Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Thursday, January 20, 2011

Shenjat e "Kijametit" pjesa I

Falenderimi i takon vetem Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme, falje dhe mbeshtetje duhet te kerkojme. Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi Profetin Muhammed a.s. familjen e tij, shoket e tij dhe mbi te gjithe ato qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Fundit.

Nje nder predikimet me te vjecanta te Pejgambereve dhe te Imameve eshte ajo mbi shenjat e Kijametit. Kjo pasi shenjat qe permenden nga ajetet e Kur'anit por edhe nga thenjet e Profetit Muhammed a.s. eshte se Allahu i Madheruar njofton besimtaret e tij, qe te ruhen nga keto shenja.
Nje nder pikat qe myslimani duhet te besoje eshte edhe besimi ne shenjat e Kijametit  pra Dites se Fundit. Besimi ne keto arritet vetem me devotshmeri ndaj Allahut te Madheruar.
Allahu i Madheruar thote ne Kur'an:
"....dijeni se pajisja me e mire eshte devotshmeria..." (Bekare: 197)
Pra devotshmeria eshte celesi i suksesit ne besim.Celesi i udhezimit.Ceelesi i suksesit dhe fitimi te dashurise se Allahut te Madheruar.
Njerezit duke besuar ne Diten e Fundit pranojne fuqine e Allahut te Madheruar, e kush pranon fuqin e Allahut sunduesit dhe Krijuesit te gjithckaje do fitoje dashurine e Allahut te Madheruar. Besimi ne Diten e Fundit eshte dicka e fshehte te cilen mendia nuk mund ta imagjinoj dote, por besimtari mysliman, i nenshtruar Allahut te Madheruar beson ne ato pasi Ai e ka bere te qarte ne Kur'an. Myslimanet besojne Diten e Fundit pasi besimi ne te eshte shperblim me Xhennet dhe mosbesimi ne Diten e Fundit eshte denim me Xhehennem.
Dita e fundit ka nje rendesi te vecate aq sa Allahu i Madheruar ne Kur'an ka vendosur nje sure me emrin "Kijame" Pervec kesaj, Allahu i Madheruar Diten e Fundit si dhe shenjat e Kijametit i ka permedur edhe ne suret e tjera te Kur'anit si: Bekare,Ali Imran,Kehf,En-Am,Et-Tegabun etj.
Kur besimtaret predikojne mbi shenjat e Kijametit apo mbi Ditene  Fundit perballem me mendimet: Kush erdh nga ajo bote pasi vdiqen? Kjo nuk duhet te na shqetesoj pasi kete gje Allahu i Madheruar e ka permendur edhe ne Kur'an ku thote:
"....Njeriu deshiron te gaboje sa te jete gjalle dhe pastaj pyet: "Kur do te jete Dita e Kijametit?"...."
                                                                                      (Kijame:5-6)
"Mohuesit mendojne se nuk do te ringjallen. Thuju: Po!Per Zotin tim, me siguri qe do te ringjelleni e pastaj do te njoftoheni per ate qe keni bere!..."
                                                                                      (Et-Tegabun:07)
Cdo kush qe ka dyshime per Kijametin eshte ne nje humbje te sigurte.Ky dyshim nuk eshte i rastesishem dhe vjen vetem tek ato te cilet nuk falen,nuk agjerojne, nuk besojne ne Kur'anin. Per kete Allahu i Madheruar thote:
"Ai i ringjalle te vdekurit, se Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje dhe se Ora (Kijameti) do te vije, gje per te cilen ska dyshim dhe se Allahu do t'i ringjalle ata qe jene ne varre."
                                                          (Per me shum shiko: Ja Sin: 78-79)
Ajeti i mesiperm siguron mohuesit e Kijametit se , me siguri qe Kijameti do te vije, dhe se ringjallja eshte e sigurte. Madje Allahu i Madheruar permend vorrin, ne te cilin te gjithe do te shkojme.
Allahu i Madheruar i ka dhene disa emra dites se Kijametit.Edhe kjo eshte nje fshetesi e Allahut se cila eshte urtesia e emrave te shumte qe ka dita e Kijametit.
Allahu i Madheruar nepermjet Kur'anit na ka mesuar keto emra te dites se Kijametit:

1.Dita e Ringjalljes  ( Shiko suren: Rrum:56)
2.Dita e Gjykimit     (Shiko suren: Fatiha: 3)
3.Dita e Ores             (Shiko suren: Gafir: 59)
4.Dita e Pikellimit       (Shiko suren:Merjem:39)
5.Banesa e fundit       (Shiko suren:Ankebute:64)
6.Dita ne te cilen njerzit therrasin njeri - tjetrin (Shiko suren:Gafir:32)
7.Dita e Ndarjes            (Shiko suren:Safat:21)
8.Banesa e Perhershme (Shiko suren: Gafir: 39)
9.Dita e Llogarise          (Shiko suren:Sad:53)
10.Dita e Mbledhjes      (Shiko suren:Shura:07)
11.Dita e Amshimit        (Shiko suren: Kaf:34)
12.Dita e Kercenimit      (Shiko suren:Kaf:20)
13.Dita e Daljes             (Shiko suren:Kaf:42)
14.Dita e Ngjarjes         (Shiko suren:Uakia:01)
15.E verteta e pashmangshme (Shiko suren:Hakkak:1-2 etj)
16.Gjema e Madhe         (Shiko suren: Naziat: 34)
17.Dita e Aferme            (Shiko suren: Nexhm:57)
18.Dita e Ushtimes          (Shiko suren: Abese: 33)
19.Dita e Gjemimit          (Shiko suren: Karri'a 1-2 etj)

Profeti Muhammed a.s. na ka lajmeruar per gjerat qe do te ndodhin ne te ardhmen.

Transmetohet  nga Sahabet se Muhammedi a.s. ka thene:

"Nje dite, Muhammedi a.s. mbajti nje hytbe ku nuk la gje pa permendur deri ne Diten e Kijametit.Ate (hytben) e mbajti mend kush e mbajti dhe e harroi kush e harroi."
Hudhejfe thote: " Muhammedi a.s. nme ka njoftuar per cdo gje qe do te ndodhin deri ne Diten e Kijametit.Edhe per te gjitha i kam bere pyetje Profetit Muhammed a.s. pervec se nje pyetje e cila eshte: "Cfare ka per t'i nxjerr banoret e Medines prej saj?"
Pas hytebes, Muhammedi a.s. zbriti dhe fali namazin e Drekes, dhe pasi fali namazin u ngjit perseri ne hytbe dhe ka mbajtur hytbe derisa hyri koha e namazit te ikindise. Pastaj zbriti dhe fali namazin e Ikinides, pas namazit ai u ngjit perseri ne Hytbe dhe foli derisa hyri koha e namazit te Akshamit."
                                                              (Trans: Buhari "Kaderi-11/494",Muslimi)

Trasmetohet prej Hudhejfe ibn Jemani qe thote:
"Hz. Muhammed a.s. po predikonte nje here tjeter per Kijametin, dhe une ndodhesha aty, por kete here une po numeroja shenjat e Kijametit, ku permend: "Prej shenjave te Kijametit qe dallohen jane tre sprova.
1.Sprova e eres 2.Sprova te vogla 3. Sprova te medha." ( Muslimi)

A ka ndonje qe din kur do te ndodhe Kijameti?

Te nderuar besimtare! Sic mund te keni ndigjuar eshte prodhuar nje film qe ka titull nese nuk gabohem " 2012 fundi i botes" Ne fakt ky eshte nje shkas qe njerezit te hyjne ne gjynah pasi ndodhin e Kijametit nuk e din askush pervecse Allahu i Madheruar.
Allahu i Madheruar thote:
"Te pyesin o Muhammed rreth (Ores) Kijametit. Thuaju: Ate e di vetem Zoti im." (Araf:187)
Nese i shikojme me kujdes idete e hartuesve te filmave dhe menyren se si do jete fundi i botes, me plot gojen themi se ato keto ide apo hartime filmas i kane marr nga libri yne i Shejte Kur'ani i Madheruar.
Allahu i Madheruar thote:
"Dita e Kijametit do jete e rende per qiejt dhe token. Ajo do te vije totalisht papritmas."
                                                                                                (Araf:187)

Edhe Profeti Muhammed a.s. nuk e ka ditur kohen kur do te ndodh Kijameti edhe pse eshte i vetmi Pejgamber qe ka treguar per shenjat e Kijametit.
Nje rast e kan pyetur Muhammedin a.s se Kur do jete Kijameti? Ai ka thene: "I pyeturi nuk di me shumse se pyetesi."
                                                                                 ( Imam Buhari)
Te njejten gje kemi edhe ne Kur'an ku Allahu i Madheruar thote:
"Te pyesin ty, a thua se ti e di .."
                                                       (Araf: 187)

Edhe Pejgamberet e tjere nuk e kane dhe nuk e dine ndodhin e Kijametit.Kur Hz. Muhammed a.s beri udhetimin e ti naten e Israste transmetohet nga Imam Ahmedi se Hz. Muhammed ka thene:

"Gjate udhetimit ne naten e Israse takova Hz. Ibrahimin a.s.,Hz.Musane a.s., dhe Hz.Isa a.s.. Ato po bisedonin me njeri - tjetrin rreth Kijametit. E ne fillim ia drejtuan si pyetje Hz. Ibrahimit a.s. e ai tha: Une nuk kam njohuri rreth kijametit.Pastaj ju drejtuan Hz. Musase a.s. i cili tha: Edhe une nuk kam dituri rreth Kijametit. Pastaj ju drejtuan Hz. Isa a.s. i cili tha: "Ndodhin e Kijametit nuk e di askush pervec Allahut te Madheruar. Zoti im me ka premtuar se para Kijametit do te dal "Dexhali" e kur te dal ky, une do te kem ne dore dy shkopinj. Dexhali sapo te me shohe ka per tu shkrire ashtu sic shkrihet plubi, e Allahu pas kesaj do e shkaterroj."
                                                                              (Imam Ahmedi)

Vazhdon....
_____________________
Pergaditi: Imam Gezim Kopani
Hytbia e Xhumase date: 21.01.2011
Xhamia e qytetit Puke

No comments:

Post a Comment