukuja imami thotë:"Semiallahu limen Hamide" sipas mendimit unanim. Përsoni që falet me imam nuk thotë: Semiallahu limen Hamide" por pa zë thote:"Rabbena Leke'l-hamd".shiko ( Muslim (salat, 18/1/)nga Ebu Hurejre).
  
Tesbihet d.m.th "subhane rabil adhim dhe subahne rabil ala" thuhen ne vete pa zë.
Pasi të drejtohemi nga rukuja merr tekbir dhe bie në sexhde.

- Sexhdeja

Në sexhde thuhet tre herë "subhane rabbilje'l-ala" Imami duhet të ketë kujdes të mos e zgjasë sexhden që të mos mërzitet xhemati. Gajtë rënies në sexhde më përpara ulen gjunjët, pastaj duart.Kur ngrihemi nga sexhdeja veprohet e kundërta. Argument kemi: "E kam shikuar Profetin të ulë gjunjët përpara duarve kur binte në sexhde dhe ngrinte duart përpara gjunjeve kur ngrihej nga ajo." Shiko( Tirmidhiu nga Vail b.Huxhr, Raportuan edhe Ibn Huzejme, Ibn Seken dhe Ibn Hibban. Tahavi tha: ne "sherhul'-Athar":Hadith i saktë (sahih)
Në sexhde fytyra vëndoset mes pëllëmbeve të duarve. Krahët mbahen ngritur nga toka dhe jo ngjitur me trupin.Krahët nuk vëndosen për dhé. Profeti a.s. thote:"Kur të shkosh në sexhde pëllëmbët e duarve vëndosi në tokë, ndërsa bërrylat ngriji." Shiko (Muslim (salat, 45/2) nga Bera)
Ndërsa gratë krahët i mbajnë ngjitur me trupin. Gjate ngritjes për në rekatin e dyte nuk mbeshtesim më duart në tokë për tu ngritur.Edhe rekati i dyte falet si rekati i parë.

- Teshehudi

Pasi të kryejmë sexhden e dytë të rekatit të dyte ulet në mënyrë që këmben e djathtë ta drejtojë nga Kibla ndërsa këmben e majtë e shtrin dhe ulet mbi të.
"Transmetohet se kishte ardhur në Medine njeri për të shikuar faljen e Profetit a.s. Kur ai ulej për të lexuar teshehudin shtrinte këmbën e tij të majtë dhe ngulte drejt këmbën e djathtë."Shiko (Tirmidhi (salat, 218)nga Ibn Huxhur dhe tha:Hadith haseh-sahih, ndërsa sipas saj punuan shumica e dijetarëve.)
Gratë i nxjerrin të dyja këmbët djathtas dhe ulen mbi anën e majtë.
Argument kemi:"Gruja ulet mbi te ndenjura." Shiko ( Abdul-Vehab eth-Thekafi nga Ubejdeyllah nga Nafi ibn Ebi Shejbe (salat, 44/4)
Në këtë ulje lexohet teshehudi. Teshehudi ka rëndësinë e lartë si më qënë një sure e mirfillte. Argument kemi:"I dërguari i Allahut ma mësoi teshehudin si të më mësonte ndonjë sure të Kur'anit.."shiko (Muslimi, (salat16/1, 5) nga Ibn Mesudi).
Teshehudi thuhet pa zë. Kur të lexohet teshehudi tek fjala:"esh'hedu en la ilahe il-la'llah" dijetarët janë të dy mendimeve: sipas disave ngrihet gishti tregues, ndërsa sipas të tjerëve nuk ngrehet.
E njeta rruge ndiqet edhe për rekatet e tjera.  Në fund të namazit qëndrojmë në uljen e fundit (kadei ehire). Kjo ulje bëhet në formën e uljes së parë. Në këtë ulje lexohet teshehudi, salavatet e Profetit Muhammed dhe thuhen dua. Duaja ne namaz nuk lejohet të bëhet për çeshtje përsonale të kësaj bote. Ne uljen e fundit qendrohet për aq kohë sa të lexohet teshehudi që është farz.

- Selami

 Në fund jep selam në të dy krahët. Selami jepet në fillim në krah të djathtë dhe pastaj në krahu të majte. Kur jep selam nga e djathta

Sheh supin e djathte, ndersa kur jep selam nga e majta sheh supin e majte.Në selam thuhet:"Es-selamu Alejkum ve rahmetull-llah"Sipas Hanefive nuk shtohet fjala:"ve berekatuhu". Nëse jemi të lidhur me imam nuk lejohet të jepet selam para imamit. Argument kemi:"Jemi falur me profetin dhe selam kemi dhënë kur e dha edhe ai."shiko ( Buhariu (sefet salat, 72) nga Itaban b.Malik.)

-Dhikri  pas namazit

Pas namazit bëhen disa lutje. Argument kemi:" Kur profeti a.s. jepte selam qëndronte në vendin e tij deri sat ë thuhej: All-llahume ente's-selamu e minke's-selam, tebarekte ja dhe'l-xhelali ve'l-ikram."shiko (Buhariu (Sifetu Salat, 75/1) nga Semure b.Xhundeb.)
Nëse kemi falur edhe sunetet e namzait në fjalë ose nuk ka pas farzit sunnet thuhet Ajetul-kursi me pas thuhet 33 here "subhanall-llah", 33 herë "el-hamdu lil-lah" dhe 33 herë "Allahu Ekber". Thuhet:"La ilahe ila'll-llahu vahdehu la sherike leh, lehu'l-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadri."Argument kemi:"Kush thotë pas çdo namazi 33 here subhanallah,33 herë el-hamdu lil-lah, 33 herë Allahu ekber dhe 100 here shton,"La ilahe il-la'llahu .." edhe po ti ketë mëkate sa shkuma e detit, i falen ato." Shiko (Muslimi (Mesaxhid ve mevadiu's-salat, 26/12)nga Ebu Hurejre.).
Më pas bëhet duaja përfundimtare.
    
  Përgatiti:  Gëzim Kopani
                    - 24/10/2007

Wednesday, December 29, 2010

Kujtime per Imam Zenel Hoxh Mehaj (1853-1945)

Nder shtyllat kryesore te perhapjes se Islamit ne Rrethin e Pukes ne vitet 1940  ka qene edhe imam Zenel Hoxh Mehaj.

Zenel Hoxha ka lindur me 7 korrik te vitit 1853. Njohurit fillestare te fese islame i mori tek Mejtepi i xhamise se Koderhanit ne Puke.
Mes shume femijeve ai ishte me i dalluari pas dijes islame saqe imamet e ushtrise Osmane e merrnin per te bere cdo here muezin.

Sipas disa historjaneve ai ka perfunduar medresene dhe me pas shkollen e larte ne Siri apo Turqi. Sipas nipit te tij Qamil Zyber Laçit imam Zenel Hoxha ka njohur shume mire gjuhen: turke, arabe dhe perse.

Pas kthimit te tij nga Truqia ai u martua me vajzen e Osman Qypit nga fshati Kabash. Nga kjo martes dolen tre femije. Imam Zenel Mehaj ka sherbyer si imam ne disa xhami te rrethit Puke si ne xhamine e Koderhanit, Qerretit, Kabashit, Kryeziut, etj. Ai ka qene edhe mesues i Kur’anit dhe i ilmihalit ne mejtepet e : fshatit Qerret, Kabash, Kryezi.
      Ne vitet 1923 imam Zenel Hoxha ka qene n/Myftiu i Qerkut Shkoder per Rrethin e Pukes. Ne kete vit ai ka pasur nen drejtimin e tij rreth 15 imam nga fshati Qerret e deri ne Dukagjin te Kukesit.
      Ne shejne rrespekti ne vitin 2005 keshilli Bashkiak i qytetit Puke e nderon me titullin "Qytetar Nderi."
     Imam Zenel Hoxh Mehaj ndroj jete me date 2 dhjetor te vitit 1945.

Pergatiti:
Gezim Kopani

Vitin: 2006

V/O:Pershkrim i shkurter

Xhamia e Koder Hanit, Puke


Xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke. Fotografi e vitit 1916

Disa qasje kundrejt projekt-ligjit për arsimin parauniversitar


Projekt-ligji për arsimin parauniversitar që u shpalos si dhuratë për fundvitin, në përgjithësi mund të konsiderohet si një përpjekje serioze për të përmirësuar sistemin tonë parauniversitar në pjesën më të madhe të komponentëve të tij. Sa serioze duket përpjekja me të cilin ky projekt-ligj u hartua dhe kërkon të kthehet në ligj, po aq serioz shfaqet cenimi që ky projekt i bën një ndër të drejtave themelore të individëve, atë të ushtrimit të drejtës së besimit në ambientet publike.

Problematika më e madhe e këtij projekt-ligji qëndron tek neni 36 pika 4 në të cilin në mënyrë eksplicite theksohet: “ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare”  Kjo pikë e veçantë sjell në formë të qartë dhe të papërpunuar të gjithë  konfliktin mes lirisë së besimit dhe laicitetit, i cili duhet theksuar, se ka pësuar një keqpërdorje gjatë historisë tonë të tranzicionit duke u përpjekur për të zëvendësuar diktaturën e ateizmit në  Shqipëri me diktatin e laicizmit në demokraci. Sipas Ministrit të Arsimit Tafaj ky projekt-ligj do të përfaqësoj “fytyrën perëndimore” të arsimit shqiptar.

Fytyra Perëndimore e Arsimit

Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SH.B.A-së deklaron : “Kongresi nuk do të bëjë asnjë ligj që ndalon ushtrimin e lirë të fesë….” Amendamenti  i 14-të garanton mbrojtje të barabartë të të gjithë qytetarëve. Po ashtu çdo formë e diskriminimit për sa i përket ushtrimit të praktikave të besimit është e ndaluar nga “Civil Rights Act”. (1964, 88th Congress, H.R. 7152)

Në Sh.B.A  hapësirat publike nuk konsiderohen totalisht të të lira nga religjioni, por  rregullat e përgjithshme dhe ligjet sanksionojnë që hapësirat publike duhet të jenë të hapura për forma të ndryshme të besimit. Roli i qeverisë amerikane nuk është të forcojë sekularizmin por të përshtasë shprehjen e besimeve në mënyrë neutrale. (Unsecular America,” Christian Century, Vol. 121, No. 4, 24 February 2004, p. 5).

Në vitin 1995,  Presidenti amerikan i saj kohe lëshoi një udhëzim në të cilin thuhej: “Asgjë në Amendamentin e Parë  kërkon që shprehja  besimit të lihet prapa dyerve të shkollave... Studentët mund të shprehin mesazhe fetare në veshje ashtu siç në çdo kontekst. Si përfundim shkollat nuk mund të ndalojnë praktikat fetare si pjesë e identitetit të studentëve”. (Christian Century, 24 February 2004).

Në Korrik të 2001, Shërbimi Kundra Zjarrit dhe Shpëtimit në Montgomery Maryland ia lejoi një oficereje muslimane të mbante shaminë e saj gjatë detyrës  e cila do të duhej të pajisej me helmetë në rast të ndërhyrjeve kundra zjarrit. (“Maryland Firefighter Wins Right to Islamic Headscarf,” US Newswire, 12 July 2001.Morgan (2003), p. 37)

Në Shkurt të 1995, “Commission des droits de la personne et des droits de la jeunesse” i Quebec-ut në Kanada konkludoi që shkollat publike janë të detyruara të pranojnë nxënëset muslimane me shami në kokë për arsye se kjo nuk përbën rrezik publlik. Komisioni vendosi se ndalimi i shamisë dhunon si lirinë e besimit dhe lirinë e arsimimit dhe është në Kundërshtim me Kartën e Quebec-ut. Komisioni gjithashtu argumentoi asokohe se: “Edhe pse mund të ketë raste të shkëputura ku një vajzë mund të jetë e detyruar forcërisht të vërë shaminë, ndalimi absolut i saj (shamisë) do të përbënte një fyerje për pavarësinë e femrës muslimane. Institucionet sociale duhet të luajnë një rol kyç  në integrimin social dhe jo të margjinalizojnë individët duke i përjashtuar nga  edukimi publik.” (Looking Beyond the Trees to the Forest, Commission des droits de la personne et des droits de la jeunesse du Québec, 15 June 2005).

Një gjykatës në Kanada lëshoi një protokoll veshjeje për pjesëmarrësit në Sallën e Gjyqit ku thuhej që koka duhet të jetë e zbuluar përveç rasteve “...kur kjo është e njohur dhe miratuar fetarisht dhe vetëm atëherë kur mbulesa e kokës është një “nen feje” e pretenduar nga ai komunitet”. [2000] F.C.J. No. 268 (F.C.A.).
Mbretëresha e Anglisë është koka e Kishës Anglikane dhe e Qeverisë. Në përgjithësi, gjykatat britanike kanë vendosur për pjesëmarrjen e religjioneve në sferat publike, duke argumentuar se nuk ka pengesë për funksionimin e duhur të institucioneve. (Stéphane Bernatchez and Guy Bourgeault, “La prise en compte de la diversité culturelle et religieuse à l’école publique et l’« obligation d’accommodement »,” Canadian Ethnic Studies, Vol. 31, No. 1, 1999, p. 167.)

Shamitë muslimane dhe turban-ët Sikh kanë qenë tradicionalisht të lejuara në klasat e shkollave angleze. (Grande-Bretagne: Oui au foulard islamique,” La Presse, 5 March 2004, p. A13). Në Korrik 2007, Gjykata e Lartë në Angli mori vendimin për të ndaluar një studente që mbante një unazë të shtrenjtë duke u bazuar në ndalimin e bizhuterive në shkolla. Gjykata argumentoi se : “...unaza nuk ishte një kërkesë e besimit Kristian dhe ndalimi i saj nuk dhunonte të drejtat e njeriut”. (International Religious Freedom Report 2007:  United Kingdom)

Policët oficerës, ushtarët, motorçiklistët dhe punëtorët e ndërtimit kanë qenë tradicionalisht të lejuar të mbajnë mbulesa kokë ne Angli. (La Presse, 5 March 2004). Në Danimarkë specifikisht si mësuesit dhe nxënësit janë të lejuar të mbajnë mbulesa koke në klasat e shkollave . (Nielson (1995), p. 76; “To Ban or not to Ban,” Economist, Vol. 369 (8347), 25 October 2003, p. 46.)  Kushtetuta e vendit mbron lirinë e besimit po ashtu edhe lirinë e simboleve në sferën publike.

Në Itali  shamitë muslimane janë të lejuara në ambientet e shkollave po ashtu edhe në zyrat publike me arsyetimin se ato nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë publike. (Dominique Le Tourneau, “La laïcité à l’épreuve de l’Islam : le cas du port du ‘foulard’ islamique » dans l’école publique en France,” Revue générale de droit, Vol. 28, 1997, p. 303.)  Italia edhe pse një vend me lidhje të forta me Kishën Katolike ka dhënë hapësirat e veta në sferën publike për religjionet e tjera.

Çështja e shamisë muslimane ka qenë pjesë e një debati të gjerë në Hollandë herët në vitet 1985. Ky debat filloi kur një autoritet lokal në Holandë i ndaloi një vajze muslimane të hynte me shami në ambientet e shkollës. Duke iu përgjigjur ankesave të prindërve Parlamenti holandez anuloi ndalesën dhe la të lirë vajzën të arsimohej me shami. (W. A. R. Shadid and P. S. van Koningsveld, Religious Freedom and the Position of Islam in Western Europe:  Opportunities and Obstacles in the Acquisition of Equal Rights, Kok Pharos Publishing House, Amsterdam, 1995, p. 87.)

Në vitin 1999, ETC (Komisioni për Trajtimin e Barabartë) në Amsterdam vendosi në favor të një mësueseje muslimane. Komisioni argumentoi se liria e besimit ishte e mbrojtur kushtetueshmërisht dhe se ndalimi i shamisë ishte një diskriminim direkt sepse për gratë muslimane “hijab” (shamia) është detyrim që rrjedh nga besimi Islam. (Saharso (2003), pp. 10-13; Economist, 25 October 2003, p. 46; “En Europe peu de tentation de légiférer,” Le Progrès, 2 February 2004.)

Në Gjermani në Shtator të 2003 Gjykata e Lartë lëshoi një vendim në të cilin thuhej se mësueset muslimane janë të lejuara të mbajnë shaminë e kokës sepse kjo nuk ndërhyn dhe nuk dëmton vlerat e Kushtetutës Gjermane. Por, u është lënë e lirë Landeve gjermane të marrin vendimet përkatëse. (International Religious Freedom Report 2007:  Germany.)  Ndërsa për nxënëset muslimane liria është e sanksionuar me kohë.
Në Belgjikë çështja e parë për mbulesën e vajzave muslimane me shami u ngrit herët në vitin 1989 bazuar në ndalesën që disa shkolla të Brukselit bënë për këto vajza.

Pas një viti Gjykata e Apelit në Bruksel anulloi ndalesën që shkollat i kishin bërë shamive në klasa duke u bazuar në Ligjin Belg të Arsimit të vitit 1959 duke e lidhur këtë më qëndrimin neutral që sistemi shkollor duhet të mbajë në raport me besimet. Më vonë një vendim tjetër i qeverisë belge saktësoi  se : “ ..shamitë muslimane nuk bien në kundërshtim me parimet e neutralitetit dhe janë të veshura për qëllime besimi dhe nuk përbëjnë provokim apo kërcënim publik.”.(International Religious Freedom Report 2007:  Belgium.Shadid and Koningsveld (1995), pp. 88 and 92; Le Tourneau (1997), p. 302).

Franca përbën vendin më problematik përsa i përket çështjes së shamive muslimane apo siç tashmë atje quhet “l’affaire du foulard” . Kjo për arsye të disa specifikave të vetë Francës që do të mundohemi t’i rendisim më poshtë.

Ndryshe nga shtetet e tjera perëndimore koncepti i shtetit francez për sekularizmin apo laicitetin është shumë më i ngurtë dhe i ashpër duke inkurajuar politika të cilat e mbajnë fenë jashtë sferave publike. Koncepti francez i të drejtave të njeriut është tipikisht interesant. Nuk konsiderohet e drejta e njeriut si e drejtë natyrale e individit në raport me shtetin por thjesht një e drejtë për të shijuar lirinë e përcaktuar dhe kufizuar nga shteti. (Troper (2000), p. 1268)

Nocioni i laicizmit apo siç francezët e quajnë “laïcité”  është një nocion që përdoret mjeshtërisht  duke shkuar për shtat me politikën e asimilimit të emigrantëve të cilët duhet thënë se përbëjnë një numër të konsiderueshëm. (Mirian Feldblum, “Paradoxes of Ethnic Politics:  The Case of Franco-Maghrebis in France,” Ethnic and Racial Studies, Vol. 16, No. 1, 1993, p. 55);  Në këtë kuadër shkollat franceze janë parë si parajsa individualizmi dhe barazie ku vajzat sidomos, janë të lira nga influencat familjare në mënyrë që të transformohen në franceze të vërteta. (Feldblum (1993), p. 55; Kepel (1997), p. 109; Wayland (1997), p. 552 and p. 556; Le Monde, 23 April 2004.)  Kështu që frika franceze në sajë të imigrimeve të mëdha bazohet në frikën e humbjes së thelbit francez të shpirtit të revolucionit dhe si pasojë masat diskriminuese që ajo merr pavarësisht të drejtave të saj civile të aprovuara, justifikon institucionet franceze të ndërtojnë kufinj mbi lirinë e besimit.

Simboli 

Simboli është një element komunikues që shpreh përmbajtje të domethënies ideore. Një simbol është diçka konkrete statike, konvencionale një shprehje e përqendruar e një ideologjie. Simboli i ka të përcaktuar elementët e vet, ngjyrën, formën, përmasat.

Në rastin e shamisë muslimane mund të themi se ajo nuk përbën simbol të Islamit, së pari se kulturalisht është e ndryshme në forma të ndryshme në vende të ndryshme. Së dyti funksioni i saj është thjesht mbulues është jashtë simbolikave. Aq sa mund të përbëjë kapelja apo shalli në përgjithësi simbol aq edhe shamia muslimane është. Ajo nuk ka një formë të përcaktuar, ngjyrë, përmasë etj. Ajo është element i besimit, detyrim dhe urdhër fetar.

Në Kuran respekti ndaj prindërve theksohet shumë herë më tepër se shamia, por ne nuk mund të themi se ky është simbol i Islamit, dispozitat kundër shpifjes përmenden më shumë por edhe këto nuk janë simbole të muslimanëve. Po kështu mund të vazhdojmë për dipozitat e martesës, luftës, harmonisë fetare, gruas, jetimit, etj. Nëse do t’i konsideronim të tilla atëherë muslimanët do të kishin 6666 simbole aq sa janë dhe vargje kuranore.

Mendoj se duhet bërë një dallim mes shamisë dhe simbolikave fetare të besimeve të tjera, duke pasur parasysh se statusi i shamisë muslimane gëzon atributin e një detyrimi fetar të panegociueshëm parë në këndvështrimin e fesë ngase përbën një “nen” të ligjit fetar ose sic mund të quhet “sacrament” gjë që besoj se në besimet e tjera simbolika të tilla nuk gëzojnë këtë status. Por, gjithashtu duhet theksuar se askush nuk ka të drejtë të privojë edhe të krishterët  apo pjesëtarë të besimeve të tjera  nga prania e simboleve apo  lidhjeve të tyre me besimin të cilit i përkasin 

Interesi publik

Ministri i Arsimit shprehet mediatikisht se qëllimi i nenit 36 pika 4 për ndalimin e ekspozimit të të ashtuquajturave simboleve fetare bëhet për “interesin publik”. Besoj se ministri i referohet nenit 17 të Kushtetutës ku përcaktohet privimi  i të drejtave “interesa publike dhe në mbrojtje të të drejtave të të tjerëve".
Tani, ky nen kushtetues bën fjalë për privimin e të drejtës  kushtetuese  të individit për interesa më të mëdha publike siç ndodh në rastin e pronave të cilat u hiqen të drejtat mbi pronën për punë publike apo “interesa publike”. Por, ky  privim ka menjëherë zgjidhjen kushtetuese që është kompensimi. 

Duke qenë se siç e ilustruam më sipër në Perëndim por edhe në legjislacionin shqiptar , shohim se nuk haset kund që e drejta e ushtrimit të fesë të përbëjë dëmtim të interesit publik apo cënim të të drejtave të të tjerëve. Nëse projekt-ligji kthehet në ligj në këtë format atëhere ai i shkakton individëve apo grupit të interesit “vajza me shami” një privim të të drejtave kushtetuese për arsim dhe për ushtrim të lirisë së besimi. Po ashtu bie në kundërshtim me ligjin Antidiskriminim.  Ky dëm që mund t’u shkaktohet këtyre besimtareve çfarë dëmshpërblimi ka si kundërpeshë? Kushtetueshmërisht shteti duhet të kujdeset për taksapaguesit e vet që t’i garantojë të drejtat e tyre dhe kompensime në rast të privimit të këtyre të drejtave. Unë pyes, cili është dëmshpërblimi më i mirë për arsimimin përveçse arsimimit?

Konkluzion

Ky projekt-ligj , ashtu siç rëndom ndodh tek ne me ligjet të cilat transformohen në një sallatë mikse të kulturave juridike perëndimore, ka marrë për çështje të ndryshme referenca nga vende të ndryshme. Për sa i përket nenit 36 pika 4  më shumë se çdo vend tjetër është përzgjedhur modeli francez.

Çuditërisht një vend si i yni i cili ka një trashëgimi kulturore muslimane, nuk ka probleme të imigrantëve dhe  integrimit të tyre në vend, nuk e konsideron shqiptarizmën si proces asimilimi ndaj pakicave të tjera, përkundrazi, ka një kulturë tolerance fetare burimore dhe të shkëlqyeshme, merr një shuplakë laike tip “laïcité”   duke shkaktuar precedentin e mohimit me ligj të të drejtave universale. Jo vetëm kaq, por, ky projekt-ligj u lejon shkollave të veçanta të hartojnë rregullore të cilat mund të dalin mbi kushtetutën, pra të kemi “Kushtetutë shkollash dhe Rregullore Shqipërie”.

Procesi i mësimdhënies apo teksteve shkollore është proces laik i miratuar. Nuk ka asnjë dokument ligjor ose jo, që thotë se procesi i mësimarrjes apo përthithjes së dijes duhet te jete laik. Sepse do te ishte absurde dhe në të njëtën kohë imponuese duke shkelur bazën e demokracisë. Për rrjedhoje përthithja e dijes bëhet lirshëm nga nevoja për laicizëm. Ajo është një e drejtë individuale dhe si e tillë gëzon të gjitha parametrat e lirisë së individit.

Nën pretekstin e “interesit publik” kjo kategori vajzash mund të privohet nga të drejta të tjera kushtetuese (gjithmonë pa kompensim) si e drejta për të pasur shërbim shëndetësor, shërbim të gjendjes civile, shërbime të tjera administrativo-qytetare të domosdoshme për një anëtar komuniteti.

Ajo që është problematike dhe me trishtim shpaloset pothuaj në çdo element të shtetit apo shtetarëve tanë është selektimi i evropianizimit për nevoja thjesht pragmatiste dhe të ngushta. Këto etapa vende evropiane kane kohë që i kanë tejkaluar. Koha ka treguar se presioni gjithmonë jep efektin e kundërt në kundërveprim në vend që të shkaktojë rrudhje shkakton  shtrirje më të madhe .

Nga: Redi Shehu

Mendjemadhesia ne jete

Ne emrin e Allahut , Meshiruesit e Meshirebersit! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed a.s., familjen e tij, shoket e tij, dhe mbi te gjithe ato qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Fundit.
Kibri eshte nje term i perdore qe kur eshte krijuar Lehi Mahfull, ku Allahu i madheruar i ka dhene nje sqarim per mbare botet. Ky sqarim ka ardhur tek njerzit nepermjet Profetit tone Muhammed a.s. Mendjemadhesia eshte ajo pune te cilen njeriu e kryen ne ate menyre qe te tjeret te thone: shiko filani eshte i zoti. Apo ka nga ata te cilet nuk e kan bere nje pune dhe thote: e shikon kete e kam bere une, dhe kam vuajtur shume per ta bere.Me e keqja e mendjemadhesise eshte kur njeriun nuk i mbeshtet Allahut te Madheruar.Mendon se eshte i forte dhe haron se Allahu eshte ai qe e mban te gjalle,qe e furnizon qe e ushqen ate. Po ashtu mendjemadhesi eshte edhe kur njerzit kryejne nje pune sa per sy e faqe, qofte namaz,agjerim,sadaka apo edukim.A nuk eshte i mbushur njerzimi me mendjemadhesi? Sigurisht perderisa njeriu nuk i drejtohet rruges se drejte islame.

Allahu i Madheruar ne Kur'an thote:
"Ata qe kundershtojne shpalljen e Allahut pa pasur argument,nuk ka tjeter gje ne zemren e tyre vetem se mendjemadhesi, me te cilen nuk do te arrije qellimin; e ti kerko mbrotje te Allahu i Madheruar, se Allahu te gjithe i degjon dhe i sheh." (Gafir" 56)
Gjithashtu shoqeria sot duhet te ruhet shume nga mendjemadhesia pasi te gjithe jemi rob te Allahut, askush nuk ka te drejte ta mbaj veten te  madh.Me e keqja ne shoqerin e sotme e cila me te poseduar nje makine te bukur apo dicka tjeter i duket vedja se vetem ai ekziston ne kete bote,njerzit i duken si me qene miza. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. thote:
"Nese ndonjeri lavderohet apo e mban veten per te madh, kur vesh ndonje rrobe te bukur dhe e sheh veten ( duke shfaqur mendjemadhesi), Allahun xh.sh do ta fundos ne toke dhe do te lere aty deri ne Diten e Gjykimit." (Buhari: 5790,Muslimi 2088 etj)
Denimi i atij qe ka perqafuar mendjemadhesine dhe nuk eshte drejtuar Allahut per falenderim per rrobat ne trup,per shtepin etj Allahu xh.sh ka pergaditur nje denim te rende qe ne jeten e varrit. Allahu xh,sh do e fundos mendjemadhin ne fundin e tokes me forcen e Tij, dhe para Allahut do te jap llogari diten e Gjykimit.
Pejgamberi yne Muhammedi a.s na ka mesuar se , mendjemadhesia eshte vepra  e cila e ben njeriun te mos e pranojne te verteten, madje e ben ate per ta urryer te verten.
Muhammedi as. thote: "Mendjemadhesia eshte refuzim i se vertetes dhe nencmim i njerezve."(Muslim 91)
Te gjithe ato qe me zemren e tyre dhe me veprat e tyre mbizoteron perulesia ndaj Krijuesit,mbizoteron modestia, Allahu xh.sh si ne kete bote po ashtu ene ne boten tjeter ka pergaditur shperblime per ta.
Allahu i madheruar thote:
"Vendin e perjetshem ua kemi percaktuar atyre, qe nuk duan as mendjemadhesine e as ngaterresen ne toke" (Kasa: 83)
Nderkohe Profeti yne Muhammedi a.s. ka thene:
"Do te tubohen arrogantet dhe mendjemedhenjte Diten e Gjykimit ku do te jene te vegjel si bubureca dhe do te kalojne njerzit mbi ta." (Buhari: 555,Tirmidhiu: 2492)
Njerzit zakonisht ne jeten e perditshme kur zgjidhin ndonje pune,apo problem ose ndihmon ndonje, ecen ne qytet sikur ka ndihmuar e gjithe boten, por ai harron se veten nje person nga ndihmuar edhe tek ai vetem nje problem, dhe per kaq valle duhet te jemi mendjemedhenje?
Allahu xh.sh thote:
"...mos ec neper toke kryelarte, se Allahu i Madheruar nuk di do asnje mendjemadh qe shume lavderohet." (Llukman:18)
Ne kohen e sotme, nevojitet qe njerzit te jene me te dashur mes njeri tjeterit.Te jemi me drejteperdrejte ne ndihmen tone,se nuk ka kuptim njeren ane ndihmojme dike e ne anen tjeter i shesim mend, se kam shtepi te bukur.Kjo eshte shume e rende.Ka nga ato njerez qe mendjemadhesia e tyre ka arritur deri ne ate pike saqe edhe buken e fut ne goje me doren e majte.Ka nga ato qe ne mes te dimrit vesh rroba te holla, per te treguar edhe rroben e tij apo edhe trupin e tij,e harron se ai ne anen tjeter jo vetem se eshte duke bere mendjemadhesi por edhe deme shendetesore.Mjeksia e sotme ka nxjerr nje raport mbi fenomenin e mos lindjes se femijeve tek vajzat, dhe nje nder gjerat me kryesore ishte ftohja ne moshen e rinise te belit te tyre.
Allahu i Madheruar cdo dite na dhuron jeten,shendetin e gjitha te mirat ndersa njeriu thote,i kam krijuar vete,nuk e dua shendetin.Kjo eshte me te vertet nje gje e rende.
Le te lusim Allahun e Madheruar qe te na ruaj nga mendjemadhesia,te kemi zemren e veprat tona te pastra.Lusim Allahun qe te na ruaj nga cdo e keqe  myslimanet ku do qe ndodhen.
Falenderimet dhe lutjet i takojne vetem Allahut, Krijuesit te Gjithesisese dhe Sunduesit te tyre.
Predikuar me date: 23 korrik 2010,Xhamia e re Puke, Im.Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com