Friday, February 28, 2020

Jeta e Bajram Isuf Llukaj (1925-2012)

Bajram Isuf Lluka , foto v.1952
Bajram Isuf Llukaj 1925-2012

Bajram Isuf Llukaj lindi ne vitin 1925 ne fshatin Kabash te Pukes. Bajrami eshte djali i Isuf Llukes. Ne vitin 1935 Bajrami (1) sebashku me bashkeshmoshataret e tij si Jemin Ramadan Kopani (1921-1982), Rexhp Cina, Ali Hasani, Brahim Tahiri, Bajram Istref Arifi, regjistrohet ne Mejtepin e fshatit Kabash per te marr mesimet islame nga imam Sadik Prishtina.
Ne vitin 1947 Bajrami shkon ushtar ne Gjirokaster. Ne ushtri ai punon si furrtar. Sipas djalit te tij Haxhis "Ketu Bjrami behet me azem prej te ciles vuajti shume." Rreth vitit 1948 Bajrami martohet me Misiren e cila ishte prej fshatit Dedaj te Pukes.(2)
Nga kjo martese Bajrami u shtua me keto femije; Milazimin, Isan, Sabrin, Haxhin,(3), Shpresen, Muradijen, Naimin (4), dhe Nazmin.

Nga e djathta: Bajrami, Borja, Misirja, Parja
Gjate jetes se tij Bajrami mbahet mend si nje nder xhematlit me te njohur, qofte ne xhamin e fshatit Kabash po ashtu edhe ne xhamin e qytetit te Pukes. Madje ne xhamin e Pukes Bajram Llukaj sebashku me disa xhematli te tjere si: H.Ibrahim Hoxha, Sadri Rrustemi, dha kontribut per ndertimin e hytbes se xhamise, te cilen e ndertoi Sadik Ram Guri.

Bajram Isuf Llukaj mbahet mend per kontributin e dhene per ringritjen e Myftinise Puke qofte me organizimin e faljes se namazit te teravive dhe per sigurimin e pak librave islam. Ne moshen 87 vjecare (pra ne vitin 2012) Bajram Isuf Llukaj i dorezoi shpirtin Allahut xh.sh.

Bajrami me bashkeshorten Misiren 
Me dore ne brez Bajrami
Foto e bere ne Permet , viti 1946


Pergatiti
Gezim KOPANI


_________
1. Bajrami eshte djali i Isufit, Isufi i Islamit etj. Mendohet se mbiemri "Lluka" ka origjin Pellazge. Djali i tij Haxhia tregon se eshte takuar me Bejtush Maliqin nga Kosova i cili punon si Shef i Kultures ne Komunen e Ferizajt, e ai i ka thene: "Edhe ne Kosove ka Llukaj,"
2. Misirja eshte vajza e Osmanit, Osmani i Bales, Bala i Ahmetit, e Ahmeti i Isenit, e Iseni i Dedit. Ka mendime se emri i fshatit Dedaj ne Puke ka ardhur pikerisht nga emri "Dedi". Thuhet se shtepia  e Brahim Hajradit jane fis Shkreli.
3. Haxhia perfundoj shkollen e larte per Gjuhe Letersi. Pas perfundimit te fakultetit Haxhia emerohet mesues ne shkollen e fshatit Qelez, Bicaj etj. Nga viti 1992-2009 Haxhia punon si specialist ne zyren e Punsimit Puke. Ndersa nga viti 2009-2013 punon si drejtor i Zyres se Punsimit Puke. Haxhia u martua me Sadijen. Sadija eshte vajza e Brahim Hajdarit. Brahimi kishte nje vella te quajtur Ali i cili kishte vra nje ushtar serb. Serbia e kap Aliun dhe e denon me varje mirepo, dega e pemes ku u var kishte qene e dobet per pasoj ajo thehet dhe Alia shpeton. Rreth vitit 1919-20 Aliu vendos te emigroje ne Turqi. Pasi arrin ne Stamboll Aliu udheton per ne qytetin e Burses ku fillon jeten familjare. Me ardhjen e demokracise Sadija sebashku me bashkeshortin Haxhin vizitojne Turqine ku takojne dy vajzat e Alis te quajtur Saliha dhe Feriha Gulen.
4. Naimi eshte nje nder biznesmenet e njohur te qytetit te Pukes. Ai u martua me Kujtesen e cila eshte prej Hasi. Prej kesaj martese u shtuan me: Esma ( Medresiste ne Medresen e Shkodres), Nadin dhe Eljasen. Aktualisht Kujtesa Llukaj eshte antare vullnetare prane Zyres se Gruas Myslimane ne Myftinin e Pukes.

Kongresi i parë Mysliman Shqiptar 1923


Kryetar i pare i Kuvendit te Kongresit Mysliman Shqiptare te vitit 1923 ishte  H.Vehbi Dibra i cili dha fetvane per flamurin Shqiptare. 
Me pas ky kongres nga Gjyqi i Nalte i Sheriatit u quajti Komuniteti Mysliman Shqiptare. Kongresi i pare Mysliman filloj punimet me 24 shkurt deri me 12 mars 1923 dhe mbledhja u zhvillua ne sallen e shoqerise "Djelmia Dibrane". 
Ne kongres moren pjese 36 delega ku shtat prej tyre ishin deputet.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Tuesday, February 11, 2020

Ja si vlersohej familja kohe me pare


Kohe me pare , pikerisht gjate Perandorise Osmane tregohet dicka shume e vyer e cila tregon vlerat kulturore te kohes. Kryesisht portat e shtepijave kishin dy çekiç per te trokitur. Njeri çekiç ishte i madh e tjetri i vogel. Kur trokitja behej tek çekiçi vogel kuptohej se trokitesi ishte grua dhe rrjedhimisht hapesi i portes duhet ta bente nje grua. Kur trokitja behej tek çekiçi i madh kuptohej se trokitesi ishte burre dhe rrjedhimisht porta duhet te hapet nga nje burre.
Po ashtu tregohet se kur ne nje shtepi kishte te semur, tek porta vendosnin nje buqet me trendafila te kuq, dhe kjo behej qe kalimtaret apo shitesit te mos benin zhurme me qellim mos trazimin e te semurit.

Sunday, January 19, 2020

Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982
Jemin Kopani 1921-1982

Jemin Kopani ka lindur me 19 shtator 1921 ne fshatin Meçe te Pukes. Babai i Jeminit quhej Ramadan (Ramadani eshte djali i Manit, Mani i Islamit, Islami i Nezirit, Neziri i Imerit, Imeri i Muses)(1) ndersa nena Zoje (bije prej fshatit Iballe).
Rreth moshesh 13 vjeçare sebashku me Bajram Isuf Lluken ka ndjekur Mejtepin e fshatit Kabash Puke ku mori mesim nga imami Sadik Prishtina....

Per me teper kliko ketu: http://gezimkopani.com/2019/12/28/jeta-e-jemin-ramadan-kopani-1921-1982/


Pergatiti
Gezim KOPANI



_________
1. Familje e dal nga fisi i Kabashit

Kuvendi (Mexhlis) i Kajmekamit te Pukes

Xhamia Koder Hanit Puke

Kuvendi (Mexhlis) i Kajmekamit te Pukes

1.Ismail Efendi, Kajmekam
2.Haxhi Ahmet Efendi, Sekretar
3.Ismail Osman Aga (i zgjedhur nga populli)
4.Muhtar (Myftar) Aga (i zgjedhur nga populli)
5.Nu (Novi) Mark Aga (i zgjedhur nga populli)

(Sipas "Iskodra Vilayet Salnamesi", 1897 (H.1315), fq.123)

Duhet sqaruar se Ismail Efendi eshte Ismail Aga i fshatit Kryezi-Puke , e disa thone se eshte ai Laçajve-Puke.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Thursday, January 2, 2020

Dhjete vite publikime


Te nderuar lexues!

Viti 2020 shenon 10 vjet publikme ne blogun tim. Kjo iniciativ do vazhdoj edhe ne te ardhmen. Publikimet do vazhdojne qofte ne kete blog https://gezim-kopani.blogspot.com/ qofte edhe tek web faqja ime http://gezimkopani.com/

Duke ju uruar cdo te mire !
Gezim Kopani

Friday, December 27, 2019

Nga kujtimet e udhetimit te Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Dr. Behxhet Shapati


"...U nisem prej Shkodres aty kah ora 11 dhe kadal po e leme prapa qytetin e madh e trimeror te shqypes. Rruga cante fushen deri diku. Pasi kortezhi i tri maqinave t'ona e kaloi kete cope rruge, filluam te ngjitemi perpjete malesh. Po shkoshim per ne Puke. Filluane dredhinat dhe gjarperimet e zakonshme te maleve t'ona..."

Per me shume kliko ketu: http://gezimkopani.com/2019/12/14/nga-kujtimet-e-udhetimit-te-kryetarit-te-komunitetit-mysliman-te-shqiperise-dr-behxhet-shapati/


Pergatiti
Gezim Kopani 

Friday, August 23, 2019

Sofra e Perjetesise ne xhennet


Ebu Is'haku transmeton prej Harithit se Aliu ka thenese Profeti Muhammed a.s ka treguar: Kur banoret e xhenetit te jene bere banor te tij, do u shkoj meleku i cili do u thote: Allahu xh.sh  ju urdheron qe ta vizitoni. Banoret e xhennetit do mblidhen, ne ate kohe Allahu xh,sh do urdheroj Profetin Davud a.s. qe te kendeoj me zeri e tij te bukur tespih dhe tehlile dhe me pas do te shrtohet Sofra e Perjetesise. Te pranishmit thane: O i derguari i Allahut cfar eshte Sofra e Perjetesise? Muhammedi a.s. tha:Ajo eshte nje sofer ku nje kend apo nje cop i saj eshte me e gjere se largesia mes lindjes e perendimit. Aty do te ushqehen, do te pine dhe do te vishen dhe me pas banoret do te thone: Nuk ka mbetur asgje tjeter vecse te shohim fytyrenn e Zotit tone. Atehere Allahu xh.sh do tu zbulohet atyre dhe ata (banoret) do bien ne sexhde."

Pergatiti
Gezim Kopani

Per me shume kliko ketu; http://gezimkopani.com/2019/08/23/sofra-e-perjetesise-ne-xhennet/

Thursday, May 30, 2019

Tani e ne vazhdim me ndiqni ne web faqen time te re

Te nderuar ndjekes dhe lexues te publikimeve te mija!

Ju bej me dije se tani e ne vazhdim nuk do publikoj me ne kete blog pasi kam hapur web faqen te re me emrin tim http://gezimkopani.com/ 



Kjo eshte pamja e web faqes time
Duke ju falenderuar qe me lexoni dhe me ndiqni!
Gezim KOPANI 

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com