Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Monday, November 17, 2014

Shenjat e Kijametit qe kan ndodh, dhe qe priten.

Falenderimi i takon vetem Zotit te Gjithesise! Vetem Allahun e falenderojme dhe vetem nga Ai
ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi profetin Muhammed a.s.

Ne shume takime e hytbe kam shtjelluar "Shenjat e Kijametit" kete here ne menyre specifike do mundohem te permend disa nga Shenjat e Kijametit qe ende nuk kan dalur.


-Deformimet, Shafitja e tokes

Kur njerzia te filloj te shohin grate te hypin "shales" kur te deshmohet rrejshem, kur te shtohet muzika, kur myslimanet te pijne, perdorimi i arit dhe argjendit ne orendi, dhe kur te burrat te shkojne me burrat dhe grat me grat ; eshte pikerisht koha kur pritet te ndodhin deformime te njeriu nga njeri ne dicka tjeter si dhe shafitjet e tokes.

Hz.Muhammed a.s. thothe:

Trans nga Ebu Hurejre se Muhammedi as. ka thene: "Betohem ne Zotin qe me dergoi mua me te verteten se , nuk do te marr fund kjo bote para se t'ju ndodhin njerezve shafitja e tokes, deformimet tek njeriu nga nje qenie ne qenie tjeter dhe hedhja (goditje) nga qielli. Shoket i thane: Kur do te ndodh kjo? Hz.Muhammed a.s. tha: Kur te shikosh grate qe u kane hipur shaleve, kur te deshmohet rrejshem, kur te shtohet muzika, kur te pijne myslimanet ne ene te lyer ne ar dhe argjend dhe kur burrat te shkojne me burrat dhe grate me grate."

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Nuk do te ndodhe Kijameti para se te shtohet pasuria dhe te teprohet, saqe njeriu do te nxjerre zekatin e pasurise se tij e nuk do te gjeje askend qe t'ia pranoje ate. Nuk do te ndodhe Kijametit derisa te shnderrohet toka e Arabise ne kopshte e lumenj." (trans, Ebu Hurejre)

-Te folurit e egersirave dhe te gjerave te ngurta


Ne kohen e hz.Muhammedit a.s. nga nje bari eshte regjistruar nje ngjarje e pa degjuar me pare. Teksa nje dite nje bari po kulloste delet, pa pritur delet i sulmoi nje ujk. Bari vrapi dhe arriti tia heq. Ujku u ul dhe i thote bariut: A nuk ke turp, a nuk i friksohesh Zotit ma more rriskun qe Zoti kishte shkruar per mua? Bariu i habitur tha: Mos vall jam cmendur?!Ujku flet si njeri! Ujku tha: Deshiron te te tregoj dicka me te cuditshme se kjo? Bariu i habitur trebi ujkun dhe u drejtua per ne Medine per te takuar hz.Muhamed a.s.  te cilit i tregoi se cfare kishte ngjare. Hz.Muhammed a.s. pasi degjoi refimin e bariut, udheroi shoket qe te ftohen besimtaret per namazit ndersa bairut i tha: Tregoju besimtareve ngjarjen. Bariu ashtu beri. Me pas hz.Muhammed a.s. tha: "Betohem ne Allahun xh.sh ne doren e te Cilit ndodhet shpirti im se; nuk do te vije Kijameti perderisa egersirat mos t'u flasin njerezve, e skaji i kamxhikut t'i flas njeriut dhe lidhset e kepuceve te tij, dhe derisa te mos lajmeroje kafsha e tij se cfare beri gruaja e tij pas tij." (Imam Ahmendi)

-Ardhja e imam Mehdiut

Kur do shfaqet imam Mehdi do ve drejtesi mbi toke.  Ai do jete nga familja e hz.Muhammed a.s.
Hz.Muhammed a.s. thote:
"Nuk do te perfundoje kjo bote para se t'i zoteroje arabet nje njeri nga familja ime, emri i tij eshte i ngjashem me emrin tim." (Ibn Mesudi)

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Sikur te mbetet nga kjo bote vetem edhe nje dite, do ta zgjaste Allahu xh.sh ate, qe te dergoje nje njeri nga familja ime. Emri i tij dhe emri i babait te tij jane te ngjashem me emrin tim dhe me emrin babait tim. Ai do ta mbushe token me drejtesi sikurse eshte mbushur me mizori."

-Paraqitja e nje kodre ari ne lumin Eufrat

Hz.Muhammed a.s. ka thene:

"Lumi Eufrat eshte gati te zbuloje nje thesar me ar, ai qe do qelloj aty te mos marr nga ai asgje."

Ne nje thenje tjeter hz.Muhammed a.s. thote:

"Nuk do te ndodhe Kijameti derisa te mos zbuloje Eufrati nje koder me ar, per te cilin do te luftojne njerezit dhe ne 100 njerez do te vriten 99 veta, cdonjeri prej tyre do te thote: Ndoshta une do shpetoj." (Muslimi)

-Rrethimi i muslimaneve ne Medine

Hz.Muhammed thote:

"Gati jane muslimanet te rrethohen ne Medine."

-Paraqitja e mbretit el-Xhehxhah (Bertitesi i madh)

 Hz.Muhammed a.s. thote:

"Nuk do te kaloje dita dhe nata pa e marr pushtetin nje njeri nga muslimanet joarab i quajtur Xhehxhah."

-Trazirat, perqarjet e Zeze qe do e ndjek pas (Ahlasit), kriza per shkak te begatis (Serra) dhe nje fatkeqsi qe do i kaploj njerzit (Duhejme)

Abdullah ibn Umeri r,a tregon:

"Ishim te ulur afer hz.Muhammedit a.s. dhe po permendim shenjat e kijametit. Hz.Muhammed a.s. permendi trazirat e Ahlasit, Serrase dhe Duhejmes. Njeri nga shoket e pyeti: Cfare eshte Alhasi?
Hz.Muhammed a.s. tha: Ajo eshte trazira e ikjes dhe rrembimit (te pasurise e te familjes) Pastaj do te vije trazira e Serrase, ardhja e saj apo e keqja e saj eshte nen kembet e mia, nje njeri nga familja ime mendon se eshte i imi, por ai nuk eshte i imi, sepse familja ime eshte e devotshme, pastaj tubohen njerezit rreth nje njeriu sikurse kerdhokulla e brinjeve (jo stabel) pastaj do te vijne trazirat e Duhejmes e cila nuk do te leje asnje nga ky ummet qe nuk do te goditet, e kur thuhet se u nderpre, ajo do te zgjatet, gdhine, atehere njeriu besimtaret ngryset pabesimtar, derisa te ndahen njerezit ne dy grupe; grupi i besimtareve pa dyfytyrsi dhe te tjeret pa iman(besim). Kur kjo te ndodh pritni dexhalin, ate dite apo te nesermen."

-Tri shafitjet e tokes

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Nuk do te ndodhe Kijameti para se te shihni 10 shenja, e ne mesin e tyre 3 shafitje te tokes; nje ne lindje, nje ne perendim dhe nje ne gadishullin arabik."

-Dalja e dexhalit

Dexhal d.mth; ai qe genjen, ose genjeshtar i madh. Dexhali eshte sporvimi me i madh i historise njerezore. Dexhali eshte cifut,i verber me nje sy, Edhe tek fete e tjera njihet si "Antikrishti" te cilin e ka permend edhe hz.Isa a.s.

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Seriozisht ju keshilloj per ate, dhe nuk ka te derguar qe nuk keshilloi popullin e tij per te, por une do tju tregoj dicka per te, qe te derguarit e tjere nuk ua thane popujve te tyre. Ai (dexhali) eshte i verber me njerin sy, ndersa Zoti nuk eshte i verber."

-Thatesia dhe uria para lajmerimit te dexhalit


Hz.Muhammed a.s. thote:

"Para daljes se dexhalit do kete tre vite te veshira. Njerezit do ti kaploje uria e madhe, ne vitin e pare Allahu e urdheron qiellin te nderprese te treten e shiut dhe token e urdheron ta nderpreje te treten e bimeve te saj. Ne vitin e dyte urdheron qiellin te ndale 2/3 e shiut po ashtu edhe tokes. Ne vitin e trete udheron qiellin ta ndale shiun ne pergjithesi e nuk bie asnje pik shiu dhe udheron token ti ndale te gjitha bimet e saj, e nuk mbine asnje bime dhe cdo gje do te zhduket pervec asaj qe Zoti deshiron." (Ibn Maxhe)

-Vendi nga do dal dexhali

Hz.Muhammed a,s thote:

"Dexhali do te dale nga nje toke ne lindje, Horasan (ne lindje te Iranit ne kufi me Afganistanin)" (Ebu Bekri)

-Lufta el-Melhametul Kubra dhe çlirimi i Stanbollit

Kjo ndodhi eshte e permendur edhe ne lirin e "Apokalips ne Dhejaten e Re" shih 14:19-20)

Hz.Muhammed a.s. tregon:

"Nuk do te vije Kijameti para se te zbresin romaket ne A'emak ose Dabik (vende ne Siri afer qytetit te Halebit) Atehre, u del atyre perpara nje ushtri nga Medina, njerezit me te mire mbi toke ate dite, e kur te rreshtohen ata per lufte thone romaket: Lirona rrugen ti luftojme ata qe na kane share. Muslimanet thone: Jo per Zotin, nuk largohemi nga ju e nga vellezerit tane, atehere ata luftojne. Nje e treta e tyre peson disfate, dhe Allahu nuk do i fal, pastj 1/3 tjeter vriten, ata jane deshmore me te mire te Allahut, e 1/3 e fundit nuk bien ne sprove asnjehere dhe ata e çlirojne Konstantinopojen derisa ata ndajne pasurine e luftes dhe derisa shpatat e tyre i kane varur ne ullinj. Shejtani thote: Dexhali ka ardhur te familjet tuaja, e kthehen ata por ajo ishte genjeshter. Kur ata arrin ne Siri, del Dexhali e derisa ata jane duke u pergatitur per lufte, i rreshtonje rradhet dhe thirren per faljen e namazit. Zbret hz.Isa a.s. i biri i hz.Merjemes as. dhe u ehet udheheqes. Kur armiku dexhali e sheh hz.Isane a.s. tretet si kripa ne uje, e sikur ta linte Allahu do te tretej krejtesish, por Allahu xh.sh e vret ate nga dore e hz.Isa a.s e ua tregon muslimaneve."

-Zbritja e hz. Isa a.s.

Allahu xh.sh thote:

"Ata (çifutet) as nuk e mbyten e as nuk e gozhduan Isan a.s., por atyre u perngjau ashtu. Ata qe nuk u pajtuan rreth mbytjes se tij, jane ne dyshim per kete vrasje. Prandaj ata nuk kane kurrfare dije pervec supozimit. Dhe ai nuk u vra .Jo, por Allahu ate e ngriti tek Ai. Allahu njemend eshte i plotefuqishem dhe i dijshem. (En Nisa 157-158)
"Ai Isaii a.s. eshte shenje e kijametit." (Ez Zuhruf 61)
"Nuk ka asnje nga ithtaret e librit (hebrenjte dhe te krishtere) qe nuk do ti besoje atij Isaut para vdekejes se tij (ne kohen para kijametit) ne ditene  Gjykimit ai do te deshmoje kunder tyre." En Nisa 159)


Shenim: Ketu kam permendur disa nga shenjat me te medha.

Pergatiti: Gezim Kopani

17 nentor 2014

Tuesday, November 11, 2014

Modestia e hz.Muhammed a.s. (Paqja qofte mbi te)

Profeti Muhammed a.s. edhe pse ishte udheheqes i nje populli, ishte njeriun me modest se te gjithe. Edhe pse ndjekesit shtoheshin hz.Muhammed a.s. vazhdonte te ishte edhe me modest.

Hz.Muhammed a.s. ka thene:
"Jane tre lloje njerezish me te cilet, diten e kiametit, Allahu xh.sh do te flase, te cilet nuk do ti shohe fytyren dhe nuk do ti nxjerr te paster. Dhe per ata do kete nje ndeshkim. Shoket e pyeten hz.Muhammedin a.s. kush jane keto? Hz. Muhammed a.s. tha: Jane ata qe ecin duke hequr zvarre rroben me mendjemadhesi, qe mbahen te medhenje per te miren qe kan bere duke u betuar ne genjeshtera, perpiqen ta shesin mallin me nje cmim te mire." (Muslimi)

Allahu xh.sh porositi hz.Muhammed a.s. e me pas edhe besimtaret ne Kur'an qe te sillen me thjeshtesi.

Allahu xh.sh thote:

"Sillu me thjeshtesi ndaj besimtaareve qe te ndjekin ty." (Shura 26/215)

Nje dite i Derguari i Allahut xh.sh ishte ulur dhe po kuvendonte sebashku me Xhebrailin. Ne nje cast nga qielli zbriti nje melek. Xhebraili a.s. tha se ishte hera e pare qe ai melek zbriste nga qielli, Meleku tha: "O Muhammed ! Mua me dergoi Zoti i Madheruar tek ti! Ai te pyet: A deshiron te jesh  pejgamber sundimtar, apo nje pejgamber rob i Zotit? Hz. Muhammed a.s. po nga Xhebraili dhe ai duke ia bere me shenje thjehtesine tha: O i Derguari i Allahut! Tregohu i thjeshte ndaj Zotit te Madheruar! Atehere, i Derguari i Allahu xh..sh tha: "Deshiron te jem pejgamber i devotshem, rob i Zotit!" (Ibn Hambel)

Thjeshtesia eshte nje nder elementet me te rendesishme te myslimanit. Ai qe eshte modest ka nje nder virtytet e besimtarit "rob te Allahut xh.sh". Me thjeshtesi myslimani fiton kenaqesin e Allahut xh.sh.

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Ata qe , per hir te Allahut xh.sh tregon nje grade thjeshtesi, edhe Allahu xh.sh e larteson nje grade." (Ibn Maxhe)

Ne nje thenje tjeter hz.Muhammed a.s. thote:

"Allahu xh.sh me urdheroi: Behuni aq te thjeshte saqe askush te mos i mbahet i madh ndaj askuj dhe askush te mos i beje padrejtesi askujt." (Muslimi)

Tregohet ne nje rast se hz.Muhammed a.s. urdheroi shoket qe te thernin nje qeng e ta piqnin. Nje nga shoket i tha: O i Derguari i Allahut xh.sh ta ther une? Tjetri tha: ta rrjep une? Tjetri tha: ta pjek une? Atehere hz.Muhammed a.s. tha: Meqe qenka puna keshtu, mua me mbetet te mbledh dru!

Gezim Kopani
Teme e mbajtur gjate nje takimi me intelektual ne qytetin e Pukes
Nentor 2014

Friday, October 17, 2014

Kush e nisi luften me Serbë?

"Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past Rahmet!
Osman Hoxha e Bram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
S'i mban toka, s'i mban deti!

(Marr nga  "Visaret e Kombit, vll,IV.Tirane 1939, fq.58-59)




Osman Hoxha ishte imam i Myftinise se rrethit te Pukes per fshatrat Kulumri, Xathe dhe Flet.

Baram Haziri ishte myezin i xhamis se fshatit Kulumri dhe shume here shoqeronte imam Osman Hoxha.
Osman Hoxha dhe Baram Haziri me 12 nentor te vitit 1912 luftuan ball perball me ushtaret serb . Sapo divizioni serb me emrin famkeq "Drina" arriti tek mulliri i Fletit, imam Osman Hoxha qe kishte zene vend mbas Hanit te Fletit, u vuri pushken. Ne vend vrau tre ushtare serbe.

Fshati Flet ndodhet ne rrethin e Pukes dhe banohet nga mysliman dhe katolik. Eshte fshat i njohur pasi aty ka pas kaluar edhe "udhmadhia"

Shenim: Kete publikim e bera si kujtese qe te mos harrohen ngjarjet e Serbeve kur ata kan hyre ne teritorin e rrethit te Pukes, pasi ata u rishfaqen serish ne ndeshjen Serbi-Shqiperi 14.10.2014
Pergatiti: Gezim Kopani

Krenar qe jam Shqiptar !

Thellesisht shpreh keqardhje per ate qe ndodhi ne stadiumin e Partizanit te Beogradit, ne ndeshjen Serbi-Shqiperi. Serbia edhe nje here e tregoi fytyren e saj. Cfare vlen ajo reklama e UEFA "Stop Racizmit?" Nje respekt te vecante dhe te shtuar dy lojtareve te Kombetares sone Xhakes dhe Liles te cilet nuk lan flamurin e "Shqiperise se Madhe" per te rene ne toke.
Krenar qe jam Shqiptare!

Sunday, October 12, 2014

Profeti Sulejman dhe milingona

Profeti Sulajeman a.s. pyeti nje dite nje milingone:
Sa ushqim te nevojitet per nje vit?
Ajo u pergjig: Tre kokra gruri.
Hz.Sulejman a.s. e mori dhe e mbylli ne nje kuti, ku gjendeshin tre kokra gruri. Pas nje viti e hapi kutine dhe pa se milingona kishte ngrene nje koker e gjysem.
I çuditur i tha: Po ti sukur haje tre kokra ne vit?
Milingona u pergjigj: Kur isha e lire e dija se Zoti nuk do me harroje as dhe nje dite. Kur me kyçe ne kuti, u friksova se ti mund te me harrosh, prandaj vendosa ta kursej gjysmen per vitin e ardhshem."

Dashuria ndaj Atdheut urdher nga Krijuesi i Gjithesise.

Ne emer te Allahut Meshiruesit, Meshireberesit.

Myftininia e rrethit te Puke si nje nga institucionet me te vjetra te rrethit te Pukes eshte nga te pakta institucionet qe kane dhene kontribut real dhe faktik ne formimin e shtetit shqiptare.
Eshte pikerisht Myftinia e rrethit te Pukes e cila hapi dyert e saj per trimat pukjan te cilet luftonin per mbrotjen e Atdheut. Kjo levizje e Myftinise se rrethit te Pukes nuk erdh spontalisht, por krejt natyrshem pasi feja islame thote: "Njeriu ka per detyre te luftoj per keto gjera: 1.Mbrotjen e Atdheut, 2.Mbrotjen e nderit, 3.Mbrotjen e familjes, 4.Mbrotjen e pasurise..."
Edukimi i hoxhallareve pukjan me keto mesime kaq te shejta, beri qe nje dite zbatoheshin. Hoxhallaret pukjan ne vitet 1880 deri 1940 kan qene nje nder pikat kryesore per Atdheun. Hoxhallaret pukjan nepermjet nxenesve te tyre, te cilet tashme te rritur e te edukuar ne frymen  familjare dhe Atdhetare, ishin gati te mbronin Atedheun i cili po perballej me kercenime te ndryshme. Per realizimin e kesaj ne disa raste hoxhalaret ne Mejtepet e fshatit Kabash, Qerret te strehonin trimat pukjan. Nuk munguan rastet kur hoxha te merrte pjese edhe vete ne keto levizje sic eshte rasti i Lidhjes se Prizrenit.
Perveç kesaj kleriket mysliman ndryshe nga te tjeret nepermjet Myftinise Puke u mor vendim qe: "Ne Mejtepet e Pukes perveç lendeve islame, te mesohet shkrim e lexim te gjuhes shqip."
Ky qe nje vendim i veshtir pasi kete detyre nuk e mori as vete shteti i brishte i asaj kohe. Sipas arkivit te Myftinise se rrethit Puke, antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, Prof.Xhemal Meçi, Mustaf Arifi, Besnik Lluka, Basri Selimaj, Halit Ringaj etj si dhe besimtaret te ndryshme mysliman kemi se:
"Nga mejtepet qe administronte Myftinia e rrethit Puke nga viti 1900 deri ne vitin 1936, brenda 36 vitesh kan mesuar shkrim e lexim ne gjuhen shqiper afersisht: 550 nxenes. Nga keto 456 djem dhe 63 vajza." Sipas te dhenave gojore dhe te pak nxenesve te ngelur gjalle kemi kete pasqyr:
1.Mejtepi Koderhani Puke 170 djem, 18 vajza
2.Mejtepi i fshatit Qerret 100 djem, 15 vajza
3.Mejtepi i fshatit Kabash 80 djem, 13 vajza
4.Mejtepi i fshatit Micoj  30 djem, 7 vajza
5.Mejtepi i fshatit Iballe 50 djem, 8 vajza
6.Mejtepi i fshatit Kulumri 25 djem, 2 vajza

Siç shikohet Mejtepet ne keto vite ishte nje nder bazat per arsim e dije. Numri i madh i nxenesve qe moren mesim ne keto Mejtepe pa diskutim eshte fale punes qe benin hoxhallaret e rrethit te Pukes ku permend:
1. Hoxhe Sadik Prishtina; i cili ishte hoxha i pare ne rrethin e Pukes pas hoxhallareve Turq qe rinderoi Mejtepin e fshatit Kabash i cili ka qene ball perball me Xhamin e fshatit Kabash. Mejtepi ka pas nje dhome te vogel per mesim pasi pjesa tjeter perdoresh edhe per hoxhen. Mesimet ne mejtepin e Kabashit jane vazhduar regullisht. Nga rezultatet e medha qe pat Mejtepi i Kabashit beri qe perveç femijeve te fshatit Kabash te regjistroheshin ne te por edhe femije edhe nga fshatra te tjeres si: Meçe, Buhoti, Lajthiza etj.
2. Zenel Hoxha; nepermjet detyres qe kishte ne ate kohe si Myfti i rrethit te Pukes, vemendje te veçante i kushtonte takimeve me njerezit por nuk linte pas dore Xhamin dhe Mejtepet, sidomos Mejtepin e Pukes, Qerretit dhe Kabashit.
3.Asllan Hoxha; si nje imam i rregullt ne xhamin e Rrypes dha kontribut edhe ne Mejtepin e Pukes duke u dhene mesime islame femijeve pukjan. Prej Asllan Hoxhes mesuan edhe nxenes te cilet me vone u bene imam dhe myfti.
4.Pa dyshimm kontribut te veçante ne Mejtepet e Pukes ka dhene edhe imam Shaban Rexha i cili ndertoi Mejtepin e fshatit Micoj dhe me vone edhe shkollen e pare shqipe te miratuar nga Ministria e Arsimit ku u be edhe mesues.
5.Kontribut te paçmuar ne mesimet e fese islame dha edhe imam Qazim Nushi. Ai duke sfiduar veshtirsite e kohes, arriti te kryente per 33 vjet punen si Imami i xhamise Qerret dhe si mesues te Mejtepit te fshatit Qerret. Ne kete kohe numeroheshin rreth 20-100 djem te regjistruar ne kete Mejtep.

Po keshtu kan qene edhe hoxhallaret e tjere qe kane sherbyer ne rrethin e Pukes. Eshte nder per ne, per Komunitetin Mysliman te Shqiperise, per Myftinine e rrethit te Pukes, per institucionet vendore ku permend: shkolla 9-vjeçare Qerret, Komuna Qerret, shkolla 9-vjeçare Puke, Bashkia Puke, Bashkia Fushe-Arrez, Shkolla 9-vjeçare Kryezi, Komuna Kryezi, Shkolla e mesme e bashkuar Iballe, Komuna Iballe qe te ndjehemi krenar per punen e madhe qe keto klerik dhane ne Myftinin  e rrethit te Pukes, arsimin ne rrethin e Pukes dhe me gjere.
Kontributi i Myftinise se rrethit te Pukes dhe hoxhallareve pukjan eshte nje rast i veçante dhe shembull per tu ndjekur me qellim; nxjerrjen e brezave Atdhe dashes, mesues, ekonomis, mjek etj.
Ne vende te tjera, raste te tilla mundohen ti krijojne artificialisht, ndersa ne i kemi ketu dhe nuk u japim vendin e duhur. Nuk gjendet nje shkolle apo qerdhe, rruge me emrin e tyre.
Sado qe njerezit ti kalojne ne heshtje, veprat madheshtore qe kan bare hoxhallaret pukjan, nuk do harrohen pasi edhe sot qe ne po zhvillojme kete seminar mund tju informoj me saktesis se nga viti 1993 deri ne vitin 2012 jane mbi 900 femije (nxenes) pukjan qe kan marr kulturen e larte te fese islame, mesimet e gjuhes angleze, informatike, turqisht e rrobaqepsi, veçanerisht ne qytetin e Pukes. Kot qyteti i Pukes nuk eshte kaq i qet, i embel dhe i bukur pasi ne te jetojne njerzit tane, besimtaret tane, familjet tona qe nuk harrojne fen dhe Atedheun.
Do kisha shume per te thene, por koha eshte kufizuar, duke ju falenderuar per vemendjen!

Nga Gezim Kopani

Shenim: Kjo kumtes eshte mbajtur ne seminarin qe Myftinia e rrethit Puke zhvilloi me date 25 nentor 2012 ne kuader te 100 vjetorit te Pavaesise.

Tuesday, September 30, 2014

Xhenneti i Allahut nuk ka vetem nje shtepi (tregim)

Xhenneti i Allahut nuk ka vetem nje shtepi (tregim)



Ishte nje dite kurban Bajrami, nje grua e ve futet ne dyqanin e nje haxhiu. Duke i treguar femijen qe bante prane, i thote shitesit:
Une jam nje grua e varfer. Exheli e mori burrin time duke me lee vetem tim bir. Nuk kemi as rroba, as kepuce dhe as ushqime. Te lutem zgjate doren e meshires, per hire te Allahut dhe na ndihmo.
Ai u kthehet dhe u thote:
-Tashme, u merzita prej jush, qe vini çdo dite ketu dhe i debon ata nga dyqani.
Ndersa ata po largoheshin te perlotur, komshiu i hahxiut qe ishte çifut, e therret gruan dhe e pyet se cfare kerkonte nga haxhiu dhe perse u debua nga ai. Gruaja i pergjigjet:
-Ai eshte vellau im. Perse pyet, ai eshte mysliman dhe une jam myslimane. A duhet une t'i ankohem nje armiku te fese time per ate qe me ben nje mysliman? Cifuti nuk bindet nga keto fjale. E kuptova, ti kerkove ndihme nga haxhiu. Eja, une do te ndihmoj dhe e vesh ate grua sebashku me te birin. Ajo nuk nguron te thote se edhe ne jemi njerez. Gruaja i thote:
-Allahu te udhezofte duke te dhene besimin. Sic na veshe ne, Allah te dhente nje shtepi dhe miresi ne xhennet duke te veshur me rrobat e xhennetit. Duke iu kthyer femijes i thote:
-O bir, edhe ti thuaj amin. Edhe ai thote amin me ate gojen e tij te vogel dhe pa mekate.
Ate nate, haxhiu qe perzuri gruan me jetimin sheh ne enderr se kishte ardhu kijameti. Ai e sheh veten ne xhennet. Aty ai gjendet ne nje pallat te bukur te cilin nuk mund ta pershkruash me fjale. Ai ishte nje pallat ne te cilin shkruahej emri i tij, i cili i kishte dyert nga ari dhe shkallet nga argjendi dhe diamanti. Kur ai kerkon te futet brenda, meleket nuk e lejuan qe te futet dhe i thone:
-Dje ky pallat ishte i yti, ndersa tani ai i perket komshiut tend. Hajde largohu nga ketu. Haxhiu shek kete enderr dhe zgjohet duke thene: O bo bo, cfare bere une! Menjehere te nesermen, sado qe ishte Bajram vrapon per tek dyqani i komshiut te tij, dhe i thote:
-Dje, sa para ke harxhuar per ate grua dhe femijen e tij, do te t'i jap une, Ai i thote se i kishte dhene flori. Haxhiu menjehere nxjerr nje flori dhe kerkon t'ja jape komshiut por ai kundershton. Haxhiu filloi ti jepte dy, tre, trembedhjete, treqind flori por perseri komshiu nuk pranonte. Haxhiu i thote se do t'i jape njemije flori por perseri komshiu nuk pranon. Ai i thote haxhiut:
-Shiko, edhe sikur dhjetemije , njeqindmije flori te me japesh, ate shtepin une nuk ta shesh, nuk mund ta shas. Ajo shtepi nuk shitet as me nje milion flori. Enderren qe  ti pe, e kam pare edhe une. Shtepine qe ti pe ishte e jotja, por ate ma dhane mua. Une e pash ate dhe u bera mysliman. Keshtu pra, dhe thote shahadetin. Me pas i thote haxhiut;
Shiko, mbas kesaj, mos kthe mbrapa duarbosh asnje njeri qe te keron ndihme, dhe keshtu merr edhe shtepi te tjera sepse ne xhennetin e Allahut xh.sh nuk ka vetem nje shtepi dhe me pas ai largohet.

Nje pjese e hytbes e mbajtur nga Gezim Kopani me date 26 shtator 2014 ne xhamin e qytetit te Pukes.